Një shkrim në Reuters për Bitcoin dhe piramidat tona të ’96-s

January 5, 2018 10:10

Një shkrim në Reuters për Bitcoin dhe piramidat tona të ’96-s

Bitcoin ishte tema më e nxehtë Vitit të Ri.

Njerëz që nuk kanë lidhje me financat pyesnin se çfarë po ndodh. Shpesh, përgjigjja që përmbante shkallën më të lartë të sigurisë erdhi nga njerëz që deri atëherë kishin treguar pak interes për të investuar.

Është e zakonshme. Tullumbaceve financiare, fundi ka të ngjarë t’u afrohet më shumë kur amatorët bëhen ekspertë.

Diçka e ngjashme ka ndodhur në fund të viteve 1920, me një ndryshim të rëndësishëm. Aksionet mund të kenë qenë të mbivlerësuara, por pothuajse të gjitha kompanitë aksionere ishin fitimprurëse.

Përkundrazi, sot, pak gjëra thelbësore mbështesin vlerën e monedhave elektronike.

Thuhen histori se monedhat kombëtare do të humbasin vlerën e tyre në të ardhmen, dhe rrjetet kompjuterike do të vazhdojnë të ekzistojnë. Atëherë njerëzit që do të kërkojnë me dëshpërim një monedhë të fortë do të kthehen në eliksirin e sigurisë kriptomonedhave. Bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale do të jenë me vlerë të madhe, aq të lartë sa që çmimi nuk jetë i tepruar.

Ky mund të jetë justifikimi më i keq për një investim që nga koha e  “Piramidave” shqiptare të 1996.

Në atë kohë në Shqipëri “fondet e investimeve” premtonin 30% fitime  në muaj. Kjo ishte skema klasike piramidale që vazhdoi për aq kohë sa kishte të holla të mjaftueshme për t’u kthyer paratë atyre që dëshironin të realizonin fitimet e tyre.

Brenda disa muajsh “fondet e investimeve” kishin thithur thuajse gjysmën e GDP-së të Shqipërisë dhe kur plasi “tullumbacja” në vitin 1997, GDP ra me 11%, sipas llogaritjeve të FMN-së, ndërsa ekonomia mori pesë vjet të shërohet plotësisht .

Investitorët shqiptarë ishin sigurisht lakmitarë dhe budallenj.

Megjithatë, pas 40 viteve të izolimit dhe të sundimit komunist shqiptarëve mund t’u falet që nuk e kuptonin funksionimin e tregjeve. Ata që blejnë bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale duhet të turpërohen më shumë. Natyrisht, ata nuk janë të dëshpëruar apo të varfër dhe çfarëdolloj injorance e tyre është e qëllimshme.

Me një hulumtim të vogël, blerësit potencial mund të shohin se tregu i kriptomonedhave  është ëndrra e atyre që nxisin skemat piramidale. Pothuajse askush nuk shet dhe blerësit e rinj nuk janë të interesuar në çmim.

Sot ekzistojnë dy dallime midis Shqipërisë dhe botës së kriptografive.

Së pari, mania aktuale ka krijuar një kompleks transaksionesh, të cilat pothuajse nuk mund të imagjinoheshin nga shitësit e Tiranës.

Së dyti, fatmirësisht, rënia e kriptomonedhave sot do të jetë shumë më pak e dëmshme. Vlera totale e 30 monedhave kryesore ishte dje rreth 640 miliardë dollarë ose më pak se 1% e PBB-së në botë.

Rritja e shpejtë e vlerës së kriptomonedhave do të thotë se kreditë e dhëna për të garantuar këto asete thelbësore pa vlerë do të jetë shumë më e ulët se vlera e tyre nominale. Kur çmimet e produkteve financiare bien, janë kreditë e kuqe që shkaktojns dëmin më të madh.

Megjithatë, kjo histori ofron një provë tjetër se financimi i tregut ka dështuar.

Edward Hadas – Reuters  (Përktheu Respublica)

January 5, 2018 10:10
Komento

9 Komente

  1. Dodona mbi Tomorr January 5, 14:30

    Kam degjuar shpesh te flitet per keto “monedha virtuale”edhe nga specialiste te njohur ; ekonomiste , e financiere me emer ;Keta ose nuk e njohin dhe kerkojne qe te perhapet edhe kjo ” monedhe ere ” edhe tek ne ose pagu hen mire nga ata qe duan ta perhapin edhe ketu!? Ali uca , Sudja , Gjallica e kompani nuk ishin eksperte te fushes ,prandaj edhe u “hodhen me koke ” dhe thyen koken , dhe ata qe i futen ne kete valle edhe sot jane ne vende te rendesishme e te fuqishme , politike , ekonomoke , shoqerore , kombetare e nderkombetare! Mashtrimi e dinakeria marrin forma te ndryshme e perdorin mjete te ndryshme , qellimi eshte i njejte ; pasuria dhe pushteti!

    Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr January 5, 14:32

    Kam degjuar shpesh te flitet per keto “monedha virtuale”edhe nga specialiste te njohur ; ekonomiste , e financiere me emer ;Keta ose nuk e njohin dhe kerkojne qe te perhapet edhe kjo ” monedhe e re ” edhe tek ne ose paguhen mire nga ata qe duan ta perhapin edhe ketu!? Ali Muca , Sudja , Gjallica e kompani nuk ishin eksperte te fushes ,prandaj edhe u “hodhen me koke ” dhe thyen koken , dhe ata qe i futen ne kete valle edhe sot jane ne vende te rendesishme e te fuqishme , politike , ekonomoke , shoqerore , kombetare e nderkombetare! Mashtrimi e dinakeria marrin forma te ndryshme e perdorin mjete te ndryshme , qellimi eshte i njejte ; pasuria dhe pushteti!

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr January 5, 14:32

    Kam degjuar shpesh te flitet per keto “monedha virtuale”edhe nga specialiste te njohur ; ekonomiste , e financiere me emer ;Keta ose nuk e njohin dhe kerkojne qe te perhapet edhe kjo ” monedhe e re ” edhe tek ne ose paguhen mire nga ata qe duan ta perhapin edhe ketu!? Ali Muca , Sudja , Gjallica e kompani nuk ishin eksperte te fushes ,prandaj edhe u “hodhen me koke ” dhe thyen koken , dhe ata qe i futen ne kete valle edhe sot jane ne vende te rendesishme e te fuqishme , politike , ekonomoke , shoqerore , kombetare e nderkombetare! Mashtrimi e dinakeria marrin forma te ndryshme e perdorin mjete te ndryshme , qellimi eshte i njejte ; pasuria dhe pushteti!

    Reply to this comment
  4. Ballist Pa Keste . January 5, 16:27

    Dikur njeriu nuk jetonte ne luks , por jetonte .
    Jetonte duke bere Gozhde ne kovaçenen e tij , gozhdet duheshin sepse kishte gjithmone kerkesa ,
    dhe mire apo keq , fitonte buken per familjen e tij .

    Jemi ne 1768 , dhe si ky burri me lart ,
    jetonin miliona ne europe duke fituar buken
    per familjet e tyre .

    Me 1768 , asnje nuk i informoi kete mase te madhe Popujsh , qe kovaçanat e tyre do te zhdukeshin ,
    Per ta kishte filluar Olokausti i MIZERJES ,
    deshperimit ………………………………………………

    MOS VALLE vdiqen nga pluhri i Hekurit ?
    JO .
    ISHTE nje eveniment qe sot do ta quajme

    ” DISRUPTION ”’

    A DESHIROJME ne modernet e sotem , ne te smart – Phoneve te perfundojme ne nje katastrofe
    si ata te 1768 ?

    ATEHERE duhet te kuptojme se çfare po ndodh ,
    dhe duhet te fillojme nga kjo fjale ” Disruption ”,
    QE ishte si Peste per miliona mbas 1768 .

    Duhet te kuptojme se ç’do kembim ” sistemi ”
    mund te jete shpetues ose shkaterues .
    Ne 1768 disruption shkon ne rrugen e shkaterimit , ku miliona njerz as e imagjinonin
    qe per ta ” kovaçanat ” do te zhdukeshin ,
    sepse ELITAT nje grusht njerzish , kishin pergatitur Revolucionin INdustrial ,
    Ku MAKINAT do te prodhonin gozhde , me te mira , me shume e me çmime shume ” qesharake ”’
    Por e keqja me e madhe ishte , qe Kovaçet
    tani do te ishin skllever neper fabrika me RROGA.

    Blockchain eshte e njejta me Disruption.

    Ne pak vite do ta ndryshoje PLANETIN ,
    E do te kete fuqi Historike, te pa ndalshme dhe qe do ti TERHEQ te gjithe.

    Do te jete nje OLOKAUST per ne dhe familjet
    tona , Apo do te varet nga i vetmi avantazh
    qe kemi nga ata miliona qe u denuan ne 1768 ?

    PER te kuptuar Blockchain PYES ?

    ç’fare eshte nje pagese ?

    Nje pagese , jane te dhena qe transmetohen
    nga banka ne nje tjeter banke .,
    ose te dhena qe kalojne nga nje individ tek tjetri
    mbi nje cope LETER

    Reply to this comment
  5. Ballisti pa keste January 5, 16:42

    Shpesh here ne ‘ harojme ” qe mbas te dheneva
    jane MILIONA vende pune ,
    zyra pa mbarim , organizime , industri , qeferite ,
    sisteme komplekse , profesioni qe i kushtojne botes
    milona – miliarda $ ne vit me çertifikata , ne vula , konsultime , taksa , verifikime , autorizime ,
    ligje , pallate , miliona tonelata letre.
    Per mos te haruar edhe kohen qe harxhojme ,
    dhe gabimet njerzore etj etj …….

    Ky eshte realiteti i te dhenave per Njerzimin
    deri sot 5 – 1 – 2018 .
    E GJitha kjo i ka ditet e numeruara .

    Eshte bere gati disuption qe quhet Blockchain .

    Reply to this comment
  6. Adih January 5, 18:18

    Doja te shtoja , me gjithe se e vodhen nje here popullin me piramidat , por e vodhen edhe per here te dyte kasen shteterore . Ku ne kohen e satrapit e larqoftit Sali ,gjate gjithe peridhes deri ne 97 ,ishte fitimi vjetor ne 24% ne bankat e asaj kohe ????!!! Kurse kur hypen keta mjeshtrat hajdute te PS , e cuan per nje kohe te shkurter pa rene ne sy ,natyrisht per interesin e tyre , ne 37% e pastaj mbasi mbushen xhepat e tyre ,ku arriti me vone dhe me gjate ne 10%, ku as edhe njeri nuk flet per kto anti shqiptare ,ku eshte e lehte per tu verifikuar .Mjere shqiperia ,kush na drejton:!!!

    Reply to this comment
  7. Adih January 5, 19:04

    ..

    Reply to this comment
  8. agroni January 6, 13:38

    Blockain jane komunistat qe kerkojne me na tremb

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*