Një shfaqje gala (satirë)

October 5, 2019 23:51

Një shfaqje gala (satirë)

Thonë se pas ardhjes nga Gjermania kryeministrit tonë të ndritur i ka shkrepur të bëjë një shfaqje gala, nga ato që ai i ka shumë qef, në qëndër të Tiranës. Kjo i është bërë kaq fiksim, sa që ka urdhëruar ministren e kulturës dhe drejtoreshën e “Operas” të venë në një skenë masive “Ferrin e Dantes”.

Shfaqja kërkohet urgjentisht t’i paraqitet popullit të vet më datë 18 tetor. Të gjithë po vrasin mëndjen dhe Tirana zien nga thashemnaja, pse ky fiksim i kryeministrit me Ferrin. Disa duan të thonë që kjo lidhet me fundin e qeverisjes së tij.

Disa të tjerë, për një “Rilindje” të re të qeverisjes së tij pas ardhjes nga Gjermania, por kjo është një Rilindje ndryshe, Rilindje që del nga Ferri. Disa dashamirës të tij shprehin keqardhjen dhe thonë: Po pse xhanëm zgjodhi Ferrin dhe nuk zgjodhi parajsën?!!! Çfarë dreqin do me Ferrin? Jo për për gjë, por na ndjell ters dhe na fut drithmat. Ka të tjerë, që si më të mençëm që janë, thonë se ky, zdapi i gjatë, ka pasur një ëndërr apo një makth të fshehtë që nuk ja ka treguar njeriu, as bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Kush është ajo do të bëheni kureshtar ju. Po jua themi, se tani ka dalë edhe sekreti. Ky ka menduar dhe dëshëruar në mënyrë të ethshme, ku shpesh nuk e zinte gjumi as natën, deri në realizimin e saj të çmendur: O e çoj këtë vend dhe këtë popull në Ferr, o s’gjej derman.

        Zotat kur e kanë marrë vesh këtë çmenduri janë zëmëruar dhe kanë thënë: kush është ky që do të marrë atributet tona? Hajt se ja ndreqin ne ‘samarin’. Po e çojmë këtë të parin të shohë Ferrin, para se se ky të çojë popullin e tij. Thirrën Danten nga Parajsa, atje ku i prehet shpirti i ndritur, dhe meqënëse ai është ekspert i fushës për Ferrin, i kërkuan, që mundësisht, t’u tregonte se në cilët Rrathë të Ferrit ta çonin këtë  “me krisje n’kok” të shqiptarëve.

Dantja, pasi pyeti gjërë e gjatë për këtë dhe qeverisjen e tij, bëri një relacion të hollësishëm, të cilin ua paraqiti zotave. Fatmirësisht, nga burimet tona, që rrjedhin pas burimeve të nja dy TV kombëtarë, na ra në dorë edhe ne një kopje  e këtij relacioni “Top Sekret”. Po ua tregojmë.

 

 “Top sekret”

 R E L A C I ON

Pas një verifikimi të kujdesshëm dhe të hollësishëm konstatova me keqardhje se ky robzoti, alias kryeministër i shqiptarëve, ka aq shumë gjynahe dhe mëkate sa që asnjë nga rrathët e Ferrit nuk do ta pranonte dot i vetëm. Për këtë nevojitet një bashkëpunim dhe koordinim i të Nëntë Rrathëve të Ferrit, që çuditërisht përputhet me nëntë kushtet që ka vënë Gjermania për të, ku ky robzoti duhet t’i kalojë me rradhë ato duke përfunduar tek i nënti, tek i cili do të qëndrojë përfundimisht dhe do të gjejë rehat, kur Ju, Zotat, do t’i bëni të mundur kalimin në botën tjetër. Edhe Karonti, taksixhiu i Ferrit, është mjaft i kënaqur, pasi kur ta kalojë me barkë për në Ferr, ky do ta paguajë mirë, pasi zotëron miliona Euro nga PPP dhe konçesionet. Tani, sipas bëmave të tij, po i parashtroj me rradhë vendqëndrimet dhe vendkalimet e mundshme të tij në honet e Ferrit.

Meqënëse i lartëpërmenduni, zotnia e tij ka dashtë që të bëhet mbret dhe të ketë haremin e tij, si strehë të parë i caktoj Rrethin e Dytë të Ferrit, ku si gjykatës do të ketë jo ata që kalojnë vettingun në tokë, por vetë Minosin, Kryetarin e Gjykatës së Lartë të  Ferrit.

“ Atje Minosi i zi hungron, tërbohet, te praku shqyrton fajet nji nga nji, gjykon, dënon sa herë me bisht qarkohet. Kur ndonjë shpirt i keq i del karshi, vetiu ai çka në zemër nis me nxjerrë; edhe gjykatësi, që mkatet di, peshon ku duhet flakë ai shpirt i bjerrë; bishtin per trup ia lidh aq herë, sa t’ketë ndërmend me e zbritë te rrathët poshtë në Ferr…”[1]

Meqënëse nga investigimet e bamuna m’del se i lartëpermenduni ka pasur një babëzi të madhe për pasuri e katandi, si strehë të dytë i caktoj Rrethin e Katërt të Ferrit.

“ Sa tallje e shkurtë janë t’mirat toksore, që Fati ka në dorë, po e sheh bir vetë; për to perleshet skota njerzore. Se i gjithë ari , që ish o mund të jetë nën diell e hanë, për shpirtnat e dërmuem nuk vlen një ças me i ba të qetë…”[2]

Meqënëse nga investigimet e bamuna m’del se i lartëpërmenduni në momente krize pushteti dhe mendore ka shfaq shenja të kjarta tiranie, si strehë të  tretë i caktoj Brezin e Parë të Rrethit të Shtatë të Ferrit.

“…ku n’gjak të ndytë tue u zi vikatshin shpirtnat e dënuem. Pashë aty njerëz der n’vetlla zhytë; Kentauri (Kironi) tha: “Tiranë këtu ke plot, që tue plaçkitë çuen jetën e tue mbytë; çdo dhunë barbare laknë këtu me lot” …”[3]

Meqënëse nga investigimet e bamuna m’del se i lartëpërmenduni, pa pyet njeri dhe në kokshkrepje të vet, me fodullëk dhe pordhacllëk, ka kryer veprime të vetëdijshme kundër natyrës: Ka betonizuar Tiranën dhe gjithë Shqipërinë; ka dhënë koncesione, ose nuk i ka ndalur ato të dhëna nga paraardhësi, për HEC-e në vendqëndrimet tuaja të dashtun zota, si në Alpet dhe malcina në veri dhe jug  të Shqypnisë, tuj shkatërru ato që keni ndërtu ju me aq mund; duke mbyll burimet e zanave dhe shtojzovalleve nëpër tuba të fshehtë, gjë për të cilën ka marr mësime nga djalli; me vullnet të lirë vendosa që ky robzoti e ka hak të zbresë edhe një brez ma poshtë në honet e Ferrit, pra në Brezin e Tretë të Rrethit të Shtatë.

“Ja bisha me të mprehtin bisht të gjatë që malet çan, rrxon ledhe t’armatueme, ajo që përlyn botën me lëngatë!” Shëmbllesa e turpshme e njimtisë arriti, me kokë e trup përmbi shkambij tue u rrasë…Me njeri t’drejtë ftyra i kishte gjasë e mirsi të prunjtë nxirrte në pah, gjithë pjesa tjetër-gjarpën i pamasë;…”[4]

Kemi mbrrit në Rrethin e Tetë të Ferrit ku në dhjetë Lugje janë mbshtjell të gjithë ata që mishërojnë gjthë veset e skotës njerzore, ku edhe ky, i paudhi që na asht dhanë n’kqyrje, asht shok i tyne si: Mashtruesit dhe rrufjanët, simoniakët, batakçinjtë, hipokritët, hajdutët, mbjellsit e dasive, fallsifikuesit e fjalëve (demagogët) dhe gënjeshtarët.

“Simon o magjistar, ndjeksa qyqarë, gjanat e Perëndisë ju nuk i keni për hir dhe mirësi, por grabitqarë për ar e për argjend po na i shkërdheni…kshtu ftyra u kishte dalë në shpinë; tue ecë sëprapthi rruga duhej ba,-para me kqyrë ua kishin heq mundsinë…pa qa si të qëndroja nga shëmtija që pamja njerzore kish pësue, ku papushim rrëkajë u rridhnin lotë për lugtë shpinës n’vithe tue kullue…kshtu, jo me zjarrm,-me forcë të Perëndisë,-e trashë vishtullore n’pellg valonte nga njani bregte tjetri e zeza pisë (zifti,katrani)…N’daç me shpëtue nga çapojtë tanë e kryet mos qit mbi pisë (zift i valuem) as sot as mot. Ia ngjitën me ’j qind krraba e në atë rrëmujë i thane: “tash vallzo ti zhyt e mbyt; fshehtas ashtu, n’mujsh me ia hjedhë kuj.”…e ai byth’n e vet e kishte ba buri…Pashë dy, që u ngritën ndejë tue u mbështet si dy tava mbi zjarr vendosun ngjit, n’dregza t’neveritshme trupin krejt…si i pashë të dy tue u krue me t’madh tërbim, kah mishi u hante n’mënyr barbare, në u dhashtë veçse lënurja lehtësim! Lëkurën e zgjebosun shkulnin fare, si t’qërosh me thik ndo’jher të ngjan krap o peshk tjetër me ma t’forta pare (luspa)…”[5]

Në përfundim, nga investigimet e bamuna m’del se i lartëpërmenduni, pasi të futet thellë e ma thellë në tetë honet e Ferrit duhet të ndalet në fund të këtij pusi të zi, në Rrethin e Nandë të Ferrit. Po për këtë, për të arritë fundin, duhet të ndalet në disa breza:

  • Mashtruesit e atyne që të besojnë (Populli dhe votuesit).
  • Tradhëtarët e miqve dhe të bamirësve.
  • Tradhëtarët e pushtetit hyjnor dhe atij toksor.
  • Tradhëtarët e Atdheut

“…kur thellsia e mendimit puqet me forcë brutale e ligësi, asnjë shpëtim s’i mbet njerëzimit…Oh, sa u trondita thellë, kur pashë me sy se tri ftyra n’atë kokë ishin rradhitë! (Luçiferri, Satanai me tri kokë, Cerberi ) Ngrica Koçitin mbarë e akullote, gjashtë sytë (Juda Iskarioti, Bruti dhe Kasi) e mdhej vajtonin pa pushue, e nga tri mjekrat – gjak e jarg e lote. Nga nji kobtar me dhambë rrinte tue blue në gjithsecilën gojë, mulli si t’ishte hatashëm të tre shpirtnat tue mundue…Ai shpirt atje që për tmerr ndëshkohet, asht Juda Iskariot – kryet – mbrenda në gojë, e jashtë me këmbë tërbohet. Nga dy tjerët, që u varet koka e mjerë, njani asht Bruti, jashtë të zezës gojë ka mbetë, shih si shkapetet e s’bërtet njëherë…”[6].

Ky është relacioni i përgatitur nga Dantja, të cilin ai menjëherë ua dorëzoi zotave. Tani pritet që vendimi suprem të merret nga ata.

Kuptohet, që dashamirësit e shkëlqesisë së tij, kryeministrit tonë të ndritur, mund të më thonë. Po ti kush je që na caktoke rradhë për të tjerët?  Ti nuk kë bërë ndonjë mëkat? Unë u përgjigjem me përvujtni dhe u them, se edhe unë jam një rob i perëndisë, me plot gjynahe dhe mëkate. Pastaj, rradhën nuk e caktova unë, por Danteja. Mëkati im i vetëm është se gjeta këtë dreq relacion sekret.

Por unë nuk jam as politikan dhe as kryeministër. Megjithatë, mos kujtoni se e kam lënë veten pas dore këtë punë. Kam dy vjet që i kam bërë kërkesë me shkrim Shën Pjetrit (pasi më kanë thënë se ky duhet zënë mik për të komunikuar me zotat) ku i kërkoj me përulësi, që mundësisht, kur të më vijë rradha për në atë botë (dhe duke përfituar nga rasti, i kërkoj që të më çojë jashtë rradhe) të më çojë në Ferr. Pse, edhe ti do të shkosh në Ferr?!! Mund të më thoni ju.  Po, po,  u  përgjigjem unë. Madje me qejf të madh. Se po të ishte ndryshe, kuptohet, që nuk do të bëja kërkesë.

Tani, nëqoftëse jeni kureshtar, po u tregoj edhe një sekret, apo hollësi. Rrethin e Ferrit ku unë kam dëshirë të prehem. Në kërkesën time Shën Pjetrit, kuptohet me mik, i kam kërkuar të më çojë në Rrethin e Parë të Ferrit. Jo se është më mirë, pasi Ferri –Ferr- mbetet. Por nisur edhe nga fakti, se këto tridhjetë vjet, këta të mavrisurit, politikanët tanë, ua kanë bërë jetën ferr të gjithë shqiptarëve. Pra kuptohet, që ne jemi ambientuar me ferrin dhe nuk duam në vend tjetër. Nëqoftëse tek i pari janë zënë vendet, atëhere, mundësisht tek i gjashti, që më kanë thënë se ka vende të lira.

Tani përsëri ju mund të thoni: Pse tek i gjashti dhe jo tek ndonjë tjetër? Përgjigja është e thjeshtë, se rrathët e tjerë janë dinga dhe mëkatarët janë bërë kapicë. Ndoshta, edhe ndonjë nga ju, që më pyesni, e keni vendin tek ndonjë nga ata. Psh, meqënëse unë asnjëherë nuk kam qënë konformist, apo servil dhe lajkatar, siç thotë populli; nuk më çon njeri në Rrethin e Tetë. Atje shumë mirë mund të venë ata që e mbajnë në këmbë këtë kryeministër, lajkatarët, servilët dhe gjithë oborrtarët e tjerë.

Ja se çfarë thotë Danteja për këtë skotë të urryer të racës njerzore, të cilën e vendos në Lugjen e Dytë të Rrethit të Tetë të Ferrit:

“Si myku ngjeshej brigjeve për t’gjatë avulli i dendun që nga fundi afshon-t’vinte me vjellë tue pa e tue nuhat…Mbrijtëm aty e pamë në  atë humnerë njerz zhyt në m…, thue se këtu kanë shfrye gjirizet e mbarë botës menjëherë…”Miklimet m’hodhën n’këtë gjiriz t’pështirë, kjo gjuhë kurr s’më pushoi lajka të qesë.”[7]

 

Petro Dangëllia   

 

[1] Dante Aligeri,“Komedia Hyjnore”.Bot.Shq.Argeta-LMG,2009,Përkth.lat.Pashko Gjeçi Ferri,K.V,v.4-12,f,46

[2] Dante Aligeri,“Komedia Hyjnore”.Bot.Shq.Argeta-LMG, 2009, Përkth.lat.Pashko Gjeçi, Ferri,K.VII,v.61-66,f,57

[3] Dante Aligeri,“Komedia Hyjnore”.Bot.Shq.Argeta-LMG, 2009,Përkth.lat.Pashko Gjeçi, Ferri,K.XII,v.101-106,f,82

[4] Dante Aligeri,“Komedia Hyjnore”.Bot.Shq.Argeta-LMG, 2009,Përkth.lat.Pashko Gjeçi, Ferri,K.XVII,v.1-12,f,105

[5] Dante Aligeri,“Komedia Hyjnore”.Bot.Shq.Argeta-LMG, 2009,Përkth.lat.Pashko Gjeçi, Ferri,K.XIX,v.1-4,f,115;K.XX,v.13-24,f,120;K.XXI,v.16-18,50-54,139,f,125,126,129;K.XXIX,v.73-84,f,171.

[6] Dante Aligeri,“Komedia Hyjnore”.Bot.Shq.Argeta-LMG, 2009,Përkth.lat.Pashko Gjeçi, Ferri,K.XXXI,v.55-57,f,182; K.XXXIV,v.37-38,52-57,61-66,f.197-198

[7] Dante Aligeri,“Komedia Hyjnore”.Bot.Shq.Argeta-LMG, 2009,Përkth.lat.Pashko Gjeçi, Ferri,K.XVIII,v.106-108,112-114,125-126,f,113-114;

October 5, 2019 23:51
Komento

8 Komente

  1. Kinez Kosovar October 6, 15:21

    Bo,bo,bo sa qeke lodh or ti shoku Petro, ia paske qit fundin edhe ferrit vete. Keto te shkrujtme keshtu kunder Edvinit te Gjithefuqishem jane si me i gjujt derrit me gjilpona ne vesh dhe te presesh qe te ngordhi nga dhimbja. Derri do plumb or ti shoku Petro.

    Reply to this comment
  2. Vasili October 7, 11:52

    Ke ngaterruar shtet:
    Ketej DANTEN e perkthejne per Dane dhe qe e pelqejne qe tu bej shurren dhe mutin ne koke sic po ja u ben gjate ketyre 30 vjeteve dhe sic ja u ka bere dhe shekuj me rradhe.
    tung!

    Reply to this comment
  3. zbrisni ne Tokë October 9, 21:22

    Perse gazeta Dita ben opoziten e Lulezim bashes dhe Monikes? Nuk e di çfare ka ndodhe me kete gazete, se qe ka gabime Edi rama, kjo s’diskutohet, por te kete kaq kohe gazeta Dita qe flet vetem kunder Edi Rames, kjo eshtje inati dhe jo gazetari. Mos u ka cenuar diku Edi Rama juve qe drejtoni gazeten? Po ata shkrues te gazetes me gjithe ate potencial intelektual e kulture, si ka mundes qe s’ndihen per kete çeshtje? Keni humb kredibilitetin shoqeror, kete ta dine, brenda dhe jashte Shqiperise, perveç ndonje fanatiku.

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi October 10, 12:54

    Mire qe do vene Ferrin e Dantes ne skene, po do nisin demostratat e myslimanve fanatike kundra shfaqjes! Si perhere me kete shfaqje! Sepse ne vargjet e Ferrit te Dantes, Muhameti del i zhytur ne m…! Apo do ta shmangin figuren e Muhametit?..

    Reply to this comment
  5. qazim October 12, 10:39

    O Dita si nuk lodheni qe shkruani te tilla hajvanlleqe,ruajeni sadopak seriozitetin e gazetes.

    Reply to this comment
  6. A ju pjerdhsha te ashtuquajturen Medie . October 12, 16:14

    Shikohui njiher mir para pasqyres ,
    krahasohuni me Boten ,
    qe te dalloni se e vend te kokes kei Trapin .

    Jeni mediet me te degjeruara e Bote ,me te korruptuarat ,
    qe nuk perfaqsoni ne asnji teme ATE QE DUHET per
    Shqiperine .
    Jeni shndruar ne qen rrugesh ,qe prisni kush t’ju hudhi
    Kocken e radhes me mbijetu .
    njerez te zhveshur nga cdo dinjitet ,duke u vene ne gjithcka posedoni ne sherbim te Figurave me te ndyra
    te Politikes ,

    thjeshte ca fshatareve e plehrave te peshtire ,
    qe jane Kanceri i Shqiperise .

    Le qe s’ja keni iden se si funxionon nji Medie e sili eshte misioni saj (jobythlepirja e maloqeve antishqiptare )
    por s’ja keni iden se e cilen Korsi hecet drejt Botes se Civilizuar !

    I keni shndruar mediet ne Mejhane turkoshakesh ,
    ne celula ose then ndryshe stane ,
    ku pellisni ne kor ,per stallierin qe ju hedh me shume bar .
    Media qe perbehet nga ca extremiste hajvan ,qe me
    qytetrimin e shtetin shoqerine e kulturen njerezore si lidh asgje .
    Bote allaturka jelloj si mesjetare .
    Njelloj si Haleja e mero bazes ,ku nuk ka gel shkerdhate
    idiot e funderine e njerezimit ,pa dhi e shkrujt budalliqe idiotesh ,
    duke helmuar trurin e shqiptareve ,me lajme e shkrime idiotesh ,qe i ngjajne me shume plehrave toxike !
    Jeni duke len nam o tru tredhur nhga rropsite politike qe ju mbajne gjall me Kockat qe ju hedhin ! (hahaha)
    ——–
    Eshte skandaloze per nji vend ,mos te ket nji Medie ,
    qe perfaqson Mendimin e Lire Qytetare ,
    ku te mblidhen e diskutojne pjesa intelektuale dhe me
    inteligjente e kombit ,ashtusi kane vepruar ne shekuj Kombe qe sot kane arritur majat e zhvillimeve ne vendet respektive.

    Eshte skandaloze dhe antikombetare ,qe per qytetaret shqiptare mos te ket nji Medie extra per Artin Kulturen
    Literaturen ,
    por kto Tema degjenrojne ne Kazanet e qelbura si kto media dita tema ,(turp)
    te moderuara nga injorante ,tipa medioker ,qe s’
    ja te afte te lidhi dy fjale mbi temat qytetare .
    Do ishte ofenndim qe te diskutoshe tema mbi Artin Kulturen Letersine , me tipa ordinere ,qe nuk njofin ABC-n e qytetarimit dhe si funxionon ai .

    Kush dreqin ju pallon dhe ju ka shndruar ne derra brenda nji Stalle ,Greku apo shkerdhatat qe degjenruan Shqiperie ?
    Keni arritur vertete ne nji Pike mjaft Kritike per jeten tuaj
    dhe rrezikoni kancer e tru (sipas studimeve te fundit te Uni-t Kaliforni rendja dhe neshtrimi ndaj injorances ,
    con ne kriza te forta ,e trauma ,qe ndikojne direkt ne tru ose organet e te perdorurve nga injoranca .

    Shpresojme qe nji diote te krijhiohet nji Medie qe perfaqson zerin Qytetare ,

    me ju Kazanin e Plehrave te Dites dhe Halene Tema s’kemi asigjo ,aty keni me vdek brenda kazanit
    si funderinat e njerezimit qe jeni .

    Reply to this comment
  7. A ju pjerdhsha te ashtuquajturen Medie . October 12, 16:19

    Shikohui njiher mir para pasqyres ,
    krahasohuni me Boten ,
    qe te dalloni se ne vend te kokes keni Trapin .

    Jeni mediet me te degjeruara e Bote ,me te korruptuarat ,
    qe nuk perfaqsoni ne asnji teme ATE QE DUHET per
    Shqiperine .
    Jeni shndruar ne qen rrugesh ,qe prisni kush t’ju hudhi
    Kocken e radhes me mbijetu .
    njerez te zhveshur nga cdo dinjitet ,duke u vene ne gjithcka posedoni ne sherbim te Figurave me te ndyra
    te Politikes ,

    thjeshte ca fshatareve e plehrave te peshtire ,
    qe jane Kanceri i Shqiperise .

    Le qe s’ja keni iden se si funxionon nji Medie e cili eshte misioni saj (jobythlepirja e maloqeve antishqiptare )
    por s’ja keni iden se e cilen Korsi hecet drejt Botes se Civilizuar !

    I keni shndruar mediet ne Mejhane turkoshakesh ,
    ne celula ose then ndryshe stane ,
    ku pellisni ne kor ,per stallierin qe ju hedh me shume bar .
    Media qe perbehet nga ca extremiste hajvan ,qe me
    qytetrimin e shtetin shoqerine e kulturen njerezore si lidh asgje .
    Bote allaturka jelloj si mesjetare .
    Njelloj si Haleja e mero bazes ,ku nuk ka gel shkerdhate
    idiot e funderine e njerezimit ,pa dhi e shkrujt budalliqe idiotesh ,
    duke helmuar trurin e shqiptareve ,me lajme e shkrime idiotesh ,qe i ngjajne me shume plehrave toxike !
    Jeni duke len nam o tru tredhur nhga rropsite politike qe ju mbajne gjall me Kockat qe ju hedhin ! (hahaha)
    ——–
    Eshte skandaloze per nji vend ,mos te ket nji Medie ,
    qe perfaqson Mendimin e Lire Qytetare ,
    ku te mblidhen e diskutojne pjesa intelektuale dhe me
    inteligjente e kombit ,ashtusi kane vepruar ne shekuj Kombe qe sot kane arritur majat e zhvillimeve ne vendet respektive.

    Eshte skandaloze dhe antikombetare ,qe per qytetaret shqiptare mos te ket nji Medie extra per Artin Kulturen
    Literaturen ,
    por kto Tema degjenrojne ne Kazanet e qelbura si kto media dita tema ,(turp)
    te moderuara nga injorante ,tipa medioker ,qe s’
    ja te afte te lidhi dy fjale mbi temat qytetare .
    Do ishte ofenndim qe te diskutoshe tema mbi Artin Kulturen Letersine , me tipa ordinere ,qe nuk njofin ABC-n e qytetarimit dhe si funxionon ai .

    Kush dreqin ju pallon dhe ju ka shndruar ne derra brenda nji Stalle ,Greku apo shkerdhatat qe degjenruan Shqiperie ?
    Keni arritur vertete ne nji Pike mjaft Kritike per jeten tuaj
    dhe rrezikoni kancer e tru (sipas studimeve te fundit te Uni-t Kaliforni rendja dhe neshtrimi ndaj injorances ,
    con ne kriza te forta ,e trauma ,qe ndikojne direkt ne tru ose organet e te perdorurve nga injoranca .

    Shpresojme qe nji dite te krijhohet nji Medie qe perfaqson zerin Qytetare ,

    me ju Kazanin e Plehrave te Dites dhe Halene Tema s’kemi asigjo ,aty keni me vdek brenda kazanit
    si funderinat e njerezimit qe jeni .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*