Një shpjegim për “disidencën” tek “Pashallarët e Kuq”

Gjon Bruçi May 15, 2016 10:14

Një shpjegim për “disidencën” tek “Pashallarët e Kuq”

“Disidencën” e Kadarese në vjershën “Pashallarët e kuq”, unë do ta argumentoj me këtë histori reale: Në vitin 1975, oficeri i Ushtrisë Popullore, L. B. për një masë të padrejtë që i ishte dhënë në njësinë ku shërbente, mori takim me Sekretarin e KQ të PPSH, Hysni Kapon. Mbas takimit zyrtar, prej të cilit ai do të kthehej në detyrrën që kishte patur, Hysni Kapo e ftoi të pinin kafe në aneksin e zyrës ku u zhvillua takimi. Gjatë bisedës tashmë jashtë protokollit zyrtar, Hysni Kapo pyet oficerin:

-“L., çfarë po ndodh në ushtri sot?

Kujtojmë se ishte koha kur ishin dënuar e po dënoheshin nga gjithë ushtria grupi i puçistëve në fushën e mbrojtjes. Në këtë kuadër po evidentoheshin edhe kuadro të tjerë që kishin bashkëpunuar me puçistët në veprimet kundër mbrojtjes dhe vijës së PPSH në këtë fushë. Pra po bëhej një analizë e hollësishme e gjendjes në çdo repart e njësi të ushtrisë.

Oficeri në fjalë, përgjigjen e pyetjes Hysni Kapos ia dha duke operuar me filozofinë popullore, të cilën e zotëronte mirë.

-Shoku Hysni, atje poshtë nëpër reparte, jemi futur nëpër guacka si kërmilli dhe presim se kush del në “Lëmin ku shihet gruri”. Sapo në lëmë del shoku i radhës, dalim nga guackat dhe me “stapinjtë” që shijmë grurin i biem të gjithë gjer sa e bëjmë “pelte”. Pastaj përsëri futemi në guacka dhe presim se kush e ka radhën të nesërmen.

Hysni Kapo, fillimisht ra në mendime, pastaj qeshi me të madhe me shpjegimin origjinal të  oficerit për situatën që po zhvillohej në ushtri në ato ditë kur furtuna e analizave kishte arritur kulmin.

-Një përgjigje e vërtetë e filozofisë popullore, – foli Hysni Kapo dhe pas gazit me të cilin e shoqëroi këtë frazë, përsëri ra në mendime. Nuk kaluan as dy ditë dhe furtuna e analizës në repartet e ushtrisë u ndal, duke u shtrirë në kanalin e saj të zakonshëm.

Domethenia e shpjegimit të oficerit: Në analizat e atyre viteve për veprimtarinë armiqësore të puçistëve, disa kuadro morën superxhiro dhe e kaluan kufirin e llogjikës në diskutimet e tyre. Kjo ndodhte tek dy lloj kuadrosh: Tek ata që pjekuria politike ishte nën nivelin e duhur. Dhe tek karrieristët, të cilët donin ta shfrytëzonin për tu ngjitur në poste të larta. Sipas këtyre kuadrove, sa më të “zjarrtë” ta kishte diskutimin, aq më “revolucionar” do të dukej para udhëheqjes së lartë.

Kadare në poezinë e tij “Pashallarët e kuq”, nuk synonte disidencë, por donte të tregohej një “revolucionar i madh”, gjë që e çoj jo vetëm në gabime politike e ideologjike, por edhe në një bastardhim të artit dhe funksionit të tij.

Gjon Bruçi May 15, 2016 10:14
Komento

17 Komente

  1. Vezhguesi May 15, 13:02

    Ne vend te artikullit.

    Ata “Pashallaret e kuq” ishin te tille se jepnin drejtesi.

    Ato vite jetoja ne fshatin B,te rrethit Lushnjes. Ne lagjen time ishte nje usta qe merej me ndertimin e shtepive. Ishin dy shoke ,e punonin privatisht. E gjithe familja e tij punonte ne koopeative. Kryesia e kooperatives vendosi t’i hiqte 3 dylymshin ,sepse nuk po kthehej te punonte ne kooperative. Djali vendosi e kerkoi takim me ish- kryeministrin Mehmet Shehu. Ai e priti. I thuaj babes ,-i tha ktyeministri, t’i ndertoi mire shtepite e myzeqareve. U interesua per jeten e myzeqareve ne ate fshat, A ka me shtepi me cati te mbuluara me kashte.. A jane paisur me krevate e dysheke….. Pa arritur djali ne fshat,tre dylymshi ishte kthyer. Rasti i dyte. Nena ime punonte punetore ne nje maternitet fshati. Mamia per aresye personale , sepse nene nuk miratoi fejesen e saj me djlain ,ne bashkpunim me shefin e shendetesise e pushuan nga puna. Edhe pse nderhyri kryetari i bashkomeve profesionale te rrethit shoku E.H. shefi i shendetesise nuk e ktheu ne pune. Iu drejtuam gjyqit. Kryetari i gjykates H.Sh pasi i degjoi argumentet e te dy paleve e riktheu nenen ne pune dhe rroga e nderprere u pagua nga Mamia, shefi i shendetesise, dhe kryetari i bashkimeve profesionale te shendetesise ,i cili kishte rene dakort me vendimin e shefit te shendetesise. Keta ishin “pashallaret e kuq.” Shikoni e i krahasoni me “Pashallret blu” Se cili eshte Ismaili i “Pashallareve te kuq” e njeh e gjithe Shqiperia,pa bota nuk ka rendesi.

    Reply to this comment
    • Claus May 16, 08:15

      Koment i hapur per drejtuesit e gazetes tone.
      Zoterinj te nderuar,me sinqeritet,por edhe me dashamiresi,ju kerkoj te jeni pak te kujdesshem me cka publikoni per Ismail Kadarene.
      Kam vene re,qe ne do lajm apo shkrim qe behet per Kadarene,ketu ne Dita,ka nje luzme komentesh fyese ndaj tij,por edhe sharje rrugacerore.
      Ashtu sic dihet,qe edhe ju e dini,komentuesit ketu jane ne shumicen e tyre te majte,dhe nje pjese e madhe e tyre fanatike te majte.
      Dihet qendrimi i te majteve ndaj Kadarese.Te pakten i shumices derrmuese te tyre.
      Ata kane nje mllef 25 vjecar,i cili mllef ushqehet sistematikisht nga politikane dhe intelektuale te majte,qe akoma vazhdojne ta konsiderojne tradheti(!) pozicionimin e Kadares ne lidhje me diktaturen.
      Nese ju te nderuar zoterinj,nuk mund te permbani turmen fanatike socialiste qe mezi c’pret rastin t’i hakerrehet Kadarese – megjithese tek Tema,gazete me te njejtin profil pro-qeveritar si juaja,Merua ka gjetur nje zgjidhje per te mbajtur nen kontroll mllefin e komentuesve fanatike socialiste ndaj Kadarese,duke i hequr fare komentet(coments off) – te pakten te mos botoni shkrime te tilla,qe nxisin urrejtje ndaj shkrimtarit tone te madh.
      Sepse, te nderuar,nuk kemi te bejme me shkrime kritike,me ndonje kritike apo me ndonje polemike me Kadarene,por me sulm Ad Hominem.
      Nga ana tjeter,nuk mund te mos ve ne dukje emrin e ketij qe paska zhgarravitur kete shkrim…Gjon !
      Mesa di une,qe e dini edhe ju,Gjoni si Gjon,domethene gjonet ne pergjithesi,nuk i perkasin asaj kategorie,si sociale,si politike,si krahinore,qe urrejne Kadarene.Edhe mund te kete,por jane shume,shume te paket.
      Ata qe urrejne Kadarene,qe e mbajne gjalle urrejtjen ndaj tij,qe nxisin turmat socialiste,tinezisht dhe dinakerisht ,sidomos,jane ata qe kishin pushtetin per 45 vite me radhe.Ne e dime kush ishin.E keta ,padyshim,qe nuk ishin gjoner.Apo jo?!
      Qofsha gabuar,dua qe te jem keshtu,se me te vertete eshte shume gje e keqe,por uroj qe te mos kemi te bejme me nje skutheri te lige,qe anti-kadareizmit,t’i jepet nje shtrirje sa me e gjere.

      Reply to this comment
      • Zani Burimi May 16, 22:02

        Zoteri i nderuar, a ke lexuar ndonje varg te Poezise “Pashallaret e kuq”? Kadare eshte vertet i madh, por te kjo poezi ia ka futur krejt kot. Nuk e di se ç’hall ka pasur, por e tere poezia eshte nje dithiramb per te madhin Enver qe si perendi sheh nga lart çdo detaj te Shqiperise dhe me doren vigane te tij e çon revolucionin perpara duke perdorur Kontrollin Punetor. Hajde se ç’vete kur profanet flasin per t’u dukur si kritike letrare!

        Reply to this comment
  2. Qytetar May 15, 13:05

    Kadare vete nuk eshte mburrur per disident kurre. Por librat e tij kishin vizion dhe stil ndryshe nga surrogatot e Realizmit Socialist. Shpesh Kadare sulmohej ne diktature per pro perendimor, kurse pas diktature si pro lindor. Shpesh sulmet i vinin nga nje kategori. Kategoria e mediokerve nga zilia per librat e tij atehere dhe po ajo kategori sot e sulmon si revolucionar komunist. Kadare eshte shkrimtari me i lexuar nga shqiptaret Kjo e ben shkrimtarin me te math tonin. Ismailit i mjafton populli qe e ka vleresuar gjithmone dhe ja ka lexuar me endje veprat si dikur, si sot. Se ka capacule te djeshem e te sotem qe i lehin, kjo nuk e ul vleren e tij, perkundrazi. Ismail Kadare ka qene e eshte me i madhi shkrimtar shqiptar e me i botuari jashte shtetit. Nderim per Kadarene e math.

    Reply to this comment
    • ShkoDrani May 15, 15:27

      Absolutisht e sakte kjo qe shkruani. Lexuesit e kritiket duhet ta shohin Kadarene ashtu siç ishte, dhe jo ashtu si kemi dashur te ishte ose si nuk kemi dashur te ishte. Ai na ka bere te mendohemi, te bejme pyetje. Por kurr nuk me ka moralizuar si falanga e shkrimtareve socrealiste.

      Reply to this comment
  3. SS May 15, 14:46

    Ju akoma mereni me pordhet qe kane bere dikur te tjeret Po haroni keta qe po hane shqiperin sot

    Reply to this comment
  4. Anila May 15, 17:08

    Te flasim per Kadarene! Se kush eshte Kadareja, nuk ka nevoje te zgjatemi. Eshte gjigandi i letersise shqiptare. I njohur gjeresisht edhe ne Europe e ne bote.
    POR, NUK DUHET TE HARROJME SE ENVERI E MBRONTE NGA TE GJITHE SULMET. DHE IA PERKETHENTE VEPRAT E TIJ NE SHUME GJUHE TE BOTES. Pse? Sepse vepra e tij i sherbente atij, partise se tij, por edhe vendit.
    Kadareja ishte i vetmi qe udhetonte jashte vendit pa pasur shoqerues. Kadareja merrte para nga fitimet kur liobrat e tij shiteshin jashte. Kjo gje nuk eshte bere per asnje shkrimtar tjeter.
    Cfare tregon kjo? Tregon se ai ishte i mbrojtur dhe i trajtuar me privilegje (te cilat i meritonte plotesisht).
    Disident nuk ka qene asnjehere. Ka patur mendime, qe nuk perputheshin me ato qe donte Enveri, por kush nuk ka patur nga shkrimtaret e artistet e medhenj te asaj kohe? Jane denuar jo pak, dhe po aq kane patur dosje te hapura, te cilat jane te ruajtura edhe sot.
    Fatos Arapin, Dhimiter Xhuvanin, Qamil Buxhelin i ka patur ne maje te pushkes vete Mehmet Shehu. Kin Dushi dhe Kapllan Resuli e Trim Gjata vajten ne burg.
    Por ata nuk kane shkruajtur letra, si ajo e Ismailit, qe botoi Nexhmija para ca kohesh.
    Ka njerez qe duan t’i bejne me shume ndere Kadarese…jane ne te drejten e tyre. Ata duan qe ai te mare cmimin Nobel. Perseri jane ne te drejten e tyre, aq me teper, qe kjo gje do ishte nje nder tjeter per Shqiperine.
    Por, Ismaili njeri prej mishi e gjaku eshte. Ka bere edhe ai ato te tijat. Ka keqtrajtuar nje djale te ri e me talent dhe e ka internuar me gjithe familje. Prandaj, edhe ai ka te meta e gabime. Te frysh kultin e tij, me shume se sa duhet, nuk i sherben as atij vete.
    Ndaj tij jane bere sulme, por edhe ai ka bere ndaj te tjereve. Dhe kjo nuk duhet harruar.
    Kadare eshte nje gjeni, por edhe poste te besuara nga Enveri e PPSH ka patur, bile jo pak. Ka qene deputet ne Kuvendin Popullor. Ka qene zevendes kryetar i Frontit Demokratik…Kjo eshte e verteta. Lereni menjane disidencen e tij, nuk shkon shume.

    Reply to this comment
  5. Ballist i PENDUAR. May 15, 17:16

    Mbasi na ndane ne te Majte e te Djathte ,
    Ne ateiste e Besimtare ,
    Ne Vendalinje e Jabanxhinje ,
    Ne Eteroseksual e Omoseksual .
    Pashallaret e DEMOKRACISE ,
    kane gjetur nje tjeter menyre per te na Ndare ,
    ne Mish ngrensa e ne VEGANE .
    Kjo eshte Stratagema E RE ,ku SKLLEVERIT SHERBETOR TE dISKUTOJNE E TE KENAQEN ,
    Vetem per kontraditat Klasore ekonomike NUK DUHET TE DISKUTOJNE ,
    Ne vend qe konflikti tradicional i Formes VERTIKALE sHERBETOR – Padron ,
    Konfliktin Demokratet e projektojne Horizontalisht , ku perleshja te ndodhe ndermjet SKLLEVERVE ,
    tE MAJTET — Kundra te Djathteve ,
    Eterot – kundra Homove
    Mish ngrensit – kundra Veganeve
    Islamiket – kundra Kristianeve .
    Pyesni ??
    Kush ka interes tu kete te ndare ?

    Reply to this comment
  6. katarakti May 15, 17:45

    Kadareja i sherbeu me perkushtim dhe zell sundimit te Enver Hoxhes dhe ishte nga te paret qe i vuri shkelmin posa pa qe atij regjimi po i vnte fundi. Ne poemen “Perse u mblodh Byroja Politike ne mesdite”, – Kadareja tregohet edhe me sektarist dhe revolucionar se sa do te donte vete Enver Hoxha. Vete Enver Hoxha besoj se eshte tmerruar nga “revolucionarizmi” dhe “partishmeria” e Kadarese, qe armiqte e popullit po i zbulonte edhe ne vete aparatin e Komitetit Qendror te PPSH-se. Atij regjimi Kadareja i sherbeu si qen dhe me pas e kafshoi si qen.

    Reply to this comment
  7. guximtari May 15, 18:49

    Wilson Blloshmi e Genc Leka u pushkatun per 2 vjersha te interpretuara si disidente ne gjygj nga Djana Culi. Disidence ka patur ne ish-vendet komuniste te Lindjes por jo ne sketerren e Enver Hoxhes. Enveri pushkatonte per enderra qe shihte e jo me te lejonte disidence. Ismail Kadare ka mbijetu ne diktature dhe ka dhene brenda mundesive vepra te mira. Sot Ismail Kadare sulmohet me urdher te Nexhmije Xhuglinit per parathenien e bere nga Kadare te librit ” Drite nga humnera ” te Drita Comos, vajzes se Liri Belishoves. Kjo parathenie e Kadarese dhe libri i Comos i ka djegur shume Vejushes Nexhmije.

    Reply to this comment
  8. shenjtori qe u kthye ne djall May 15, 20:39

    LE TA MARRE GJITHE BOTA MBARE SE GJERGJ FISHTA NUK ESHTE MA SHQIPTAR….

    na thuhej ne kohen kur Ismail Kadareja sillej si diktator mizor I letersise shqipe ne vitet 70’

    kohet u rrokullisen dhe ai paska pasur te drejte

    edhe komentshkruesi gjykon se sot nuk ne nuk kemi komb shqiptar..shtet shqiptar ..ekonomi..financa,ushtri mbrojtje..dipllomaci..sherbime inteligjente..bile as MORAL dhe kjo e fundit eshte me tmerreshmja..

    Le ta themi shkurt dhe sakte:

    Djalli kadare I pas 1991 i hengri si kanibal heronjte dhe epoken e tij para 90’

    Me thoni nje veper me vlere qe beri kur iku si jashtqitje ne France..kur vendi kishte nevoje per nje fjale nje keshille

    Por ai iku..se gjykonte se ishte po aq fajtor sa dhe enveri…dhe jo vetem qe iku por u kthye nga nje boleferkues I enverit ne nje PIT BULL te elez biberit ketij shqipfolesi me antishqiptar per te gjitha kohrat

    KUSH ISHTE GJERGJ FISHTA?

    Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”.

    U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare.

    Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën “Hylli i dritës”, revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj.

    Nën pushtimin austriak boton gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqi, “Komisinë letrare” që kishte për qëllim formimin e gjuhës letrare kombëtare.

    Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe

    gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës.

    Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit, 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri.

    Fishta vdiq ne 1940 qe edhe pse beri disa gabime ne lidhje me italianet perseri ngelet nje kollos dhe me i madh se kadareja..flasim per kohen qe kane jetuar te
    dy.

    Pse u tregua kaq kanibal kadareja lexoni te nderuar lexues se as serbi dhe djalli vete nuk kane kete fuqi demoni per te bluar kockat e FISHTES MADH..

    ky kolloz I shkodres dhe gjithe kombit shqiptar as varr nuk ka biles dhe shtepia e tij po shkaterrohet dhe ka ngelur GERMADHE

    KURSE SHTEPIA E SHEIKUT KADARE TE VERBON ME SHKELQIMIN DHE SHKERDHIMIN E SAJ.

    SHIKONI CFARE KA THENE KY GJERGJFISHTOFAGOS NE 1974:

    Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur.
    Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë.

    Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta.
    Fanatik i tërbuar,
    idealizues i çdo gjëje patriarkale,
    apologjet i fesë,
    i institucioneve mesjetare,
    hymnizues i primitivizmit,
    armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift.

    Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta.
    Filoitalian
    i papërmbajtshëm,
    agjent i Vatikanit,
    emisar i pushtimit fashist,
    partizan i çkombëtarizimit d
    he i romanizimit të kulturës sonë.
    Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal.
    Shovinist i tërbuar
    dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar.
    Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.

    ju lutem cfare “note” I vini ketij gjergjfishtofagosi ??

    ose me sakte:

    kujt I duhet lavdia e zgerlaqur e kadarese kur nuk kemi shqiperi ??

    Reply to this comment
    • Kryqi May 16, 06:31

      Enver Hoxha i kepuste koken bariut te deleve,po te kish pare ndonje “ender te keqe”
      Ti thua desidence,Kadareja mbijetoj,ndryshe nuk do
      kishe shkruar po te shkonte ne ate bote
      Ne 90ten u pa sa shum e donte Enverin ai popull i kacavjerur ne litaret e anijeve,por per 50 vjet thyente duart nga duartrokitjet per partine dhe Kulufin e saje.Kush doli kundra ? Ata fatekeq qe u denuan,Enverit i duheshin per koke turku per te mbajtur
      diktaturen.Intelektuale si Kadarea ishin te rralle qe i shpetuan bajonetes se kohes dhe bravo i qofte,Nexhmija sot mallkon veten si i shpetoj nga duart
      Kadareja

      Reply to this comment
  9. demo May 15, 22:59

    Mendimi juaj i mencur eshte mjaft i goditur z.Bruci.”Pashallaret e Kuq” nuk jane vargje Antikomuniste,nuk jane vargje enveriste,por jane vargje Polpotiste.Diktatori u terbua nga keto vargje dhe a e dini pse?Sepse ishte ai qe vendoste se ku dhe kur duhet te binte sepata dhe jo Ismail Kadare!!!!

    Reply to this comment
  10. Hellez Piperaj i bjeshkeve te nemuna May 16, 04:03

    Bravo “ demo” je I papare

    Ketij Polpotit “demo-s” shiko si I kendonte nena me gjithe motren tuaj me qifteline e drunit te shpelles bac Bajramit qe e vrate prapa shpine dhe e late pa varr..
    _____________________
    Jam nji çikë nga Dragobija
    Hije m’ka sot çiftelia

    Vetë e gdhena me nji dru mali
    Dern’e shpellës bac’Bajramit

    Vetë e thura o kangen time
    Enver Hoxhës me gjith’ urime

    O vetim (vetetime) o qe shkrep n’mes reve
    Lavdi venit ku ti leve

    Pyet Evropa e pyet Bállkani
    Kush po i prin ktij karvani

    Nji parti trimneshe e rrallë e
    Enver Hoxha gjithmon n’ball e

    O vrulli ynë o nuk mund të nálet
    Sup me sup jem lidh si malet

    Per rrethimin n’katër anet
    Kemi zemrat bashë si t’parëve

    E leta dinë mirë tradhëtia
    O pushken top e ka Shqipnija.

    O- demo …hej.

    ————————–

    Dimensione biblike I jep Enver Hoxhes raporti I tij me Tropojen me Malsine e Gjakoves si kishte qejf ti thoshte ai.Eshte pikerisht kjo krahine qe ai I dha nje zhillim te jashtzakonshem ,qe me doren e tij I mbushi universitet me djem tropoja dhe qe e trajtonte Enver Hoxhen si perendi dhe fatkeqesisht pas 1992 banda e tropojes me kanibalet Biberaj ,Berishaj,Hajdaraj,Elezaj etj po I bluajne kockat sot.
    Nje turp I tille per Tropojen ka ndodhur me vrasjen e Bajram Currit,ku hordhite e Ahmet Zogut,me ndihmen e serbeve eliminuan ne menyre mizore kete vigan te malsise.Biles per “marre” te tropojes erdhen fisniket e HASIT PATRIOT TE KRUMES qe e varrosen ne landin e tyre.
    Le ti njohim lexuesit si e priste Tropoja Enver Hoxhen.
    Edhe krishti me muhametin te vinin bashke nuk do priteshin me madheshtine e Enver Hoxhes.
    Vetem 2 roje personale kishte LIDERI ENVER HOXHA,kurse kelyshi serb Sali Berisha kur vizitoi tropojen erdhi me 200 roje personale dhe shteterore dhe me 1000 roje (gjasme fansa) me autobuza nga Tirana

    Le ti njohim lexuesit si e priste Tropoja Profetin Enver Hoxha.:

    ****

    Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.

    Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.

    Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .

    Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.

    Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.

    E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.

    Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun

    Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.

    Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.

    Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit

    Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925

    Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.

    Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.

    “Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.

    Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.
    ****
    Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje

    Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.

    Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.

    Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.

    ——————————————–

    Epilog:
    Pra eshte pikerisht banda tropojes me Elezbiberin,Saliberishen,Mehmetelezin.Azem Hajdarin etj qe I kane borxh popullit te tropojes dhe gjithe shqiperise gjithe kete katastrofe te pabesueshme.Besoj se koha per denimin e kesaj bande ka ardhur.
    Kush beri genocidin ndaj fisit Haklajve
    Kush I shkaterroi varrezet e tyre si kanibale
    Kush I vrau me fusha te minuara dhe paraushtarake
    Kush I vrau dhe pleqte,grate dhe femijet etyre
    Kush e dogji tropojen ?

    Kush POL POT I vrau mbi 500 tropojane djem te rinj qe nuk jane vrare ae ne kohen e turkut,serbit dhe gjermanit por u vrane ne kohen e dushmanit Sali Elezbiberaj qe ju shofte fara me qen dhe me mace

    Reply to this comment
  11. spectrum May 16, 11:25

    Po nuk patet haber nga politika mos flisni per kadarene ai eshte shkrimtar i madh pikerisht se eshte artist i politikes vetem fjala pashallaret e kuq e ben ate disident dhe shume anti komunist vetem me ate fjale ai u thote parise komuniste se nuk keni asgje te perbashket me doktrinen qe perfaqesoni keni zevendesuar pashallaret e meparshem po jeni edhe me te llahtarshem se keni vrare dhe prere per te fituar privilegje kadare nuk mund te kuptohet nqs nuk keni studiuar politike ne vendet perendimore lerini kritikat mediokre se dukeni shume qesharake dhe te palexuar

    Reply to this comment
  12. antikapitalisti May 16, 16:26

    Sa e plote dhe i kuptueshem eshte ky shkrim qe po lexoj ,,dhe nuk e di kush e ka shkruar,,ju jam mirenjohes dhe besues per sa shkruani ne lidhje me viziten e enver hoxhes ne tropoje dhe ne gjithe veriun ne ato vite te renda per shqiperine,,51 52 ,,enver hoxha ky udheheqes kryelarte si vete tropojanet qe e priten ,beri nje sere vizitash si ne tropoje,,peshkopi ,burrel e rreshen,jane per tu admiruar te gjitha fjalimet qe mbajti ne lidhje me ekonomine e vendit qe po mekembej me shpejtesi ,per punen dhe veprat qe ndertonin njerezit nen ueheqjen e ketij burri shteti,,ju dha te kuptoje malesoreve qe te shkulin me rrenje hakmarrjen qe ju kishte kushtuar shtrenjte me vite e me shekuj,,dhe nxorri ne drite vellazerine midis krahinave e popullit te vuajtur shqiptar,ku vuri kemben enver hoxha ne tere malesine ndodhen vetem nryshime ,,ai sillte progres ,,paqe dhe mirekuptim ,,,,, ata burra lindin nje here ne cdo 500 vjet ,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*