Një SMS nga “djali i Arta Dades” në celularin e Sali Berishës

Adrian Thano January 28, 2015 01:23

Një SMS nga “djali i Arta Dades” në celularin e Sali Berishës

Ish-kryeministri i vendit ndoshta nuk do gjykohet kurrë.

Me gjasa asnjë inisiativë ligjore nuk do ndërmarrë kundër tij një qeveri që e ka tradhtuar votën ndëshkuese të 23 qershorit dhe një kryeministër që pandeh se është votuar për të rregulluar suvatë e ndërtesave.

Por edhe sikur asnjë gjyq mos e dënoftë, Berisha mbetet ai që njohin të gjithë: një vrasës, urdhërues vrasjesh, falsifikator provash, cënues i integritetit territorial të vendit.

Ndjej neveri ta replikoj; ata që e kanë lart e përballë ta gëzojnë.Por në një intervistë dhënë mbrëmë në News 24 ka shpifur për të disatën herë ndaj një prej miqve më të mirë timin personal dhe të Ditës.

Ato që tha mund t’i gjeni më poshtë.

Nuk do zgjatem në këtë orë të natës, por duke i kërkuar Albit ndjesë, dëshiroj të ndaj me lexuesit e Ditës një SMS që ai ia ka nisur mbrëmë gjatë emisionit S.Berishës. SMS-ja ndodhet në celularin e Berishës dhe të disa pak miqve të Albit.

Ndoshta është private, por gjithmonë kam menduar që ky kurvlliku i burrave të politikës që marrin në gojë gra, nëna, motra e vëllezër njerëzish që publiku nuk i njeh por që janë në jetën dhe hallet e tyre private duhet të marrë fund.

Këta burrecë që i thonë vetes politikanë dhe që kanë krijuar këtë fshat të madh të baltosur, le të merren me ndyrësitë e njëri-tjetrit. Dalin e teprojnë.

 

SMS: “…Sali Berisha.Jam Alban Dabulla apo si te pelqen ty djali Arta Dades.Kam pershtypjen se me shume tmerr ke nga mbiemri im se sa nga emri i nenes sime ndaj perdor shpesh kete te fundit.Me ke bere nje dem te vetem me ke grabitur rinine pasi me grabite atdheun.Te kam injoruar se kam besuar dhe besoj qe e gjithe energjia jote prej frikacaku fokusohet te nje qellim i vetem te dalesh nga shpifjet e tua si viktime dhe te vjedhesh keqardhjen e meshiren e nje populli qe vrave dhe grabite.Po sot mjaft me.Nuk mund ti grabisesh rinine dhe femijeve te mi.Do shihemi ne gjyq dhe do te te mund me gjykatesit e tu.Qofsh mire se ta kam uruar gjithe jeten per faktin se ti e ke enderr te te vrasin qe te mbetesh hero por jo populli eshte aq i mencur sa mos te ta plotesoje kete enderr dhe te te lere te ngrysesh ashtu si te takon dhe si do shkruhet ne historine e ketij vendi:Tradhtar i kombit tend,vellavrases etj qe i di ti…”

 

**************

Më poshtë, pjesë nga intervista e mbrëmshme e S.Berishës me gazetarët e News 24:

Z.Berisha, mund të na shpjegoni se çfarë është një stinë protestash?

Bandat e sotme janë tre herë më të mëdha se ato që ishin, janë banda që lëvizin mbi malet e kokainës dhe kanë kapur direkt kreun e qeverisë dhe ministrat. Po marrim rastin e Kostandinit. E lëmë që ekzekutoi të parin dhe e futën Luizën në Parlament, por më pas cfarë ndodhi ditën e e krimit? Rama del me nënën e kriminelit në media dhe jo me nënat e viktimave. Ka dhe një ngjarje tjetër më mbrapa dhe ky është Enver Basha. Kush është Enver Basha? Është djaloshi që me biçikletë la punën në katër të mëngjesit te pizeria dhe po shkonte në shtëpi. Çfarë pa Enver Basha aty? Ai pa një skenë krimi të tmerrshme, katër viktima. Ai pa se polici i tha Xhuvanit “Ik tani, nisu”. Pa se Xhuvani shoqërohej nga një djalë tjetër. Por ky djalë patriot, nga një rrugicë i del para me motor dhe i kap revolen dhe i thotë “ndal aty kriminel, se ke vrarë katër vetë”. Shkon një polic aty dhe çfarë bën me revolen? Revolen ia hodhën të birit të Demirit.

Ju po thoni se Xhuvanin e arrestuan kalimtarët e rastit?

Po, e ka ndaluar Enver Basha! Kthehet me policin me revolen, me Kostandinin dhe këtij i kanë premtuar flori, jo policit. Kontrolloni arkivën. Polici ia merr revolen dhe ia hodhi Demirit. Dhe Demirin e vdiqën aty sepse i plagosur është mbajtur rreth 35 minuta pa iu dhënë ndihma urgjente. Pasi ndodhin të gjitha këto, Basha lidhet tre ose katër herë me menaxherin e policisë, Didi. Didi i thotë nuk kam punë me ty. Basha lidhet me nënpolicët dhe ata i thonë s’kemi nevojë për deponim. Më pas më vijnë familjarët dhe më thonë ne kemi djalin dhe me dhane mua nje Usb me sekuencat

Pse nuk ka një denoncim për këtë të Bashës?

Pse e mori emrin e Oktapod ky gazetari juaj, Artur Çani?! Shkojmë më tutje, shoqëruesi tjetër, dëgjuat ju që ishte dhe një tjetër shoqërues, e kanë dhënë lajmet. Kush ishte ai? Kush ishte? Ai ishte djali i një deputeti, apo deputeteje.

Ju e dini i kujt zoti Berisha?

Iku ai. Ai iku, kur ky ndali Konstadinin, ai nuk u përlesh me Bashën dhe policët.

Ju e dini i kujt deputeti është?

Unë kam të dhëna por dua të jem 100 për qind i sigurt. Të dhënat janë se ishte i Arta Dades, por duhet të jem i sigurt. Unë nuk nguroj të them gjërat siç janë. Çfarë ndodhi tjetër? Demiri deklaroi pa e takuar Bashën se kjo s’ka qenë revolja…

 

Adrian Thano January 28, 2015 01:23
Komento

76 Komente

  1. TJ January 28, 01:38

    Njeri i poshter, i pafytyre ,hajdut vrases dhe kriminel!Nuk e kuptoj se,c’fare lloj njerzish jane ata ,qe akoma i vene prapa! Zot na ndihmo ,qe femiet tane te mos behen si ky monster

    Reply to this comment
    • Che Guevara January 28, 07:11

      Mire Thano, mire.
      Ti qellon rralle,por ja rrep lekuren me sterrall.
      Me pelqen shume dhe ky Dabulla.
      Qenka djal trim, si ai libohoviti yne, kur e ngreka doren, nuk ditka ta ul….
      Si plumba ja ka thene ato fjale….mua me duket sikur Sali Cjapin e ka varur ne mur dhe ja rrjep lekuren me gishtin e madh, pa biçak…

      Reply to this comment
    • feniks January 28, 09:48

      Heshtjen e TURPSHME te Edi Rames per krimet e Sali Berishes e con perpara vetem ORGANIZIMI I PROTESTAVE TE FUQISHME PARA KRYEMINISTRISE njelloj sic po bejne kosovaret per Jabllanovicin!!
      Sali Berisha duhet te dale para GJYQIT TE POPULLIT!!!

      Reply to this comment
      • 21 Janari January 28, 14:03

        Mos shko para Kryeministrise, por para Prokurorise se Pergjithshme, sepse ata i kane faktet dhe nuk duan te levizin nga vendi.

        Reply to this comment
  2. lali January 28, 01:49

    Sju mbyll goja neveri per ket moster qe sju mbyll goja e qelbet

    Reply to this comment
  3. Hysa January 28, 01:53

    Sdi cte them.Te lumte or Alb djali se me cmbaj mend une asnje ne gjith kto vite nuk i ka nisur ktij malinje nje sms te tille.Krenar per ty o djale e mendo kur te behesh burre.

    Reply to this comment
  4. ilir January 28, 01:56

    E degjova salih kriminelin qe genjen pa fund,thote qe gjermanet e ben me prokurine.genjen…vete prokurori eugjen beci tha ne opinion te tv klan se erdhi informacioni te ne e policia ne te njenten kohe.ska turp vetem genjen shpif dhe lavdrohet se nuk e vret ndergjegja per 4Te vraret para krydministris. Eu sa ka vra ai i eshte regjur lekura familjarisht…qenka tolerant me gazetaret…harroj qe dogji koha jone si hitler ,futeni kete kryekriminel ne burg athere bjen ky vend ne qetesi.flet per kete teme kur eshte i mbuluar me m…ka nje faj rama te ka zene karrigen..ti uetem kete sta fal ky eshte problemi i salukut.e din vendin prone te tij figura me e zeze e historis.

    Reply to this comment
  5. f.l January 28, 01:57

    Dita. Me prallat e Salpordhes mbreme ne Nuz 24 fjeten te gjalle e te vdekur, madje edhe qeni im. Ndersa femijet u llahtarosen. Ai Locja u zgurdullua tamam si i cmendur qe ka qene e vazhdon te jete.

    Reply to this comment
  6. . January 28, 02:15

    Me i mire qe nga “Dita” e opozites para 23 qershorit! 🙂
    Respekte
    Bjorni

    Reply to this comment
  7. Violeta January 28, 02:47

    sa i pa pergjegjshem eshte ky palaco. Ke shume te drejte qe e beri ate vend balte te madhe…

    Reply to this comment
  8. socialisti bythpambuk January 28, 02:55

    I lumte by… pse mos te flase dhe te pergojoje , ashtu si ka bere gjithe jeten , kur kemi nje Kryeminister frikacak qe nuk kerkon te denohet ky kriminel ,nje Kryeminister qe nuk kerkon te denoje hajdutet qe ishin 8 vjet ne pushtet , sepse eshte vete hajdut , ndryshe nuk ka si te shpjegohet dhe ashtu si thote Adrian Thano , nje KM qe meret vetem me suvate e ndertesave , dhe nje tufe deputeyesh te PS qe rrine dhe veshtrojne si dele te trembura nje KM psikopat , i cili po punon per te ardhur Saliu sa me pare ne pushtet .
    Te lumte pena Adrian Thano , bjeru ketyre plehrave se vetem JU dhe gazeta DITA na keni ngelur si shprese .

    Reply to this comment
    • andromeda January 28, 08:58

      Ore shqiptarë, a do lidhet ky njeri me hekura që të shpëtojmë një herë e mirë apo do përballemi me një gurgule tjetër si 97′. Fallangat berishiane (veriorët dhe bathoristët) janë gati për mësymje. Ky njeri, lugat, të kall datën.

      Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi January 28, 09:40

        Andromeda? Që duhet lidhur saliu me hekura jam në një mendje me ju. Por kush ta lidhë, Edi Rama? Kurrë nuk do të ndodhë. Nuk lidh i djathti të djathtin! Tung!

        Reply to this comment
    • beni January 28, 09:06

      Te lumte socialisti, te lumte Thano! Shkundeni more ate trapin e gjate, qe po flirton me kriminelin, ne se nuk mundni , shkundni grupin parlamentar socialist qe tallet me elektoratin e vet se votat i mori nga lista , dhe jo koke me koke.

      Duhet te ndryshoje urgjent ligji i zgjedhjeve se ngeli shteti ne dore te Ed psikopatit dhe vellait te tij sekser qe pret njerez ke kafja prane kryqezimit te Vasil Shantos si me qene Mon Kukaleshi!

      Reply to this comment
  9. dealfa January 28, 03:25

    Keshtu do eci qeveria e Rames ? Si mendon ky k/minister qe populli ja dha votat per
    syte e bukur apo per staturen e tij ??? Fatkeqesi ! Beni sehir ! Pushtetin e moret , tani
    fryni xhepat , popullin e keni mashtruar bukur ! Shqiptari sot nuk ka nevoje per gallate
    permes ”facebook” , replika permes ”twetter-t”, me batuta vulgare qe s’i hyjne ne pune
    njeriut fukara qe lufton cdo dite dhe cdo ore per buken e gojes. Nuk di ne se qeverita-
    ret e sotem kane keshilltare qe t’i thone shefave te tyre : mjaft me qyfyre , mjaft me ba-
    tuta, mjaft,mjaft…!
    Nje milion shuplakat zoterinj do te shndrrohen ne bumerang prandaj eshte mire te re-
    goni , te mblidhni mend dhe te mposhtni mendjemadhesine dhe fodullekun dhe te
    shkoni me idene se me qe , Berishovicin e kemi atje, ne mund te livadhisim se populli
    pas menxyrave qe ka pare nga Vicidolasi , ne e kemi te sigurte voten e popullit sepse
    ai s’ka nga shkon ….! Ky do te ishte nje mendim infantil qe te con ne rruge te gabuar..!

    Reply to this comment
  10. Paqesori January 28, 03:31

    Basha , doli nga puna me biciklete dhe e kapi Kostandinin me motorr ! O zot nuk dine as te trillojne ! Ose aq shume trillon sa ben corbe e i ngaterron !

    Reply to this comment
  11. Llazar January 28, 03:35

    I nderuar Adrian Thano, Si perhere jeni i sakte, jeni dekani i gazetareve shqiptar. Kemi se c’te mesojme te gjithe nga ty: te jemi shqiptar te vertete.

    Reply to this comment
  12. moisiu January 28, 04:16

    Z.Thano,keto dy partite gerdalla,te molepsur nga korupsjoni,duhen qeruar nga skena politike,bashkohuni ju intelektualet qe njiheni ne publik dhe do keni mbeshtetjen e njerezve te ndershem qe i dhimbet kombi ,populli ,qe eshte i pergjumur akoma nga premtimet e Rames ! Saliu e ka ndjere shume kohe me pare qe nje levizje e tille do te krijohet,kur deshte te hartonte ligjin qe mos pjesemarja ne votime ,gjobitej ,pra pakti ishte nje here e merte Saliu,heren tjeter Fatosi (tani Rama) dhe historia vazhdon !

    Reply to this comment
  13. Kris 1 January 28, 04:28

    ke plotesisht te drejte Adrian per plehren e plehrave qe nuk la njeri pa marre neper goje por gabohesh me Ramen.Rama eshte shok i Berishes ,eshte plehu i plehrave.Pas suvave te tij fshihet krimi dhe korrupsioni.Me te populli shqiptar qeveriset nga Berisha.

    Reply to this comment
  14. Sokol January 28, 05:03

    O DITA…… Po ju, ku e keni hallin?! Jepni alternativa, propozime, rrugezgjidhje! Apo eshte e lete te rrish ne llogore e te kritikosh!

    Reply to this comment
  15. shqip hesapi January 28, 06:02

    Arsyeja e pare qe nuk arrestohet Berisha eshte se Edi nuk ka besim te Prokuroria dhe Gykata.Arsyeja e dyte dhe me kryesorja eshte se nuk do te tilla trazira se ka frike se i iken karrikja.I gjithe populli shqiptar e di mire (edhe pjesa qe nuk flet ose qe eshte me Berishen)qe me antishqiptari,me vrasesi,me krimineli,me mashtruesi,me korrupsionisti,me i pabesi,me hakmarresi,me bajraktari,me finoku,me i ligu,me i poshtri ,me njeriu me te nje 100 te zezat ka qene ,eshte dhe do te jete Sali Berisha Ai ia ka kaluar 100 fish dhe Enver Hoxhes duke bere krahasimin diktature-demokraci. Eshte i tille se ka marre vetem te keqijat e Enverit pasi e ka njohur mire.

    Reply to this comment
  16. kaktusi January 28, 06:40

    Të lumtë dora Thano!

    Reply to this comment
  17. Idriz Gjembi January 28, 07:14

    Nese nuk arrestohet ku kriminel, pushteti i Edi Rames dhe martesa apo koalicionit me kurven Meta eshte e shkurter

    Reply to this comment
  18. shkerdhen -gerdeci January 28, 07:15

    o malok perse nuk shkon me tek faqeziu keni prish pazaret e droges dhe tokave tani qe humbet pushtetin tani ke gjet nje tv monster o fak ju

    Reply to this comment
  19. fshati January 28, 07:22

    Sa e peshtire eshte ta degjosh e ta shikosh ne TV para gjumit nje plakush te rrjeshur nga trute!
    Yf! plak i keq…..

    Reply to this comment
  20. Besnik January 28, 07:54

    Kjo është e turpshme të merret akoma media me një ish !!!! Një vrasës, hajdut dhe tradhtar të Kombit Shqiptar

    Reply to this comment
  21. Dr. John January 28, 08:05

    Eshte mjeshter rekordmen boteror i alucinacioneve. Intrigant shpifes i papare. Veset me te ndyra te njeriut te keq misherohen te gjitha te ai. Mjer shqiperise qe i ra per pjese nje monster i tille.

    Reply to this comment
  22. mersin kurti January 28, 08:22

    Perse duhet te merret ne interviste nje monster e tille. Saliu me pasurine qe ka ka kapur edhe mediat. Nwes 24 e vleresoja dikur per performancen e saj te lire. Sot eshte bere si shume media te tjera qe vetem lirine e shumekerkuar nuk e kane. Turp.

    Reply to this comment
  23. radi January 28, 08:26

    Mallkuar qofsh o monster …o Kriminel o i degjeneruar…Mallkuar qofshin edhe ato gazetare qe te pronovojne ty neper ekrane…Menduam se vdiqe ne 23 qershor 2013…por ti kerm dhe kufome je ende midis nesh…U shofte fara jote e keqe..Fara e Vuçitolit || Me vdekjen tende biologjike do shpetoj Shqiperia …Edhe ajo dite do vije per ne shqiptaret !!! Shkofsh ne ferr sa me pare….per te miren e ketij populli !

    Reply to this comment
  24. drini January 28, 08:28

    Pergezime z.Thano!E vertetea duhet te shihet gjithmone ne sy .Keta jane karagjozet e politikes koloniale qe zevendesojne njeri tjetrin nen urdherat perandorake!Dinjiteti i Rames shkon deri tek lapustiat per te zhgaravitur diçka e jo me shume e kjo eshte fatkeqesi e radhes.E ç’fare mund te presesh nga nje intelektual “piktor” qe ne mengjes falet ne xhami me Zahon e ne darke shkon e falet ne kishe!Mjere ky popull ne dore te kujt ka rene .Eshte fatkeqesi e duhet ta vuajme te gjithe.

    Reply to this comment
  25. Ciu ciu January 28, 08:37

    Po ky legen ngeli edhe 70 vjec!Po ju te Dites c’ju plasi trapi cthote ky i cmendur!

    Reply to this comment
  26. emy January 28, 08:43

    Sala me gjithe te zezat qe ka bere do dali ne pension si Ramizi e Nexhmija dhe askush nuk do ta ngacmoje. Jane bere perpara keto plane prandaj ben gjithe te zezat ai.

    Reply to this comment
  27. Rimi January 28, 08:46

    E ç’fare mund te presesh nga nje kryeminister qe perveç karkikes kryeministrore nuk e lidh asgje me te majten qe ka marr peng fale edhe nivelit te ulet intelektual qe gjendet sot ne grupin parlamentar brend kesaj levizje.Prisni e shikoni me vemendje se si po teston elektoratin me B.Shehun per ta kaniduar per Kryetar Bashkie ne Tirane e ne vendin e “Kunatit te Lulit” te vendose Ilir Demaline!Keta jane rrethi shoqeror e me idete me te aferta te Edvin Rames.

    Reply to this comment
  28. vini January 28, 08:46

    Albit nuk eshte nevoja ti bejme komplimenta se gjithmone i ka rene me koke ketij krimineli, hajduti, horri dhe cubi te malesise fqinje me shkijat. du vetem me pyt Albin si i eshte duk sikur i ka ra me koke murit apo i eshte bo koka me mut? le mos te merremi me kete zaberhone halesh se kush pastron halet ben duret me mut. ndoshta do na duhet ta durojme derisa te dali rrugeve si zon gallata ne vaktit e haje mutin e vet.

    Reply to this comment
  29. METEH January 28, 09:05

    E ndoqa llapaqenin Saliserbin,jo se kisha mall per te, por per budallalleqet e shpifura ta tij,si njeriun me te urryer te ketij vendi,me i keq se Zogu,Enveri,Hitleri.Ky moster nuk ka dashur kurre gjat pushtetit te tij asnje president,Kryeprekuror,Kryeminister,derjtues,K/Shikas,ministra te tjer veç oborrit te PD.Po pse doli mbrem Saliu te New24? Si kundervenje e Rames nje nate me par te topçenell,duke bere oponencen e tij publike.Dhe vetem shpifi per Naften,Elektikun,Korrupsionin,Drogen,krimin-kriminelet,21 janarin(turpi botes),sulmoi prap prekurorin a thua se ate e drejton Rama.Por ky kriminel e nxori fytyren e vertet kur tha se:Do shkohet ne zgjedhje te parakoheshme parlamentare,se do perseritet ’97-ta,se Basha po ben opozite te urte(sipas tij duhet shkaterrim,vrasje,marrje e pushtetit me dhune si ne ’98).kJO Pjelle e keqe e ka nje te drejt:Rama nuk po ben shpejt reformen ne drjtesi & nuk po hreq Nishanin,Llallen,Vishon(kohet e fundit e falinderoi),pasi siç duket nuk gezon perkrahjen e patnereve.Por kjo do i kushtoj shtrenjt.

    Reply to this comment
  30. Azemi January 28, 09:05

    Ku do zhduket ky monster qe te bie populli rehat,por dhe keta gazetaret qe meren me te jane meq se ai.

    Reply to this comment
  31. intrigantet e saliut January 28, 09:10

    sali berisha,
    eshte: manipulatori,
    trilluesi,
    intriganti,
    vrasesi,
    tradhetari,
    i pabesi,
    burracaku,
    genjeshtari,
    mafiosi,
    vjedhesi,
    perçaresi,
    me i madh qe mund te kete njohur historia e mbare Kombit:
    Te keqijat qe i ka shkaktuar Kombit, as pushtuesit dhe dashakeqesit e Shqiperise nuk ja kane bere kurre, forca e tij e vetme jane shpifjet dhe ligesite…
    Gjate ketyre dy viteve qe qeveria aktuale po drejton, nuk i intereson ndeshkimi i sali intrigantit dhe as bashkpuntoreve te tij te ndyre, keta qe aktualisht kane mbi 80 vota ne ate paralament, e mbajne saliun per t’e justifikuar deshtimet e tyre, por harrojne se nese do ishte saliu ne pushtet , nuk do i bente asnje leshim ne asnje kerkese te tyre, por do i perdhunonte ashtu sic i ka perdhunuar tere Kombin per me shume se dy dekada!
    Alban Dabulla, te pergezoj per pergjigjen qe i ke dhene kancerit sali dhe pse e kam te qarte qe atij nuk i ben pershtypje reagimi yt kurajoz, e kam te qarte se te kerkosh te drejten me nje intrigant si saliu, eshte sikur te shkosh kundra nje muri betoni, sepse kjo qeveri jo vetem qe s’ka ndermend ta prishi ate mur, por çdo dite e me shume po ndihmojne qe muri i ligesise e te gjitha te keqijave te forcohet akoma e me shume!

    Reply to this comment
  32. Pëllumb zaimi January 28, 09:15

    @@@ Përgëzime për guximin qytetar e intelektual z. Thano? Nuk të kisha lexuar kurrë kaq të drejtpërdrejtë, kaq të guximshëm,kaq të vërtetë. Ju jini një bir i denjë i këtij populli Thano dhe, një gazetar dukshëm i lirë e me integritet. Thano,do të vij në redaksi t’ju puth në ballë për atë që kini thënë në këtë shënim. Jini bërë sot zëdhënësi i zërit popullor dhe i lexuesve të gazetës së mëndjeve trime,- i Dita-s. Kujdes mos ju zërë suvaja e pallateve të Katovicës shqiptare dhe e “pallateve” të majta të devijuara dukshëm djathtas. Përgëzime z. Albi Dade! Nuk ju njoh por njoh nënën tuaj trime. Ajo ja ka thënë të gjitha ato që i duhen thënë Sali Berishës. Atë që nuk ka guxuar t’ja thotë dhe që nuk do t’ja thotë kurrë Edi Rama! Përshëndetje Thano dhe Albi! Harrova të shtoj që “je gazetar me intelekt të lartë, trim dhe çun i bukur Adrian Thano”! Ty . Albi nuk të kam parë ndonjëherë prandaj ju përshëndes vetëm për të thënat e sotme. Tung!

    Reply to this comment
  33. orli January 28, 09:22

    Te lexosh apo degjosh broçkullat e sali udb-es behesh me dhimbje koke edhe nje lavire nga ato me te peshtirat nuk arrin dot te sajoj e shpifi ne ate menyre!!ndersa edi rama per te mos e ngarkuar shume financiarisht(zyren e tanishme sali udb-ja e ka luksoze dhe “paguan” shume)i ka gjetur nje gratis!per te shpifur gratis,per te share gratis e per te terrorizuar antiserbet gratis!ajo qe kam patur gjithmone frike se dhe rama eshte pjese e ciklit ramizist me duket se po vertetohet,qofsha i gabuar……..

    Reply to this comment
  34. isi January 28, 09:44

    Ky hale duhet ndeshkuar,por s`ka kush e ndeshkon.Nuk ka nje burre shqiperia,qe ti thote ketij populli:Une do ndeshkoj kryekriminelin,krye hajdutin,tallegjaren Sali Berisha?Ka per te marre shumicen si Syriza dhe s`ka cna duhen me partite e korrupsionit.

    Reply to this comment
  35. plaku January 28, 10:08

    Eshte e kjarte se Sali Berisha ishte dhe eshte nje fatkeqesi per popullin dhe vendin tone. E kam thene disa here, se ne jemi tani ne demokraci dhe duhet te zbatojme rregullat e lojes ne demokraci. Kuptohet se Adrian Thano ka me se te drejte nga ana morale dhe une e falenderoj ate nga zemra per gazeten e mrekullueshme Dita, por ama me vjen keq te them se, sic e kam thene disa here ketu ne forum, Edi dhe qeveria e tij i kane duart e lidhura, sepse Sala i ka mare masat dhe ka ne xhep prokurorien, presidentin,KLD,Gjykaten kushtetutese etj. dhe keta njerez e kane te qarte se ne loje eshte fati i tyre. Shefi i policise Didi dje tha se “nga ana e prokurorise se pergjitheshme ka boshllëqe në hetime dhe në akuzë, nga ku gjyqtarët pastaj gjejnë mundësinë të luajnë brenda këtyre hapësirave”,
    .
    E shifni more miq, se edhe ata ( njerezit e Sales ) i njofin ligjet dhe dine se si te verprojne. Edi duhet te ndryshoje shume ligje ne kushtetute dhe per kete i duhen 94 vota, ndersa ai ka vetm 84.
    Jam i sigurte, se edhe ju si une nuk do te jeni dakord, qe Edi te shkeli kushtetuten, gje qe ka nje rrezik te madh ne kthimin e nje diktature te kuqe qe e provuam nje here.
    Jam munduar te shpjegoj ne forum se shteti nuk mbahet me normat morale te shoqerise, shteti mbahet me ligj dhe vetem me ligj.

    Reply to this comment
    • shkrimtari January 28, 13:56

      PO C’A THU O PLAKU PO KA EDHE REFERENDUM?

      Procesi vendimmarrës për ndryshimin e Kushtetutës është i rregulluar në Kushtetutë dhe mund të zhvillohet në 3 mënyra:

      Mënyra e parë është një proces i pastër parlamentar ku mbështetësit e reformave sigurojnë shumicën kushtetutbërëse prej 93 votash në Kuvend dhe i votojnë amendamentet. Në këtë mënyrë u procedua për ndryshimet e vitit 2008 me.

      Mënyra e dytë është votimi në Kuvend me të paktën 93 vota dhe hedhja e amendamenteve në referendum nga po ajo shumicë që i miratoi ato (amendamentet) në Kuvend.

      Mënyra e tretë është përsëri votimi në Kuvend me të paktën 93 vota dhe hedhja e amendamenteve në referendum nga një pakicë e së paku një të pestës së 140 deputetëve (28 syresh).

      Opsioni i dytë ngjan më i preferueshmi sepse është në gjendje të gjenerojë konsensus maksimal dhe gjithëpërfshirje. Edhe sipas teorisë dhe praktikës kushtetuese të shteteve europiane, nëse ndryshimet kushtetuese prekin çështje vitale për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, atëherë referendumi është i nevojshëm.

      Reply to this comment
    • shkrimtari January 28, 14:01

      PO C’A THU O PLAKU PO KA EDHE REFERENDUM?

      Procesi vendimmarrës për ndryshimin e Kushtetutës është i rregulluar në Kushtetutë dhe mund të zhvillohet në 3 mënyra:

      Mënyra e parë është një proces i pastër parlamentar ku mbështetësit e reformave sigurojnë shumicën kushtetutbërëse prej 93 votash në Kuvend dhe i votojnë amendamentet. Në këtë mënyrë u procedua për ndryshimet e vitit 2008 me VULLNETIN e kujt thua ti more plaku i paditur nga Zvicra e bukur qe jep leksione per kushtetuten e Shqypnise Komuniste per ibret? Ja ta thote nastradini o plaku torollaku nga Zvicra e larget: Ishte dora vete Famozi rilindas Edi Rama AJ or shoku qe ndryshoi Kushtetuten so mos me keq bashke me Sali Enveristin ne terrin e nates qe e beri Like Floririn te hidhej perpjete sikur ta kishte pickuar ZHEKTHI.

      Mënyra e dytë është votimi në Kuvend me të paktën 93 vota dhe hedhja e amendamenteve në referendum nga po ajo shumicë që i miratoi ato (amendamentet) në Kuvend.

      Mënyra e tretë është përsëri votimi në Kuvend me të paktën 93 vota dhe hedhja e amendamenteve në referendum nga një pakicë e së paku një të pestës së 140 deputetëve (28 syresh).

      Opsioni i dytë ngjan më i preferueshmi sepse është në gjendje të gjenerojë konsensus maksimal dhe gjithëpërfshirje. Edhe sipas teorisë dhe praktikës kushtetuese të shteteve europiane, nëse ndryshimet kushtetuese prekin çështje vitale për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, atëherë referendumi është i nevojshëm.

      Reply to this comment
      • plaku January 28, 15:00

        JOY -72, Cœur, mark uk, pellazgu, pellazgian, loni, , Tartufi, tradita, info analitike, mentari, meleku, olio, realiteti, e verteta, kelmendasi, shkrimtari, poeti….etj

        Ti vete thua me siper disa here se duhen 93 vota ndersa Edi dhe koalicjoni i tij ka vetem 84 vota. Edhe shifren 93 vota e ke gabim, sepse ne kete rast duhet shumica cilesore e cila eshte 2/3 pra 94 vota dhe jo 93 sic thua ti.
        Desha te te sqaroj se une i pergjigjem ……..te tua vetem se kam respekt per vuajtjet e tuaj 20 vjecare ne burgjet e “xhaxhit”. Mundohu qe brenda mundesive te behesh me serjoz te lutem.

        Pertshendetje

        Reply to this comment
  36. Bocari January 28, 10:08

    Qetesohuni more njerez. Kur ishim femije ne rrugen tone dilte nje ekzibicionist. Ne iknim me vrap dhe shanim te semurin si te mundnim. Kur lexova artikullin dhe komentet (pa hedhur poshte asnje nga fjalet e drejta qe thuhen) mu kujtua kjo ngjarje e feminise. Qe Saliu eshte dhe do mbetet i semure i perjetshem jam e sigurt, por qe edhe ne nuk po rritemi dot o Adrian !?
    Si mund te preket njeri i formuar nga te thenat e Saliut? Nuk ka rendesi cfare thote, por kush e thote. Te te shaje Saliu eshte lavderim. Komplimenta Albi.

    Reply to this comment
  37. PO PO ASHTU ESHTE. January 28, 10:12

    CMENDURIA E RADHES….AI ISHTE FATKEQESIA ME E MADHE SA ISHTE NE PUSHTET, JO SE TANI NUK KA PUSHTET.AI DHE DHELPRA RAMIZ, DHE HIJENA NEZHMIJE JAN FATKEQESIA ME E MADHE E KETIJ KOMBI.NE SI KOMB AKOMA SKEMI ARRITUR NE FAZEN E VETPASTRIMIT…JEMI TE MOLEPSUR TE BER PIS SI AI PELLGU ME UJE QE PRET RREBESHIN E RADHES PER TU PASTRUAR POR QE KURR NUK VJEN.E KETA QELBESIRA QE ISHIN DHE JANE NE PUSHTET MERITOJNE NJE BATIC QE TE MOS KET UJE QE TI LAJ.PO KA ZOT TI SHIKOJ DHE TI NDESHKOJ POR NUK BESOJ SE MUND TE NDODH..

    Reply to this comment
  38. xhateli January 28, 10:22

    cfare prisni o njerez? akoma do te degjoni halene e saljablanovicit? nuk e pate c’u be ne Prishtine dje? merrni pak shembull. Jabllanovici vetem nje fyerje beri dhe ja reagimi i kosoves. Po per kete sali manipulatorin,trilluesin,intrigantin,vrasesin,tradhetarin,te pabesin,burracakun,genjeshtarin, mafiosin,vjedhesin,perçaresin te kombit, sic e quan me lart ai me emrin “intrigantet e saliut”, akoma do te heshtim? po nuk u ngritet ne protesta kunder tij per te dhene llogari per te gjitha tragjedite qe i ka shkaktuar poullit e shqiperise, ai do te vazhdoje te ngrohe vezet e gjarperit ne zyren luksoze qe i dhuron qeveria, nga rrahja e kraheve ne gerdec nga Rama, nga ndryshimi i kushtetutes brenda nje nate nga dyshja rama-berisha. po ndenjem squke, do ta hajme edhe me keq sec e ka ngrene ky popull keta 20 vjet

    Reply to this comment
  39. vlora January 28, 10:24

    Jo hero sic thote Albi po supehero le te behet vetem ta heqin qafe se qelbi gjithe ajrin kjo kerme … me spiunlleqe mbeti gjithe jeten mumja

    Reply to this comment
  40. Abi January 28, 10:34

    Nuk e mor vesh se per cfare i moren votat keta socialistet!!! Prap ket plak te rrjedhun duhet me duru! Se ket o duhet me i tregu venin drejtesia ose njerzit do shkojne ne vetgjyqsi se ky ta bo borxh. e kerko si breshka gozhden.

    Reply to this comment
  41. Xhevaire Lala January 28, 10:36

    Dale ,dale ,dale se skini pare gje akoma……………………….mooooooooooooooooo…..

    Reply to this comment
  42. Kris 1 January 28, 10:42

    Rama po e huton Berishen .I dhuroi ne emer te mama Netes nje zyre te dyte.E po mamaja i ka mundesite financiare .Me kursimet e pensionit blen zyra dhe ja u dhuron djelmoshave si Saliu.

    Reply to this comment
  43. Ani January 28, 10:45

    Ne protesta duhet te ngrihemi kunder palloshit qe votuam, kunder atij hundeperpjetit kokebosh qe mashtron se po rregullon varferine me piktura dhe lapsa me ngjyra. Njeri me bosh e me kot nuk ka pare Shqiperia! Palloshi Rama po i siguron te ardhmen femijes se tij, duke ferkuar Saliun e duke i dhene zyre! C’nevoje kishte Saliu per zyre falas, pak na vodhi, na vrau e na shkateroi te ardhmen?

    Pse genjehen familjet e martireve te 21 Janarit? Pse nuk u ndertohet nje memorial ne bulevardin Deshmoret e Kombit? Azem Hajdari ishte burre me i mire qe prehet ne VArrezat e Deshmoreve? Pse perdhunohet elektorati i majte nga pseudo putanat-lidera te tij?

    Pse gjithe socialistet jane pa pune ndersa LSI-ja i shet PD-se vende pune me lek? Ne fund te fundit me veprimet dhe mosveprimet e tua, kujt po i sherben ti o pallosh Rama?!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  44. Preza January 28, 10:52

    Qe Saliu eshte nje kerme qe kuterbon gjithe dynjane, kjo nuk eshte nje gje e re. Ai i ka perdorur te gjitha format me te ulta te intriges, vrasjes, perçarjes, shpifjes etj etj. Ai eshte simboli i te keqes qe ka prodhuar toka serbe.
    Por verej qe sa vjen dhe po rreshket gjithnje e me shume. Eshte totalisht i çekiulibruar menderisht.
    Per te gjitha sa thote, dhe per ngjarjen ne veçanti, ka filmime qe ska nevoje te lodhesh se jane ne faqet e shtypit online si dhe ne Youtube. Por genetika e shpifjes dhe genjeshtres tek ky njeri eshte me e forte se prezantimi i fakteve qe i ka perpara surratit. Eshte mesuar te hedhi tymuese. Me keto forma ka futur ne vellavrasje qindra persona e familje. Duart e tij jane te lyera me gjakun e deshmoreve te 21 Janarit dhe te vrareve pa faj nga ai dhe i biri i tij ne Gerdec. Kush thote se duhet te behet drejtesi, duhet ta dije se per te gjitha keto vrasje dihet autori, dhe se drejetesia do te behet. Problemet qe ka Saliu dhe djali i tij Zeni, nuk mund te mbyllen.
    Ne ketu do te jemi dhe do te shohim, se drejtesia do te behet.
    Goje-haleja e ketij paranojaku do te vi dita te mbyllet njehere e mire. Krimet qe ka kryer kunder popullit shqipetar dhe Shqiperise, do ti laje te gjitha.
    Shqipetari thote, nuk ka hak pa marre e gjak pa lare.

    Reply to this comment
  45. beni January 28, 11:41

    Vdeksh sa me pare o Sali krimineli…or shkaterrimtar i Shqiperise…ketij aebaniku u duhet konfiskuar pasuria e vjedhur dhe te denohet per krime vrasje e shkaterrin urvanistik

    Reply to this comment
  46. Per Popullin.. January 28, 11:46

    O Popull.. nuk e ka fajin prokuroria por Ed Rama. Ai po ben aleance te fshehte e te shpifur me PD. Se fundmi, djali i Arben Imamit punesohet tek Ministria e Bled Çiçit. Kjo tregon shume…. Salia, ka ne dore ndonje “gur” me te cilin mund te godase kur te doje Ed Ramen, ndaj ky i fundit nuk mundet kurre te ndeshkoje ate dhe kedo nga pushtetaret e djeshem..

    O Popull, mos krijoni iluzione te kota… Edvin Rama dhe Salia jane tashme bashkepunetore.. po deshe mos e besoni, por koha do ta tregoje….

    O Popull, sa gjera thuhen ne emrin tend, edhe ED-SALIA flet ne emrin tend..

    Mjere ti o Popull…………….

    Reply to this comment
  47. meri January 28, 12:06

    TE LUMTE PENA Z. THANO!
    Me ne fund, mirese erdhe mes nesh qe kemi kohe e kemi kuptuar se Kryeministri yne, per te cilin votuam ne 23 qershor, nuk eshte gje tjeter vecse nje i paafte, nje zhgenjim total, nje bojaxhi fasadash, nje arrogant, nje imitim i shemtuar i diktatoreve.
    Ne votuam ne 23 qershor per te cuar para drejtesise ata qe vodhen mireqenien tone.
    Ne votuam, plot 1,000,000 shqiptare, qe mos t’ja shikonim me surratin e maskarait Sali hajdutit e gjithe ministrave te tij te korruptuar neper ekrane, por prapa hekurave te burgut.
    Ne votuam ne 23 qershor per nje Shqiperi me te mire, me te mireqene.
    Ne jemi sot, nje vit e gjysem me pas, me nje Shqiperi me te mjere, me te varfer, me burgje te mbushur me fukarenj, me spitale ku te perdhunojne ne vend te te kurojne, me polici me bllok gjobash ne dore, me nje minister te brendshem te paafte qe thote vetem “Na lini te punojme” nderkohe qe vrasjet e hajdutlleqet jane sheshit.
    Ne helmojme mendjen tone me drejtoreshat qesharake ne tatime e dogana qe jane te afta vetem per ti thurur lavde Rames e per te bere show mediatik.
    Ne dhunohemi cdo dite nga paaftesia e pushtetit.
    Kerkohet nje alternative e RE. Mjaft më me rotacionin nga e djathta ne te djathte!

    Reply to this comment
  48. shqiptar sharri. January 28, 12:43

    Po,nuk munete edvin rama ta burgos sali serbin se edhe rama eshte deri ne fyte,me korupcion dhe krim,kjo dihet.Se,po te jet i paster,e bene per 24,or hashure kushtetuten ore plak i nderuar.
    Per,te miren e popullit dhe per ecjen e drejtsis ne regull dhe me ligjet e bera te,clirohet shqipria,kerkush nuk e kundershton te shperbej ata kushtetut te sali serbit,por me duket qe edhe rama edhe berisha e bene vete kushtetuten mesadij une ne vitin 2008,pra ata per vete dhe per qellimet e tyre e bene kete kushtetutprandaj rama thot,une nuk jam gjykat dhe prokorori,ksaj i thon laj mut me shurr ore plaku.

    Reply to this comment
  49. gjoli January 28, 13:03

    Po vjen koha e Partise “ZYRIZA” dhe ne Shqiperi.Pa nje parti te tille nuk mund te shkaterohet fuqia politike dhe ekonomike e grabitesve dhe vrasesve te shqiptareve ne keta 25 vjet.Mos shpresoni me tek PS dhe LSI,e aq me shume tek PD.Popull dili zot vetes si greket dhe kosovaret.Politikanet e kethyer ne kapitaliste nuk do ushojne kurre duge vjedhur grabitur e poshteruar popllin e tyre.Kete ata e kane bere si te majte dhe te djathte,per 25 vjet,kete do bejne edhe per 25-50 vjet te tjera po i le dhe i votove ti popull i vuajtur.

    Reply to this comment
  50. Populli January 28, 13:18

    E verteta eshte ashtu si shkruan zoteria i quajtur “Per popullin”Prandaj rruga e zgjidhjes eshte te ngrihet populli me proteste dhe i armatosur.

    Reply to this comment
  51. padrino January 28, 13:20

    PD, PS, bëjnë lojën e njëra, tjetrës asgjë ska për të ndryshuar, katovica vazhdon, edvin mjellashi , i ndryshoi, dhe ngjyrën rilindjes, nga rozë, e bëri mavi.

    Reply to this comment
  52. vezhguesi January 28, 13:33

    JO nje ZYRIZA ,se ende se kemi provuar se si do te veproi.po duhet nje PPSH ,te cilen e dim se si ua tregonte vendin ketyre sharlataneve. E thone se Enveri ka denuar kot > Jo ,mor jo ka denuar Plot. Te vrasesh,te vjedhesh, te shpifesh lloj-lloj poshtersirash e te kapardisesh ,nuk ka byth te rrije .Nuk po marrim vesh ; jemi republike parlamentare,apo republike Pedeiste? Te kesh shumice apsolute,e te drejtoj sipas qefit ky kriminel akoma e te talli bythen me kete qeveri e me kete popull nuk ka bythe te rrije. Rama e Meta jeni kot! Mire Meta se i ka borxh shpetimin nga burgu,po Rama qe u hoq trim,po tani po con fend nga Sali Berisha. Pse kjo mshumice parlamentare eshte tulatur e frenat po i merr perseri Saliu ? Shikoni sa serbes flasin! Pse e mbani ate PUle te lagur KRYe prokuror te pergjithshem? PO pirdheni ate ligj ,kur nuk ben detyren. A e kuptoni se po deshtoni ? Pse hesht MImi Kodheli qe y tregua aq trime ne fillim? Ku jane te tjeret,po degjohet nje Erion Brace e nje sajmir Tahiri ?

    Reply to this comment
    • shkrimtari January 28, 14:06

      PPSH e zdrypi Saliun nga Bjeshket e Nemuna, i dha shkolle dhe e beri besnik e sekretar Partie, prape do te na i ngjallesh kete organizate kriminelesh?

      Reply to this comment
  53. peci luku January 28, 14:05

    Po me ate gomar merren akoma e Marrin me televizor vrasesin e popullit te vet

    Reply to this comment
  54. Flamurtari January 28, 14:09

    E kam thene edhe here te tjera. Po nuk vdiq Sali Berisha, populli shqiptar nuk ka per te gjetur rehat. Sali Berisha eshte stermbullari i te gjithe te keqijave qe i jane bere popullit dhe Shqiperise keta 25 vjet.
    Edi Rama nuk po qeveris Shqiperine sepse e ka zene pengu Sali Berisha-Ilir Meta, qe jane padrinot e Shqiperise.
    Nëse Edi Rama lufton si duhet korrupsionin qeverise se kaluar dhe te qeverise se tij, ka dhe do te kete mbeshtetjen e popullit shqiptar. Në mos, edhe ai si të tjerët.
    Tregjedia jone, qe kemi ne krye këta mafiozë e kriminelë!

    Reply to this comment
  55. Vëzhguesi F January 28, 14:09

    E pashe dhe e degjova me shume durim intervisten e dhene dje ne ekranin e News 24 kete monstren perballe gazeatres Eni Vasili dhe dy gazetareve te tjere. Ishte nje tmerr i vertete te degjoje dhe shikoje nje qen te zgjebosur qe hamulinte dhe jargavitej per te mbuluar dhe justifikuar krimet e tij te pashembullta, duke u munduar te katapultonte pergjegjesine e krimeve te drejtperdrejta dhe te jeniçereve te tij.
    Nje lloj dallkauklleku por dhe nje lloj qenlleku horror qe nuk kishte te ngopur me bemat e tij. Por dhe diçka tjeter, nje stil i zakonshem provokatori, nga ata qe kerkojne me çdo kusht nje reagim, me qellim qe te mbetet ne histori.
    Harron ky malok harbut, ky pjelle e satanait, ky rrufjan politik dhe imitator diktatoresh, ky serialkiller prej 25 vjetesh ne Shqiperi, ky zbatues i zellshme i skenareve ogurzinj ndaj Shqiperise dhe kombit shqiptar, se njerzit, shqiptaret edhe pse te lodhur dhe dermuar per shkak te politikes se tij perçarse jane aq te zgjuar sa te mos bien ne kurthet e tij provokative, qe do t’i mundesonin kelysheve te tij kerkesen per ta quajtur hero, kete leter higjenike qe nuk meriton te jete as ne koshin e plehrave te historise. Ky e ka vendin vetem ne burg deri ne ngordhjen e tij dhe jo vetem ky por dhe pjellat e tij per ate qe kane bere ata dhe jo i ati i tyre, edhe mjaft nga bashkepunetoret e tiij ne krimet e ndryshme ndaj popullit shqiptar ne keto vite postdiktature.
    Por kjo mazhorance dhe qeveri qe erdhi ne pushtet me propogande populisto-demagogjike, nuk ka as vullnet dhe jo me deshire dhe kellqe per t’i shkuar te keqes deri ne fund per ndeshkimin e saj, por as dhe pasteritine morale per te vene drejtesine e neperkembur ne vend. Ndaj dhe perfiton ky zhapik helmues.
    Dhe meqenese citova kete emertim, me duhet te trajtoj dhe diçka tjeter.
    Nuk me çudit fakti qe edhe pse jane bere kaq shume komente, nuk po shoh ca (apo vetem njeri) qe dalin me nofka ndryshme por teper vulgare ne paçavuro komentet e tyre, qe vetem imponojne, shajne dhe vjellin vrere ndaj cilitdo qe nuk eshte me mendimin e tyre dhe per me teper ndaj kujtdo qe mban qendrim kritik te kesaj demoleshanarshie dhe krijuesit te saj Saleh Ramoviç Berishoviç.
    Po i drejtohem se pari ketij qe del me emer personazhi letrar “TARTUFI”, njekohesisht dhe emer kerpudhe, ketij qe te pakten ne adresen time nuk ka rast pa derdhur helmin e tij prej nje hardhuce afrikane.
    Une e kuptoj, se do ta kem shkelur keq ne kallon e tij te qelbur kriminale, ndaj i eshte bere ferra ibrahim.
    Nuk i jam pergjigjur edhe kur me ngaterron me lexuesit e tjere qe nuk jane ne nje mendim me te apo kur i japin ate qe meriton.
    Por ky pleher, ne mos qofte vete Saleh Berishoviçi, tejet i dashuruar me rrjetet sociale dhe tejet aktiv ne budallalleqet dhe maskaralleqet e tij. qe nxin ne blogjet e tyre (duke e krahasuar me kete gjysmak shqipfoles te mos kujtoj se i bej nder) duhet te dije se edhe pse ndryshon nofkat (Tek shekulli “ALPINI”, “FLEKS” ect.) edhe ketu pa dashur t’i hyje ne hak ndonje tjetri sozie te tij qelbesirash, duhet ta dije mire, se hamulitjet e tij virtuale nuk mund te sherbejne si mburoje e krimeve te tij perbindeshe dhe per me teper te tutet njeri.
    Ky cub shpellar vuan shume faktin qe kundershtaret e tij nuk i dalin ne prite per te bere ritualin e tij te zakonshem, asgjesimin fizik te tyre.

    Reply to this comment
  56. kujjtimi itali January 28, 14:16

    e ndoqa mbreme intervisten e berishes ne new 24. tju them te drejten me erdhi per te vjelle.
    akoma nuk po e kuptojme se nga kush jemi drejtuar deri me sot. ky eshte nje skizofren politik,ky eshte nje i semure mendore, ky ka nevoje urgjente per kurim “ndoshta eshte shume vone”por megjitha nuk i ben keq nje vizite psikollogjike.ky “zoteria” me paturpesine me te madhe tregonte perralla si nje i dehur qe nuk din se cfare thote.por e keqja eshte se askush nga prokuroria nuk ben nje hetim kryesisht per te verifikuar theniet e tij. ky njeri duhet deklaruar si i semure mendore.motivacioni: renia nga kali per arsye pushteti me koke nga mbrapa ka shkaktuar nje traum te forte psikollogjike ku ne pjesen e trurit te vogel ku ka mare dhe goditjen kryesore. ky person duhet te deklarohet ne gjendje kome te traumatollogjie permanente, te mos dale me ne televizione publike per rrezikshmerine e tij te larte tek te vegjlit dhe shqetesim mendore serioz per te rriturit. ata qe duhet te degjojne berishen duhet te bejne nje kerkese te vecante televizione dhe duhet te trasmetohet pas ores 12 00 te nates. ky njeri duhet me doemos te perfundoje ne manikomio duke pare se ne burg nuk po e fin dot. shqiptare te ndershem dhe patriote terhiquni dhe injoroni nje person te tille se eshte shume i demshem, per te gjithe sidomos per sistemin nervore!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  57. TROJA January 28, 15:24

    Kushtet,per ngritjen e popullit po piqen.Keto kushte qe po i afron qeversja mizerabele e PS_LSI,jane me afer se kure per tu ngritur kunder poshtersive 25 vjeçare te bera nga dy forcat politike PS dhe PD.
    E kisha fjetur mendjen se gazetaria jone shitet e blihet si thoshte Hrushovi dikur per 30 aspra,e kisha fjetur mendjen se tek ne nuk ka me intelektuale,idealiste te rinj qe mendojne per kete Atdhe te zhubravitur,te coptuar,te geryer e te gjynjezuar,por jo,jo,jo.
    PASKA DHE GAZETARE TRIMA,SI THANO,ARTAN HOXHA (me te cilet kam punua) edhe ndonje tjeter qe tregojne ballas,haptas fytyren e vertete te regjimeve te Saliut dhe hijes se tij Edvin Rames.Pazaret keta te dy i kane mbyllur,kane nenshkruar kontratat e shtypjes dhe grabitjes se popullit me radhe,me vite,e perhere.Degjoi o popull,lexoi dhe kupto ku eshte e keqja,mos degjo demagogjine,por sheko,ku punon,ku jeton,kush te sheben,e sa paguan,per mjekesine,per policine,per te tjera e te tjera,e mendo se sa e koruptuar eshte sot administrata,dhe gjithe shteti i ri”i RINGJALLJES SE TE KEQES”
    JU GAZETARET JENI AJO FORCE QE TE JEPNI TE VETRTETEN LAKURIQE SI SOT.

    Reply to this comment
  58. arben January 28, 15:26

    O pooulli im I dashur qe vuajtjet dhe mjerimi te kane ndjekur tere jeten si e lejon akoma nje te cmendur ogurzi qe akoma te ndjell vetem mjerim e kob .E pashe dje ne news 24 dhe ndjeva te me perzihen zorret nga ato qe nxirte nga goja ky shpellar mjeran por njekohesisht ndjeva dhe frike per vendin tim pas parashikimit ogurzi qe kjo moster beri duke deklaruar se vendi eshte ne te njejten situate si ne ’97.Cfare presin organet e drejtesise perpara terorit psikologjik qe krijon ky njeri kur dihet se nete gjitha ngjarjet e dhunshme e shkateruse per Shqiperine ka qene dora serbe nepermjet klanit berishjan qe eshte vene ne sherbim te plote te interesave anti shqiptare e shoviniste te tyre.A mos valle ndjenjat patriotike tek shqiptaret kjo moster ariti ti shuaje e percudnoje.Mos valle ky ishte I gjithe qellimi per rezimin e sistemit monist qe ariti ta ruante te pa prekur nga shovinistet fqinje dhe shnderimin e vendit tone ne nje han pa porta te pushtuar nga mafia , krimi, korupsioni , anarkia .Pergjigjen le tja jape vetes cdo njeri qe ndjen sadopak krenarine e te qenit shqiptar dhe ti pergjigjet kesaj kucedre ashtu sic e meriton

    Reply to this comment
  59. Fari Balliu January 28, 15:42

    ..eshte..Bete mire qe e nxorret mbreme kete kerme dhe vertetoi edhe njehere se kush eshte?
    kush na ka qeverisur,ekush pretendon perseri per te na qeverisur. Po pse nuk paska njeri nga fisi ky idiot ti thote se “mbylle halene se na fute ne grope”..po qenkan te gjithe njesoj. Boboboboooooooooo,po asnje grua nga ato te rrugeve nuk fliste ashtu si Ai mbreme. Bejne mire qe nuk e arrestojne se me denim me te madh se ky qe diskredidon veten nuk ka.Nuk do te vonoi shume dhe keni per te pare qe dote dali neper Tirane dhe do te bertasi duke kerkuar para si VER-LLAPA!

    Reply to this comment
  60. Jimi January 28, 20:28

    Thone se qenit kur i vjen ngordhja permjer ne dere te xhamise.

    Reply to this comment
  61. fteri January 28, 22:19

    jeta e S.B per 24 vjet ne mardhanje me shqiptaret ka provuar shkatrrimin e prones,shkatrrimin e shtetit, shkatrrimin e njeriut me veset me te poshtra e shpifjes te vjedhjes kofiçenti I demit eshte I pa llogaritshem per te eleminuar efektet negative te mbjellura ne karakterin e njerzve, duhet 100 vjet per ti çrrenjosur ,sepse demet ekonomike rregullohen shpejt. Ky eshte autor i vrasjeve prapa krahve ,te vret naten dhe te qane diten eshte vuajtje per popullin me tmerr,dhune ,sharje me soje e sorollop,helme ,zjarre per goje ka nxjerre gjithmone asenjeher s’ka dhene mirsi e dashuri per popullin nuk di te luaje , por qe fiton gjithmone duke sjell nje regres te ri, njeri i vrazhde e eger deri ne mizori ,vrastare, shpifes per te gjithe deri ne kupe te qiellit, mashtrus ekstrem deri ne ekstaze por per Saliun jane kenaqesi te gjitha keto i ka ralizuar perms forces se ekstremitetit te tije te knaqesise per te bere komedi ne jeten e tije se i kaloje te 70 dhjetate jeton ne lukse si ne monizem dhe tani akoma me mire,por eshte nje tragjedi per ata qe e kane pesuar nga ky sanguine qe i eshte grumbulluar gjaku ne tru qe shkaktoi dramasi vdekje si gerdeci, 21 janari me kater te pushkatuar,e qindar krime te tjera,ka gjetur shesh te theje pershesh!!!.Prokuroria heshte ka nje lodhje melankolike,”depression” (large qofte bashkepunim)ndaj krimeve te S.B,te ketij perbindeshi.!!!..???

    Reply to this comment
  62. SuloKapedani January 28, 23:00

    Dole viç nga viçidoli
    Nuk u bère kurrè mèzat
    Dhe u bère ka qyteti
    Nuk u kètheve kurrè nè fshat

    I harrove bjeshkèt e malit
    Dhe rrugicat nè çdo shpat
    I harrove fytyrèn fshatarit
    Perfundove nè psikopat

    Domosdo”inelektual ”
    Me shikim nga”perèndimi”
    Komunist me “zemèr tè madhe”
    Me dipllomè nga stalini.

    Ishte era e demokracisè
    Ura jote e kalimit,
    Si besniku i partisè
    Nè rrugèn e shpèrfytyrimit.

    Dora e grushtit lartè
    Pèr ty dora e nderit
    Nuk ja jepje askujt,
    Se ja kishe dhènè Enverit.

    Ule grushtin poshtè,
    Qè èshtè dorè e pushkès
    Ngrite gishtat pèrpjetè
    Me nder dorèn e bythès.

    E nxierr vehten gjynafqar,
    Nè tribuna e podiume
    Je Ali baba vrasètar
    Gjithè jetèn me zullume.

    Me kètè popull tè mjerè
    Si dje edhe sot
    Je borxhli tèrè jetèn,
    O trushkulur donkishot.
    .

    Reply to this comment
  63. bajo January 29, 17:10

    Keshtu si kane ardhur punet ne Shqiperi,duhet qe populli shqiptar te ngrihet jo te protestoje,por te arrestoje vete te gjithe ata qe kane bere krime e vjedhje te paskrupullkta e t’i denoje ne publik ne mes te Bulevardit si qemoti, me “Kanunin e Drejte” qe vete Sali Berisha na e ka lavderuar duke i bere tam-tame sa futi popullin ne gjakmarrjen e verber mesjetare,qe tashme vriten edhe grate e femijet,por qe e neperkemb kur ia do puna te fshehe krimet dhe pislleqet e veta bashke me ato te shpures qe ndjek dhe e lavderon perdite,ku me Lulzim Bashen sot kryetar i opozites i “falen” detin Greqise,dhe tani si nje litar siper varrit ia kane lene shqiptareve qe brez pas brezi ta heqin nga qafa para se te mbyten ne ujerat e detit Jon,qe tashme eshte egersuar me keta tradhetare qe edhe “Kanuni” nuk i fal dot.

    Reply to this comment
  64. lili July 15, 02:26

    Ooooh qenka çue nga gjumi i thelle ky tash edhe sulmon larg per me mbuluar heshtjen e gij te vjate per deshtimin magistral te njerin e tij! Edhe po dokja prape ne delirin e tij me terheq shqiptaret?ishkreti halla mendon se zeri i tij na terheq! D budall bre! Ka perfunduar nje here e mire ajo kohe e “turmave”te tua..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim