Një sektor i ri në ministrinë e Ahmetajt

February 2, 2016 16:51

Një sektor i ri në ministrinë e Ahmetajt

Ministria e drejtuar nga Arben Ahmetaj do të ketë në varësi edhe një strukturë të re. Bëhet fjalë për Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa Inspektorati i ri do të ketë për qëllim kontrollin e çdo produkti jo ushqimor që tregtohet në treg.

Bëhet fjalë për inspektimin metrologjik dhe etiketimit për konsumin e energjisë apo burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji. Këtu përfshihen edhe karburantet, që deri më tani ishin në varësi të ministrisë së Energjisë.

Inspektorati në fjalë do të kontrollojë edhe detergjentët, si dhe një sërë sektorësh të tjerë, si mbrojtja e pronësisë industriale, mbrojtja e të drejtës së autorit, mbrojtja e konsumatorëve, etj. /Dita/

February 2, 2016 16:51
Komento

1 Koment

  1. mirel February 2, 20:50

    plerat shtojne sektoret

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*