Një roman në shqip…nga Shpëtim Gjika

February 15, 2016 23:47

Një roman në shqip…nga Shpëtim Gjika

Romani i Guillaume Musso “Central Park” është përkthyer në shqip nga Adriana dhe Shpëtim Gjika. Ish-kryebashkiaku i Vlorës njihet për pasionin e tij për letërsinë.

Romani nis me personazhet Alisa dhe Gabrieli që nuk kanë asnjë kujtim nga nata e shkuar…por as e kanë harruar atë.

Nju Jork, ora 8 e mëngjesit. Alisa, një vajzë e re parisiane, dhe Gabrieli, pianist xhezi amerikan, zgjohen të prangosur me njëri-tjetrin në një stol në Central Park.

Nuk njihen dhe nuk u kujtohet se ku mund të jenë takuar.

Një natë më parë, Alisa po festonte me shoqet në Shans Elize kurse Gabrieli luante në piano në një klub të Dublinit.

E pamundur? E megjithatë…

“I paparashikueshëm dhe tërheqës, një triller psikologjik që të bën të mbash frymën deri në faqen e fundit”, e ka cilësuar Jérôme Vermilin Métro.

Romani është cilësuar si një nga librat më të bukur të vitit edhe Gérard Collard – La Griffe Noire.

romani

 

February 15, 2016 23:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*