Një servil i Berishës që tenton të bëhet servil i Ramës

Nga Ilir Kadia August 31, 2013 19:13

Një servil i Berishës që tenton të bëhet servil i Ramës

E pashë përpara pasqyrës së hollit të banjove të dikasterit duke bërë grimasa. Ndër zyra xhanxhin njeri! Të gjithë plazheve. Ai vetëm. Djersët i vareshin dhe i pikonin nga mjekra mbi këpucët me vrima si mbi një shoshë. I afrohej pasqyrës sa arrinte të kapte një grimasë si buzëqeshje dhe fiksohej pas saj.

-Ah, jo! Nuk është kjo!

Pastaj prapë masazh muskujve të faqeve e buzëve dhe prapë një ndalje të tyre. E prapë afrim tek pasqyra e fiksim pas pamjes së re të tij.

-Ç’bën o njeri? Prova për teatër?!- e pyeta nga dera pa lëvizur. Edhe ai s’lëvizi. Djersa çurg! Këpucët me vrima si shoshë, qull. Fytyra stamposur buzëqeshje në pasqyrë. Ajri i nxehtë i gushtit shtangitur.

Kjo është!- bërtiti. Po, po, kjo është!- tha duke u kthyer nga unë dhe duke ribërë buzëqeshjen e fundit që sapo kish stamposur në pasqyrë.

-Uauuuu! I fortë je! Po si munde o njeri në kaq pak kohë?!

-Ah jo!-tha i qetë duke fshirë djersët me pëllëmbë. Ti ishe me leje, por unë kam gjithë beharin që harxhoj dy-tre orë përpara pasqyrës, duke i bërë copë muskujt e fytyrës që t’ia arrija kësaj mrekullie! Shiko! Dhe XY, punonjësi më i vjetër i administratës, megjithë statusin e Nëpunësit Civil ia kish dalë të zhbënte nga fytyra e tij buzëqeshjen në stilin e grimasës të Shefit të Vjetër dhe të fiksonte, deri në zgjedhjet e ardhshme të paktën, grimasën e… SHEFIT TË RI”

*Ilir Kadia eshtë këshilltar për marrëdhëniet me publikun i  Berishës. Botuar në FB me titull Grimasa
 

Nga Ilir Kadia August 31, 2013 19:13
Komento

2 Komente

  1. lisdushku August 31, 22:49

    na trembe mor djale,mendova se po denoncon blendi fevziun!

    Reply to this comment
  2. tregu September 1, 20:05

    Eh more ilir me kujtohet 8 Janari i 97 kur te mora me motor dhe te cova ne lushnje nga dushku dhe pastaj ne rrogozhin qe te informoje bbc se presidenti i asaj kohe e ktheu Shqiperine ne Kazino pa i lajmeruar njerzit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim