Një skenar që Berishës do t’i interesonte: Zgjedhje të parakohshme? Jo, ekziston mundësia e lojës së numrave në sallën e Kuvendit

October 1, 2015 12:00

Një skenar që Berishës do t’i interesonte: Zgjedhje të parakohshme? Jo, ekziston mundësia e lojës së numrave në sallën e Kuvendit

Janë në sherr apo e kanë tejkaluar? Dikush ka shtyrë urët e zjarrit apo Edi Rama e Ilir Meta vërtet deri këtu mund ta çonin bashkëpunimin qeverisës? Ngjarjet dhe qëndrimet publike të ditës së djeshme e kanë dhënë përgjigjen.

Por në këto ditë zhvillimesh të ethshme ku paralelisht me ngjarjet e dukshme, janë komentuar edhe hipotezat e mundshme të lëvizjeve në skakierën politike, një deklaratë e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, pas takimit me Ilir Metën këtu e tre ditë më parë, u tha dhe u la po aty: Idrizi bëri fjalë për mundësinë e “zgjedhjeve të parakohshme”.

Në fakt, para se të vijnë zgjedhjet e parakohshme, meqë jemi në rrafshin e hipotezave ekziston mundësia e “lojrave të pallatit”, thënë ndryshe loja e numrave në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Mekanizmi që e mundëson këtë është Kushtetuta në nenin 105 të saj, kur flet për mocionin e mosbesimit.

Në kushtet e vendeve aktuale që kanë partitë politike në sallën e Kuvendit, ky mekanizëm do bënte sens të vihej në funksion vetëm nëse LSI-ja e Ilir Metës do të tërhiqej nga koalicioni qeverisës. Atëherë ç’do të ndodhte?

Numri i deputetëve nuk i mundëson Ramës të vazhdojë të qeverisë. Një situatë ideale kjo që jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit, pra minimumi 29 deputetë, të kenë të drejtë të paraqesin për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit në detyrë. Mocioni i mosbesimit duhet të përmbajë nënshkrimet e deputetëve dhe të jetë i arsyetuar. Por këtë mund ta bëjnë vetëm duke propozuar njëkohësisht një kryeministër të ri. Pra, deputetët mocionistë vijnë bashkë me emrin e kryeministrit të ri. Dhe nëse mocioni rrëzohet nga më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit, pra minimumi 71 vota, kryeministri vazhdon detyrën. Nëse më shumë se gjysma e votave të të gjithë deputetëve janë kundër kryeministrit në detyrë, atëherë presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e kryeministrit në detyrë dhe emërimin e kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga data e votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend.

Cili do mund të ishte, për të vijuar hipotezën, kryeministri i zgjedhur prej mocionistëve? Do ishte një i majtë socialist, një nga LSI apo nga Partia Demokratike? Kjo presupozon që edhe numërimi i votave dhe kalkulimet politike nga të gjitha krahët e interesuara për këtë lëvizje, të jetë bërë që më përpara. Dhe gjithsesi, kabineti i ri që do të formohej, do të qëndronte në detyrë deri në fund të këtij mandati në vazhdim, me synimin kryesor tashmë të arritur: Largimin e Ramës nga qeveria.

Kur Idrizi lëshoi idenë “fluturake” të zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta kishte llogaritur një skenar rezervë, që Kushtetuta e parashikon në nenin 104. Por kjo do kërkonte që vetë kryeministri, në këtë rast Rama të kërkonte një mocion besimi në Kuvend, pra të verifikonte mbështetjen që ka nga legjislativi, përpara se të ndërmerret mocioni i mosbesimit. Në këtë rast, nëse kryeministri nuk merr të paktën 71 vota, ai duhet t’i kërkojë presidentit shpërndarjen e Kuvendit, çka kreu i shtetit duhet ta dekretojë brenda 10 ditëve. Vetëm kështu mund të mbërrijmë tek zgjedhjet e parakohshme./DITA

 

 

 

October 1, 2015 12:00
Komento

5 Komente

  1. Fieraku123 October 1, 12:10

    Ndryshimet Kushtetuese te vitit 2008-te e bejne te pamundur shkarkimin e Kryeministrit dhe emerimin e nje Kryeministri te Ri.Ne rast se Kryeministri nuk ka Besimin e Parlamentit,vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme.Lexojeni mire Kushtetuten ju te Dita-s se late nam.Rama nuk ishte budalla kur ndryshoi Kushtetuten me 21 Prill te 2008-es.Kishte nje arsye te thjeshte.Blerjen e deputeteve te tij nga mafja e “Trustit te Geshtenjave te Tropojes” dhe rrezimin ne Parlament te Kryeministrit dhe emerimin e nje Kryeministri te Ri pa kaluar ne zgjedhje te parakohshme.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 October 1, 22:31

    Me kete ligj zgjedhior zgjedhjet e parakoheshme na lene ne kuvend Saliun ilirin dhe Edvinin dhe po keta mafioze qe I shoqerojne.

    Reply to this comment
  3. Drini October 2, 01:38

    Nuk keni gje tjeter te shkrruani xhanem? Duket sikur nu iu nxe vendi derisa te largohet Rama.Po sala beri 99 te zezat dhe e duruan , sepse ja beri popullit, ju nuk duroni dot shtetin qe po bene Rama dhe merreni me hipoteza aq sa duket po shihni endrra diten per diell.

    Reply to this comment
  4. aqo October 2, 04:30

    Pse aq budalla e paskeni ditur Edi Ramen ju?Kot eshte me I gjati nga te gjithe burrat e parlamenntit? Se presidenti sa nje shale e tij eshte.

    Reply to this comment
  5. arben muhameti October 2, 06:24

    Nqs kryeministri nuk ka mbeshtetjen e 71 deputeteve te tij atehere shkohet ne zgjedhje te parakohshme.Kushtetuta jone eshte kopje e marre nga evropa .Shkarkime e ngarkime nuk ka .Largohet lsi-ja nga koalicioni ,i takon kryeministrit si perfaqesues i forces me te madhe politike dhe fituese te zgjedhjeve te jape doreheqjen dhe te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.Nuk mundet nje grupim si lsi te bashkohet me pd e te formoje qeveri(ne keto momente),gje qe do behej kollaj ne nje parlament me matrapaze sic eshte i yni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*