Një shqiptare në politikën belge

August 15, 2018 21:41

Një shqiptare në politikën belge

 

Komuniteti shqiptar në Belgjikë gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje.

Tanimë në radhët e atyre që i futen politikës aty janë edhe të rinjtë.

Klaudia Hajdari ka qenë vetëm 16 vjeç kur u zgjodh si ambasadore e një organizate për të rinjtë.

Ndërsa në tetor të këtij viti 18-vjeçarja është zgjedhur si një nga kandidatet në zgjedhjet lokale në komunën Vilvoorde në Belgjikë, raporton Top Channel.

“Në fillim nuk e kisha menduar kurrë të futëm në politikë, por jam ambasadore e në një organizatë për të rinj. Kisha shkuar për projektin tim në Salvador në Amerikën Latine dhe kur u ktheva qyteti im Vilvoorde kishte bërë një konferencë për shtyp për mua. Aty njoha kryebashkiakun e Vilvoorde, dhe kemi mbajtur në kontakte. Kur erdhi koha për të bërë listën e partisë për zgjedhjet vendore më pyeti a ke qejf të futesh edhe ti tek lista e kandidatëve për këshillin bashkiak”, thotë ajo.

Ndër 35 kandidatet ekzistuese si këshilltare e komunës, Klaudia renditet e 14 dhe është e vetmja shqiptare.

“Kam pak emocione se dua ta përfaqësoj mirë Shqipërinë. Edhe komunitetin shqiptar në Belgjikë. Shpresoj, sepse ka edhe shumë konkurrentë të tjerë, kandidatë të tjerë që janë shumë të mirë, janë shumë të fortë, se unë jam akoma e re. Nuk njoh akoma shumë njerëz në Vilvoorde e as ata nuk më njohin mua”, thotë Klaudia për TCH.

Ndërkohë që sipas saj një ndër pjesët ku komuniteti në veçanti dhe fëmijët e të rinjtë më shumë kanë nevojë të madhe investimi janë shkollat shqipe, të cilat duhet të shtrihen përtej Brukselit.

“Njëherë dua të ketë shkolla për të gjithë që shqiptarët të kenë mundësi të integrohen. Njerëzit që jetojnë larg nuk kanë mundësi të vijnë deri në Bruksel për t’i çuar fëmijët tek shkolla shqipe”, përfundon Klaudia.

a.s/dita

August 15, 2018 21:41
Komento

11 Komente

  1. Shume suxese Shqiptares simpatike August 15, 21:57

    bukur ,
    perse jo …

    Reply to this comment
  2. Toni August 15, 22:57

    Inshalla nuk e bojme Belgjiken si Shqiperia lale.
    ‘E maj men si so kur ika ne Belgjike me not.’

    Reply to this comment
  3. me fal August 16, 11:13

    Ti korçar, korçaret nuk i perfaqeson dot, mos u ben xheloz per te mos thene ndonje fjale tjeter qe ndoshta dhe e meriton.Ajo eshte vajze e re dhe e ka jeten perpara, ka energji, mendim edhe nje fare pervoje shoqerore, perse te mos behet antare e keshillit te Vilvordit; pastaj nuk eshte gje e keqe qe flete dhe per shqiptaret. Ku ja pé nivelin e ulet profesional gazetes dhe asaj?! “..ato jane zgjedhje lokale dhe kjo nuk i ka fituar akoma.” E çdo te thote kjo shprehje?! Ne vend qe ti inkurajoni keta te rinj, qysh e qysh te thoni fjalen e keqe. Qofshi ju qe jeni ne lekuren tuaj!

    Reply to this comment
    • korçari August 16, 12:24

      Mendoj qe shkrime te tilla jane te sponsorizuara pra thjesht te paguara siç behej para 20 vjetesh per te fituar azil ne vendet e BE-se dhe siç duket ekziston i njejti mentalitet dhe sot,pra shitje mendesh,mendjemadhesi thjesht per t’u dukur dhe nuk me intereson aspak se u zgjodh apo jo nje adoleshente si nje keshilltare te nje komune ne Belgjike por kritikoj fenomenin e mendjemadhesise bosh.

      Reply to this comment
  4. Nene Pashako D. August 16, 16:33

    Asaj Cupe,Klaudia Hajdari, mi lumte sa ben.Turp per komentuesit bajate…
    Nana Pashako D

    Reply to this comment
  5. Matia August 17, 08:37

    Pemët me kokrra,janë
    gjuajtur gjithnjë me gurë.Më kujtohet një poezì:
    “O njerì,mos u përkul,
    n’se për ty thuhen ca dokrra.
    Ti e dì:Gjuhet me gurë,
    ajo pema që ká kokrra.”

    Reply to this comment
  6. Guri Naimit D August 19, 15:02

    Me te lumte komentuesi “Matia” me kater vargje pikante,
    u thua MJAFT -fjaleve BAJATE.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim