Një shqiptar që frymëzon

April 19, 2015 18:45

Një shqiptar që frymëzon

Faqja “Humans of New York” (Njerëzit e Nju-Jorkut) ka postuar dëshminë e një amerikani, i cili ka treguar se suksesin e jetës ia kushton motivimit që i dha kolegu i tij shqiptar.

Kam punuar me këtë burrë për mbi 16 vjet, dhe ai më ka mësuar shumë rreth jetës. ai erdhi në këtë vend nga Shqipëria kur ishte i ri dhe nuk fliste aspak anglisht.

Për 30 vitet e fundit të jetës së tij, ai ka punuar dy punë që fëmijët e tij të kishin arsimin më të mirë të mundshëm.

Nuk ka gjë që ai nuk do ta bënte për familjen e tij.

Përpara se ta takoja, nuk po e nxitja veten të bëja as gjysmën e asaj që kisha mundësi”, ishte përshkrimi i amerikanit.

“Humans of New York” është një faqe e njohur në Amerikë.

Krijuesit e faqes ndalin njerëz në rrugët e Nju-Jorkut dhe ndajnë historitë e tyre, me qëllim që të frymëzojnë njerëzit gjithandej nëpër botë.

April 19, 2015 18:45
Komento

3 Komente

  1. milo April 19, 20:47

    mbare e mire.po ky amerikani nuk e di se kush e hedh voten dhe cili eperfaqeson ne kuvend dhe ne zgjedhjet lokale.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 April 20, 01:28

    doni me per Belulin?(shqiptarin)

    Reply to this comment
  3. Tirana April 20, 14:07

    Na u be ky shqiptari si partizani i panjohur. Flitet per amerikan e frymezuar e nuk flitet per frymezuesin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*