Bllokohet Tirana, qarkullimi në kolaps

Redaksia Online September 16, 2013 09:26

Bllokohet Tirana, qarkullimi në kolaps

Kryeqyteti është përballur sot në mëngjes me një trafik të frikshëm. Fillimi i javës, dita e parë e shkollës dhe reshjet e shiut janë kombinimi që e kanë çuar pothuajse në kolaps qarkullimin nëpër kryeqytet.

Rrugët kryesore të Tiranës kanë qenë të bllokuara, ndërsa shiu ka bërë të vështirë edhe lëvizjen në këmbë.

Kryebashkiaku Lulzim Basha premtoi se do ta zgjidhte problemin e trafikut gjatë fushatës së tij elektorale, por dy vjet nga zgjedhja e tij në këtë post, nuk ka bërë asgjë për këtë problem.

 

 

 

Një rrebesh dhe Tirana “mbytet në ujë” (VIDEO)

Mjafton një rrebesh shiu dhe kryeqyteti mbushet me ujë. Një video e filmuar pasditen e së enjtes nga kalimtarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tregon trafikun e rënduar si pasojë e mbushjes me ujë të një prej rrugëve kryesore, unazës që përshkon qendrën e Tiranës.

Bllokimi apo mungesa e pusetave në rrugë ka shkaktuar mbushjen e rrugës plot me ujë, duke e vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke e bërë të pamundur lëvizjen e këmbësorëve në trotuaret anash rrugës.

Videoja është xhiruar në kryqëzimin pranë hotel “Dajtit”.

Video:

Redaksia Online September 16, 2013 09:26
Komento

6 Komente

  1. tironci kuq e zi September 13, 10:10

    Ku je o kryetar bashkie . Ke ne men me bo nai gjo per tironen ,apo e ke menjen ke sala e ke pd .Se nga hollanda vetem nga laviret paske mare eksperienc se gje tjeter me sa duket nuk nuk ja paske haberin.

    Reply to this comment
    • Shqiptari September 13, 10:38

      Ahhaahahgagagahaha

      Reply to this comment
    • toni September 13, 11:07

      kryetari i bashkise ose mavi pink i hollandes luli nuk eshte ne kete moment i disponueshem per tironen jo per gje po ska qen kurr edhe kur e vodhi ate post,ka dal me bo pazar luli se i mungon xhela per floket dhe makjazhi per surratin e te heqe vetllat pune dylberash hesapi kush do rrije ti mbaje iser sali serbit nuk ka koh lulja per popullin …

      Reply to this comment
  2. arvanitasi September 14, 15:21

    Turp Lulo ! Mesi i Tiranes dhe aq me teper ne buze te ujembledhesit sic eshte Lana, jo me ne ndonje lagje periferike qe kushedi si eshte bere. Keshtu eshte kur i ben fresk Sales do lesh punet e Tiranes pa bere. Turp te kesh per punet qe ke lene pas dore dhe mos u fry me nje projekt qe po ben ne kurizin e atyre qytetareve tiranas qe po u merr edhe token e pasurine me cmimin qe te ka sygjeruar sala. Shqiperia nje euro nuk e ka thene kot ai. Turp Luli

    Reply to this comment
  3. Reparti Riedukimit Nr.313 September 14, 17:52

    Shoqja Lulezime, ndermer nje aksion per cbllokimin e pusetave me shoqaten LGBT dhe me si motren e saj PD.

    Reply to this comment
  4. Agron September 15, 01:14

    Kujt I kerkoni te beje pune .Ai e ka mendjen te vjedhe dhe te genjeje .Ky I plasi atij per Tiranen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*