“Një snajper të ka vënë në shënjestër, gjeje se ku ndodhet” (FOTO)

January 11, 2016 17:32

“Një snajper të ka vënë në shënjestër, gjeje se ku ndodhet” (FOTO)

Fotografi Simon Menner bashkëpunoi me ushtrinë gjermane në vitin 2010, për të realizuar disa fotografi që nxjerrin në pah mjeshtërinë e kamuflazhit. Menner realizoi disa fotografi me një grup ushtarësh të rinj në pyjet e veriut të Gjermanisë dhe disa të tjera me ushtarë elitë në alpet gjermane.

Fotot pasi u publikuan u bënë menjëherë virale në rrjet, pasi i vendosnin përdoruesit përpara sfidës për të gjetur se ku fshihet ushtari që ka drejtuar snajperin në drejtim të aparatit.

Mjeshtëria e ushtarëve në maskim është e tillë që i ka bërë shumë përdorues të rrjetit të dyshojnë në autenticitetin e fotove.

“Gjithçka është reale. Kushdo që dyshon, mund t’i kërkojë informacion ushtrisë gjermane. Në çdo foto të shkrepur ka ushtarë me snajper në dorë,gati për të qëlluar drejt kamerës. Në disa prej fotove, nuk mund ta dalloni ushtarin edhe nëse e inspektoni foton në çdo milimetër të saj. E pra, është pikërisht kjo pamja që duhet të ketë një snajper i fshehur në pyll”, thotë fotografi.

 

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

 

January 11, 2016 17:32
Komento

2 Komente

  1. egli January 11, 17:53

    kjo eshte nje loje e bukur … ka te tjera … ose te perditshme … dhe me shume …

    Reply to this comment
  2. Bardhi Tolabi January 12, 01:15

    Mund te habiten te gjithe ata qe mendojne se cdo gje ka filluar me Saliun,por harrojne qe ushteria Shqiptare ishte shume e pergatitur.Kamuflazhe te tilla,jane futur ne ushterine Shqiptare,qe ne vitet ’70-te,ne repartet e zbulimit.Kam patur rastin te jem pjese e ketij formacioni zbulues ne rrethin e Beratit si zborist.Edhe pse ishim prezent kur shoket tane maskoheshin ne syte tane,na dukej si e pabesueshme menyra e shkelqyer e maskimit.Sipas instruktorit ushtarak,pervoja ishte marre ne Vietnam.Mbasi ishte mbaruar maskimi i rreth 10 vetave ne trungje pemesh te prera prej kohesh,ne grumbull guresh,ne brazda arrash,ne ledhe anes rruges,ne kacube ferrash,etj,erdhi nje repart kembesoresh.Ushtarve te ketij reparti,ju tha se ne kete territor jane maskuar ushtare,a mund ti gjeni ku jane maskuar?Asnje nuk u gjet.Kur ra bilbili i instruktorit te zbuluesve dhe dolen ushtaret e maskuar,te gjithe u habiten….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*