Një shqiptar në Komitetin e OKB për të Drejtat e Njeriut

June 15, 2018 14:21

Një shqiptar në Komitetin e OKB për të Drejtat e Njeriut

 

Gentian Zyberi zgjidhet anëtar i Konventës Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike në OKB, duke marrë votat e 90 shteteve.

Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në këtë organizëm, që prej pranimit të saj në 1992.

Ka qenë vetë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Gentian Zyberi sapo u zgjodh anëtar i Konventës Ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike në mandatin 2019-2022. Shqipëria për herë të parë përfaqësohet në këtë trup të BE që nga pranimi i saj në 1992. Faleminderit të gjithë partnerëve për mbështetjen!”, shkruan Bushati.

Kjo është një arritje për diplomacinë shqiptare, pasi vërehet se në të gjitha vendet që u listuan sipas votave, Shqipëria kryesonte me numrin më të madh të votave, duke lënë pas dhe shtete të fuqishme si Rusia, Holanda etj.

a.s/dita

June 15, 2018 14:21
Komento

9 Komente

  1. ka per te te tere June 15, 16:31

    OKB eshte nje organizate e mbushur me parazite te majmur (super paga), nuk ja feshkellen kush dhe ka kohe qe duhesh te ishte tretur.
    Shkermoqja e saj do te filloj me nderprerjen e burimeve financiare nga Trump.

    Reply to this comment
  2. Adih June 15, 17:09

    Sa perqind te rroges se tij ,do ja u kthej mbrapsht nen stop ,ju o Bushat ..

    Reply to this comment
  3. sapa June 15, 18:21

    Ska pike dyshimi qe u shtohet edhe nje i korruptuar nga vendi i bukur i krimit shqiperi!

    Reply to this comment
    • Kopshtari June 15, 18:46

      Turp te te vij qe e akuzon tjetrin pa e njohur. Gentian Zyberi eshte nga ata intelektual shqiptar qe e ka çar rrugen vet. Ka studjuar ne Hollande dhe se fundmi punonte si profesor i te drejtave te njeriut ne Oslo. Ska lidhje fare me politiken shqiptare e aq me pak me korrupsionin, as ne Shqiperi e as diku gjetke. Ne vend te krenoheni me shqiptar te till, nuk lini rast pa i shar e perlyer, aq me teper pa i njohur fare.

      Reply to this comment
  4. Kopshtari June 15, 18:59

    O dita, boll me çensuruat. Slini me budallalleqe pa publikuar dhe mua me çensuroni. Nuk e kuptoj ku e gjeni te drejten ti mbyllni gojen tjetrit, aq me teper kur ben debat pa e tepruar ne asgje.

    Reply to this comment
  5. Fidel Kastro June 15, 22:36

    Duhet te gezohemi qe nje shqiptar behet antar i Konventes Nderkombetare per te drejtat civile dhe politike ne OKB. Nuk e njohim dhe skemi pse te paragjykojme por meqenese ka studiuar jashte duhet te kete kulture morale dhe intelektuale ndryshe nga keto horrat e vendit tone, qe i vihen pas partive e liderve te tyre dhe ngjiten ne majat e dipllomacise pa asnje lloj merite.

    Reply to this comment
  6. I paaneshmi June 16, 05:18

    O DITA,\

    po do te sihte mire o njerez qe punoni ne redaksi qe te na jepnit nje fare resume te qualifikimit te ketij djali, se e lexojme dhe dalin pyetje,

    si psh, nga na mbiu ky?

    Por po te jepnit nje pershkrim te shkurter te yotnise, na mbyllni gojen neve dhe ketyre capaculeve te Saliqit qe pasi e rropen Shqiperine, bertasin Korrupsion, mariuane, hajdte- kur vete jane krye hajdutet, me rrace e korruptuar qe nuk i gjen faren ne asnje vendme nje fjale o DITA, i beni ne cike me me mend keto pune

    Reply to this comment
  7. Oni June 16, 09:42

    OKB organizate e pafuqishme.Amerika ben si i do bytha.Sa luftra ka bere pa e pjerdhur OKB-ne????E vetmja gje pozitive eshte se kemi nje shqiptar te punesuar dhe nuk i rendon buxhetit shteteror.

    Reply to this comment
  8. Gjinika June 16, 10:38

    I urojme suksese ketij zotnise. Dhe te na perfaqesoje denjesisht ashtu si jemi realisht. Ishalla nuk eshte infektuar, ose nuk infektohet nga qendrime ekstremiste partiake, duke na paraqitur ne Europe me imazhin me te keq. Edhe ne shtetet e tjere ka brenda zenka, sharje, ofendime midis paleve, por asnjehere nuk kane shpifur dhe share vendin e tyre neper Kancelarite e Europes. Dhe kjo behet vetem per te fituar kredo partiake. Turpi i botes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim