Një shembull i përndjekjes së artistëve që kishin bindje të tjera nga Berisha
Të gjithë i mbajnë mend peticionet e artistëve rrogëtarë kundër opozitës së djeshme.
Peticione të cilat më pas publikoheshin nga zyra e Jozefina Topallit.
Nëse nuk do ta bënin një gjë të tillë, ata do të përdiqeshin.
Një gjë e tillë i ndodhi për 7 vjet me radhë tenorit të famshëm Agim Hushi, vetëm pse ai ishte mbështetës i PS-së dhe konkurroi përballë Sali Berishës në Kavajë.
Për 7 vjet ai u ndalua që të interpretonte në Teatrin e Operas dhe Baletit.
“Përsa i përket ardhjes në Shqipëri dhe këtij momenti 7-vjeçar, unë them se është një ngjarje e veçantë për mua sepse ka shumë kuptime.
Kuptimi i parë është i asaj që mbase duke e thënë me zë të lartë këtë fakt, të rinjtë dhe ata që drejtojnë sot operën, duhet të kuptojnë që ky është teatri i shqiptarëve dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj force politike, apo rrethana personale të çfardollojshme që të pengojnë rrjedhën normale të një teatri, rrjedhën normale të një artisti, që për asnjë aryse nuk duhet të ndërpritet padrejtësisht apo padenjësisht.
Me mua ka ndodhur për 7 vjet.
Arsyet, unë nuk jam ekspert që t’i imagjinoj të gjitha, por mendoj se ka qenë pjesë e një klani të vogël 2-3. Kanë qenë disa motive, mbase jo të mirëfillta politike, por të kësaj natyre”, ka thënë ai për “Ora News”.
Kavajso,po bjeri drejt me plak.Arsyet kane qene vetem se politike.Kete e kupton edhe bufi.Se te kandidosh kunder Sales,biles nuk eshte vetem politike,por edhe sikur te kandidosh edhe kunder vet “Zotit”.
Po pse nuk ke folur me pare more zoteri i nderuar qe ta mernin vesh ata qe firmosen peticione kunder PS,Edi Rames.Turp te ken ata e jo ju ndonse me vonese..!
Paske shpetuar mire me aq.Edi Rama ti nxjerre ne profesjon te lire peticjonistet,le ta nxjerrin buken me kenge per Sali Berishen!