Tri ditët e Doktorit i mbyllur në shtëpi dhe diçka që s’e dinim për Finon

September 30, 2016 12:10

Tri ditët e Doktorit i mbyllur në shtëpi dhe diçka që s’e dinim për Finon

Iniciativa e një referendumi nga ana e Partisë Demokratike për bllokimin e ligjit në fjalë, që vetë opozita dje në pushtet e kishte miratuar me më shumë boshllëqe se ky aktuali, i sjell në kujtesë ish truprojes së presidentit dhe kreut të PD-së Berisha, një tjetër referendum. “Doktori dhe referendumet nuk kanë marrëdhënie të mira”, thotë Izet Haxhia në këtë intervistë për DITA-n, “dhe të mendosh se në atë të parin, ishte i plotfuqishëm në vend”.  

 

-Izet, në referendumin e Kushtetutës këtu e 22 vjet më parë, në 1994-n, ti ke qenë i përfshirë?

Ndiqja Saliun nëpër fushatë. Referendumin për miratimin e kushtetutës do ta quaja “referendumi i euforisë”, që do ta bënte Berishën “sulltanin” e ri të Shqipërisë. Gjithçka filloi vrullshëm. Në funksion të këtij referendumi u vu gjithë makina shtetërore. Zhvilloheshin nga disa mitingje në ditë, jo vetëm në qytete por edhe në fshatra. Televizioni i vetëm në atë kohë RTSH i hapte e mbyllte lajmet me këto vizita e mitingje “madhështore” a thua se ishim kthyer në vizitat e Enverit që bënte dikur rrallë e për mall nëpër Shqipëri. Si duket Berisha edhe këtu u mundua të kopjonte Enverin, paçka se tani na ishte bërë një antikomunist i tërbuar. Kronikanët e këtyre mitingjeve të përzgjedhur nga Aida Shehu kuptohet, pasi dorëzonin kronikat e mitingjeve madhështore tek shefja e tyre, kjo e fundit futej vetë në dhomën e montazhit për të përzgjedhur pjesët e këtyre mitingjeve e mesazhin e tyre me porosi të shefit të madh.

Në atë kohë fushatë u përpoq të krijohej imazhi nga ana e Berishës, sikur kjo kushtetutë që do miratohej ishte në të mirë të gjithë shqiptarëve, do i shërbente pajtimit kombëtar etj, për këtë gjatë vizitave në disa rrethe të caktuara u organizuan takime me njerëz të vjetër, por me bindje të majta e reputacion në ato zona.

 

-Dhe këta pranuan?

Jo vetëm njerëzit e zakonshëm. Bile më kujtohet që kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Bashkim Fino i PS, doli edhe në tribunën e mitingut në krah të Berishës, në mbështetje të këtij referendumi.

 

-Fino, seriozisht?

Po, Fino ishte në tribunë dhe, në mos gaboj, ka folur në përkrahje të referendumit bashkë me kryetarin e rrethit Sokrat Kalivopulli. Dhe Berisha si duket nuk ja harroi këtë nder, duke e zgjedhur atë si figurë të pranueshme për kryeministër të qeverisë së Pajtimit Kombëtar në 1997. Dhe duke hedhur poshtë kandidaturën e Pandeli Majkos të propozuar nga socialistët, me pretekstin se siç e kishte etiketuar Berisha, “është një i sëmurë psiqik”.

 

-Ke “kujtime” të tjera nga Gjirokastra?

Po sigurisht. Gjithashtu më kujtohet që kur ishim në zonën e Gjirokastrës gjatë fushatës për referendumin, u arrestua Arben Lika, debutet i PD, njëri nga themeluesit e saj dhe student i Dhjetorit me akuzën e kontrabandës nga Kakavija. Edhe këtë student të Dhjetorit që kishte mbetur bashkë me Azemin, Berisha e bëri kurban të propagandës në kuadër të referendumit.

 

8-Propaganda për çfarë?

Sikur PD dhe ai po luftonin korrupsionin, ndërsa Azemin e bëri disa vite më vonë kurban në funksion të kauzës së tij për ardhjen sa më shpejt në pushtet. Fushata ishte aq intensive, sa nëpër fjalime të ndryshme Berisha filloi të thërriste qytetarët e grumbulluar në miting, me emrin e qytetit ku kishte bërë mitingun paraardhës. Besoj shumë njerëz i mbajnë mend, se janë kthyer në barcaleta. Në Patos për shembull, ju drejtua popullit me fjalën “të dashur roskovecarë”, sepse sapo ishim kthyer nga mitingu në Roskovec. Duke parë këtë atmosferë “madhështore” kuptohet e rreme, Berisha dhe stafi i tij menduan se fitorja do të ishte e sigurtë dhe nuk u futën duart në kutitë e votimeve. Por propaganda e tipit komunist të këtij referendumi, gjithashtu edhe puna nën rrogoz e një pjese të PD që ky referendum të mos kalonte sepse duke ndjerë rrezikun e miratimit të tij që do kthente Berishën në një padishah të kohëve moderne, një pjesë e drejtuesve të PD me Eduard Selamin në krye u treguan pasivë dhe nuk punuan për këtë referendum.

 

-Nuk ra në sy kjo?

Po ki parasysh që Selami, i cili u quajt fajtori kryesor për humbjen e referendumit, si pasojë e kësaj u përzu nga PD rreth 9 muaj më vonë për të marrë arratinë për në Amerikë. Siç u tha më vonë, këta pra e sabotuan me qëllim mosmiratimin e referendumit.

 

-Po të tjerë nga PD-ja kush ndenji ftohtë?

Meksi, për shembull, nuk më kujtohet të ketë ardhur fare atë Natën e humbjes.

 

-Është e vërtetë që Berisha mendoi fillimisht ta kthente rezultatin në pro referendumit, pastaj u frenua?

Humbja e referendumit ishte një goditje traumatike për Berishën, i cili u mbyll në shtëpi për tre ditë e preu komunikimin me të gjithë. Si duket gjatë këtyre tre ditëve Berisha u mendua gjatë. Jo për dorëheqje siç ka thënë ai diku, por për një hakmarrje që do vriste përfundimisht demokracinë në PD dhe do ta kthente atë në një parti militare të drejtuar nga falangat e SHIK-ut të Gazidedes.

 

-Ç’ndodhi tjetër natën e 6 nëntorit 1994?

Saktësisht është fjala për natën pas referendumit, rezultatet e të cilit i ndiqnim nga presidenca. Aty rreth orës 11 të natës u kuptua se kishte humbur projekti dhe më kujtohet që u hodh një ide e tillë për të ndryshuar rezultatin nga eksponentë të ndryshëm të PD, si Rexhep Uka, Tritan Shehu, Zhulali e disa të tjerë. U thirr edhe i kudogjenduri Gazidede. Unë nuk di bisedat konkrete që janë bërë në zyrën e Berishës e çfarë ka thënë ai për këtë, por kujtoj bisedat me këto personazhe që dilnin pas takimit në zyrën e Berishës dhe më thanë që po mundohemi. Por si duket, nga frika e një diskreditimi ndërkombëtar është bërë tërheqja nga kjo ide e përmbysjes së rezultatit.

 

-Dmth frikë nga të huajt…

Po patjetër, se të ishte për socialistët, nuk pyeste njeri për ta. Problemi ishte se nuk ka pasur mbështetje sepse edhe Rajersoni (ambsadori amerikan) ose ka qenë larguar, ose ishte marrë vendimi për largimin e tij e nxjerrjen në pension nga administrata e Klintonit. Dua të them që kjo administratë po e vëzhgonte me vëmendje këtë referendum, sepse aty kishte edhe një nen që i hiqte të drejtën që Berisha i kishte dhënë vetë Janullatosit për të drejtuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Edhe në sajë të ndikimit të lobit grek në administratën Klinton me anë të këshilltarit të afërt, grekut Stefanopullos, që në atë kohë kishte ndikim të madh tek Klinton…

 

-Kjo padyshim ishte goditje e madhe për Berishën. Ti ke qenë “dora e ngrohtë” asokohe, por dhe ne si bashkëkohës nuk mbajmë mend ushtrim dhune, të paktën hapur…

Pikërisht. Shiko, aty Berisha kuptoi se me “demokraci” mund ta humbiste pushtetin sa hap e mbyll sytë. Ai përdori çdo demagogji. Për shembull, në Dukagjin gjatë referendumit Berisha deklaroi se kushtetuta e re do jetë e mbështetur në kanunin e Lekës, a thua se po sanksionim në Kushtetutë gjakmarrjen! I gatshëm për çdo lajthitje, ku nga njëra anë predikonte pajtimin kombëtar e nga ana tjetër thoshte që frymëzohej nga kanuni i Lekës.

Këto nuk pinë ujë, dhe Sala nxorri “mësimet e duhura”. Kështu, nga frika e humbjes së zgjedhjeve të Majit 1996 u bë masakra zgjedhore e 26 Majit, duke vrarë përfundimisht institucionin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Kjo, duke na sjellë vitin e zi 1997. Duhet thënë se referendumi i humbur i kushtetutës në 1994 në mënyrë poshtëruese, nxori nga brenda Berishës atë përbindëshin që përçau shqiptarët, vrau shtetin, vrau zgjedhjet e lira. Jo vetëm kaq, por shënoi fillimin e vrasjeve politike dhe futjen e krimit në politikë, dhe më e keqja vrau shpresën se ne shqiptarët mund të bëjmë shtet demokratik e të së drejtës. Dhe gjendja e sotme e tregon më së miri se çfarë bëri ai përbindësh me emrin Berishë. Që na paska filluar të reflektojë dhe të kërkojë “falje” për ligjin e plehrave, duke thirrur për referendum. Dhe kush? Ky “pastërtor” që e bëri vendin llum.

 

Bisedoi Alqi KoçikoBotuar sot në DITA

September 30, 2016 12:10
Komento

4 Komente

  1. shqipe September 30, 15:04

    Mare me shkurtime nga poema: Epopeja e te nentedhjet e nentave” Kushtetuta e sales V.!994

    “…Bere kushtetute,
    De,or dreq, de,
    po ky xhins mileti
    s’qe ai qe qe

    Rrufe miratimin,
    Te hedhim hendekun,
    Se pastaj di sala,
    Qysh ta dund dybekun

    Sinqerisht te miren,
    president te desha,
    S’e askush se ndau,
    Cipinin nga bjeshka.

    Dje kur te dham voten,
    Thame ne nje goje:
    Do te dale i bardhe,
    Si bore ne tropoje.

    Se je shqiptar
    Dhe si Shqiperi
    Dua qe Evropes
    T’i shfaqesh flori.

    Te gjithe e donim,
    Kryetarin tene;
    Po qe balli ar,
    Supet jane argjende.

    Ndarja Jug-veri
    eshte thik kasapi,
    Njera prese Athina,
    Tjetra beogradi

    Flas nga Mesapliku
    Miq gjithnje te kesh
    Kur ua ke pa hile
    Nuk kane shok’per bese.

    Nese te qortojme
    Shkarkon mal me halle,
    Pastaj sipas shiut
    Ke behar per valle…

    Dili zot vatanit,
    (Kurre s’te hahet haku)
    Flas un’ – Thuaj botes –
    Flet nje komb,po hapu.

    C’te mire dha ky shtet,
    ja nderojme te paret,
    Nuk i veme ombrelle
    Te fshihen zuzaret…

    Coc ma pe ca shtrember
    Kete Laberi;
    Ca brenda WC – ve
    Bejne biografi.

    Bijte e Laberise,
    Te gjere sa deti
    Sikur ja largove,
    Nje nga nje nga shteti.

    Dhe pritem premtimet
    (Do vinin nga vera)
    Po na mblodhi dimri’
    Si dikur ne shpella

    Se patem keshtu,
    Sale t’u befte nena,
    Qe nje ndihme Evrope
    Mos t’na futet brenda.

    Ne kocke e lekure
    (Se ku ndejka xhani)
    Qafa e zyrtareve
    Po pelcet nga dhjami

    Nga lart prish e vidh,
    Ju vardha me ndihma
    Jugun ja le grekut
    Sikur the: – S’eshte imja!

    T’i vemi evropes
    Si sovran perhera
    Dhe jo vajzat tona,
    Te flen ne burdella.

    Dhe hop kushtetute
    me besen e Logut
    Qe nga maj’ e bjeshkes
    Syn i shkelje Zogut

    S’ka si kushtetuta,
    Nuse ne te pare
    Me the: “eshte e virgjer”
    Por qenkej me barre…

    Ne votim te djeshem
    Te thame lepe- peqe,
    Po ti shpejt dhe vicka
    si nje mushke e keqe.

    Sikur ison labe,
    Rreth teje ku rrije,
    Cokush tha ta lidhje
    Me tel ciftelie

    Cu thote truri i kokes
    ca xhuxhve sejmen,
    Kete s’e bene dot
    Dyzet Sadrazeme…

    Ne na rri vella,
    Ne jemi te tut.
    Sa dhe dasmen labe
    E nisim me lahute.

    Pse i carmatose
    goxha veterane
    e tere vagabondet
    verdalla me arme.

    S’di si ta ha mendja
    Ata qe i ke rreth,
    Nga i marrin urdherat
    Qe te bene telef?!

    Kur te katandisen
    per gaz e ibret –
    Tok me tyna nxijne
    Shqiprin e shkrete.

    Dhe i hodhe hapat
    Si te Carl Caplinit;
    Sa le Mesaplikun
    Del maj’ Dukagjinit.

    Me helikopteret
    Ku ty tu corr zeri
    Do shkonte tre dimra
    Kurvelesh i teri..

    Shqiperise kepushat
    Po i pijn gjakun
    Ti i dole Atdheut
    Ti ngulesh bajrakun

    Po nga pas c’i deshe
    Ca sampist xhudaker,
    Qe t’i shihje diten
    Te shfaqeshin naten.

    Dole, lype bese
    Me shkop te kanunit
    Pas teje te hidhnim
    Vallen e majmunit

    S’lat femije e kopshte,
    S’lat manternitete
    Mbushur plot mitingjet
    me firma nen vete…

    “Urra’ – Kushtetuta,
    (Plehrat dere me dere)
    Dhe urbanistiket
    U bene miljonere!

    Pa bere vizita
    te deshmoret tane,
    Dje na dekorove
    Ata qe i vrane

    Ti ngjit vec tribunat…
    cel e mbyll takimet
    Me nje shtellung fjalesh
    torre ter fjalimet.

    Nga e merr,pash Zotin,
    Ate buzeqeshje?
    Hiq e vur syfetin
    Si te ish qeleshe

    Deshe bese kur fjalen
    S’e thua si burre shteti
    Po ma kthen se prapthi,
    Si nga guva shkrepi

    Kur flet ngjan nishan,
    merr nje mije trajta;
    Koken nga e djathta
    Nje vesh nga e majta…

    Dhe do bes nga une
    qe nga tranzicioni
    S’kam vrime ne rrip;
    Rroj me ere rigoni

    Do bese,po si s’sheh
    Nga veshtron njeriu,
    Sa ndihma merr Jugu
    Dhe sa merr Veriu?!

    Gjithe Tropojen tende
    E bere karjere
    Tani presin qente
    Qe ti besh kaptere

    Pak me urte,o burre
    se ke fort yrysh
    Kombin edhe veten
    Po e ndan me dysh

    E tha Kamesyja;
    – Ne Evrope te paret…-
    Dhe tek ne te paret
    Vune dhjam’ zagaret..

    E tha FMN-ja
    – Albani xheneti…-
    Ne parmende gomaret
    Pjerdhin nga sikleti!

    Me bute pra, o sale,
    Ske pse shkon varvat,
    Me teser PP-je,
    Hyre demokrat.

    Shpejt te tha Ramizi
    Hiq futen e mjekut
    Dhe befas ti dole
    Ne balle te byrekut

    Kushtetuta- bota
    Nderi i idealit,
    treqind miljonat,
    T’i fshihen Zhulalit!

    Shpejt te mbyllim gjurmet,
    (Eshte pune dollaresh)
    Gjerdan’e Arsidit
    Veshtron kujt’ t’ja varesh

    me mijra cisterna,
    Dollaret – miljone…
    Kushtetuten siper,
    Te mos dale firome…

    Theme,kjo kushtetute,
    Te lot tepelekun,
    Se shkumbin e poshte
    Mben racion per grekun.

    Dhe bota hap syte
    Nga mbiu peshqeshi!
    Dhe pleqve hutuar
    Ze u kruhet veshi…

    Ndaj dhe Sandris Maksis,
    Me tullen pasqyre,
    Nga nenet e majme
    Barku i rri fryre

    Nisi TritanShehu:
    (Na shkriu te gjitheve)
    -Rrep-perrtep…- nder dhembe,
    rigon kollqithe..

    Ali Babe… Spahija
    Klient i pazarit
    Corben e percarjes
    ia ndan shqipetarit.

    Shkoi misioner
    Ne maqedoni,
    Gjoja t’i bashkonte
    i be lesh e li…

    Hajde Arberori,
    Pjeter Tom me nure,
    Si te feksi faqja
    Spalet kuesture…

    Shih Hajdar Azemin,
    Zverkun rrath kokor,
    Qe sheleg i rjepur
    u be dash milor..

    Ne greve burgjedalet
    E priten si xhani,
    Ky u beri hallven
    si per dite Bajrami

    Dhe tha- kushtetuten
    Fati na e pruri
    Salen ta gjykoj
    Gjykata qe vuri…

    Vazhdon……

    Reply to this comment
  2. MH September 30, 15:44

    Ketu asht fjala mesa me kujtohet ku urdhersherbimi i Berishes ne te kateranet e vendit ishte per ti marre besen popullit ne vecanti ati te Dukagjinit qe ky historian i shpifur iu tha dukagjinasve.Vetem une dhe Skenderbeu kemi ardh ketu ne Dukagjin.Prandaj ju kerkoj besen per votimin e kushtetutes.
    Ndersa ne Elbasan iu drejtue popullit:Votojeni kushtetuten se kushtetuten e ka bekuar Zoti.Prifti qe ndodhesh perball Berishes u cudit.Si ka mundesi qe direktivat e Zotit te shkojne ma par tek kryetari i Partis Berisha e jo te vijne ne kryesin e selis shejte.Kjo loje e Berishes percaktohet me dy fjale:Ketu ka tradheti te dashur besimtar.

    Reply to this comment
  3. preng pjetri lezhe September 30, 15:57

    I nderuar zoti Ardian Thano!
    Po ju drejtohem ju ne cilesin e kryeredaktorit te DITES.
    Ndofta jame i gabuar ne logjiken time.!
    Por s’mund ta fsheh ate mikrob qe me gryen mbrenda ne shpirt.
    Mbase ju mbetet qjefi.
    Madje mundeni te mos e beni publike letren time!
    Ështê zgjedhja dhe zgjidhja juaj kompetence plote.
    Mua personalisht me neverit madje krejt shume çdo interviste qe beni
    publike me Izet Haxhine!
    Sikur ky kryekriminel paska bêre heroizma!
    Une jame fort i sigurt se ky monster ka kryer me dhjetra krime.
    S’ka se si nje qen barosh i Saliut te mos kete gerga njerez te pa fajshem.
    Kame punuar ne jug te Shqiperise ne vitet 96-97te.
    Dhe ja kame ndjere zerin dhe ja kame pare tymin ktij suzari.
    Ndaj nuk me duket aspak komode dhe etike te pyesim qent e Saliut se si
    sillej banda dhe banditi Berisha ne vitet e kobeshme 92-97te me
    kundershtaret.
    Ju lutem mos i jepni vlera kriminelit qe tashme ështe ne gjak me
    kryebanditin e tij SALI BERISHA.
    Dava kriminelesh eshte kjo mesele.
    Respekte
    lexuesi i dites
    Ppjetri
    Lezhe.

    Reply to this comment
  4. Petro September 30, 18:52

    Lexova merakun e Prenges ketu siper. Edhe une jam lexus i rregullt i kesaj gazete, megjithe verejtjet e mia. Po secili ka vrejtje edhe per vetveten, e jo me per nje gazete. Prenge, po marr pjese ne debatin qe shtrove. Une e kam ditur dhe e di mire cfar ka bere dhe kush ishte Izet Haxhia. Dikur potretizimi im per te ishte, “kafshe me fytyre njeriu”. I kam lexuar te gjithe prononcimet e tija ne Dita shume vite prapa. Ngase eshte ne gjak me Berishen, ngase e ka zene halli apo ngase eshte ftilluar nga vuajtjet dhe pjekuria ne moshe, nuk di ta them. Por di te them qe shoh nje Izet qe me ate menyren e vet, shpreh pendese, neveri dhe autoironi biles, per ato qe ka bere, dhe vec kesaj: Urrejtje te madhe per ate te cilit i ka sherbye. Po ku ka menyre me te mire per te marre vesh nga kendveshtrime te panjohura kurre, bemat e Sali lemerise, pervecse nga ish njerezit e afert? E mendon ti po te fliste haptaz, per shembull, Gazidedja? Apo Zhulali, apo Meksi, makar dhe Bode tani?
    Per mejtimin tim, Preng Pjetri, urreje sa te duash ti dhe une Izetin, por ai duhet te flase. halli eshte te flasin edhe te tjere si ai. Drejtesia nuk do e denoje kurre Saliun, por ai do shfaqet lakuriq dhe Izeterit do pastrojne shpirtin e tyre.
    Or Preng, a e di ti si e luftoi mafien Falkone dhe Borselino: Permes deponimeve te nje supermafiozi te penduar, qe rivalet i shfarosen familjen. Quhej Tomazo Busheta. Shqiptaret, Prenge Pjetri, e kane nje Busheta per Saliun, por nuk kane Falkonen.
    keto qe shkrujta merri si bashkebisedim shoqeror, po dhe kushdo tjeter le te thote mendimin e vet. Petro

    Reply to this comment
  5. Korab October 16, 11:01

    I nderuar z.Petro, por edhe z. Prenge e te tjere komentues jo vetem ketu; do te deshiroja te ju bej vetem nje pyetje.
    Me aq sa une kam lexuar, Windows sa kam informacion ne gjithe sa thuhet e shkruhet nuk na del asnje shqiptar po them pozitiv, qysh me Pirron apo Teuten e deri te Skenderbeu, Ismail Qemali, apo Fan Noli, Ahmet Zogu e Enver Hoxha e deri te Berisha se keta te sotmit eshte ndyte ti pergojosh; si nuk na doli nje i mire? A mund te na jepni nje pergjigje….?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim