Një sqarim ligjor për Presidentin

June 29, 2017 21:30

Një sqarim ligjor për Presidentin

 

Ylli Manjani

Në korridoret e politikës dhe nëpër media qarkullon ideja se: PS e inatosur me Ilir Metën, nuk do paraqitet në Kuvend për të lejuar Presidentin të betohet.

Kjo ide nuk ka fare terren kushtetues as as ligjor. Thjesht duket si tym politik post fushatë!

Megjithatë po rendis disa fakte që sqarojnë situatën nga pikpamja kushtetuese:

1. Ilir Meta është zgjedhur President rregullisht sipas kërkesave të nenit 87 të Kushtetutës. Zgjedhja e tij është bërë rregullisht sipas procedurave të Kuvendit dhe me shumicë legjitime deputetësh. Shumicë kjo e ngjizur edhe me vendime politike.

2. Nga çasti i zgjedhjes, Presidenti i Republikës merret në mbrojtje kushtetuese. Por sipas nenit 88.3 të Kushtetutës Ai fillon të ushtrojë detyrën e Presidentit vetëm pasi Betohet para Kuvendit. Betimi behet vetëm kur mbaron mandati i Presidentit ne detyrë.

3. Presidenti në detyrë Bujar Nishani qëndron në detyrë deri më datë 24 Korrik 2017. Pra kjo është data kur Presidenti i Zgjedhur (Meta) duhet të betohet në Kuvend për të filluar detyrën.

4. Kuvendi ndërkohë është i shpërndarë. Për më tepër që është zgjedhur (thuajse) Kuvendi i ri. Neni 65.1 e Kushtetutës na sqaron se Kuvendi ekzistues qëndron në detyrë, edhe pse është i shpërndarë, deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.

5. Kuvendi i ri mblidhet me 9 ose 10 shtator 2017. Pra deri atëherë kuvendi me deputetët aktualë, jo këto të zgjedhurit tani, mblidhet sipas nevojës edhe në seancë të jashtëzakonshme, sipas nenit 74.2 dhe 74.3 e Kushtetutës.

6. Pas datës 10 Korrik, Kuvendi i mbledhur në seancë të jashtëzakonshme nuk mund të miratojë ligje (neni 65.4 e kushtetutës). Pra qartësisht veprime të tjera siç është eshe betimi i Presidentit të ri, lejohet ta bëje. Betimi është vetëm një moment formal.

Këto janë momentet Kushtetuese që e bëjnë rotacionin në Krye të shtetit.

Të tjerat, ato që përfliten të paktën nuk janë normalja, por anormalja!

Pyetja është cfarë ndodh nëse Kuvendi nuk i ka 71 deputetë prezentë për të lejuar betimin e presidentit?
Për t’u përgjigjur kësaj pyetje duhet të kemi në konsideratë se:
1. Mos berja e betimit se Kuvendi nuk mblidhet, nuk e shkarkon nga detyra Presidentin e zgjedhur. Refuzimi për të bërë betimin çon në mbarimin e detyrës, por jo mos mbledhja e Kuvendit.

2. Presidenca nuk mbetet bosh, presidenti në detyrë vijon detyrën deri sa të betohet i riu.

3. Kuvendi është i detyruar, herët a vonë, të lejojë betimin e Presidentit. Praktikë e Gjykatës Kushtetuese kjo.

4. Kuvendi mund ta shkarkojë Presidentin ( edhe ate të zgjedhur që nuk është betuar) vetëm nëse Ai (Presidenti) shkel rëndë Kushtetutën dhe; kryen një krim të rëndë. Vetëm për këto arësye, e jo se nuk më pëlqen apo se “u bëra pishman”…

5. Presidenti shkarkohet nga 93 vota deputetësh, kur provohet njeri nga kushtet. Vendimi i Kuvendit gjykohet në gjykatën Kushtetuese. Pra vetëm kështu shkarkohet Presidenti. Edhe Ai i zgjedhuri.

Nisur nga ky sqarim, besoj është e qartë se është kot gerdufja politike se nuk e duam Metën President.

Eshtë diskutim dhe përpjepje e kotë dhe e panevojshme!

June 29, 2017 21:30
Komento

22 Komente

  1. Manjana June 29, 21:46

    Edhe po shkoi ne presidence, do jete:
    1. Presidenti i pare i urryer nga me shume se gjysma e shqiptareve.
    2. Presidenti i pare qe ka nje parti familjare qe e drejton gruaja e tij.
    3. Se fundi, do te jete presidenti i pare qe do iki me pranga ne duar nga presidenca. Reforma do peshq te medhenj kemi thene.
    Good luck Manjana!

    Reply to this comment
  2. Turi June 29, 22:11

    Kot jane keto se ska by.. edi ta heqi ilirin. Ashtu si skishte by.. me ndeshku salen apo lulin. Njerin e beri president tjetrin bashke qeverises

    Reply to this comment
  3. asta manjana June 29, 22:22

    Dhe do te jete presidenti i pare hajdut i faktuar me ze dhe figure,pervec floririt qe e akuzon beniamini i tij salehkomunisti.Presidenti i pare me pseudonimin ilirfloriri.
    presidenti i pare qe gruan e beri kryetare partie.

    Reply to this comment
  4. asd June 29, 22:24

    Nuk mund te jete president per aresye te Konfliktit te Interesit. Eshte shume i perlyer me LSI qe te kryeje detyrat i pa perfshire emocionalisht.

    Reply to this comment
  5. malo June 29, 22:43

    e pse ta heqin?
    c’a ka ne dore presidenti tani pas ndryshimeve kushtetuese?
    Celsat e kashtes…
    Le t’i mbaje e te fleje gjum si kapterr nishani

    Likja eshte kapur pas presidences si i mbyturi pas fijes se kashtes me shprese se do t’i shpetoje drejtesise

    Po mmjafton te vesh prokuror te pergjithshem S.Ngjelen dhe e dergon ai tek “shtate penxheret”

    Sa per Manjanin, dihet se c’trap eshte

    Reply to this comment
  6. tom June 29, 22:50

    Ketij presidenti i kane dale probleme te dyshimta me Gruevskin, ruset etj… Nuk e duan amerikanet, keshtu qe do t’ja gjejne anen…

    Reply to this comment
  7. spartaku June 29, 23:10

    Ilir Meta nuk duhet te jete president,se nuk ja vlen.Eshte hajdut dhe dredharak.

    Reply to this comment
  8. floriri i Bençes June 29, 23:15

    Manjani, dil para pasqyres dhe perserit 10 here;
    “Presidenti Like Floriri nuk ka vjedhur kurre”, me pas kqyre fytyren me vemendje … do shohesh reagime teper te çuditeshme.

    Reply to this comment
  9. toni June 30, 00:52

    Z.Manjani!Ju vetem jurist nuk jeni.A mund te kete shkelje me te rende te Kushtetutes se aktiviteti I Ilir Metes gjate fushates elektorale?Kujtoni,duke lexuar deklaratat e tij ne ate kohe e do te gjeni aq shume argumente qe e bejne te papajtueshme qenien e tij President I vendit.Nuk e shpeton dot ti o Manjani Ilirin e as te tjeret qe jane te zhytur ne veprimtari kriminale.Perpiqu te jeshe avokati I tij ne procesin hetimor e gjyqesor kunder tij qe nuk do te vonoje ,e do ta shohesh qe ato qe thua jane mbrockulla.

    Reply to this comment
  10. MH June 30, 00:56

    Kjo thenie tymna nuk mund te behet.Vete Rama ne Metingun ne Tirane deklaroi qe shqiperia asht mbi te gjitha.Qeveria asht per ti sherbye gjithe shqiptarve pa dallime politike,te djathteve dhe te majteve.Jemi nji gjak.Nuk ma merr mendja qe te bahet ky veprim.Atehere kot qe kemi votuar per Shqiperin qe duam.Dmth,po ja fillojme grindjeve pa filluar dita e pare e serialit 4 vjecar qeverisje.Njisoj si tash e 27 vjet i njejti huq e njejta natyre kush do qe do veproj ne kete menyra tregon se asht i pa karakter dhe aspak per shqiperine qe duam.
    Shembullin per shqiperine qe duam e ka dhane Nane Tereza:Te duam njeri-tjetrin.

    Reply to this comment
  11. thana June 30, 05:59

    Te anullohet Neni 449 !
    Padi Likes. Sa me shpejt aq me mire per te dhe per vendin..
    Pas gjyqtareve…, nga do filloje Vetingu?

    Reply to this comment
  12. Trashje llape... June 30, 07:39

    Ju folet shume zoteri, por ne fakt nuk thate asgje.

    Si ish-minister i (pa)drejtesise, ju zoteri e dini shume mire, se po te reformohet me themel shteti i se drejtes ligjore, dhe ne krye te drejtesise te vendosen eksperte juridike te ndershem dhe me integritet, s”ka as president, as kryeminister dhe as kryetar partie te dyshuar per implikim ne krime, te lehta e te renda qofshin, qe
    te mundet t’i rezistoje gjate presionit per doreheqje. Per kete mjafton te kujtoni se per cfare cikerimash (pshm. marrje kredie me interesa te ulta bankare) jane detyruar te japin doreheqje presidente njeqind here me te ndershem se patriarku i cetes ku ju vazhdoni te kontriboni akoma me “seriozitetin” dhe “aftesite” tuaja personale (!?).

    Si analfabet i ceshtjeve ligjore, une do te
    doja te parashtroj vetem ca terma dhe radhen e veprimit te tyre, per t’i shumezuar me zero gjithe ato shkrime, qellimi i te cilave eshte trushplarja permes gjuhes se neneve dhe paragrafeve ligjore.

    – Vetting
    – Prokurori speciale
    – Hetim mikroskopik
    – Banka shqiptare
    – Milionat full-hajnore
    – Fluturon, fluturon gomari… floriri
    – Krimet e renda
    – Heqje imuniteti
    – Ndeshkim shembullor
    – Shtepia pa qera.

    A u kuptuam drejt zoteri?

    Si thate? Jo?

    Atehere duhet ta shikoni veten vertet para pasqyres. “Floriri i Bences” dy fjale ju tha, por me duket se me ato ja u trashi llapen.

    Reply to this comment
  13. asi June 30, 08:37

    bravo Turi!

    Reply to this comment
  14. Veterani June 30, 11:20

    Qendrim me dy sandarte:Kur doli ne fushat qe ishte shkelje e hapur e kushtetutes u tha se nuk ishte president se nuk kish bere betimin,Tani qenka president dhe duhet me pahir parlamenti ti bej betimin.Parlamenti duhet te mlidhet ne seance te jashtzakonshme dhe ta shkarkoj per shkelje te rende te kushtetutes gjat fushates zgjedhore dhe per ti len rrugen e hapur presidentit ri qe duhet te zgjidhet nga parlamenti i ri.

    Reply to this comment
  15. Besniku June 30, 13:09

    Z Manjani foli per ligjet , per te mbrojtur Meten President, duke u nisur nga tepsia e tij. Gjithsesi, une jam e bindur se socialistet nuk e kthejne sa kane vendosur, dhe duke e ditur mire se kush eshte Meta. Kuptohet se askush nuk kishte pare kete pamje te re , teper agresive, qe nuk e justifikon dhe gara per fitore.
    Por doja t’i drejtohesha Manjanit te terhequr e te rikthyer, pse nuk i drejtohesh popullit ,per nje referendum, ne eshte i kenaqur me Meten president ??!
    Besoj se ky ligj eshte i pranueshem nga te gjithe e aq me teper nga LSI qe çdo gje e deklaron se e ben vetem e vetem [per popullin.

    Reply to this comment
  16. optimizem per vendin June 30, 13:15

    Megjithese Ylli Manjani ka dale te na sqaroje, nuk na thote asgje . Presidenti ne detyre vazhdon te ushtroje funksionin pa betim dhe parlamenti eshte i detyruar te lejoje betimin e presidentit sipas gjykates kushtetuese! Po parlamenti ben ligje edhe per gjykaten kushtetuese qe ajo me pas ti zbatoje, zoti avokat i Ilirit dhe parlamenti eshte i pavarur per ligjshmerine , si mund te diktohet parlamenti i zgjedhur nga populli nga disa njerez te emrua , per te vepruar. Po ju jeni te mbaruar dhe une do te desheroja qe parlamenti te mos mblidhet me 24 korrik dhe kur te mblidhet parlamenti ri, te mos ta fuse ne rend te dites asnjehere betimin e presidentit te Monikes. Pastaj te shikojme sa u shkon arsyetimi juaj lsi-st i tepsie se qelbur e pa lare.

    Reply to this comment
  17. MH June 30, 13:52

    Te mos shqetesohemi dhe te mos merzitemi.Tre “asat” e keti vendi Berisha,Basha dhe Meta shume shpejt do te merret Vettingu.
    Per neni 449 nese nuk e abrogon Kuvendi.I mbetet popullit te protestoj per shuarjen e keti neni famekeqe.Me kete nen nuk ka reforme ne drejtesi.
    Nuk bahet shteti shtet me nyjen 449.Kjo Nyje i bi ndesh Vettingut.Ashtu sic i rane ndesh opozitaret e dalur nga zgjedhjet e 25 qershorit.
    Keto votime nuk ishin per partite politike por ishin per Vettingun dhe kunder Vettingut.Tregon vete rrezultati me fitoren 55% qe i dha licensen e timonit Rames.

    Reply to this comment
  18. Lennard June 30, 15:18

    Nuk besoj se do te gezoj postin Like Floriri.Ai eshte i zhytur gjer ne gryke ne Korrupsion dhe do ta pesoje njesoj si Gruevski ne Maqedoni.Eshte DAJ SAMI qe e organizon dhe drejton Vetingun. ,qe nuk i merr doren nje koke Loqeje si Manjani.

    Reply to this comment
  19. Cfg June 30, 15:19

    Zoti Manjani,
    Fakti qe ju beni kete arsyetim ligjor eshte domethenes: Ilir Meta ka humbur legjitimitetin per te qene president i Shqiperise. PIKE. Po si thoni ju zoti Manjani, a do pranonte ky ‘lider’ i permasava te ‘papara’ te behej president ne se ne parlament per betimin e tij te jene vetem deputetet e LSI, dhe ku fjalen pershendetese ta mbante Kryemadhi? A do pranonte ‘lideri’ te behej president ne se ne ceremonine e organizuar me kete rast nuk do ishte asnje deputet pervec atyre te LSI-se? Ne se ai do pranonte kjo do ishte ligjore po a do kish moral? Edhe dalja e tij ne fushate dhe veprimet e tij te cuditeshme ishin brenda kuadrit ligjor, por i humben gjithe mburojen morale per te cilen ai ishte investuar shume ne kater vitet e fundit. Nga disa debate qe ju kam ndjekur kam krijuar pershtypjen se ke me shume dinjitet nga cfar tregon me kete deshire per te legjitimuar ‘liderin’. Respekte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*