Një shef policie në Bruksel, tapë ditën e sulmeve terroriste!

March 30, 2016 18:12

Një shef policie në Bruksel, tapë ditën e sulmeve terroriste!

Një shef policie në Bruksel, u paraqit i dehur tapë në një takim urgjent ditën e sulmeve terroristë të kryeqytetit belg, raporton gazeta vendase Het Laatste Nieuws.

Është një incident që ndoshta hedh një dritë tjetër edhe mbi nivelin real të gadishmërisë të forcave të sigurisë belge, edhe pse vendi prej muajsh ishte në gjendje alarmi.

Pas sulmeve të 22 marsit, thotë gazeta, zyrtarët kryesorë të policisë së distriktit Ixelles, u mblodhën në një takim emergjence me kryebashkiakun rajonal.

Njëri prej shefave, identitetin e të cilit mediat e kanë ruajtur, jo vetëm që erdhi me vonesë në takim por nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve.

Ndërkohë që kolegët vunë re se ai ishte tepër i dehur, personit në fjalë iu bë një test alkooli, çka provoi se oficeri kishte një nivel më shumë se 0.8 për mijë në gjak, përqindje kjo tepër e lartë.

Oficerit iu desh të dorëzonte armën e shërbimit dhe të çohej në shtëpi.

Incidenti në fjalë, është subjekt i hetimi të brendshëm./DITA

March 30, 2016 18:12
Komento

1 Koment

  1. dehje politike March 30, 19:36

    Me Tape e Dru se nje shef policie eshte mbare politika europiane e, per fat te keq, edhe nje pjese e madhe qytetaresh europiane. Sepse nuk po kthellohen nga opiumi i politikes globale liberale e i eshte humbur shikimi i qarte e logjika e shendoshe per te pare situaten e sotme me anarki liberale e terror islamik te perzier si cocteil!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*