Një shqiptar në CERN!

Nga Ahmet Dursun August 17, 2014 12:32

Një shqiptar në CERN!

Mario Kazazi ka kryer studimet bachelor pranë “Universita’ degli Studi del Sannio”, në Benevento, Itali në Inxhinieri Informatike me temën e diplomës “Krijimi i një automjeti të vogël ajror pa pilot”. Ka përfunduar studimet Master me vlerësimin maksimal pranë të njëjtit Universitet me temën “Simulimi i sistemit të kontrollit të fluturimeve për automjete të vogla ajrore të pa pilotuara”.

Aktualisht, është doktorant pranë CERN – Qendra Europiane e Kërkimit Bërthamor – e njohur si perandoria e fizikës nukleare e cila ka pritur ndër vite mbi 10.000 shkencëtare dhe inxhinierë nga 608 universitete të ndryshme nga e gjithë  bota. Fusha e studimit të tij shkencor, është matja e fushës magnetike dhe pikërisht “krijimi i një metode të re për karakterizimin e magneteve me simetri aksiale”. Ndryshe, krijimi i një klase të re aparatesh që karakterizojnë parametrat e fushës magnetike me një preçizion të lartë dhe në një kohë shumë më të shkurtër sesa deri tani.

 

Shumëkush këtë intervistë do ta lexojë nëpërmjet internetit, i cili u shpik në Qendrën Evropiane të Kërkimit Bërthamor. Ku ndodhet CERN?

Në Gjenevë të Zvicrës, në kufi me Francën dhe është i ndarë në dy pjesë: brenda kufijve zvicerian punojnë shkencëtarët, ndërsa matanë kufirit, në pjesën francize ndodhet pjesa ku punojnë inxhinieria mekanike, por e gjithë hapësira është pjesë e CERN.

 

Sa është numri i punonjësve? Me çfarë statusi punojnë?

Rreth 12 mijë, duke filluar nga ata që punojnë prej një kohe të gjatë që tashmë janë të përhershëm, ata që punojnë me kontrata të përkohshme në bazë të një projekti dhe studentet që vijnë për të bërë praktikën, ose për të shkruar tezën që i intereson.

 

Çfarë të mirash do të sillte anëtarësimi i Shqipërisë në CERN?

Rreth 20 shtete janë anëtare me të drejta të plota. Kroacia, Serbia, Sllovenia madje edhe Qiproja kanë bërë kërkesë për anëtarësim, pasi CERN është qendra më e madhe e kërkimeve shkencore në botë, dhe nëse kontribuon, përfiton nga patentat që shpiken aty. Krahas kësaj, edhe shkencëtarët shqiptarë, madje edhe studentët bëhen pjesë e kësaj ndërmarrjeje të jashtzakonshme. Sot, është veçse një ëndërr të mendosh se pa shkencë mund të zhvillosh vendin. Unë mendoj që Shqipëria duhet të nisë të lëvizë në këtë drejtim sa më parë, pra të mos jetë shtet vizitor, por shtet anëtar.

 

A ka shumë gra që punojnë në CERN? Emocionalisht, si ndihet një grua që merret me shkencë?

Rreth 25-30% e punonjësve janë gra. Vitet e fundit është duke u bërë një përpjekje e madhe për të rritur pjesëmarrjen e gruas. Me bindje ju them se mjedisi më i përshtatshëm për të qenë vetvetja është CERN-i, pasi pa asnjë kufizim merresh me punën tënde, vishesh si të duash, shprehesh si ta mendosh dhe mund të punosh në 7 ditë të javës për 24 orë. CERN asnjëherë nuk mbyllet, madje as natën e Vitit të Ri. Një grua, në këto kushte e hapësira them se edhe emocionalisht ndjehet e plotë.

 

Po kur një grua është shtatzanë, a ndikon radioaktiviteti te shëndeti i saj dhe i fëmijës?

Në vendin tim të punës ka radioaktivitet dhe nëpërmjet një aparati në trup vazhdimisht jam nën vëzhgim të rreptë. Pasi kam marrë sasinë e lejuar të radioaktivitetit,  njoftohem që të largohem menjëherë. Ndërsa një grua, në çastin që mendohet, apo është shtatzanë nuk mund të punojë më në atë vend, por kalon në një vend që nuk ka radioaktivitet, prandaj nuk është aspak në rrezik.

 

Gruaja shqiptare, me tiparet e saj, a mund të jetë shkencëtare?

Jam i bindur që po. Gruaja shqiptare është një familjare e përkryer, një nënë e përkushtuar dhe shumë ambicioze për të ardhmen e fëmijëve, pa dallim nëse është vajzë apo djalë. Përkrahja që kam patur nga familja ime, e veçanërisht nga ime më, më bëri të jem këtu ku jam sot, në CERN. Jam i bindur se pak kohë më vonë, do të kemi gra shqiptare mjaft të dëgjuara në fusha të ndryshme të shkencës.

 

Në Shqipëri, çfarë të ka habitur më shumë në këto pushime?

Më shumë se habi, kam qeshur pa pushim kur një ditë parkova makinën në një nga pronat e pakthyera të gjyshit tim dhe doli dikush që i gëzonte këto prona dhe më tha të largoja makinën, sepse ai ishte pronari i tokës!

 

Nëse të gjithë shkencëtarët në CERN, do merreshin me formulën e kthimit të pronave tironsve, çdo të ndodhte?!

Ju siguroj që do ishte një dështim si kurrë më parë i CERN-it, pasi nuk ka shkencë që ta zgjidhë këtë absurditet të neveritshëm.

 

E di që është utopike, por nëse 12 mijë njerëz, më mendje hapurit e globit, të punonin pa pushim në një qendër si CERN për demokracinë, çfarë mendon se do të ndodhte në jetën e gjithsecilit prej nesh?

Sot ka mjaft organizata që punojnë për të drejtat e njeriut, marrëdhëniet ndër shtetërore të popujve. Ndërsa për të qenë pjesë e tyre kushti është të zgjidhesh nga të tjerët, në CERN mund punosh veçse nese ke përgatitjen e plotë për atë vend pune. Pra nuk ka emërime nepotike, apo nuk kanë vlerë miqësitë për të qenë pjesë e CERN.

 

Ç’mendon një shkencëtar, gjithë jeta e të cilit kalon në një laborator?

Me një pasion të pa krahasueshëm përpiqet ti shkojë deri në fund pyetjes pse. Kjo është edhe në profesione të tjera në fakt, por besimi që ka një shkencëtar në dobinë e asaj çfarë do të lërë pas, mendoj se është një gjëja më e rëndësishme. Kjo përjetohet në mjediset e CERN. Ndërsa ulemi për të ngrënë drekën, ti sheh gjithë ata shkencëtarë që kanë fituar çmimin Nobel që hanë të njëjtën kohë me ty. Kjo është shumë inspiruese, frymëzuese.

 

Mendon se shkenca është për njeriun, apo për vetë shkencën? A ka një lloj egoizmi brenda shkencës?

Jam i bindur se shkenca punon për njeriun, pasi njerëzimi nuk ka pushuar kurrë së qeni kureshtar, dhe pas një përgjigjeje ka bërë pyetjen tjetër dhe ja ku jemi sot. Por mbyllja përbrenda derisa të gjendet përgjigjia, pavarësisht se duket si egoizëm,  në fund i vlen njeriut.

 

Së pari u zbulua atomi, pastaj elektronet, pastaj bërthama, pak më vonë protonet e notronet e brenda tyre kuartet…shumë e shumë të tjera dhe tani grimcat e Zotit. Çfarë të mirash do kemi nga ky zbulim?

Ideja u hodh nga Peter Higgs që në vitin 1964 dhe prandaj ky eksperiment quhet Bozoni Higgs. U deshën plot 10 vite pune pa pushim për të marrë këtë rezultat. Sa i takon të mirave, disa zbulime shkencore japin efektin menjëherë e disa më vonë.

 

Si e përjetoi vetë Higgs-i këtë eksperiment të suksesshëm?

Nuk doli nga zyra atë ditë, ndërsa ne të gjithë festonim. Por, pasi mori çmimin Nobel organizoi një festë të madhe dhe e festuam sërish këtë sukses. Ishte një çast i paharrueshëm për të gjithë.

 

Nëse një ditë zbulohet se si është krijuar bota, a mund të jetë fillimi i fundit të çdo gjëje? Pra kaos, anarki dhe fundi i besimeve fetare. A mendon se ky mister e mban gjallë njerëzimin?

Mendoj se jemi shumë larg përgjigjes së kësaj pyetjeje. Pasi edhe sikur të gjendet përgjigjia, ajo duhet të jetë bindëse edhe për pjesën shpirtërore, sepse aty kurrë nuk mbarojnë pse-të.

 

Micchio Kaku, një shkencëtar mjaft popullor në botë ka thënë: njeriu sapo lind është shkencëtar, pasi është kureshtar të zbulojë çdo gjë që e rrethon, të prekë e të kuptojë se ç’janë ato, por nga edukimi i keq kjo dëshirë i krasitet. Ti, a mendon se ka të drejtë?

Po, pa dyshimin më të vogël. Në Shqipëri që në klasën e parë duhen ngritur laboratore që fëmijët të prekin e të ndjejnë disa eksperimente. Mendoj që talentet në të gjitha fushat edhe në shkencë duhen kultivuar që në klasën e parë edhe me kosto minimale.

 

Thuhet se pas internetit, do të shpiket brain-net. A do të jetë e mundur të bëhet kjo?

Nuk kam dijeni për të, por mendoj se pas 10 vitesh do të dalin në qarkullim makinat pa shofer dhe do mjaftoj të uleni dhe t’i thoni ku doni të shkoni dhe ajo do t’ju çojë kudo…

 

 

 

 

Nga Ahmet Dursun August 17, 2014 12:32
Komento

8 Komente

  1. tina August 17, 13:19

    Po Mario eshte nje pordhac qe kush e njeh e di me mire , flas si njeri, se si inxhinier nuk e di sa i afte eshte

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati August 17, 20:56

      O Gazetari Ahmet ! —
      Shqiperia ka nje vajze shkencetare, qe eshte midis 10 fizikanteve me te mire ne Bote dhe e kane dhene shpesh televizonet amerikane,emisione te vecanta per te , ku ajo flet per Multiversin

      Ajo quhet Laura Mersini, Eshte vlonjate dhe jeton ne Kanada ….

      Ndaj mos fol kot , pa ditur gje , sepse ka pra, femra shqiptare shkencetare super -klas

      Reply to this comment
  2. lili August 17, 20:09

    Ka pas ur shkencetare shqiptare ne CERN para tij atje,po ju cka eshte ditur jashte shqiperise nuk e dinja per shqiptar,

    Reply to this comment
  3. latifond August 17, 20:31

    Po nga eshte,ne c`qytet te shqiperise ka jetuar,i biri kujt eshte,ku e ka familjen??????????
    Ka Kazaz ne Tirane,ne Shkoder,ne Elbasan,ne Kosove.Gazetare leshi!

    Reply to this comment
  4. Ola August 17, 21:00

    Bravo Mario per cfare ke arritur dhe piksynimet qe i ke vene vetes tende. Sa per keta me siper, e tregojn komentet c’fare niveli kan dhe sa kan avancuar ne studimet dhe karrierat e tyre.

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi August 18, 00:46

    Për çdo shqiptar që shkëlqen në shkencë si ky djali Mario urimet më të mira! Na nderojnë të gjithëve!

    Reply to this comment
  6. zena August 19, 14:04

    Bravo MARIO ,kénaqesi te degjosh aritje te tilla nga te rinj te talentuar.Te besh pjese ne qender te tille shkencore siç eshte CERN tregon aftesi dhe talent te cilen nuk e arin kushdo.Edhe nje here urime MARIO dhe suksese te metejshme.

    Reply to this comment
  7. Giulia December 16, 13:59

    Tra i migliori studenti Albanesi in Italia….
    Brillánte dire poco ….Auguri !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*