“Një rrëfim për legenin Arben Imami dhe plani për ta vrarë në Mars ‘97”

February 28, 2016 10:19

“Një rrëfim për legenin Arben Imami dhe plani për ta vrarë në Mars ‘97”

Ekskluzive / Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, rikthehet në ngjarjet e dhimbshme të pranverës së vitit 1997, të cilat përfshihen në librin e tij që botohet pas pak ditësh.

Është padyshim një nga episodet më interesantë të librit të Izetit.

Për herë të parë ai rrëfen se ka pasur një plan të qartë për eliminimin fizik të Arben Imamit, një nga themeluesit e PD-së në dhjetor të vitit 1990, “mocionistin” e 92-shit, aleatin a Fatos Nanos, por edhe “gjeneralin” e 97-s.

Luhatjet politike të Imamit dhe një portretizim që Izeti i bën këtij politikani.

Bisedoi Xhevdet Shehu

– Izet, çfarë është Arben Imami? Demokrat në fillim, pastaj kundërshtar i PD-së derisa iu thyen dhëmbët në 28 maj 96, pastaj u bë gjeneral, pastaj shkoi me Nanon ministër, pastaj me Berishën ministër i Mbrojtjes…

– Imamin (mbiemri i të cilit në gjuhën turke do të thotë ‘hoxhë’, por që ndoshta Imami nuk e din se do merrte edhe këtë ofiq si hoxhë) e kam njohur si gjithë shqiptarët: si një aktor mediokër. Ai u ingranua në lëvizjen studentore edhe ky nga bodrumi i vilës së Pashkos, dhe mbahet mend për atë që i deklaroi më 12 dhjetor popullit të Tiranës që ishte grumbulluar në qytetin “Studenti” për të përkrahur lëvizjen studentore se “kush të dojë të krijojë partinë e vet, ne do krijojmë partinë e intelektualëve dhe studentëve…” Ai mori rol aktiv në drejtimin e PD-së pas dhjetorit, por në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që u mbajt në sallën e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ku po zgjidheshin udhëheqësit e ardhshëm të qeverisë së PD-së, ngeli papritur jashtë skemës, siç deklaroi Azemi kur u propozua kandidatura e Pjetër Arbnorit si kryetar i paralamentit. Pasi humbi ndaj Pjetrit me dy vota, Arbeni kuptoi se kjo ishte një lojë e Berishës për ta lënë jashtë skemës së qeverisjes. Imami së bashku me Pashkon bënte pjesë në atë klan që u la jashtë qeverisjes së PD-së dhe me vonë dolën si mocionistë dhe krijuan Aleancën Demokratike. Bashkë me Pashkon, Cekën, Demetin, Zaloshnjen etj., ata iu kundërvunë Berishës, jo për ide dhe parime, por thjesht ngaqë ngelën pa tortën që u nda pas 22 marsit.

sala-izeti– Unë kujtoj se në atë periudhë Imami ka qenë tepër i egër ndaj Berishës, madje më i egër dhe se socialistët…

– Po. Kjo është e vërtetë… Kështu e gjetën Imamin me shokë edhe zgjedhjet e manipuluara të 26 majit 1996. Imami ishte nga ata politikanë që nga 15 katëshi doli në protestë kundër manipulimit të këtyre zgjedhjeve, por kjo i kushtoi edhe dhëmbët e thyer nën torturat e njerëzve të Gazidedes, i cili u hakmorr egër ndaj tij pas sharjeve që Imami i kishte bërë Gazidedes në një seancë të Kuvendit, ku Gazidede ishte i ftuar për të raportuar për veprimtarinë e SHIK-ut. Për një kohë ai nuk u bë i gjallë, por në trazirat e 97-s u shfaq papritur sipër një tanku në Gjirokastër i vetëshpallur si gjeneral i rebelëve në jug që do niseshin drejt Tiranës për ta “çliruar nga regjimi i Berishës”. Por rruga e tij si “gjeneral” zgjasti vetëm deri në Tepelenë, sepse ai u tërhoq nga kjo detyrë, duke u kthyer në Tiranë në mënyrë të fshehtë në ditët e para të marsit…

– Ishte manovër e Imamit kjo, apo…?

– Nuk di si të them. Por fakt është se ky kthim i tij nuk u shpëtoi njerëzve të Gazidedes që vendosën ta eliminonin.

– Si? Ka pasur plan për eliminimin e Ben Imamit?

– Po. Ka qenë ndërhyrja ime tek këto skuadrone të vdekjes që e ka shpëtuar Imamin, për hatër të një miqësie që kam pasur me të në fillim të lëvizjes së dhjetorit e më mbrapa. Imami nuk e ka ditur këtë gjë, por shtëpia e tij përballë ATSH-së do ishte bërë varri i tij në atë mars të ’97-s, po të mos ndaloja këta persona. Ma merr mendja që nuk mund të ketë ndonjë politikan tjetër të pluralizmit me një karriere kaq të pasur e të larmishme me të gjitha ngjyrat e ylberit sa Imami. Njëherë me PD-në, pastaj me Aleancën, pastaj me Nanon si ministër Drejtësie dhe përsëri i kthyer si një qen i rrahur tek ai që e rrahu dhe e keqpërdori më shumë se askush, pra tek Berisha. Në fillim si shef i tij i kabinetit, pastaj si ministër Mbrojtje. Vërtet nuk mund të dëgjosh për njëe karrierë të tillë të një politikani në asnjë vend të botës. Çfarë mund të them unë për karakterin e këtij njeru? Nëqoftëse ka një politikan të keqpërdorur dhe vetëkeqpërdorur, ky është Imami. Simbol i kësaj keqpërdorjeje në politikë që ia kalon edhe Tritan Shehut, i cili të paktën ndenji gjithnjë afër Berishës, edhe pse trajtohej si një xharije e haremit të sulltanit nga sulltani Berishë. Për Imamin nuk di të përcaktoj se çfarë është, demokrat jo që jo, socialist po ashtu që jo. Gjeneral? Nuk mund të bëhesh gjeneral pse hipe sipër tankut, se po të ishte ashtu, une do bëhesha Marshall. Shkurt, mund të them që është një legen dhe që është i vetëm në legenllikun e tij.

Imami-nano– Izet, gjatë këtij bashkëbisedimi të gjatë, për një moment nuk kemi folur asnjëherë: është pikërisht momenti i rizgjedhjes së Berishës President për një mandat të dytë në fillim të marsit 97, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Çfarë kujton nga kjo ngjarje?

– Po, më kujtohet mirë ai moment. Situata dihet në ato ditë . Tym e flakë gjithandej Shqipëria. Shtetrrethim. Shteti kishte rënë në pothuajse gjithë jugun e Shqipërisë, por të ekzaltuar nga fjalët e Berishës se “Do t’i shtyp me zjarr e hekur rebelë komunistë në jug, do ta ndaj shapin nga sheqeri, do t’i shtyp të kuqtë njëherë e mirë” etj., erdhi dita e 2 marsit. Në Tiranë kishte filluar shpërndarja e armëve për militantët e PD-së dhe në drejtim të jugut nga dy krahet ishin nisur forca të shumta të ushtrisë, rekrutëve të PD-së dhe ato te SHIK-ut që po përgatisnin goditjen e fundit, sipas Berishës. Pasi përcollëm Berishën në parlament, ku pritej zgjedhja e tij për herë të dytë si president, kjo ishte një gjë thjeshtë formale, pasi rizgjedhja e tij ishte e sigurt në bazë të aritmetikës së parlamentit, ku opozita socialiste kishte vetëm pak vende në këtë parlament të manipuluar pas zgjedhjeve të 26 majit 1996. Por edhe ata pak deputetë të PD-së që kundërshtonin këtë zgjedhje të dytë të Berishës, nuk mund të dilnin hapur kundër, sepse ndiheshin të trembur e terrorizuar nga Berisha dhe ne që i qëndronim pranë atij. Këtë e tregoi edhe mbledhja e një dite më parë në Pallatin e Kongreseve të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku u caktua Berisha si kandidat për President. Dhe një nga ata që kundërshtoi këtë vendim, Dylber Vrioni, u rraf në tualetet e Pallatit të Kongreseve. Genc Ruli u etiketua si një spiun i Sigurimit, etj.

– Pra, në këtë atmosferë u zgjodh Berisha president në mars të 97-s?

– Po, kjo ishte situata. Parl;amenti ishte i rrethuar me tanke. Në momentet kur po bëhej votimi i Berishës në parlament, përpara ndërtesës së parlamentit ishin mbledhur shumë gazetarë të huaj që ndiqnin situatën në Shqipëri. Më kujtohet që një moment pas perfundimit të votimit dhe rizgjedhjes së Berishës si president me rreth 104 vota pro, shpërthyem në entuziazëm dhe filluam të rrifnim gazetarët e huaj që po ndiqnin këtë veprimtari para parlamentit, duke u thyer e rrëmbyer edhe kamerat. Një nga ata që ka ngrënë dru ishte edhe vëllai i Kryeministrit të tashëm, Rama, që u mundua të shpëtonte një grup gazetarësh të huaj që shoqëronte nga dhuna jonë.

– Dhe ju festuat në këtë atmosferë?

– Është e vërtetë. Kemi festuar. Filluan festimet me shkrepje armësh e demonstrim force nga ana jonë në rrugët e Tiranës. Ne, duke festuar këtë zgjedhje të Berishës, po festonim pa ditur shembjen dhe falimentimin e atij palo shteti, apo më mirë antishteti, që kishte ndërtuar Berisha dhe PD në qeverisjen e tyre dhe hapnim rrugën një kaosi që do të merrte jetën dhe pronën e mijëra shqiptarëve, pasoja të cilit ndihen edhe sot e kësaj dite.

09 Mar 1997 --- GRAVE TENSION IN ALBANIA --- Image by © JB Russel/Sygma/Corbis

09 Mar 1997 — GRAVE TENSION IN ALBANIA — Image by © JB Russel/Sygma/Corbis

 

February 28, 2016 10:19
Komento

29 Komente

  1. CV me role February 28, 11:13

    Nga roli i violincelit te filmi ” Necdo stine” ku u shqua si rezervist i talentuar ,kaloji me levizjen nacionalclirimtare te” Ilegalet” dhe pastaj u bashkua me ‘ Vajzat me kordelete kuqe”,por nuk e mbajti dot ate ideal te paster , qe e pati si aktor ne filma.
    ai tentoji por ju pershtat kohes dhe se hypi ne tank kundra nje ditktature me fashiste se komunizmi me 97, por si nje rol, pasi si rezervist i dalluar u be minister po
    me ate diktature,qe nuk e shtypi me tank, minister i mbrojtjes dhe qe beri kontrabanden me pasurine ushtarake te popullit, me forcat me destruktive e reaksionare kundra aleances qe e pranoji vendin e tij,shqiperine ne NATO….

    Reply to this comment
  2. gani USA February 28, 11:17

    Z.imami
    Nese rastesisht lexoni keto reshta, dua tju pyes:
    A ka shqiptar të mos e dijë se Sali serbi spiun i poshtër e i dërguar nga Ramiz Alia,I mbushur me krime korrupsion e tradhëti,ju ka marrë peng të gjithëve?
    Juve tani ju njeh populli që kur u veshët me pardesy të bardha edhe kur u larguat me bisht në shalë nga karrikja.
    Atë që I kini bërë ju Shqipërisë do ta kishte zili cdo armik I saj.
    Delenxhinj e të pa cipë dredharakë e të pa parim,pa turp,uzurpuar e hajdutë ky është vlerësimi I përgjithshëm për ju nga I pari Sali e deri tek ju sejmenët e tjerë.
    Koha juaj ka ikur,që me kohë.
    Ju mban me serume vetem Podesta e Donald Luse.
    Disa kohe me pare kjo gazete denoncoi nepermjet penes se Geri Kokalarit dhe Adrian Thanos planin e zi per te permbysur vullnetin popullor te 23 qershorit nepermjet intrigave dhe kartave te dekriminalizimit fls dhe te ashtuquajtures reforme ne drejtesi.
    Por edhe keta heshten me pas.
    Sic kini heshtur ju vazhdimisht per rehatin e bythes tuaj dhe per te zezen e ketij populli qe ju rriti, qe ju dendi, qe ju beri te kamur sa as ne endrra nuk e kishit pare.
    Mallkimi i gjithe femijeve te varfer te Shqiperise rente mbi ju!!!

    Reply to this comment
  3. ushtaraku February 28, 11:18

    Izet edhe njeher bravo!
    Me mire vone se kurre.
    Imami, nje plehre qe duhet te ishte ne banken e te akuzuarve.
    Ti Imam vec zullumeve te tjera pa fund, ishe nje minister mbrojtje thjesht skizofren
    Por mrika ngelet mrike , nuk i rregulloji dot marrezit e tua , gradimet, vjedhje dhe emerimet e tua prej skizofreni

    Reply to this comment
  4. . February 28, 11:20

    E PASKE SHPETUAR KOT O IZET.
    SOT KY MAMUTH E KA PAK BURGUN

    Reply to this comment
  5. klemens February 28, 11:22

    Ok, Izet Haxhia eshte duke na konfirmuar gjithcka qe e kemi mare me mend sepse ligesia e Sali Berishes, Gazidedes dhe gelbazave te tjera te kombit eshte e njohur.
    Por sot Rilindja dhe kokretisht ministrja znj.Kodheli e ka derguar Imamin ne prokurori dhe askush nuk e heton.
    Kjo tregon domosdoshmerine e reformes ne drejtesi, te ndermare me aq sukses nga ambasadori mik i Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe presidenti Obama.
    Shpreh besimin se nder te paret qe do perfundojne pas hekurave eshte Imami me shoke.

    Reply to this comment
    • aladini February 28, 11:23

      Pergjigje per Klemensin
      Je naiv apo ben vete???
      Leke te cuara dem per nje hetim qe dihej si do te perfundonte.
      Leke te kerkuara perseri,per nje rihetim qe dihet si do te pefundoje.
      Propogande ne kurriz te shqiptareve.Propogande.

      Reply to this comment
  6. . February 28, 11:24

    Imami esht politikani me qelbesire i politikes shqiptare . Ky palaco ka moralin e nje halabaku , ndaj cdo fjale e tij nuk ka asnje lloj vlere

    Prania e tij ne PD tregon se PD -ja esht akoma peng e politikes greke

    Reply to this comment
  7. 21 janari akuzon ...'miqte nderkombetare" February 28, 11:25

    KY ISH GJENERAL I USHTRISE GREKE (SIC KA THENE SALISERBI) DUHEJ TE ISHTE KRYQZUAR NE DYERT E BURGUT…POR KJO NUK NDODH SEPSE:

    1- ESHTE AKOMA ..SHOK FEMIJERIE,SHOK INSTITUTI DHE SHOK IDEALESH NE DHJETOR 1990 ME EDI RAMEN

    2-KY DUHET TE KETE FIRMOSUR CA DOKUMETE NE FSHATRAT E “AJOVES” NE AMERIKE SIC I RRESHQET NDONJE HERE GOJA GAZETKARIT ROBERT PAPA.

    3-MOSBURGOSJA E BANDES DERRISHAJVE,BODEVE,IMAMEVE,BASHEVE ESHTE LAPIDARI QE I NGRENE ENVER HOXHES PARIA E TIRANEVE TE TIRANES DH PANELI DIPLLOMATIK I XHAMBASDOREVE..

    COHU ENVER NGA VARRI..SE SHQIPERISE I DOLI BARI TE VARRI

    Reply to this comment
  8. investiguesi February 28, 11:28

    Vazhdimisht ju Dita vitet e fundit keni bërë publiket lidhjet e forta Shqipëri-Serbi për sa i përket importit, eksportit dhe tranzitimit të armatimeve dhe lëndëve shpërthyese.
    Viti 2012 nuk mund të bënte përjashtim nga ky “rregull”.
    Gjatë këtij viti me gjithë zhurmën në shtyp dikasteri Imami ka vazhduar me intensitet marrëdhëniet me serbo-sllavët.

    Më poshtë do të analizojmë rast pas rasti këto raporte simbioze shqiptaro-serbe në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë kryesisht gjatë vitit 2012, por jo vetëm. Shqipëria në vitin 2012 ka eksportuar kundrejt EUC (certifikatës së përdoruesit fundor) për në Republikën Demokratike të Kongos 60 (gjashtëdhjetë) armë me kalibër mbi 20mm, me vlerë 16 700 Euro. Në fakt armët janë eksportuar më parë në Serbi duke kaluar tranzit në Mal të Zi.
    Biznesmenët serbë të armëve, të njëjtat armë shqiptare ua kanë shitur kongolezëve për 59 mijë e 159 Euro. Theksojmë se në dokumentin kongolez EUC theksohet qartë, që shitësi është Shqipëria dhe blerësi është Ministria Kongoleze e Mbrojtjes, Çarmatimit dhe Veteranëve të Luftës. Serbët në këtë rast janë thjesht sekserë. Diferenca e çmimit është 42 mijë e 439 Euro pra trefish i çmimit të eksportit nga Shqipëria. Për tu eksportuar armët shqiptare në Kongo domethënë në Afrikë, në jug të Shqipërisë, duhet më së pari të ngjiten në veri deri në Serbi, tranzit nëpër Mal të Zi e më pas të zbresin përsëri në jug. I kujtojmë ministres Kodheli se vartësit e paraardhësit të saj Imami i kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 42 mijë e 439 Euro arkës së shtetit ose sepse janë budallenj(ua kanë hedhur serbo malazezët) ose se janë maskarenj, se kanë ndarë Eurot me sivëllezërit e tyre sllavë. Budallenjtë pushohen nga puna, ndërsa maskarenjtë dërgohen në prokurori.

    Drejt Ukrainës

    Nga Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse janë eksportuar në Ukrainë 200(dy qind copë) armë me vlerë 70 mijë Euro. Mallrat nuk janë dërguar direkt në Ukrainë por janë tranzituar nëpërmjet Malit të Zi për llogari të një firme të inkorporuar në Qipron greke, me pronar një serb të certifikuar ndërkombëtarisht(lista e OKB-së dhe lista e Departamentit Amerikan të Shtetit) si trafikant armësh. Theksojmë se biznesmeni serb ia ka shitur këto armë Ukrainës për 247 mijë e 000 Euro. Në dokumentin EUC shkruhet qartë Shqipëria është vendi eksportues ndërsa Ukraina vendi importues. Diferenca është 177 mijë Euro, rreth 2,5 herë më e lartë se çmimi i palës shqiptare. Vartësit e Imamit nga budallallëku ose nga maskarallëku me ndihmën e sivëllezërve të tyre serbë dhe malazezë i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej 177 mijë Eurosh. Skema e hajdutërisë është e njëjtë: për të eksportuar armë në Ukrainë domethënë në lindje, nga Shqipëria duhet të ngjitesh në veri- Mal të Zi dhe pastaj të zbresë në juglindje- Qiproja greke. Nga Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse janë eksportuar në Mali(Afrikë) 3(tre)milion fishekë me vlerë 71 mijë e 829 Euro. Ky eksport është kryer duke i tranzituar fishekët nëpër Mal të Zi. I kujtojmë lexuesit që Mali gjendet në Afrikë në jug të Shqipërisë ndërsa Mali i Zi gjendet në veri të Shqipërisë. Kësaj i thonë, që tiransi, që niset për të shkuar në Sarandë i bie rruga më shkurt po të kalojë nga Shkodra.

    Sekserët serbë

    Në këtë eksport municionesh ndërmjetëse është një firmë e regjistruar në Kosta Rika me pronarë një gjeneral pensionist të IDF-së dhe një serb të famshëm për të keq në fushën e tregtisë së armëve. Sekserët i kanë eksportuar nga Mali i Zi fishekët shqiptarë me çmimin 76 mijë e 618 Euro. Diferenca në këtë rast është normale për sekserin serbo-malazezo-hebre vetëm 4 mijë 601 Euro.

    Shqipëria po gjatë vitit 2012 ka eksportuar në Mal të Zi kundrejt EUC-së përkatëse 1 000(një mijë) ton lëndë shpërthyese me vlerë 286 mijë e 280 Euro. Lënda shpërthyese e eksportuar ka prejardhje kryesisht nga procesi i demontimit të municioneve të ndryshme. Më pas Mali i Zi po këtë një mijë tonësh ia shet Serbisë (duke e shkruar qartë në dokumente se vendi i origjinës-vendi dërgues është Shqipëria) me vlerë 670 mijë Euro. Diferenca e çmimit është 363 mijë e 720 Euro. Si më sipër budallenjtë ose maskarenjtë e Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes i kanë dhuruar ose kanë ndarë me sekserët serbë e malazezë këtë sasi eurosh. Shkurt puna edhe kësaj radhe buxhetit të Ministrisë sonë të Mbrojtjes i është bërë një dëm i konsiderueshëm.

    Shifrat e çuditshme

    Shqipëria po në vitin 2012 ka importuar nga Serbia 100(një qind) ton lëndë shpërthyese me vlerë 119 000 Euro, kundrejt lëshimit të EUC-së përkatëse nga AKSHE-ja. Ndonëse Ministria jonë e Mbrojtjes për më se një dekadë shet,ble dhe tranziton armë me Serbinë, përsëri për të blerë armë në Serbi është zgjedhur një firmë sekser shtetërore malazeze, e famshmja MDI-Montenegro Defence Industries. Po kjo firmë është zgjedhur si firmë sekserë për të importuar nga India 200 mijë kapsolla detonatorë dhe 50 mijë ml. fitil zjarr-përcjellës me vlerë 79 mijë e 250 Euro. E njëjta firmë ka lozur rolin e sekserit,edhe kur Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse ka importuar zyrtarisht nga Serbia 6 mijë e 505 copë djegore me vlerë 470 mijë e 312 Euro. Në vitin 2012 Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse ka eksportuar në SHBA 14 581 copë municione të kalibrit nën 20mm me vlerë 438 008 Euro. Ndonëse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ndonëse shqiptarët janë kombi më pro-amerikan në Evropë, ndonëse ka një zyrë me ekspertë amerikanë në dikasterin ish-Imami, përsëri ne e kemi realizuar këtë eksport me ndihmën e sekserëve serbo malazezë. I kujtojmë lexuesit që as Serbia, as Mali i Zi nuk janë anëtarë të NATO-s dhe popujt e tyre janë ndër më anti-amerikanët në Evropë. Për “nderin”, që na kanë bërë sivëllezërit serbo-malazezë ata i kanë rieksportuar municionet shqiptare në SHBA me vlerën 609 756 Euro. Diferenca prej 171 mijë e 756 Euro është dëmi, që i kanë bërë arkës së shtetit shqiptar vartësit e zotit Imami. Dëm ky i shkaktuar nga budallallëku apo nga maskarallëku i tyre në vartësi të faktit se i kanë ndarë apo jo këto Euro me sekserët serbo-malazezë.

    Radha e z. Kodheli të bëjë detyrën

    Vetëm në këto raste importesh, eksportesh dhe tranzitimesh nëpër Mal të Zi dhe Serbi shteti shqiptar si rrjedhojë e veprimtarisë së vartësve të z.Imami ka pësuar një humbje totale prej 779 mijë e 516 Eurosh. Ministrja e mbrojtjes Kodheli ankohet se nuk ka para për të blerë karburante për nevojat e makinave të ushtrisë. Ushtarakët ankohen se u bënë vite, që ish-ministri Imami nuk u ka paguar ushqimet,që u takojnë me ligj, ndërsa po ky dikaster u “dhuron” më shumë se tre çerek milion Euro “vëllezërve” të veriut apo jep miliona euro të tjera për të bërë propagandë ala-bolshevike në Sandër-mediat për sukseset e mahnitshme të Ushtrisë Shqiptare, që rezulton pa karburant për automjetet dhe pa lekë ushqimi për ushtarakët e një vendi tashmë anëtar në NATO!

    Reply to this comment
  9. opozitar i sfilitur February 28, 11:32

    ti izet ta kishe lene te mbaronin pune me kete legen se ndoshta ashtu politikanet shqiptare te viteve qe erdhen me pas do mendoheshin dy here para se te vidhnin pa teklif parate e popullit.
    E mbani mend spotin politik te Ministrise se Mbrojtjes vetëm për një muaj fushatë elektorale ne 2013??
    , vetëm për një muaj fushatë të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami.
    ky spot ka kushtuar 1 miliard lekë të vjetra;
    Paratë kanë dalë të gjitha nga buxheti i shtetit, i Ministrisë, nga buxheti i Qendrës Kulturore të Ushtrisë në datë 21 maj dhe pastaj janë transferuar në llogari të tjera për të financuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike, të Qeverisë të Partisë Demokratike.

    Fondi prej 1 miliard lekë duhet të shkonte për mediat, sipas vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes, por transaksionet tregojnë se gjysma e kësaj shifre nuk dihet se ku ka shkuar.

    Pyetja shtrohet: Po gjysma tjetër ku ka shkuar? Paratë janë paguar të plota.

    Reply to this comment
  10. dikush February 28, 12:09

    Njefare Izet Haxhia, nje kriminel i kerkuar nga Interpoli e i fshehur diku ne Turqi, eshte intervistuar nga Dita e i ka bere kete portret Arben Imamit.
    Si nuk po shohe te dale ketu ndonje lexues e te pyese, cfare e lidh gazeten Dita me kete person ?

    Reply to this comment
  11. MH February 28, 12:51

    Asht e vertet qe ne fillim partia qe u krijue u qujt parti e intelektualve.
    T’iu them te drejten posa e ndigjova nuk me pelqeu mbasi per cfare shikoja ne terren kjo parti nuk mund te thithte oksigjen per mbijetese sepse asnji intelektual nuk do vepronte ashtu sic veprojshin militantet qe u thithen domosdoshmerishte ma vone per te kryer pune te rendomta,elementet ordiner duke marre para me shqelma prodhimet e tregut te fshatarve me nji urrejtje te pa shoqe pse kishin votue per PPSh.Aq ma teper ketu dokumentohet edhe ma shume karakteri i Berishes qe fyen per here te pare gjithe popullin duke iu drejtue te fituarve te PPSH.

    -Ju fituat sepse per ju votoj fshatarsia injorante.

    Kur ky vete ishte malcor vicidolit anakronik dhe kanunor i thekur,i pa karter dhe i pa moral.Kjo vertetohet ne gjithe keto 26 vjet demokraci.
    Shifni femijte,diftojne se kush asht Berisha ose e kunderta.
    Tashti Vokshi dje na tregon perralla per te denuar ato fyersit pushtetare ndaj opozitarve.S’ka ma qesharake.E lem ketu kete muhabet.Po pislleku i Berishes pranoi me votat e fshataresise “injorante” karrigen e presidentit ne perseritjen e zgjedhjeve te parakoheshme mbas nji viti.
    Nese ke iden te cilesosh legen Imamin dhe jame shume Oky.I dyti mbetet shterngushem vete Berisha.Ma i pa karter se Berisha nuk i gjindet shoqi ne toke te shqipenise.z.Izet.Nga komun(lesh)ist ne demokrat(lesh) I etshem per te mbajtur pushtetin nen tmerrin e krimit ne cdo celize te jetse,te pushtetit,te partise dhe kryesisht ndaj opozitarve te majte por edhe opozitarve brenda dhe jasht partise nen kercnimin te hapjeve te dosjeve.Shkallmoi sigurimin e shtetit ku qendron baza e garancise se nji shtetit.Ingranoi Gazideden dhe sigurim sekret Serb ulur kembekryq ne qender te Tiranes bante ligjin.Ma von keshilltar ne qeveri mori shkjaun Fazllic,me te cilin kercnonte opozitaret e majte ne kuvend.Merreni me mend sa gezonte pavarsi qeveria e shtetit Shqiptare me ne krye Berishen.Me kaq sa argumentoj ne koment bindesh qe ky Berisha ishte legen e shkuar legenit po jo vetem kaq po ne ekstrem i rrezikshem dhe nga kjo populli vashdon te vuaj per bemat e tije me pasoja te veshtira per tu ndrequr.

    Reply to this comment
  12. Jimi February 28, 12:52

    U permend Lu-ja per reformen ne drejtesi!
    A do ta kete me plumba valle?

    Reply to this comment
  13. Agroni February 28, 15:32

    Kam shume respekt per Arben Imamin si njeri dhe si politikan. Mund te sajohen lloj lloj historishe, por kushdo qe e njeh nga afer e ka punuar me te ka vetem mendime pozitive per te.

    Reply to this comment
  14. vlora February 28, 16:39

    Arben Iami ka shume haqe per te lare cfare i ka bere ketij vendi me sjelljen si nje kurve e poshter. Ai duhet te shkoje ne burg per cfare ka vjedhur dhe ku i ka parate e vjedhura. Ku i gjeti vilat e tokat ne jug te shqiperise qe ndoshta si ka ne emrin e tij por te familjareve te tij. Prokuroria duhet te hetoje ate dhe gjithe familjen e tij aty do gjene leket e gjithe ushatrakeve qe akoma nuk i ka paguar ushqimet qe u takonin me ligj kur ky birbo bredh boten dhe e katandisi ushtrine ne nje ushtri te mjere. Ky dhe gruaja e tij vodhen tenderet qe u bene kur ky ishte ne pushtet dhe i vodhen parate e popullit e i ndau me familjaret e tij. Kete duhet te shikoje prokuroria dhe Edi Rama.Pushteti tu dha ti sherbesh popullit ti hajdut jote mbushesh xhepat e tua dhe familjes tende e te ndertosh vila ne cdo cep te vendit. Te zente haku i femijeve te gjithe ushtarakeve qe u talle me ta dhe haku i shqiperise qe vodhe dhe kurre sbere detyren per te cilen populli te besoi.Ti je turpi i politikes je nje dilentat dhe mbi te gjitha je nje hajdut i pa skrupullt ti dhe gruaja jote.Politikan me 100 fytyra ti shkon pas qeverive qe nderrohen dhe u sherben interesave te tyre por dhe per interesat e tua vetjake.

    Reply to this comment
  15. nassrudin February 28, 19:25

    Arben Imami eshte tipiku i servilit budalla qe per t’i bere qefin BOSIT flee dhe mbi Bomben Atomike, prandaj i dha drite jeshile KUSERISE makaber sapo hypi ne postin e ministrit te mbrojtjes dhe nuk pyeti as per ligj dhe per gjykate sepse nga eksperienca e tij me pare e kishte kuptuar se ligji dhe gjykata ne Shqypni ishte Saliu dhe familja e tij. Nga ana tjeter Fatos Nano e kishte treguar me vepra se kur bashkepunoi me Sali Berishen beri pare te madhe dhe ASKUSH nuk endeshkoi bile kur vrau nje kalimtar ne rruge me makinen e tij. Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha gjithashtu ishin prova te gjalla se kur i sherben pushtetit mafioz jo vetem qenuk ndeshkohesh per krimet nga Drejtesia,por perkundrazi ngrihesh ne pozite dhe pasurohesh si Rokfeler Amerike.

    Reply to this comment
  16. max February 28, 19:25

    SHPIRTSHITUR QYSH KELYSH.
    B…LEPIRES NJE JETE TE TERE

    Reply to this comment
  17. emigrant February 28, 19:26

    Jo vetem Imami por te gjtihe keta qe jane poltikanbe te ikin nga poltika nuk demtohet por shpeton shqiperia, sespe keta jane ata qe e kane shakterruar vendin ne keto 23 vite, jane te lidhur me njeri tjetrin jane i njejti top mu……., i ndare ne dy pjese.

    Reply to this comment
  18. s,p February 28, 19:27

    Mos shkruani me per keta SPIUNA te dale boje si Imami.
    Shikoni karieren e tyre qe nga dhjetori 1990, dhe nuk ja vlen te merresh me ta
    per Imamin te vazhdoj punen Prokuroria, mjafton kaq.

    Reply to this comment
  19. Ferit Fixha February 28, 19:28

    Që në nisje po e theksoj se skandalet Imami në Ministrinë e Mbrojtjes janë krim i rëndë dhe drejtësia duhet të veproj sa më shpejt mbi këtë skotë rrënimtare. Çdo ushtaraku të ndershëm shqiptar me stazh të gjatë apo të shkurtëer, me karrierë brilante apo të zakonshme, i dhimbset Ushtria, sepse ajo është simbol i krenarisë dhe dinjitetit të kombit, është mburoja e atdhetarizmit, është garantja e tërësisë territoriale dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s. Në këtë komunitet ushtarakësh, natyrisht është trup i huaj skota e atyre që kanë për moral servilizmin, babëzinë, amoralitetin e gjer kriminalitetin.

    Shtrojmë pyetjen: A ka ardhur koha që kësaj skote rrënimtare të Ushtrisë t’i jepet ndëshkimi sipas shkallës së fajësisë dhe dëmit? Unë them që po. Madje është ca vonë. Por “më mirë vonë se kurrë”. Organet që e kanë pasur për detyrë ta bënin këtë, me gjithë zërin e ngritur të pak medieve serioze e të patredhura kanë heshtur. Kanë ndëshkuar ndonjë “kokë turku” dhe kanë mërmëritur nën vete ose si miza në qyp për të mos e prishur me “ustallarët” e pushtetit. Eunukë të Partisë në pushtet, të cilëve kaq kapistër u kanë lëshuar? Ndoshta. Por kjo histori duhet të marrë fund.

    Ne dëshirojmë të rilinde edhe Ushtria. Për këtë, në kuadër të problemeve themelore që ka programuar Qeveria e re le të kihen parasysh edhe këto çështje konkrete: të kontrollohet nga organet kompetente, të investigohet dhe auditohet:

    1-Ç’është bërë me mijëra prona të Ushtrisë? A janë trajtuar ato sipas akteve ligjore? Janë skandale që njihen e përflitet nga vetë ushtarakët nëpër komanda e shtabe. Në dokumentacionin e privatizimit e të “shitjeve” të pronave të Ushtrisë ka shkelje dhe abuzime të rënda. Mjafton të përmendim “faljen” e mjediseve të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, “shitjen”, tjetërsimin apo braktisjen e ngrehinave, trojeve apo poligoneve, deri edhe këto ditët e fundit.

    2-Deri ku ka shkuar babëzia në Ushtri në trafikimin e armatimit dhe teknikës luftarake? Kohët e fundit janë trajtuar me fakte e kanë dalë në dritë të diellit skandale me përmasa të mëdha. Janë majmur një grusht mafiozësh me djersën dhe gjakun e disa brezave shqiptarësh. Sado përkujdesje që kanë bërë grabitësit për të fshehur gjurmët, ka dokumente e dëshmi që është e pa mundur të fshihen.

    3-Ç’procedura janë zbatuar në procesin e “skrapifikimit” në Ushtri? Mjafton të ishe para ca muajsh ne Bishtin e Pallës, Pashaliman apo Shëngjin dhe do të shikoje në skrap edhe municion detar (mina,silura etj. ) të grumbulluara dhe pa u përfunduar akoma demontimi dhe coptimi i tyre. Duhet parë ligjshmëria e atij tenderi të anuluar disa herë e më pas të zhvilluar me ngut.

    4-A ka shkelje ligjore në tenderin me vlerë dhjetëra milionë dollarësh për veshmbathjen e Ushtrisë? Pa tjetër që po, sepse: -Në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve Publike, realizimi i kontratës (si ai për tre vjetët e shkuara edhe ky për shtatë vjetët e ardhshëm ) është i shtrirë tej periudhës maksimale kohore të përcaktuar në Ligj . -Procedurat e prokurorimit janë zhvilluar në Brigadën Logjistike, ndërsa fondet për likuidime të faturave janë akorduar në Komandën e Forcës Tokësore. Përse këto “akrobaci” financiare? Për hobi? S’e besoj. Themi se kjo bie erë të keqe dhe ka lënë shteg për abuzim dhe fshehje gjurmësh të abuzimit, që po vazhdon të thellohet.

    5-Ç’masa u morën për skandalin e përdorimit jashtë kuadrit kushtetues të ushtarakëve të Batalionit Special Komando dhe në cilët xhepa përfunduan dollarët e përfituar sipas marrëveshjes mes kompanisë private (kompani e të afërmeve të ushtarakëve madhorë) dhe Federatës së Peshëngritjes?

    6- A ka pasur korrupsion dhe trajtim politiko-militantesk, trajnimi ,shkollimi emërimi dhe gradimi në Ushtri, sic po përflitet e konstatohet? A ka marrë gjeneral Gjunkshi ryshfet nga misionarët tanë në Afganistan, siç u denoncua në një gazetë prestigjoze amerikane? A doli ndonjë përgjegjësi për dëmin e madh financiar të shaktuar për trajnimin ne Itali të pilotëve për helikopterët ardhur nga Franca në kuadër të modernizimit të Ushtrisë? A ka bazë ligjore apo është shpërdorim me efekte financiare përdorimi i dhjetëra mijë dollarëve nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, nëpërmjet ESKU-t, për aktivitete kulturore jashtë vendit dhe për reklama publicistike?! Etj, etj.

    Pa pasur objeksion dhe obsesion shtimin e numrit të pyetjeve po e mbyll këtë shkrim , duke shprehur besimin e plote se do të ç’hermetizohet ishulli i të fshehtave të korrupsionit masiv, pra, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Do të largohet duhma e keqe e “kërmës” brenda gardhit të dikasterit. Do të vërshojë brënda ajri i pastër i demokracisë dhe ligjit. Sa më shpejt se është shumë vonë….

    Reply to this comment
    • nendetsja 105 February 28, 19:29

      Kolonel feridi, ndoshta per keto hajdutlleqet e voglame pronat e ushtrise Imam Balljdija mund edhe te perballet me drejtesine. per trafiqet e armeve me serbe e iraniane, te jesh i sigurte kolonel, ballajdise nuk do i hyje gjemb ne kembe. Ish presidenti serb Tadic me sugjerim te ish ministrit serb te mbrojtjes Shutanovac i beri presion Ed rames t’i mbyllte gojen Erion Braces per trafiqet e armeve te gjen. Imamit me serbo-malazezet.Bracja per disipline partije e mbylli gojen, por Tadicit ia nxorri bojren gazeta opozitare malazeze DAN, duke publikuar disa nga keto xhewvahiret serbo-shqiptare. Pra opozita malazeze eshte me anti serbe sesa ish opozita e Ed rames. Kur Rama i mbyll gojen Braces per trafiqet e armeve sa shans ka ta coje Ballajdine ne gjykate per keto trafiqe?!

      Reply to this comment
  20. . February 28, 19:30

    Arben Imami gënjeu edhe në 21 janar

    Reply to this comment
  21. nga ministria February 28, 19:33

    Pershendetje IZet
    PErshendetje Dita
    Nese doni horrliqe te tjera te ketij Imamit po ju raportoj se ky perdorte edhe helikoptert e ushtrise per kurvlliqe.

    Vajza në fjalë, pjesëtare e glamour-it të Tiranës, nuk shquhet për ndonjë timbër vokal nga ata që një vendi i vijnë njëherë në kaq kohë, dhe që natyrshëm do ta detyronin çdo strukturë shtetërore me respekt për veten, ta ndihmonte nëse kjo këngëtare do të kishte nevojë për asistencë. Megjithatë, ja që Zajmina Vasjari, më shumë një përzierje mes modeles dhe këngëtares, ka pasur në dispozicion të saj dy helikopterë të markës AB- 205 të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

    Kjo, për të realizuar vidoklipin e një kënge të saj në prill të vitit 2013. Siç njofton gazeta Tema, ka qenë ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, ai që ka marrë prej Vasjarit një kërkesë formale më 18 prill të vitit 2013 dhe brenda ditës i ka plotësuar kërkesën. Zajmina i ka kërkuar përmes shkresës Nr 3171 të datës së mësipërme, vënien në dispozicion të saj të dy helikopterëve të ushtrisë shqiptare.

    Sekretari Kulluri nuk ka vonuar, por me shkresë 3171/1 i ka kërkuar Regjimentit të Helikopterëve në Farkë, të vihen në dispozicion të kompanisë private përmes të cilës Vasjari do realizonte videoklipin e saj.

    Pas kësaj shkrese, ish- Komandanti i Forcës Ajrore, Dhori Spirollari, përmes një mesazh faksi nr. 200 datë 26 prill 2013 urdhëron dy helikopterët AB- 205 të kryejnë fluturime stërvitore dhjetë minuta në lartësi 30 metra. Ai udhëzon mundësinë e realizimit të një procedure varjeje helikopteri, në interes të realizimit të këtij videoklipi, duke pasur parasysh rregullat e filmimit në zonat e klasifikuara. Zajmina ja del me sukses. Skandali përveç vetë ngjarjes, është edhe fakti se Ministria e Mbrojtjes e ka fshehur raportimin për këtë veprimtari dhe informacioni i vetëm gjendet në komunikatën e repartit të Farkës nr. 451/7, datë 29 prill, ku shkruhet se u krye fluturimi stërvitor me dy helikopterë AB- 205, të cilët u vunë në dispozicion të kompanisë “Max produksion” në zbatim të mesazh faksit nr. 200, datë 26 prill 2013 në 6 misione për tre e dhjetë minuta. Nuk ka pasqyrim të këtij aktiviteti as në urdhrat e fluturimit.

    Reply to this comment
    • albatrosi February 29, 18:41

      Si mund te shkruani kaq shume shpifje, pa i ditur gjerat konkretisht. Arben Imami eshte familjar korrekt dhe i pergjegjshem. Mos shpifni o njerez, se eshte turp. Ne vend te harxhimit te kohes me shpifje, mundohuni te beni pune te vlershme!
      Per fat te keq njerezit pelqejne baltosjen, ne vend te mendimeve pozitive!

      Reply to this comment
  22. nje kokpalar February 28, 19:38

    Ketyre tu marri leket Ed Rama,jo popullit qe ska buke te haj(leket e energjis)

    Reply to this comment
  23. shqiptar breshia February 28, 19:39

    imami e saliu jane plehra e kriminele o izet, po keta qe kane ardhur cfare jane valle???
    Rilindja ka vetem fjalë dhe Kodheli pasardhesja e Imamit nuk shpeton prej tyre!
    Ka deklaruar kthimin e Shqup ushtarakeve, nuk e ka bere! Perse? Cduhen selitë e partive? Ne Itali M5S nuk ka Seli, nuk ka tesera partie, nuk ka administrate me kryetarë partie ne qender e rrethe, ktheu mbrapasht per punesim të papunëve 42 milion Euro qe i takonin me ligj nga fitorja ne Zgjedhje!… Perse duhen selitë, financimet nga shteti? Perse nuk mban premtimet Rilindja, Kodheli?…

    Reply to this comment
  24. Adelajda February 29, 07:04

    Mos ja fusni kot, o njerez. Arben Imami ka qene Ministri ma i mire i Drejtesise dhe Ministri ma i mire i mbrojtjes. Mos urreni njerezit kot, se kikush mendon te shpife!

    Reply to this comment
  25. Mediu March 2, 05:57

    Arben Imami, sa here ka fol i ka zene fjala vend. Nuk ke c’thua. Kije inat, por jepi hakun.
    Shpifjet lart e poshte jane sa per te turbulluar situaten e rende qe kalojne shqiptaret e shkrete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*