Një status i Ambasadës Amerikane në Facebook shkakton reagime homofobike

Kristi Pinderi August 23, 2015 11:42

Një status i Ambasadës Amerikane në Facebook shkakton reagime homofobike

Faqja në Facebook e Ambasadës Amerikane në Tiranë postoi të dielën një lajm sipas të cilit, bizneset që janë përfshirës dhe nuk i diskriminojnë punonjësit mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor janë më të suksesshme, lajm që shkaktoi reagime të ashpra nga shumë ndjekës në Facebook.

Në postim lexohej: “A e dinit se mbrojtja e të drejtave të njerëzve LGBTI mund të rrisë prodhimin e brendshëm të një vendi? Dhe kjo sepse punonjësit që nuk e fshehin identitetin e tyre seksual për shkak të frikës ndaj diskriminimit kanë më shumë rezultate në punë. Por mos na besoni ne. Mjafton të mësoni nga kompani si Facebook, që mbështesin punonjësit e tyre LGBTI: https://share.america.gov/protect-your-employees-and-your-bottom-line/ “.

Shkrimi të cilin ambasada e ndau me ndjekësit e saj në Facebook ishte postuar në platformën ShareAmerica.gov që është platforma e Departamentit të Shtetit për të ndarë me publikun histori dhe imazhe që ngjallin debat mbi tema si demokracia, liria e shprehjes, inovacioni, sipërmarrjet, edukimi dhe roli i shoqërisë civile.

Por mesa duket, argumenti për të mos diskriminimuar komunitetin LGBT nuk u ka pëlqyer shumë ndjekësve shqiptarë. Brenda pak orëve dhjetëra komente përshfaqën nivelin e lartë të homofobisë së tyre.

Niveli real i homofobisë në vendin me mbështetjen më të lartë për SHBA

Shqipëria është vendi ku mbështetja pa kushte ndaj SHBA por dhe vendeve të BE është në nivele shumë të larta (mbi 80 përqind sipas sondazheve), por kjo nuk i pengon shqiptarët të ndahen në qëndrim kur vjen puna për çështje si LGBT.

Një komentues postoi këtë koment me doza ironike (po e ripostojmë pa ndryshuar asnjë prej gabimeve ortografike):

” Cili vend në bote voton një kryeministër që ka tendenca si nudizem pritje me tanga të kolegëve në Pezë,pret homologen dashnore nga Beogradi, ndan nja 4 gra si Sorosi ,mohon fëmijën e tije bën bunkerë me lecka dhe ekonomia shkon me mire se e Zvicrës me marijuane OGM ? Merrni shembull se për liritë ndaj tendencave jua kalojmë kujtdo në botë”.

Një tjetër komentues sugjeroi se LGBTI janë shpërndarës të viruseve kur tha: “Status I nje lloj idiotsie, keta perbejne rrezikun e shoqerise dhe shperndarje virusesh. Ufffff cfar po degjojme”

Ndërsa komentuesi i rradhës dukej më i acaruar kur shprehu mendimin e tij se “A e dini se ky eshte mashtrimi me i madh qe po na rrasin?? A keni degjuar qe nje vend bythqiresh te jete vend me perspektive?? Ne nuk na duhen keto semundje Amerikane por TRADITAT SHQIPTARE DHE BURRERORE. Nqs keni ardh ketu per te perhap bythqirizmin…athere ftoj ambasadori. te kthehet I pari dhe te na tregoje…te dhemb apo te djeg! Shalom”.

“Me mire te ulet prodhimi i brendshem,sesa te ulet prodhimi njerezor!”, këshilloi një tjetër komentues.

“Nese bota mbushet plot me homoseksuale si do te shtohet raca njerezore?”, pyeti e shqetësuar një vajzë e re.

Më tej, një tjetër komentuese reagoi në gjuhën angleze duke i bërë thirrje ambasadorit të SHBA që të merret me çështjet ekonomike jo me të drejtat e njeriut. Ajo postoi komentin në anglisht: “Ambassador do your job as an ambassador. We have a problem with the economy, Albania is isolated even after all the reforms they made. The west forgets Albania borders Greece and Serbia who are intensifying the problems in Albania. I expected more from you”.

Në vendin ku shumica mendon ende se homoseksualizmi është sëmundje

Një sondazh rajonal mbi perceptimin që  publiku në Ballkanin perëndimor ka rreth komunitetit LGBTI tregon shkallën e lartë të homofobisë.

Tirana Gay Ride 2015 - Foto 17

Rezultatet paraprake të këtij sondazhi, që Historia Ime i disponon, do të bëhen publike në muajin shtator, por ato sugjerojnë, mes të tjerave, se më shumë se gjysma e popullsisë do të përpiqej të “shëronte me çfarëdolloj mënyre”, personat e komunitetit LGBTI nëse ata apo ato do të ishin pjesëtarë të familjes së tyre.

Rezultatet e këtij sondazhi kanë alarmuar që tani aktivistët për të drejtat e njeriut në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Revolucioni amerikan

Administrata aktuale e SHBA do të mbahet mend si administrata që ka bërë më shumë në lidhje me të drejtat e LGBTI.

Ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, njëkohësisht kandidatja kryesore për momentin  e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të 2016 ishte e para që publikisht u rreshtua me lëvizjen për mbrojtjen e të drejtave të LGBTI kur tha deklaratën e famshme: “Të drejtat e njeriut janë të drejtat e LGBT dhe të drejtat e LGBT janë të drejta të njeriut”.

Tirana Gay Ride 2015 - Foto 5

Pak para zgjedhjeve që rikonfirmuan Obamën në mandatin e dytë, zëvendës presidenti Joe Biden nxitoi të deklaronte se ishte pro martesave gej, gjë që e shtyu presidentin të mbante të njëjtin qëndrim brenda pak ditëve. Ato zgjedhje vërtetuan mendimin se Obama nuk rrezikoi asnjë votë pasi shprehu hapur mbështetjen për LGBTI.

Që në atë kohë administrata amerikane ka nisur një rol aktiv përmes diplomacisë së saj për të mbrojtur të drejtat e LGBTI duke i konsideruar këto si të drejta globale.

Ndërsa në Shqipëri tre ambasadorët e fundit të SHBA, Uidhers, Arvizu dhe Donald Lu kanë qenë mbështetës aktivë të lëvizjes për të drejtat e LGBTi në Shqipëri.

Në qershor të 2015 Gjykata Supreme vendosi që ndalimi i martesave të gejve dhe lezbikeve është anti-kushtetues gjë që i hapi rrugën legalizimit të këtyre martesave në nivel federal. Këtë muaj edhe kandidati kryesor për momentin I republikanëve Donald Trump tha se “kjo është një çështje e mbyllur”./

Kristi Pinderi August 23, 2015 11:42
Komento

4 Komente

  1. Arben August 23, 16:11

    ORE, DO MARRKA NJE TESER E KESAJ SHOQATES PER NDONJE VIZE AMERIKANE.

    Reply to this comment
  2. Edi August 23, 17:49

    O pika shqiptareve. U paska rene per hise te mbrojne burrerrine dhe mbareshtimin global. Shqiptaret qe i cuan me vajza, me gra, me motra dhe mbushen rruget e Evropes me prostituta. Shqiptaret qe po haperdahen si zogjte korbit. Pika popullit me te lodhur te Evropes.

    Reply to this comment
  3. karabushi August 24, 07:01

    lavdi bythes !urraaaaaaaa!harrova,u ftofshi ne bythe.

    Reply to this comment
  4. orient August 24, 08:27

    ..keta nuk jane njerez bio…,por mall skarco qe duan te jene ne qender te vemendjes,..por nuk jane pjekur kushtet per tu pranuar,sidomos ne vendin tone ,qe egzistojne kanunet ku te vrasin per nje shikim shtrember etj .Keta nuk kane shkelqyer diku dhe nuk mund te ndricohen nga shkelqimi i nje reklame..do ti vleresoja per arritje ,por deri tani nuk i kam pare,veçse tendences per pershpejtim te pranimit pa u pjekur kushtet ne shoqeri,nje shoqeri qe eshte defiçente ne probleme me emergjente..papunesi ekonomi pasiguri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim