Një shpjegim për bukën e mikut

June 20, 2018 09:36

Një shpjegim për bukën e mikut

I nderuar z.Thano

Kryeministri Edi Rama ishte më 16 Qershor, në Lurë. Unë e përshëndeta dje dhe po e përshëndes sërish këtë vizitë të tij në vendlindjen time. Kam disa vjet, që jam në frontin e sulmuesve të qeverisë dhe Ramën e kam personazh kryesor. Dje e bëra pushim.

Sot, në mëngjes, u ula të lexoj cfarë ka bërë ndonjë zullum qeveria nëpër atdhe dhe unë të vazhdoj avazin tim të preferuar, kritikën ndaj qeverisë dhe shefit të saj. Por, nuk të lë Luliiiiiiii! Shihni cfare lexova: “…Me anë të një njoftimi, Partia Demokratike, ka thënë se biznesi i Llesh Doçit, bujtina që ai ka në Lurë, është ndërtuar nga paratë e trafikut të drogës…”

Ky të acaron, por unë do ruaj pak qetësinë dhe të rrjeshtoj disa argumenta, në mënyrë që të shohim pak më qartë e të gjykojmë pak më kthjellët.

I. Kryeministri dhe Lura

Së pari, shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut dhe Lura është një Krahinë-Kampion në këtë përkufizim elitar të civilizimit. Lura nuk e përmend bukën e dhënë, e jep dhe nuk e kërkon, thjesht të fut borxh.

Së dyti, në këndvështrimin tim professional, kjo vizitë kishte, së paku, tre gjëra pozitive për Lurën: – Atë ditë, në Lurë kanë qenë më shumë kamera, se kurrë në historinë e saj. Kjo “ushtri” kameramanësh, operatorësh e gazetarësh dje patën mundësinë të ri-freskojnë pamjet reale të mrekullisë natyrore shqiptare, e cila ishte nxirë e vazhdon të nxihet me pamje të para 15 viteve nga cakenj të fondeve për mjedisin. Tashmë, nëpër televizione e rrjete sociale gjysma e pamjeve do të jenë të përditësuara dhe do te paraqesin realitetin e bukurisë së Lurës e kësisoj më shumë turistë do vërshojnë në Lurë, ani se nuk ka akoma një rrugë të hajrit. Sic vërshojnë në Theth a gjetkë.

– Atë ditë, në Lurë ka qenë i pari i vendit. Mbreti Zog ka qenë një javë në Lurë në vitet ’30 për pushime. As Enveri, as Saliu nuk qenë kurrë në Lurë. Kjo vizitë solli në vëmendjen e të gjithëve Lurën. Mbështetësit politikë të Ramës do vazhdojnë të thonë “bravo”, me një argument më shumë, Lurën, ndërsa kundërshtarët politikë të tij do vazhdojnë t’a sulmojnë atë, por tashmë do kenë një argument më shumë, Lurën.

– Atë ditë, në Lurë Rama bëri disa premtime. Po të isha Kryeministër, do t’i isha lutur të ma shkruante Rama fjalimin, aq i saktë ishte me ato që tha. Se sa do t’i mbajë premtimet, unë ndaj pesimizmin me një shumicë të madhe shqiptarësh. Cështja është se, edhe në politikë “E para është fjala”. I pari kryeministër që jep fjalën në Lurë dhe për momentin është një gjë e mire për Lurën.

II. Emri Llesh Doçi dhe Lura

Meqë emri Llesh Doçi u bë objekt diskutimi publik sot, po ju kujtoj, që Lura njeh në historinë e saj shumë burra me këtë emër, të gjithë nga e njëjta derë. Po të flas pak për tre prej tyre.

– Llesh Nikollë Doçi, që jetoi në periudhën mes shek. XVI-XVII. Ishte prijësi i Betejës së famshme të Fushës së Shehrit në Dibër, e cila hyri në histori dhe u bë legjendë me emrin “Beteja e 300 duvakëve”. Pashai turk kishte kërkuar 300 vajza për ushtarët e tij dhe Paria e Dibrës, me në krye Llesh Doçin i bënë atij surprizën e madhe, djem të mbuluar me duvak, në vend të vajzave. Ja cfarë thotë kënga o Lul dibrani: “… Selim Pasha prej Stamollës kërkon bijën e Llesh Nikollës… …Një selam e pret Sulltani m’preu ushtrinë Llesh Dibrani Një selam ja cojmë na vetë një selam si nji tërmet… Selim Pasha moj herxhele t’mbet ushtria nër zabele si me ra ujku ndër dele…”

Ky ishte një Llesh Doçi, o Luli. U vra në atë betejë. Mund të të duket si përrallë, por kjo është histori, është histori e Lurës, është histori e Dibrës. E Dibrës dhe në atë betejë mund të kenë qenë edhe të parët e tu, ndaj shko dhe pyet njëherë në Dibër, se cfarë iu thotë emri Llesh Doçi.

– Llesh Zef Doçi, i cili jetoi në periudhën mes shek. XX-XXI. Kaloi nëpër tre periudha të historisë, Lufta II botërore, komunizmi dhe Lëvizjet demokratike. Ishte një etalon i inteluaktualizmës së kohës së vet, një simbol i qëndresës anti-komuniste, një nga mësuesit e pare të Lurës dhe të Dibrës. Jetoi e vdiq si Mësues. E njohin gjithë Dibra dhe shko pyet gjithashtu në Dibër për Llesh Doçin, pasi do të të tregojnë se cfarë iu thotë ky emër, gjithashtu.

– Llesh Lekë Doçi, i cili ka lindur në vitet ’60 dhe jeton akoma. Mësues i gjuhës dhe letërsisë në Shkollën “Dom Nikollë Kacorri”, Lurë. I persekutuar, që fëmijë, por që kur u bë burrë u kthye në Lurë. Ai po ndjek traditën e të parëve të vet në mësimdhënie, që fillon me Kolë Bibë Doçin – Mësuesin e pare të Lurës (1908), Llesh Zef Doçi (1948), etj, etj. Për kujtesën tuaj, po ju them që është kushëri i Dom Nikollë Kaçorrit (Antar i Kongresit të Manastirit, Rilindas dhe Zv.Kryetar i Qeverisë së Vlorës) dhe kushëri i Gjokë Doçit (Hero i Popullit).

Këtë Llesh Doçin e ri, qe e ke permendur ti, e njoh unë dhe do t’jua tregoj kush është dhe cfarë bën.

III. Pastrimi i parave dhe Lura.

Dy investime strategjike ka në Lurë, që të dyja hidrocentrale, të licensuara në kohën e qeverisë ku ju ishit ministër. Që të dyja këto investime janë në kohën dhe në vendin e vet dhe po punojnë shumë mire, krahasimisht me 90% të hec-eve të vendit. Unë po mbaroj një studim në lidhje me pastrimin e parave në energjitikë dhe emrat e tyre nuk më dalin askund. Dy investime familjare ka në Lurë, një hotel me 15 dhoma dhe një bujtinë me 2 dhoma.

Që të dyve jua kam bërë unë personalisht planin e biznesit. I kam ndjekur në zhvillimin e këtij biznesi, që kur mbanin llac e tulla bashkë me fëmijët, deri sot. Hoteli është pasuri e Hasan Hotit nga Lura, i cili u mor me tregëti, që në fillimet e ’90-ës, ndërsa bujtina është e Llesh Doçit, i cili u kthye në Lurë para rreth 20 vitesh, në shtëpinë e të parëve të vet. Le të merremi pak me të dytin. Në vitin 2006 Kulla e Doçit, me të drejtë, u bë Muzeu Etnografik i Lurës.

Llesh Doçi, një mësues shembull e me reputacion të madh të trashëguar ishte kandidat i koalicionit të PD për zgjedhjet lokale në 2011-ën. Nuk fitoi, pasi PD e Dibrës nxorri një kandidat ”të pavarur”, i cili mori me orientim nga “lart” elektoratin e Lurës, në mazhorancë me PD.

Me vizionin e vet, me nxitjen e shumë amerikanëve e anglezëve e me nxitjen time personale, pavarësisht mundësive të limituara, punoi për hapjen e bujtinës. Se harrova t’ju them që në shtëpinë e tij flitet anglishtja si shqipja.

Por, sa ka kushtuar bujtina e mësues Llesh Docit?

Unë i kam shënimet e mia, por për momentin do t’ju them që ka kushtuar më pak se 1/30 e një apartamenti të atij pallatit në Vlorë, që lartësoi një pensionist – vjehërr i një kryetari partie. Pa llogaritur paratë e truallit, pasi Llesh Doçi e ka ngritur në token e vet, nuk i ka dhënë askujt përqindje. Ama, sa kushton bujtina e mësues Llesh Docit sot? Kushton shumë-shumë herë më shumë, pasi ajo është aty dhe do të trashëgohet në breza. Jo si pallati i atij pensionistit-vjehërr, që ka pastruar paratë e dhëndrrit-kryetar. Pallati kushtoi në ndërtim dhjetra milionë euro dhe tani nuk kushton asnjë qindarkë, është sërish rërë, kurse bujtina kushtoi në ndërtim qindra euro e tani kushton mijëra e do kushtojë akoma më shumë nesër.

A ka këtu pastrim parash? Kam dy shpjegime për këtë pyetje:

Djersa, që bëhet flori, nuk quhet pastrim parash, o Lul. Ka erë të keqe e është e pakëndshme, por e pasuron njeriun, e pasuron me flori dhe me nder. – Shpjegimin e dytë, atë me letra, do t’ia bëj gjykatës, asaj gjykate, që do t’ju thërrasë pas padisë për shpifje. Llesh Doci është mësues dhe besoj që do t’i drejtohet gjykatës, jo ndonjë forme tjetër për këtë shpifje të ndyrë që lëshuat këtë mëngjes vere. Të gjitha analogjitë me ngjarje, apo personazhe të familjes së Llesh Doçit nuk kanë asnjë lidhje me biznesin e tij të vogel, mënyrën e ngritjes dhe funksionimit të të cilit do t’a degjoni në gjykatë.

Për t’a mbyllur. Lura nuk ia përmend bukën mikut. Edi Rama ishte mik në Lurë dje dhe Lura e priti tek Kulla e Doçit. Krejt shqiptarët, ku janë, edhe në Labëri, edhe në Gjakovë, edhe në Dibër, kanë të njëjtin zakon mikpritje. Ndaj, po ta kujtoj, që nuk ke as kokë, as këllqe t’i tregosh Lurës se ku ta presë mikun. Je i ftuar në Lurë dhe tek Kulla e Doçit do të të presim edhe ty. Por, para ftesës, duhet të bësh një gjë tjetër: T’i kërkosh falje Lurës!

Hekuran Vladi

June 20, 2018 09:36
Komento

9 Komente

  1. Jimi June 20, 13:13

    Pergjigje dinjitoze per nje akuzus pa dinjitet!

    Reply to this comment
  2. I URTI June 21, 21:09

    Vite me pare , kam pasur rastin te marr mesim ne shkolle , nga njie oficer me graden e kapitenit , Idriz Vladi quhej , per te cilin ruaj respekt edhe sot e kesaj dite .
    Me pelqeu shkrimi i juaj , zoti Hekuran dhe e lexova me endje . Respekt per banoret e asaj zone .

    Reply to this comment
  3. MH June 22, 00:16

    Nji brume me trashigimi shekullore me karakter te paster e krenarie vertet Shqiptare nuk duhet ta toleroi me nji ta falun Lures.As te mos presin sikur vete Lulushi t’ia dergoj privatisht se do kerkoj te falur per vnerin qe ka nxjerre nga ajo goje e ndyre.Por te jeni konsekuent per ta kalue ceshtjen ne gjyqe dhe ligji te kryej detyren sic duhet dhe e meriton faqeziu Basha denimin si dyelli per shtupe.

    Reply to this comment
  4. Selua June 22, 09:39

    Po psrse mërzitesh o HEKURAN VLADI!
    Për lulushin s’ka vend në Lurë.
    Falangat e [email protected]…. ndoqën dhe plagosën(kujtun se e vranë) në Maj 2011 edhe Zef Doçin (i afërt me Lleshin) në Balldre-Lezh për ca vota që do i hupshin. Zefi ësht gjall akoma.

    Reply to this comment
  5. Lere fare June 22, 19:39

    Wou wou wou..!!
    Pushkatim me fjale shqipe, dhe ekzekutim me argumenta burri!!
    Gjej b*the dhe pergjigju balle per balle tani, o Lul Basha!
    Ka ngel fjala ne dere tende!

    Reply to this comment
  6. Zani Burimi June 23, 12:54

    E ke thene fjalen me karar dhe me argumente, o lum miku! kur fjala eshte e rende, peshon me shume se mali, – thote nje fjale e urte dibrane. Lululka nuk ka b…the per fjale te renda, por leh si qeni qe i leh henes se plote ne netet e kollozhegut.
    Kam bindjen se mesuesi lurian e meriton ta ndihmosh per t;i bere padi te Madhe.
    Te lumte mendja dhe dora, Hekuran!

    Reply to this comment
  7. vitore June 25, 11:25

    Nje njeri inteligjent si ju pavarsisht se une nuk ju njoh ka vene piken mbi I.
    Lulezim Basha te blej nje pasqyre dhe te shikoj fytyren e vet qe i ngjan nje palocoje cirku.
    Ne populli shqiptar i kemi duruar shume keta sharlatane te pangopur qe vjedhin en shkaterrojne atdheun.
    Te falenderoj per pergjigjen dhe do te deshiroja tju njifja.
    Une jam nje grua shqiptare qe banoj ne amsterdam.Me origjine labe dhe burneshe si gjithe grate shqiptare.Mbeshtetja ime per pergjigjen tuaj echte pa limit
    Ju falenderoj per zhargonin dhe strukturen e tekstit si dhe per berrerine qe tregoni duke ju dhene pergjigjen en duhur ketyre njerzve pa fytyre.
    Kenaqsia ime qe lexoj nje pergjigje te tille

    Me respekt zonja V. Qorri

    Reply to this comment
  8. Sumjan Suma June 25, 12:34

    Faktet i mbysin gënjeshtarët. Të lumtë për shkrimin, bombë për LULUSHIN – KURKUSHIN………………….
    Je edhe shkrimtarë e njeri i mirë, jo vec analist e njohës i Lurës. Gjuha e përdorur ta dokumenton e vërteton këtë.

    Reply to this comment
  9. TNK June 25, 23:28

    ZOTNI HEKURAN; nuk e perdor shpesh kete fjalen zotni pasi jo te gjithe e meritojne,por me spjegimin tuaj e them me gjithe zemer qe e meritoni. Nuk jam Lurjane por njoh jo pak te gjitha fiset e Lures dhe nuk kam çfare i u shtoj argumentave tuaja. Kam nje sugjerim: jo te gjithe ata me mbiemer Basha munde te jene DIBRANE, pamvaresisht se munde te kene gjyshin prej tyre trevave. Te fala nga nje Mirditor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*