E megjithatë… Një shtet serioz nuk kalon në delir nga një top

Artan XH. Duka June 23, 2016 22:22

E megjithatë… Një shtet serioz nuk kalon në delir nga një top

 

Ndonëse u eleminuam prej finaleve të Francës, u larguam me dinjitet duke ngritur pragun e pritshmërive dhe të suksesit për të ardhmen e futbollit shqiptar. Përtej emocioneve të ditës dhe urimeve të merituara, mburrja patetike nuk ka vend, aq më tepër ai zyrtar.

Megjithë ndjeshmërinë ndaj suksesit sportiv, imazhi i një vëndi është kompleks nuk mund të reduktohet në një top futbolli, shtangë, pistë vrapimi, shfaqjeje sopranoje etj. Këto janë arritje që ndikojnë në imazh por imazhi i vërtetë solid që na bën të ndjehemi mirë dhe krenar është ai i shtetit ligjor.

Është e vërtetë që bota nuk na njeh ende ashtu si do të donim të na njihte teksa ka dëgjuar rëndom këto vite të tranzicionit vetëm prej titujve të kronikës së zezë apo lajmeve “breaking news”, kryesisht për keq dhe kjo për faj të politikës zullumqare të tranzicionit shqiptar.

“O sa mirë me qënë shqiptar“ duhet të jetë më shumë se një refren sportiv. Boll me auto-lëvdata nga një odise dinjitoze futbollistike e gërmime pafund mediatike cepave të gazetave të botës. Bota fiton parreshtur trofe kudo dhe kurdo dhe nuk i bien tam-tameve si ne.

Nëse duam që bota të dëgjojë për ne, le të dëgjojë prej shtetit që nuk lëshon pe ndaj askujt që shkel ligjin pavarësisht emrit a pozitës etj.

Kombëtaren ta urojmë dhe ta respektojmë për dinjitetin e treguar kuq e zi por dinjiteti real mbetet dinjiteti i shtetit ligjor. Bëri mirë Rama që gjeti kohën të shkonte në Rinas (se ka qënë dhe vetë sportist dikur) por duhet të bënte mirë të gjëndej në kohë edhe në parlament për t’iu përgjigjur pengmarrësve PD-ist të shtetit në llomotitjet plot vrer e ligësi të tyre ndaj projektit të reformës në drejtësi.

Imazhi i një shteti nuk është thjesht një pritje me bandë muzikore në Rinas dhe xhiro në autobuz të hapur i Kombëtares por futja e vëndit pa vonesë në binarët e demokracisë reale ndonse të gjithë e dimë se futja e vëndit në rrugën e normalitetit është një gjë (nuk ka përse të vonohet më duke u marrë dorën atyre që e zhbënë qëllimisht këtë shtet tre dekada) dhe bërja e vëndit normal është një tjetër (kjo ndoshta e do një tjetër brez .

Boll u ngrefëm me një top duke gënjyer veten se na vuri në “hartë” sepse teprimet, aq më tepër festimet patetike zyrtare, janë veçse dëshmi e një shteti “liliput” dhe emocional që e mat veten me “hijen” e ngjarjeve të ditës dhe jo principet demokratike që shpërfillen nga 1990 në kurriz të qytetarit shqiptar.

Le t’i japim më në fund një shans shtetit ligjor dhe me këtë rast të kalohet edhe reforma në drejtësi. Ta bëjmë jo për të krijuar imazh në botë por për të bërë që drejtësia të zërë vënd në këtë vend dhe bashkë me të edhe shpresa për më tej.

Imazhi për imazh për sytë e botës është një reklamë fallso me të cilën nuk gënjejmë thjesht botën por veten tonë në rradhë të pare sikundër po bëjmë me topin sot. Një shtet serioz nuk kalon në delir nga një top. Politika të mos fshihet pas tij por të shënojë “golin“ e saj se u bë gjatë që luan dhe “koha“ shtesë po mbaron.

 

 

Artan XH. Duka June 23, 2016 22:22
Komento

17 Komente

  1. Zzzz... June 23, 21:40

    Fix….!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. Darius June 23, 21:42

    O shoku shkrimtar……mire e thua qe NQS do te ishim shtet SERIOZ…..PO JA QE JEMI KARAGJOZ!!?

    Reply to this comment
  3. A.GRAMSH June 23, 22:13

    MJERIMI !
    ‘Mjerimi terbohet ne dashuni epshore,
    Neper skaje t’erreta,bashke me qej,mije,mica,
    mbi pecat e mykta,te qelbta,te ndyta,te lagta
    lakuriqen mishnat,si zhange te verdhe e pisa,
    kaperthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojne,perpijne,thithen,puthen buzet e ngrata
    edhe shuhet uja,dhe fashitet etja
    n’epshin kaperthyes kur mbytrt VETEVETJA”MIGJENI

    PS -A ka popull me te perbuzur perdhunuar e tallur se sa ky i ashtuquajturi ‘shqiprtar’ kur 25 vjet e lane LAKURIQ dhe e detyrojne te ”Shkoje si dhelpra pas KOQEVE TE KALIT TE XENIT’!?

    Reply to this comment
  4. Shqipja June 23, 23:47

    Perse ky shkrim. Perse ?
    Ne duhet jemi krenare per kete skuader qe beri ate qe nuk e bejne politikanet e populli.
    Perse.
    Ne gjithe boten vleresohen e respektohen artistet e sportistet. Jane keta qe ja ngrejne vlerat nje Kombi kur nuk njihet si duhet ose njihet nga krimet qe bejne neper bote.
    A I keni pare kur I vdiq burri e manazheri I Celine Dion cberi Canada u trasmetua I gjithe varrimi I tij thua ai ndertoi kanadane. Po se I dha nje ze qe e nderon bota.
    Apo artistet e amerikes edhe pse me skandale private.
    Ate qe Po Ben Ermonela Jaho, Inva Mula etj etj.
    Ti nderojme e ti vleresojme..te jemi krenare.
    Aq me teper qe jane nga cdo pjese toke shqiptare Brenda e jashte.gezohuni mos u beni te vegjel.
    Mos u beni ngaterestare e me zemer te Vogel.

    Reply to this comment
    • Fuga June 24, 00:47

      Kena ca vlera te verteta te ketij kombi qe vetem se ju dalin kunder i keni fshire nga protokolli, nga interesi, i keni demtuar e sabotuar, jeni hakmarre se nuk ju kane sherbyer. Kjo histpria e vlerave eshte nje fllucke genjeshtre qe nuk e ha me njeri. Shteti serioz nuk kalon ne delir por kur shteti drejtohet nga nje delirant i pashkolle e karagjoz qe eshte edhe sportist dhe stilist, cfare mund te presesh. Eshte njesoj sikur Joni Peci te behet kryeminister neser .

      Reply to this comment
    • Artemisa June 24, 13:53

      T’a them une PERSE.
      Sepse nuk jemi te gjithe Injorante rilindas si ti dhe Palloshi yt gjatovil.
      Ju dilni dhe shkruani edhe neper portale ( ne fakt ne te gjitha) sepse nuk keni as Tru, as Turp dhe as Nder.
      Jeni ca CAVIE te mjera , qe per FATKEQESI te ketij Kombi jeni shtuar si mizat e mutit.

      Reply to this comment
  5. alphade June 24, 00:34

    A.Duka ka te drejte ne artikullin e botuar ! E para dhe jo
    e fundit me siguri eshte Reforma ne Drejtesi dhe kur nuk
    e arrine kete merresh me gjera te rendesishme por me-gjithate ,zoti Rama “ekonomia eshte shprehje e koncen-
    truar e politikes ” ! Kur une si pensionist dhe kete vare
    mire ne vesh marr 137 mije leke te vjetra dhe me keto
    leke nuk arrije as nuk arrije te ha buke thate gjate muajit
    nuk me duhen per asgje euforite edhe sikur te kushim da-
    le kampion bote ! Me vetem nje gol nga Sadiku qe gezon
    respektin dhe dashurine e te gjithe sportdasheve nuk mund te bejme gjithe ate zallamahi . Te them sinqerisht
    se goli thjeshte mund te ishte edhe nje rastesi ,kasuslitet.
    Prandaj duhet t’ju kujtoj te gjithve autoriteteve qeveritare
    ate refrenin e popullit tone aq te goditur se “me nje lule
    nuk vjen pranvera” ! Vini re : opozita destruktive e ban-
    des mafioze berishiste shfrytezon cdo moment per te
    diskretituar PS ,sidomos sepse tash e kane lene ne
    heshtje te plote goditjen e Metes qe deri dje propozuan
    per heqjen e mandatit te deputeti dhe t’i drejtohej gjyqit.
    Ndersa tash ky eshte lene “ne harrese” sepse me sa du-
    ket banda e Saliut i ka “rregulluar punet me te per te mos
    votuar reformen ne drejtesi.
    Sot ne parlament degjova ulurimat e klithmat e Saliut qe
    nuk do te votonte reformen ne drejtesi dhe se te huajt te
    mos nderhynin ne kete reforme. Une i them qofte mazhorances apo opozites qe te huajt nderkombetaret
    SHBA-ja dhe BE-ja jo te mos nderhyjne por te nderhyjne
    ne nje forme tjeter duke zbritir tere NATO-n dhe t’i kapi
    “PER ZHELESH ” te gjithe ata deputete qe s’e duan refor
    men ne drejtesi dhe t’ i rrasi ne burgjet e Amerikes,idem,
    sic ja bene Norieges se Panamas ,atij “trimoshi”qe me
    shpate ne dore kercenonte ameriken . Dhe besoj te gjithe
    e kane pare kur ky myteber e trimosh doli nga burgu
    amerikan dhe u ekstradue ne France per kryer nje denim
    te dyte duke ne filmim si mi gardhi ! Keshtu duhet t’i
    ndodhe te gjithe mafies shqiptare qe me thike nder
    dheme po kacafyten per te mos votuar reformen duke
    ja hedhur fsjin njeri-tjtrit . Amerika dhe Europa e di se
    kush nuk e do reformen prandaj deri dje luani kungulleshka dhe so Sali kryekrimineli i Shqiperise e cori
    masken dhe o hodhi ne gjirizin e turpit dhe te mashtruesit
    e sharlatanit mjeran. Amerika dhe Europa dubet te vepro
    je me vendos,eri per hequr qafe kete caliz

    Reply to this comment
  6. X13 June 24, 01:16

    cte bejme dhe ne te zinjte o zoti Duka
    kemi aq pak gezime kombetare ne kete jete sa shyqyr qe na erdhi rasti
    te le Sali serbi te festosh gje
    Iku cerek shekulli ne tension dhe vdekje

    Reply to this comment
  7. Niku June 24, 01:17

    O analist bq.. se po te mos isshte ber pritje do thoshit pse su be . Meqe u be thoni delir . Skeni na1 pune tjeter po beni spekulime jo ashtu po kshu analista jeni bere gjithe teori konspirative sikur shikoni filxhanin nga mengjesi deri ne darke.

    Reply to this comment
  8. Paulsad June 24, 01:37

    Nuk eshte ne gjendje ta kuptoj as edhe nje provincial ate qe po bejne qytetaret e Tiranes.

    Reply to this comment
  9. O Shoku... June 24, 03:14

    Natyrisht titull serioz: edhe pse kombetarja ne futboll i meriton tere fjalet e mira qe nuk i jane thene dot skuadrave te meparshme,
    prape,
    serish, edhe nje here,
    sigurisht,
    nuk ka pse dhe as si
    te shnderrohen ne marrezi kombetare…!

    Dhe kjo thjesht per shkak te nje kryeministri qe kerkon te harrohen problemet e vendit permes nje suksesi relativ te futbollisteve te tij!

    Mjaftoi vetem dhjete sekonda (kamera ne aeroport kapte vetem Atë, Edi Ramen, duke pritur avionin qe po zbriste nga qielli vetem per te…

    Vetem per Edi Ramen.
    Kamera kapte vetem ate, Edi Ramen!

    Ndryshuan imazhin e Shqiperise, guxon te enderroj si ne fushate elektorale, ky njeri nga lartesia e tij…

    Nuk ka me imazh me te fuqishem per te pohuar se ky njeri harxhon ore te tera perpara pasyres se vetes…

    Kot jemi qare nga Salih Berisha, kot fare!
    Mos o Zot sikur ky te shkoj ndermend te rrij aq gjate sa Saliu!

    Te gjoret shqiptare ç’i gjeti!

    Reply to this comment
  10. lili June 24, 06:29

    Digniteti i populi shqiptar u shfaq ne stadiumet e Frances…
    Digniteti i politikaneve shqiptare u shfaq me nje millioneshin qe u gjet aq kollaj per footbollistat-qe nuk kerkuan gje- e nuk u gjet tash e 25 vite per te demshperblyer ish te pernjedurit politike qe rrinine e tyre e kalluan per pak demokraci neper burgje …

    politikanet e kthye festen ne dicka groteskeedhe te turpshme!

    Reply to this comment
  11. Mali June 24, 08:05

    JEMI BERE SERB. ATA FESTOJNE HUMBJET. TE FESTOSH SKUALIFIKIMIN ME MILIONA EURO VETEM PER TE HEQUR VEMENDJEN NGA DESHTIMET ESHTE FYTYRA DRAMATIKE E QORRAVE GENJESHTAR. ATYRE QE ERDHEN PER TE DREJTUAR ME ANEN E PARULLAVE

    Reply to this comment
  12. perkthyesi June 24, 09:48

    Shume e sakte!

    Reply to this comment
  13. k June 24, 10:34

    PËR NJË POPULL TË DËSHIRUAR ,EDHE PLOTËSIMI
    I NJË DËSHIRE TË PAVLERË ËSHTË NJË SUKSES
    I MADH DHE I DENJË PËR TU FESTUAR DUKE
    QENË SE SIGURISHT DO TË JETË I VETMI.

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit June 24, 22:23

    Pse, me kaq mbaroi ahengu? Nuk do festojme deri ne 36 gusht,? cdo futbollisti kokeministri do i dhuroje nga nje pulari, se nuk i thone shaka, u skualifikuan me dinjitet. Prandaj krenare ne, ata dhe kush na degjoi zerin. Ops, po ne emigranteve, a do na jepni passaporta diplomatike? Apo jeni me pak krenare per ne?

    Reply to this comment
  15. s.hibro June 25, 11:19

    …Dini gje , ky analisti , filozof apo sociolog, ka shkelqyer me ndonje gje , e zeme ndonje botim ne gazeta prestigjioze te Europes, apo ftuar nga ndonje Universitet apo Akademi per ndonje vlere te punes se tij…JO ! Atehere pse je xheloz qe qeveria vlereson punen e federates perkatese …kam parasysh A. Duka, dhe ekipin e federates qe zgjodhen De Biasin, dhe kerkuar , gjeten dhe ndertuan kete ekip…Qeveria beri ate qe ka bere dhe ben cdo shtet dhe qeveri tjeter…! Meso , more analist kokeqoshe te vleresosh dhe shikosh anen e mire te gjerave….! Nderkohe me mire ta kane dhene pergjigjen komentuesit me siper !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*