Një shkencëtar shqiptar në SHBA

July 27, 2018 16:24

Një shkencëtar shqiptar në SHBA

Prof. Mustafa Xhani*

Prof. Dr. Shpëtim Telegrafi, tashmë prej shumë vitesh është një figurë e shquar e mjekësisë amerikane me të cilin krenohemi ne kolegët e tij shqiptarë.

Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1991, me ambicien pozitive për të zhvilluar një karrierë profesionale,  që kushtet e Shqipërisë në ato  vite nuk ia siguronin.

Shpëtimi mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1971  me rezultate të larta.

Në vitin 1972-75 kryen specializimin në Departamentin e Kirurgjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Tirane. Prof. Telegrafi, ka kryer një sërë specializimesh të mëpastajshme në Francë dhe SHBA.

Që në fillim të karrierës ai spikati si “revolucionar” në futjen e metodave të reja bashkëkohore në Imazheri.

Me punën e tij të palodhur me ambicien për t’u  thelluar në shkenca mjekësore ai është sot një nga figurat  më të njohura në SHBA në fushën e ultrasonographisë  diagnostike dhe kurative.

Në vitin 2018, Dr. Telegrafi, u promovua “Full PROFESSOR of UROLOGJY and Diagnostic medical Sonography”.

Prof.Telegrafi , është drejtues i Diagnostic Ultrasound në NYU of Medicine.

Prof. Telegrafi është i fokusuar në praktikën klinike dhe kërkimore, në dignostikën me ultratinguj, veçanërisht me Doppler Sonography të aparatit urogenital dhe në Pediatri.

Ai është lektor në  NYU Schcol of medicine .

Mustafa Xhani

Prof. Tefegrafi është një nga bashkautorët me të mirenjohur amerikanë  Hagen- Ansert  Textbook  of Diagnostic  Sonography  (botimi i vitit 2012-2017) dhe në edicionin e 2016 të Biblës së Urologisë botërore  Cambell-Walsh Urology Textbook,   teksti kryesor për Urologët në të gjithë botën .

Prof. Telegrafi është anëtar i shumë shoqatave në Amerikë dhe Europë, si dhe në Shqipëri dhe Kosovë, siç janë : American UROLOGICAL  ASSOCIATION , AMERICAN INSITUTE  OF  ULTRASOUND  IN MEDICINE, SOCIETY OF DIAGNOSTIC MEDICAL SONOGRAPHY,  and KOSOVA ULTRASAUND  ASSOCIATION, EUROPEAN SOCIETY OF RADIOLOGY  EUROPEAN UROLOGY ASSOCIATION   ALBANIAN  IN  IMAGING ASSOCIATION .

Prof. Telegrafi, nuk e ka harruar atdheun e tij dhe ka një përkushtim  për t’u admiruar, për të ndihmuar  në ngritjen e nivelit shkencor të Imazherisë në Shqipëri dhe Kosovë. Në bashkëpunim me shoqatat e Urologëve dhe Imazheristëve, ai ka organizuar disa seminare dhe konferenca  shkencore, me prezantimet e një niveli të lartë shkencor në fushën e ultrasonographyse, fushën e Urologjisë dhe Pediatrisë. I karakterizuar nga modestia, dashuria për bashkatdhetarët, ai  ka ndihmuar në sistemimin dhe kurimin e dhjetëra  bashkëkombësve në SHBA.

Ne kolegët e tij në Shqipëri, duke vlerësuar arritjet e tij ndihemi krenarë që Universiteti i Mjekësisë së Tiranës ka nxjerrë kuadro si Prof. Telegrafi.

I urojmë Prof. Telegrafit shëndet e vullnet për arritjet e mëtejshme në shkencën e Imazherisë.

*Shef i Shërbimit  Universitar në Universitetin  Mjekësor, Tiranë, Q.S.U.T “Nënë Tereza”

*****

Ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë nëpër botë

Xhevdet Shehu

Në kapërcyell të ndërrimit të sistemeve në Shqipëri, u shfaq dukuria e ikjes së madhe të shqiptarëve nga vendi i tyre. Arsyet e ikjes ishin disa, në bazë të të cilave ishte varfëria në vendin e tyre dhe aspirata për një jetë më të mirë. Varfëria e asaj kohe i detyronte ata qindra mijë njerëz të kapërcenin kufirin për bukën e gojës.

Por kishte nga ata që nuk i shtyu varfëria të iknin, por një aspiratë më e lartë, një aspiratë më sublime, për t’u arsimuar vetë dhe fëmijët e tyre. Pra për t’u bërë njerëz me aftësi të shquara, mundësi të cilat mungonin në atë kohë në Shqipërinë tonë. E, kjo kategori e ikësve të atëhershëm por edhe më pas, ndonëse më e paktë në numër, është një kategori dinjitoze që ka shkëlqyer dhe ka lënë gjurmë në vendet ku kanë shkuar. Janë artistë, mjekë, sportistë, e specialistë të shkëlqyer në fusha të ndryshme. Përmendja e tyre si shqiptarë të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara, në Francë, Angli, Gjermani, Itali e gjetiu ka bërë që të ndryshojë imazhi i vendit tonë, shpesh i përdhosur ndoshta edhe qëllimisht.

Një nga ata që në vitin 1991 mërgoi në drejtim të Shteteve të Bashkuara ishte dhe Doktor Shpëtim Telegrafi, një nga mjekët më të spikatur të kohës. Ikja e tij ishte e trishtueshme për ata njerëz që si pacientë, miq e kolegë të tij e kishin njohur si mjek dhe si njeri, që kishin provuar dorën dhe përkujdesjen e tij. Për një pacient, mjeku shndërrohet papritmas në perëndi, është një magjistar, është mrekullibërës. Unë e kam përjetuar këtë gjendje në mesin e viteve ’80 dhe e kam admiruar Dr. Telegrafin për aftësitë e tij, për shpirtin e tij të madh humanist, për kulturën dhe dinamizmin e tij. Ndaj dhe emri i tij si shpëtimtar, nuk më është shqitur asnjëherë nga kujtesa…

Ndaj u ngazëlleva dje kur miku im, Prof. Mustafa Xhani më tha se kishte shkruar diçka për Prof. Telegrafin që tashmë është një nga mjekët më të shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara, me një karrierë profesionale për t’u patur zili. Ajo që më preku në këtë rast ishte fakti se ky portret bëhej nga një koleg që di dhe e çmon kontributin e Prof. Telegrafit. Është ky një gjest fisnik që nuk ndeshet dhe aq dendur në shoqërinë tonë. Prof. Xhani jo vetëm nuk xhelozohet nga arritjet e kolegut, por e mrekullon ky fakt dhe i uron me gjithë zemër suksese të mëtejshme prof. Telegrafit. Për më tepër, pavarësisht karrierës brilante atje në Amerikën e madhe, Prof. Shpëtim Telegrafi nuk i ka humbur për asnjë çast lidhjet me vendin e tij, Shqipërinë dhe me Kosovën. Sepse ai mbi të gjitha është shqiptar.

A nuk e vlen që të përshëndeten me gjithë shpirt intelektualë të tillë, shkencëtarë, artistë, sportistë etj., që kanë shkëlqyer me kontributin e tyre duke mbetur në genin e tyre thellësisht shqiptarë e duke ia ngritur më lart nderin dhe dinjitetin vendit dhe popullit tonë? Prof. Telegrafi dhe intelektualë të nivelit të tij janë ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë nëpër botë. Lavdi dhe suksese atyre!

Lexojini këto radhë të Prof. Mustafa Xhanit për Prof. Shpëtim Telegrafin e do të bindeni!

 

July 27, 2018 16:24
Komento

7 Komente

  1. VILI July 27, 16:58

    Eshte krenari dhe per ne ish nxenesit e pare te gjimnazit ISMAIL QEMALI(1962-66) ,qe kemi pasur mes nesh Shpetimin,kete mjek dhe shkencetar te vleresuar ne arenen e mjekesise boterore.I urojme suksese te metejshme ne karrieren e tij per kontributin e dhene ne arritjet ne sherbim te shendetit te njeriut .Urime dhe njehere ne nje takim te pritshem me shoqet dhe shoket e shkolles………

    Reply to this comment
    • Vezhguesi July 28, 19:46

      Me ne fund nje lajm i kendshem qe na ben te ndihemi mire per ate qe arrijne të shkelqejne ne hapsiren boterore.

      Por desha te ve ne dukje sic e kam vene ne dukje me pare, perdorimin e anglikaniymave edhe tek gazetaret me te mire si Xhevdet Shehu:

      Po perse more Z. Xhevdet perdor fjale si

      – kategori—-kur kemi fjalen—sërë

      – xhelozohet—kur kemi fjalen –cmirë

      – brillante–kur kemi fjalen– të shkëlqyer

      Po shkruani a derezinj shqipe se na e masakruat gjuhen

      Reply to this comment
  2. Alban July 27, 21:00

    Urimet me te mira per Profesor Doktor Shpetim Telegrafin ne 70 vjetorin e ditelindjes se tij!

    Reply to this comment
  3. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) July 27, 21:18

    Dobesite e mia “TRINITRINA” sjelle !
    . (Me ju dhe Atdheun do te jetoj dhe sa te perendoj..)
    Faleminderit i nderuar i ralli ne Pene, z Xhevdet Shehu, qe si te jetonte me dhimbiet e mia, me sjell shkrim te tille e me ben,si te perdor nje “trinitrine” duke lexuar; Pr..e nderuar Mustafa Xhani,sjelle Ai, nje koleg te tij te nderuar,Pr.Dr. Shpetim Telegrafi,aktualisht ne Sh.B,A.me arritiet e tij,qe me beri mua 82 vjecarin, mesues nje jete,(aktualisht si Shpetimi ne Sh.B.A). te fluturoj. Ju faleminderit te dyve sot ardhur me Penat tuaja. Pr.Mustafai sa Xhevdet Shehu”trinitrina”me shkrimet e tij.
    Dhe ja pse: Te keto dy figura shoh te realizuar,(jo enderren time te pa realizuar,lene i detyruar fakultetin e mjekesise nisur (963-64),”ishemi cerebrale tranzitore”),
    Pa ate realizuar deri ne maksimim Ata.
    Faleminderit Pr te nderuar sa mjeke,(ndjese te ndareve nga jeta), me Pr.Prezen. deri vete drejtuesit e Katedres se anatomise se atij viti), drejtuesit e Fakultetit te atyre viteve,me shpetuan.
    Ishte Shkurt 1964.
    Nje jete rekumanduar Mesuesine,prej se ciles jam dhe sot,(koecidence po,thuajse ne ate gjendie, kaluar, nje atak kardiak dhe Nervor, ketu ne Toronto,qe falenderoj mjeket e ketushem Lagjia “Skalboro”,sjelle ne gjendie normale.Mirenjohie dhe gjithcka gradis-humanizmi letij shtei social.
    Me aparati ne kraharor po ju shkruaj, cupa telefonuar, -Babi Hiqe aparatin dhe bej nje banje se do shkojme tek doktori pas ores 16-te(4 pas dite ketu.).
    Po para se te nisem, po pershendes Pr.Dr. Shpetim Telegrafi, njohur e patur konsiderata qe nga familia e tij e ndeuar e Tij, ashtu si e Pr Mustafa Xhanit,mos gaboj njeheres nis Ai Fakultetin. sa pena e tille te mirit Xhevdet Shehu,qe me beri te jetoj me Ju sa ato Vite.
    E vazhdofsha komentin pas vizites…Me falni.
    E di qe do me kujtoni von, une 15 vite, ne Malsine e tirane,krah koleget tua mjeke/Nga Distafa ne Shegjergj e Xorxhi jani me shoke e shoqe ne Zall-Dajt.( Aty do behej dhe spitali emergjences ne rast lufte…A sa kujtime kam me Ju te nderuar qe do ishim kolege-plage qe me shoqeron pa realizuar amanetine Baba Mihalit, vdekur pas turturave Baliste me !954 atje ne vendlindien e time Zavalan.sa djegur shtepine se Djali Stavri,kishte dale Partizan…A sa kam per te shkruar.Mos me ndodhte gje. Ju perqafoj si 82 vjecar ne,mos qofte agoni.
    Me falni miq e shoke sa niper e mbesa po e lexuar kete Testament”. Do jem mire.Bashkeemigrantet ketu,si Ju “trinitrina”per mua.Pr. Vangush Ziko 87 vjecar.s’ma shkeput telefonin sa lidhiet direkt ne komjiuter.Ju paca.
    Pasues veteran.
    Toronto26-07-2018 Dhimiter M.Xhoga.

    Reply to this comment
  4. Mik nga Vlora July 28, 04:54

    Dr,Xhani paska rene kaq poshte sa te firmosi pacavuret qe i dergon Sh.Telegrafi ,per veten e tij.Hyra ne google per te pare punimet e ketij Profesori (qe u beka profesor ne moshen 70 vj) dhe nuk gjeta asgje.Ky iku vertet nga shqiperia sepse aty u perzie me disa afera te pista me qeverine e Y.Bufit ne ate kohe .Ky lloj profesori edhe me tregetine e kromit eshte mare.Kur emigroi ne USA punoi si lektor ne shkollen e teknikeve te imazherise (ultrasonit) dhe neqoftese ka mare ndonje titull i takon titulli i shkolles se teknikeve dhe jo te mjekeve .Sepse te behesh prof ne USA duhet te dale uji i zi dhe se dyti duhet te kesh konvertuar diplomen e MD sepse diploma jone atje nuk njihet.Por te gjithe keto ketij gazetari dhe M.xhanit nuk i interesojne duket se paret Sh.Teleg bejne punen e tyre… Vjen dhe jep disa leksione ne Kosove dhe Shqiperi se fundi qe nuk do te thone asgje Akoma ne Vlore ku ai ka punuar tregojne Barcaleta per te.?? I keshilloj keta admirues te tij te flaket qe ti degjojne .Populli thote mos shiko gunen por punen…

    Reply to this comment
  5. Arben July 28, 06:54

    aq shume e dashka origjinen shqipetare, sa paska

    ndryshuar edhe mbiemrin.

    Reply to this comment
  6. Sala July 28, 17:03

    Po ky Xhani qe eshte bere matrapaz i mjekesis the cdo gje e mat me lekun, çfarë llomotit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*