Një shqiptari do t`i duheshin kursimet e një çerek shekulli jetë për të blerë një makinë

January 31, 2018 14:37

Një shqiptari do t`i duheshin kursimet e një çerek shekulli jetë për të blerë një makinë

 

Një shqiptar mesatar ka një pagë prej 347 euro në muaj, ndërkohë që sipas Bankës Botërore kursen mesatarisht 27% të të ardhurave.

Kjo do të thotë se, një shqiptar mesatar kursen në një vit 1128 euro.

Sa vite do t`i duheshin një shqiptari për të blerë një makinë të re, në rast se do të investonte të gjithë kursimet e tij?

Sipas përllogaritjeve të “SCAN”, përgjigja është 24.8 vite.

Në Bashkimin Europian çmimi mesatar për një makinë të re, sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, fiksohet në 27987 euro. Pra, një shqiptari mesatar do t`i duheshin kursimet e një çerek shekulli për të mund të blerë një makinë të re, me një vlerë mesatare, pra jo një makinë luksoze.

Gjithsesi, duke qenë se te makinat, luksi është subjektiv, për të qenë më korrekt, bazuar te të dhënat zyrtare të çmimeve të makinave të reja në Bashkimin Europian, përllogaritjen po e bëjmë me marka të ndryshme.

Për të blerë një makinë tip Fiat do të duheshin 9 vite më pak, pra 15.7 vite kursime. Për një makinë tip Dacia, do të zbriste në 11.5 vite, për një Renault 18.8 vite, ndërkohë që nga krahu tjetër do të duheshin kursimet e 41 viteve për të blerë një makinë mesatare tip BMW dhe 36 vite për një makinë tip Mercedes Benz.

Pra, thënë ndryshe, një shqiptar që fillon të kursejë në moshën 18-vjeçare, në rastin më të mirë, do të ishte në gjendje të blinte një makinë të re, kur të mbushë 43 vjeç, në rast se do të rrinte duke pritur kursimet.

Përllogaritjet janë bërë duke mos marrë parasysh burimet alternative të të ardhurave, si; remitancat, trashëgimia, etj, shkruan Scan.

a.s/dita

January 31, 2018 14:37
Komento

3 Komente

  1. gjermani i fundit January 31, 22:07

    per te blere nje Ferrari do i duhen 60 vjet, kurse per te blere nje avion privat 200 vjet. Per te blere nje nendetese do i duhen 500 vjet, kurse per te blere anije kozmike 800 vjet. O njerez, e dini ju qe mbi gjysma e Evropes nuk ble makine te re,por te perdorur, se vertete merr me shume, por harxhon per te jetuar gjithmone e me shume. Sipas statistikave, per çdo nje makine te re qe shitet, ekuivalenti i te perdorurave eshte tre, dmth ne 4 makina qe shitblehen, njera eshte e re, tre jane te perdorura.

    Reply to this comment
  2. Servet February 1, 07:35

    Qe kur paska shkuar paga e nje shqiptari 347 € ne muaj.Dhe nje gje tjeter nuk arrita fa kuptoj?Mire po e zeme se paga eshte sa e keni shkruar ju por sipas jush ai qe mund fa bleje kete shtepi per 18 vjet eshte vetem nje cift dhe jo nje shqiptar i vetem ose nje familje me 2-3 pjestare te tjere ne shtepi te pa pune.Sipas jush me keto statistika se na tregoni ne ja kalokemi gjysmes se Europes per mireqenie sepse p.sh,qe te blesh nje shtepi ne Itali duhet te pakten te maresh nje kredi per 20_25 vjet.E treta,me sa kam lexuar neper gazeta sipas statistikave cmimi i tokes ad ti na servir eshte shume me i larte.

    Reply to this comment
  3. h February 1, 08:02

    Po ato rruge plot me foristreda ,ku kane punuar pronaret ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*