Një Shqipëri tjetër jashtë vendit, 40% e popullatës ka emigruar

July 24, 2018 19:39

Një Shqipëri tjetër jashtë vendit, 40% e popullatës ka emigruar

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar publikuan sot një studim mbi lëvizjet migratore të shqiptarëve, nga doli se afro 40 për qind e popullsisë së Shqipërisë jetojnë jashtë vendit.

Kështu, Shqipëria renditet midis vendeve europiane e botërore me emigrimin më të lartë për frymë të popullsisë. Ata janë kryesisht emigrantë pune, studentë, azil-kërkues e refugjatë, si dhe minorenë të pashoqëruar. Vendet me më shumë emigrantë shqiptarë janë Italia me 450 mijë dhe Greqia me 430 mijë vetë deri në 2017.

“Në 2010 afro 50 për qind e fuqisë punëtore ishte vendosur në Greqi dhe Itali. Ndërsa 5-6 vitet e fundit ka ndodhur një riorientim i emigrantëve drejt vendeve europiane si Gjermania dhe Franca” – thotë Albert Rakipi, drejtues i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Gjermania është aktualisht vendi më tërheqës për emigrantët shqiptarë: nga 10 mijë në 2013, numri i shqiptarëve që shkuan ilegalisht në Gjermani ishte 8 herë më i lartë në 2015, ndërsa në 2016 ishte 5 herë më i lartë se sa në 2014. Shumica e tyre kërkojnë azil dhe nuk regjistrohen si refugjatë. Në 2017, 18 mijë shqiptarë qëndruan ligjërisht në Gjermani.

“Qeveria federale po e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptarët në krijimin e kushteve më të mira të qëndrojnë e të punojnë këtu në Shqipëri. Ne po sigurojmë shkollime dhe trajnime, për punëtorët e rinj të përshtaten me tregun e punës dhe po mbështesim bizneset e reja, që të mos emigrojnë dhe përherë e më shumë të kthehen në atdhe” – tha Katia Resken nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Pas Gjermanisë, në 2017 Franca u bë shteti i dytë, ku udhëtuan më shumë shqiptarë. Aktualisht afro gjysma e rinisë shqiptare shprehet se është gati të largohet nga vendi sapo t’i jepet mundësia.

Emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt vendeve të BE-së është tashmë i zakonshëm; tre vitet e fundit shqiptarët janë të tretët, pas Ukrainës dhe Marokut, për qëndrim të paligjshëm në vendet e BE-së. Tre vitet e fundit shqiptarët ishin në krye të vendeve që kalojnë kufijtë në mënyrë të paligjshme, të ndjekur nga Pakistani dhe Afganistani.

Shqipëria u rendit e treta ndër dhjetë vende që iu refuzua hyrja në kufijtë e brendshëm europianë, pas Ukrainës dhe Rusisë, tre vitet e fundit. Vitin e fundit ka një tendencë kthimi, kur në 6 vitet e kaluara janë kthyer afro 100 mijë shqiptarë, kryesisht nga Greqia dhe Italia, kur ato i kapën krizat ekonomike.

Shumë prej tyre kanë hapur ndonjë biznes të vogël në atdhe, ose janë ende në kërkim të ndonjë pune në atdheun e tyre, ku gjetën një papunësi të lartë. Studimi bazohet pjesërisht në intervista me shqiptarë të kthyer nga Greqia, Italia dhe Gjermania, për të parë nga afër përpjekjet e tyre të ri-integrimit në atdhe. /Voa

o.j/dita

July 24, 2018 19:39
Komento

10 Komente

  1. Une July 24, 19:57

    Po c’te keqe ka ketu! sa italiane,irlandese.ruse.greke etj etj.emigruan?! Cfare ndodhi? Asgje! ja ku jane edhe sot > Kthehen shkojne prape! Zhvillm asgje tjeter! SHqiptaret qe te civilizohen duhet te emigrojne! Keto artikuj jane dashakeqe! Nuk zhduket nje komb!

    Reply to this comment
  2. po statistika se shqiptare ka vrare selih berrisha qe kta na e prune president ,kane kta ? dHE KUR DO I DEKLAROJNE SEPSE KTA I DIJNE ME MIRE SE VET SHQIPTARET GJITCKA MBI KRIMET E PINICHTETIT TE SHPELLES July 24, 20:52

    Kjo Masse Emigracioni ka ardhur si rezultat i
    politikave te Usa+Be ne Shqiperi dhe ktu s’ka asgje per me cudit njeri !
    Jane Politika tashme te njohura qe kta Dy Te Forte
    aplikojne ne Shqiperi prej 28-vjetesh .

    Mbeshtesin ne politiken Shqiptare Elemente kriminal ,e injorante si salih Berisha ,lulzime basha ,Ilir meta ,etj qe ta cojne vendin ne kolapse ,ta mbajne gjithmone ne kaos ,me nji ekonomi te falimentuar dhe nji situate te tille sigurishte ben qe shqiptaret te largohen nga Shqiperia .

    Nqs kto dy Te Forte , nuk do sabotonin Demokracine
    ne Shqiperi duke prure ne pushtet nji injorante e kriminel te ndyre si salih Berisha dhe sdo vazhdonin ta mbeshtesnin e mbronin nga ligji dhe mbyllnin syte ,
    para cdo Krimi qe ai ushtronte ne Shqiperi ,por do kishin qen te sinqerte ne udherrefimin e tyre drejt Demokracise me shqiptaret e do mbeshtesnin forcat perparimtare e inteligjente te vendit ,sot Shqiperia ,

    do kishte nivele Europaine ne disa Aspekte te jetes .

    Pra kto te Forte intalojne rregjime elementesh kriminal ne X vend si me Shqiperine ,gjejn amskarenje te cdo natyre dhe i japin Puahtetin ,mbasi kann rene dakord qe kty Te Forte te bejne cte Duan me Shqiperine

    ti rrembejne gjithcka Duan lart e posht tokes , shkaterrojne keshtu shtetet ,i hsndrojne ne shoqeri mesjetare ,ku mbizoteron veten dhuna e gjendja lufte ,ku ska asnji lloj punesimi per popullin dhe dalin nji dite te bukur ,bejne statistika sa jane lat´rguar nga Shqiperia e X vend !!!!!!!!!!!!!!!!!

    Keshtu eshte kur ke nji popull naive qei beson te huajve gjithcka .

    Dhe cfar bejne sot politikanet qe shkaterruan me themel Shqiperine dhe jane ne prag shperberje te shqiperise pasi u denden me toka e prona e Miljarda fshehur neper Bankat e Botes ?

    Dalin fot diku breg deti ,prane vilave te tyre ,
    ose pozojne diku ne ndonji vend piktoresk duke u zgerdhire shqiptareve ,

    si me i thene : nA RRUFSHI BOLET O POPULL IDIOT

    Reply to this comment
  3. xxx July 24, 22:14

    Pse shkojne si azilante e jo si puntore?

    Reply to this comment
    • Befana July 25, 09:57

      Jo se e duan Saliun ,por Saliu ka punu mire per vehten ,ka kompromentu me miliardat qe i ka vjedh ketij vendi dhe i ka ne dore.
      Ky eshte stili i punes se tij.
      Keshtu vepron edhe me kuadrot e pd.
      Ka ne dore dosjet e tyre dhe i mban nen presion.

      Reply to this comment
  4. info analitike July 24, 22:21

    Po shoke fajin e ka Saliu ne bashkepunim me armikun e jashtem e te brendshem qe punuan per te sabotuar mundin e sakrificat e kriepsikos e bandes se tij per te rilindur vendin. Tahorri, Rroshi, Bushi, Balili…jane viktima te ketyre agjenturave qe punuan per te diskredituar shoket me te mire te partise. Po ne armikut do ti tregojme vendin ashtu sic beme me imperialistet amerikane e social imperialistet sovjetike qe nuk eshte se e rruajtne shume per ne a ekzistonim apo jo. Kaq keq ia thyem brinjet sa pastaj shkuam vete andej per te verifikuar demet qe i kishim shkaktuar armikut me telepatine revolucionare qe buronte nga mesimet e partise e te kumandarit dhe dhe ushtrise sone te pathyeshme qe sterbitej me standardet me te larta boterore dhe armatimet me moderne te kohes.

    Reply to this comment
  5. Politikanet jane kanceri i shqiperis July 25, 00:01

    Duhet revulicion ti zhdukim te gjithe,te majt dhe te djatht , ndryshe mbaruam si komb.

    Reply to this comment
  6. Arben July 25, 13:44

    epo e ka fajin saliu

    Reply to this comment
  7. Alban July 25, 13:50

    Sa te jete gjalle Sali Kerma shqiptaret do te ikin pa pushim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*