Një shall ndalon sulmet e astmës

December 8, 2017 13:52

Një shall ndalon sulmet e astmës

Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit që vuajnë nga astma duhet të inkurajohen që këtë dimër të mbulojnë hundën dhe gojën me shall, pasi frymëmarrja në ajër të ftohtë nxit rrezikun e një sulmi azmatik.

Organizata ‘Astma UK’ dëshiron që njerëzit të vendosin shalle këtë dimër, duke inkurajuar ata që vuajnë nga astma të fotografohen me shalle dhe më pas t’i postojnë në rrjetet sociale për të përhapur qëllimin e fushatës së tyre.

Fushata është në vitin e tretë dhe “Astma UK’ po i inkurajon njerëzit që të përdorin hashtagun “scarfie” për të përhapur edhe një herë mesazhin “një shall mund të shpëtojë një jetë”

Tre të katërtat e njerëzve në Britani vuajnë nga astma dhe thonë se frymëmarrja në ajrin e ftohtë të dimrit përkeqëson simptomat e tyre, gjë që rrit rrezikun e një sulmi.

Një sulm azmatik ndodh çdo 10 sekonda në Britani të Madhe ku 5.4 milionë njerëz marrin trajtim për gjendjen, përfshirë këtu 1.1 milion fëmijë. Tre vetë vdesin çdo ditë nga një sulm azmatik.

Fushata e “Astma UK” e këtij viti po mbështetet nga të famshëm, si aktori Stephen Fry, atleti olimpik Jo Pavey dhe Dr. Ranj Singh.

Debbi Wood, 58 vjeç, nga Portsmouth, tha se ajo ka përfunduar në departamentet e emergjencave shpesh herë për shkak të motit të ftohtë që i shkaktonte sulmet e astmës.

Unë kam pasur astmë për gati 30 vjet, por kurrë nuk kisha provuar ndjenjën e sulmeve të astmës. Është e tmerrshme dhe ndjehet sikur frymëmarrja jote sa vjen dhe reduktohet.

“Ajri i ftohtë ka qenë një problem i madh për mua dhe madje edhe në distancën më të vogël. Nga shtëpia deri te makina ime në mëngjes ajri i ftohtë më ka shkaktuar sulme azmatike aq sa shkoja në spital. Te mbash një shall rreth hundës dhe gojës është një veprim i thjeshtë, por për njerëzit me astmë si unë mund të bëjë një ndryshim të madh në dimër “, thotë ajo.

Të dalësh jashtë në një ditë të ftohtë dimri mund t’u kërcënojë jetën njerëzve që vuajnë nga astma”, thotë Dr Andy Whittamore.

Jetesa në Britaninë e Madhe do të thotë që moti i ftohtë është i pamundur të shmanget gjatë dimrit, por nëse njerëzit kanë astmë, thjesht vendosja e një shalli rreth hundës dhe gojës mund të ngrohë ajrin para se të marrin frymë, duke zvogëluar rrezikun e sulmit të astmës. “, është shprehur ai.

DITA

December 8, 2017 13:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*