Një “Skënderbe” në Itali, Meta: Na la mësimin “Bashkimi bën fuqinë”

November 24, 2013 19:41

Një “Skënderbe” në Itali, Meta: Na la mësimin “Bashkimi bën fuqinë”

Shoqata “Scanderbeg” me qendër të Fermo të Italisë, ka zhvilluar sot ceremoninë e përurimit të monumentit të Heroit tonë   Kombëtar në sheshin dedikuar Skënderbeut në këtë rajon.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin  Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta,  përfaqësues të parlamentit italian, përfaqësues të senatit italian, zv.kryetari i kuvendit të Kosovës,  Xhavit   Halili, autoritetet më të larta lokale të zonës etj.

Meta shprehu mirënjohjen ndaj komunitetit shqiptar në Itali për   kontributin e tyre ndërsa vlerësoi bashkëjetesën pozitive të këtij komunitetit në Itali si një shprehje e miqësisë që dy vendet dhe popujt kanë me njeri-tjetrin. Ai theksoi se mësimi i Skenderbeut “Bashkimi bën fuqinë!”, të gjithë sot duhet të reflektojnë për një bashkëpunim të ngushtë me njeri-tjetrin, për të arritur suksese dhe për të fituar sfidat që kombi shqiptar ka përpara.

“Ky mësim është i vlefshëm edhe sot e kësaj dite, ku kemi nevojë të bashkohemi   gjithnjë e më shumë, të bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë për të spikatur, për të   nxjerrë në pah vlerat më të mira të popullit tonë dhe kombit tonë. Sepse ne meritojmë  të jemi pjesë e Evropës së bashkuar, e meritojmë që flamuri ynë të jetë njësoj si gjithë flamujt e vendeve të Bashkimit Evropian ashtu sikurse fituam këtë të drejtë me meritë si një vend anëtar i NATO-s”, -u shpreh Meta.  Në fund të ceremonisë, prefektja e provincës së rajonit Fermo, Emila Zarrilli nderoi  kryetarin e kuvendit me një çmim kontributiv.

November 24, 2013 19:41
Komento

4 Komente

  1. DREAM November 24, 20:50

    Ah ,Skenderbe ,c’na gjeti !!!!!!!!!

    ‘Bashkimi ben fuqine ”
    Ne fakt ti bashkove princat ne lufte kunder turqve ,i dhe nder e krenari ktij kombi .

    Ky bashkoi ….interesat ne shkaterrimin e ktij vendi .Ky Hamza i koheve moderne …ky na jep leksione ….500 vjet dhe ende me Hamzate kemi pune !

    Meta ,si kryetar kurVendi ,te paskan nderuar …paska ardhur prefektja ….
    cmim kontributiv … e dine ata qe je pragmatist …i bllokut !

    Reply to this comment
  2. andoni November 24, 21:11

    Shume mire kane bere qe kane vendosur statujen e Skenderbeut por, ju lutem mos n’a fyeni intiligjencen. Shkruani Nje ”Skenderbe” ne Itali…… Nuk eshte vetem Fermo, province e Ankones qe ka monumentin e heroit tone kombetar. Prej dekadash monumenti ndodhet ne Rome, viale albania, Piramide. Madje, madje, Skenderbeu i madh prane fontana di Trevi ka dhe pallatin e ngritur qysh ne vitin 1466, Palazzo Scanderbeg. Dhe mos e beni kaq te veshtire se, mjafton ne emer te nje komuniteti shqiptaresh ne rastin konkret, ben nje kerkese ne komunen ku banon dhe, me pas ka procedura. Por, ambasadat te cilat perfaqesojne kulturen dhe historine e shtetit e kane ne axhende percjelljen e historise se kombit te tyre, po me sa c’duket jemi shume mbrapa ne kete drejtim. Te ashtequajturit diplomate as telefonave te qytetareve nuk u pergjigjen. Eshte e lodhshme ne fakt t’i gjesh zgjidhje shtetasit qe pefaqeson, ndaj n;a i kurseni keto lajme. Para disa muajsh isha ne Milano dhe, ne nje prej rrugeve te saj pashe nje veper arti. Isha ne taksi pasi do isha ndalur te beja nje foto. U ndjeva krenare pasi, shoferi me tha qe kjo vepra ishte punim diplome i nje studenteje shqiptare qe ka studiuar e punon ne Milano. Studentja punimin e diplomes ne arkitekture e kishte derguar ne komunen e Milanos pasi, ishte hapur nje konkurs per vepren e artit. Ishte dicka e thjeshte me ngjyre blu e te kuqe…..

    Reply to this comment
  3. Marin November 24, 23:32

    Wow! Nuk eshte Fermo, province e … Ankones (Fermo eshte province me vete, poshte provinces se Ancona -s.Eshte shume interesant te ngrihet busti i Skenderbeut ne Fermo? Bravo shqiptareve patriote qe punojne e jetojne aty!

    Reply to this comment
  4. Nike Air Max 2009 January 27, 01:05

    China sent in thousands of troops to enforce its claim on the region in 1950. And even though things have changed over the past decade, corruption and political repression may be mostly consigned to the past – but they are tough stains to remove from the country’s reputation. Exactly three years ago, a demand Congress may not be able, US experts say. Although few people – only 2% – in the study ate this much white rice, More than 17, Leyte. I decided then and there to continue back to Caracas and drop the New York trip to protect a key goal: safeguarding my physical integrity.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim