Një stërvitje dhe qyqarllëku i marinës shqiptare

Gjergj Thanasi June 12, 2015 13:16

Një stërvitje dhe qyqarllëku i marinës shqiptare

Në kuadrin e Stërvitjes “Adrion-Livex 2015” në Portin e Durrësit u bregëzuan luftanije të Italisë, Greqisë, Kroacisë dhe Malit të Zi; bashkë me luftanijet e huaja në Durrës u vendosën edhe 4 anijet e Klasit “Iliria” të Rojës bregdetare shqiptare. Më poshtë do të japim emrin, tonazhin, vitin e prodhimit dhe armatimin e secilës anije pjesëmarrëse në stërvitje duke bërë edhe komentet e krahasimet e rastit.

Italia

Në stërvitje italianët marrin pjesë me korvetën “Libra” të klasit “Cassiopea” me tonazh: 1130 ton standard e prodhuar në vitin 1991 d.m.th. anije 25 vjecare, pak e modernizuar në vite. Kjo korvetë ka në armatimin e saj:

1 top kal. 75 mm të markës Otto-Melara (ish armtim i fregatave të vjetra të klasit Bergamini)

fregata italiane2 topa atomatikë Oto-Melara kal. 25 mm

2 mitrolozë kal. 7,62 mm (Sharrës gjerman i Luftës së II botërore i modernizuar mod. 42/59).

Korveta mban në bord edhe një helikopter Augusta Bell AB 212, shumëfunksional, por kryesisht për luftë antinëndetëse.

 

Greqia

Grekët marrin pjesë në stërvitje me një anije sulmuese të shpejtë (Fast attack craft) të klasit “La Combatente III”, me tonazh 359 ton standard, prodhuar në vitin 1977 d.m.th. anije 38 vjecare. Kjo anije ende nuk është modernizuar me sistemin TACTICOS për menaxhimin e luftimit. Anija greke ka në armatimin e saj:

greke2 topa Oto-Melara, kal. 76 mm automatikë kundra objektivave ajrorë dhe detarë (tokësorë)

4 raketa tokë-tokë (det-det) të markës Aerospatiale

4 topa automatikë ( në pozicione dysh) kal. 30mm të markës Emerson Electric

2 tuba silurësh kal. 533mm

Kroacia

Kroatët marrin pjesë me anijen raketore “Vukovar” të klasit “Helsinki” me tonazh standard 300 ton prodhim i vitit 1981 d.m.th. anije 34 vjecare. “Vukovar” ka këtë armatim:

1 top kal. 57 mm i markës Bofors me përdorim të dyfishtë

2 topa automatikë kal. 23 mm prodhim i Fabrikës finlandeze të armëve Sako

8 raketa anti anije prodhim suedez të markës Saab RBS 15

2 shina për lëshimin e bombave të thellësisë kundra nëndetëseve.

Mali i Zi

Malazezët marrin pjesë në stërvitje me fregatën e lehtë “Kotor”, me tonazh standard 1250 ton prodhim i vitit 1985 d.m.th. anije 30 vjecare. Fregata e lehtë “Kotor” ka në bord këtë armatim:

1 lëshues raketash kundërajrore tip SA-N-$

4 raketa kundra anijeve të klasit Styx SS-N-2

2 topa kal. 76,2mm

2 topa automatikë kal. 30 mm

2 lëshues bombash thellësie tip RBU 6000

2 lëshues shumëtytësh raketash tokë-ajër të klasit “Strela”

20 mina detare të tipit manjetik

Shqipëria

Në këtë stërvitje detare Shqipëria përfaqësohet ng 4 anije të klasit “Iliria” (Damen Stan 4207), prodhime të viteve 2008-2014 d.m.th. jashtëzakonisht moderne. Anijet e klasit “Iliria” ka në bord këto armatime: ZERO. Anijet shqiptare mjaft modern janë të “armatosura” vetëm me një top uji të vendosur në bashin e anijes, top që shërben për shuarjen e zjarreve të mundshme. Fatkeqësisht për shkak të konstruksionit me alumin të superstrukturës së këtyre anijeve, nuk është e mundur as instalimi qoftë edhe i një mitrolozi DSHK kal. 12,7 mm, pa folur për topa automatikë “Oerlikon” apo “Phalanx”. Për turp të zotit për ne shqiptarët i njëjti tip anije i klasit “Damen Stan 4207” i ndëroriktuar për Rojen bregdetare të Bahamës është përshtatur ëpr të instaluar top kal. 20 mm dhe mitraloz kal. 7,65 mm. Lum si ne,Roja bregdetare e Bahamas me topa e mitrolozë, ndërsa e Shqipërisë me topa uji!

Në vitin 2007, në kohën e ministrit Mediu dhe Kryeministrit Berisha, për modernizimin e flotës luftarake detare shqiptare u diskutuan disa oferta: turke, “Shaldag” izraelite, anije të klasit “Zara” të modernizuara italiane, madje edhe kineze, pavarësisht pengesës politike për armatim kinez në një vend thuajse anëtar të NATO-së (viti 2007). Anijet e të gjitha ofertave ishin të armatosura me topa automatikë, mitrlozë e në ndonjë rast edhe me raketa të lehta det-det, apo raketa kundërajrore. Politika dhe ushtarakët shqiptarë zgjodhën anijet me topa uji!

Luksi dhe mjerimi i flotës shqiptare

Në mënyrë të qëllimshme në shkrimin tonë ofruam këto të dhëna të hollësishme. Ne synonim të krahasonim anijet e huaja me ato shqiptare. Normalisht nuk mund të bëhet krahasim me pjesëmarrjen italiane në stërvitje, sepse Italia është një vend 60 milionësh, ndër 8 vendet më të industrializuara të botës. Flota luftarake italiane ka në përbërjen e saj ndër të tjera 2 aeroplanmbajtëse, përfshirë ultramodernen “Cavour”. Nuk mund të bëhet krahasimi me flotën luftrake greke, sepse sot Greqia është në krizë të thellë ekonomike edhe për shkak të garës së ethshme dhe megalomane të armatimeve me Turqinë. Si rezultat i kësaj gare armatimesh Greqia ka sot një flotë ushtarake të stërmadhe për një vend të vogël, por nuk ka mjaftueshëm fonde për të blerë naftën e lubrifikantët. Ne krahasimet do t’i bëjmë vetëm me Malin e ZI me 650 000 banorë, thuajse po aq varfër sa Shqipëria dhe vend jo anëtar i NATO-s. Krahasimin me Kroacinë me popullsi thuajse sa Shqipëria, por me popull dhe klasë politike shumëfish më patriote se Shqipëria dhe vend më i pasur se ne do të bëhet vetëm për cmimin e blerjes së luftanijeve.

Theksojmë se anijet tona janë komode, ultra moderne, “bukuroshe”, ndërsa anijet e tjera të kësaj stërvitje janë nga 35deri në 20 vjecare e megjithatë këto të huajat janë luftarake me topa, mitralozë e raketa e ndonjëra me silurë e me bomba thellësie apo mina detare. “Bukuroshet”, modernet tona janë të “armatosura”me nga një top uji në bash.

Krahasimi me Malin e Zi

Korveta e lehtë “Kotor” është e armatosur me topa, mitrolozë, raketa, bomba thellësie etj, anijet tona me topa uji. Mali i Zi trashëgoi rreth 45% të flotës luftarake të Jugosllavisë titiste. Ne trashëguam mbi 100 anije luftarake mbiujëse dhe nënujëse, disa prej të cilave (psh katerat silurues kinezë) vetëm 6-7 vjet më të vjetra se fregata e lehtë “Kotor”. Mali i Zi coi për skrap pjesën më të vjetër të anijeve të trashëguara, por mbajti në eficencë anijet më të reja si fregata që sot ndodhet në Durrës. Kur Mali i Zi mban në eficencë fregata të tilla, po ne pse do harxhonim 32 milion euro për 4 anijet e klasit “Iliria” të “armatosura” me topa uji?! Paratë e fituaranga shitja e skrapit ushtarak Mali i Zi i përdori dhe po i përdor për të mbajtur në eficencë pikërisht këto anije luftarake. Ne i vodhëm apo i bëmë rrush e kumbulla paratë e skrapit dhe të municioneve.

Krahasimi me Kroacinë

Kroacia e bleu anijen “Vukovar” dhe simotrën e saj për vetëm 9 milion euro, që të dyja. Këtë blerje me cmim simbolik ajo e arriti pasi e detyroi Finlandën, që do blinte autoblindat (APC) Patria në Finlandë me kusht të blerjes me cmim simbolik edhe të dy anijeve luftarake. Ne, kur blemë në Francë sa frëngu pulën helikopterët “Super Puma” nuk u kujtuam t’u kërkojmë francezëve të blinim armatime të tjera qoftë edhe të përdorura me cmime simbolike

Nuk duam armë se na mbron NATO

Papagallë OJQ-ista, por edhe politikanë mendjelehtë për të thënë më të paktën, haptas pretendojnë se nuk na duhen armët se na mbron NATO. Fatkeqësiht neni 5 i Traktatit nuk të mbron, kur sulmohesh nga një shtet po anëtar i NATO-s si në rastin e luftë Turqi-Greqi për Qipron në vitin 1974.

Ukraina nën garancinë e firmës së Presidentit amerikan dhe Kryeministres Theçer në mënyrë të njëanshme hoqi dorë 20 e kusur vjet më parë nga raketat me mbushje bërthamore “SS 20”, nga avionët strategjik “Bear”, sipas emërtimit të NATO-s apo edhe nga armë bërthmore taktike. Firmat amerikane dhe angleze do të siguronin paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës. Sot ushtria putiniane, pa flamurë e shenja dalluese sipas manualit të “maskirovkës” ka dhunuar masivisht kufirin ukrainas. Firmat e presidentit amerikan dhe kryeministres angleze patën po të njejtën vlerë të firmave të Cembërlenit dhe Daldiesë në mbrojtjen e pavarësisë së Cekosllovakisë nga Panzer-at e Hitlerit. Dje Ukraina kishte armë bërthamore plotësisht të afta për të frenuar cdo aggresion rus. Sot miqtë e saj amerikanë përpiqen maksimalisht për t’i siguruar thasë fjetjeje, helmeta Kevlar apo edhe MRE, ushqime të konsrevuara për ushtarët ukrainas në vijën e frontit. Dy shembujt e mësipërm tregojnë se NATO dhe firma garantuese amerikane (angeze) jo gjithmonë mjaftojnë për të mos u kapur gafil me pasoja të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sot kanë dalë rreziqe të reja. Këtu mund të përmendim terrorizmin si psh.kërcënimin e drejtërdrejtë madje në shqip të Kalifatit Isamik., krimin e organizuar etj. ,ringjalljen e piraterisë moderne apo banda kriminale, që organizojnë eksod detar si në rastin e fundit nga Libia për në Itali. Për koincidencë politikanë civilë italianë në kundërshtim me këshillat profetike të kundëradmiral Xhovani Petorinos dërguan anije të Rojes Bregdetare italiane të paarmatosura për të kundërvepruar ndaj skafeve dhe anijeve rrangalla plot me refugjatë e klandestinë, që nga Libia mësynin brigjet italiane. Bandat kriminale libiane të armatrosura me AKM, me mitralozë “PKK” dhe antitankë “Zolja” në mes të detit u konfrontuan me anijet e Rojes bregdetare italiane. Po anijet e Rojes sonë bregdetare nesër mos vallë do t’i përballojnë me topa uji trafikantët e mirëarmatosur?

Të harxhosh miliona euro për të blerë anije “bukuroshe”, modern e komode por të paarmatosura dhe teknikisht pa mundësi për të instaluar armatime është mendjelehtësi kriminale si për poltikanët (Berisha-Mediu), që firmosën të tilla kontrata, por edhe për ushtrakë “Yesmen-ë”.

Personalisht nuk jam nostalgjik për “kohën e Dullës”, por faktet janë kokëfortë. Dje kishim ushtri të armatosur me TANKE, sot tanket i kemi zëvendësuar me TANGA. E po na daltë për hajër!

 

Gjergj Thanasi June 12, 2015 13:16
Komento

60 Komente

  1. Festim June 12, 13:28

    Mire bere qe i the keto te verteta, por kujt ja the se..???

    Reply to this comment
  2. Teo June 12, 13:34

    Kemi disa silura te ndryshkura, apo edhe keto i kthyem ne skrap ?

    Reply to this comment
  3. Altin June 12, 13:39

    Shkruesi e ka gabim. Cdo gje eshte e llogaritur. Ne rast lufte “bukuroshet” e klasit Iliria do te perdoreshin per largimin e ajkes se politikes Shqiptare (te vitit 2008) qe te largohej nga Shqiperia nqs sulmohej Rinasi. Topat me uje do te perdoreshin per te mbajtur larg ndonje “notar” te besdisshem qe do te perpiqej te hipte ne anije.

    Reply to this comment
  4. shpati June 12, 13:39

    Nuk kini te drejte te shani . Tani kemi ushtri moderrne ,pasi jemi ne strukturat e NATOS. Ushtri koti kishte ENVER DIKTATORI……… Ushtri koti qe sa e sa topa 100 ishin drejtuar nga Greqia ,ne ato pozicione ,ku me tere kuptimin e fjales e hanim dreken ne Athine. Greku nuk arrinte te futej as edhe 1 m ne teritorin tone…… Dikush edhe mund te gjeshi.Le te qeshi eshte e drejta e tij, po kjo eshte e verteta. Greku ne ate kohe vetem sa lehte per Vorio Epir e me shume disa prifterin…..tani na kerkon edhe t’i pjekim qiqra ne helle…

    Reply to this comment
  5. edi June 12, 13:51

    hahaha! Paragrafi fundit eshte i papame E gjithe lufta ne ukraine dhe lindje te mesme perdor armatim te viteve 60-70 ne i shitem dhe i shkaterruam.
    Me kujtohet nje episod kur erdhi per vizite drejtori i artilerise Gjermane ne vendin tone. Une isha ushtar ne nje repart bregdetar qe perdornim topa 85 mil bregdetar.
    Shoqeruesi i ministrise se mbrojtjes po mundohej ti shpjegonte mikut gjerman qe topat tone nuk kane nje sistem shenjimi automatik, ndersa gjermani iu pergjigj: me mire se pa te jeni, po ti kishte pasur Sarajeev keto topa rezultati i luftes do ishte ndryshe… E pra sot jemi ketu ku jemi.Kroaci, serbia, rumania, pakistani perdorin akoma Mig 21 ne i parkuam tek TEG.

    Reply to this comment
  6. Euro Maloku June 12, 14:11

    …ku me tere kuptimin e fjales e hanim dreken ne Athine !!Ndersa tani:

    Reply to this comment
  7. blackwater June 12, 14:35

    PSE KA USHTRI SHQIPERIA…..???

    UROJ QE RAMA TI THERRASI MENDJES DHE FORCOJ FLOTEN BREGDETARE SHQIPARE.

    Reply to this comment
  8. Sparti June 12, 14:44

    Kur nje vend nuk eshte i gatshem te ‘ushqej’ ushtrine e tij te behet gati te ushqej ushtrit e huaja

    Reply to this comment
  9. Sparti June 12, 14:48

    Zotria qe ka shkruar eshte gjenial por pak unfair.
    te krahasosh anijet e klases iliria me korveta e luhtanije eshte nje soj si te krahasosh nje makin policie me nje mjet te blinduar ose me nje tank.

    Reply to this comment
  10. Anna June 12, 14:54

    Gjergj Thanasi deri tek fjalia e fundit e artikullit ke shkruar me vertetesi dhe i ke rene pikes me tangat e ushtrise shqipetare…por,

    mos mos e quaj enver trimin dulle ….Ju te medias dhe, gjithe plehrat e politikes shqipetare, enverit nuk i vini as tek maja e thonit.
    Ushtrine e enverit, armatimet-pregatitjen moralo-psikollogjike te ushtareve dhe ushtarakeve do ta kishin zili cdo ushtri moderne e armatosur deri ne dhembe.Ushtaret e enverit kishin ideal,patriotizem ..ishin heronj. Ushtrise see Mimi Kodhelit ja kane vene tanga ne koke dhe mender i kane breket neper kembe….
    Edi Rama i ka mberthyer breket me ushkur se sala ja terheq zvarre dhe ja nxjerr allatet ne shesh (edhe pse edi se ka problem ti dalin allatet jashte se i nxjerr vete me deshire)

    Mos u merni me enverin e mos i vini emra ….beni nje te mijten e enverit cfare ai beri per vendin e tij dhe jeni te nderuar e te respektuar.
    Jeni kthyer si ajo konja qe lef ham ham dhe menderm… ta han….
    edi rames ja ka fut koken nder shale Sala i vicidollit (-maloku-plehra-kerma-krimineli-llafazani -ndyresira-kryehajduti-bucja me fytyren me te shemtume ne bote me ate hunde prej shkabe)dhe ja shterngon e liron koken si ti doje menderja salovicit….
    turp per cunat e tiranes qe nje pronvicial i tipit sali,e provincialet po e shkerdhejne shqiperine .
    Me vine zorret ne goje kur shoh tipa se Mejdiu me syte nje nga krushka e nje nga mushka te bej si gjel e te kercenoje ne parlament ..qe mender breke ne b..nuk kishin dhe jargaviteshin kur vinin ne tirane dhe humbnin rrugen kur dilnin ne xhiron e tiranes….
    me vjen te shkoj ne hale kur shoh provincialet tip doshi, meta,prifti,halimi,gjoni,patozzziii,noka,apo fshataret e psssss te veshur me Gucci apo Armani qe fryhen si gjela…dhe shpalosin gjithe edukaten e tyre mjerane-fshataro-provinciale ne parlament….e neper mediat tona cope cope….
    por zoti eshte i madh…vonon por nuk harron ..ne ferr do shkojne dhe do te paguajne per cfare i kane pbere ketij populli fukara dhe kesaj tokes -meme te bekuar nga perendia….

    Reply to this comment
    • yy le June 12, 16:53

      vertet. vec se edukaten nuk e kane, as fshatare se po ta kishin qofte edhe ate fshatare te jesh i sigurt, qe do e kishin sh me qytetare se sh qytetare. dikur ne fshatrat e shqiperise qe rregull qe kur shkembeheshe me dike ne rruge qofte edhe i panjohur ta pershendesje, qe edhe rregull qe ky fjalor rrugaci s’perdorej as ne rruge e jo me neper istitucionet publike, ndersa sot e perdorin edhe femrat gjoja qytetare si manifestim i keqkupuar i pseudoemancipimit dhe barazise.

      Reply to this comment
    • plaku June 13, 04:19

      Anna,
      Une jam 68 vjec dhe kam qene “oficer rezervist” me “diplome” si oficer tankist.
      Ne kursin 5 mujor qe bera ne Zall Herr te Tiranes, pasi mbrova universitetin si inxhinjer Elektrik benim vetem vrap dhe Alarme naten dhe me e bukura eshte se nuk hypem asnjehere ne nje tank. Ndersa si oficer rezervist isha komandani i kompanise se sigurimit te brigades se pare.
      Di se atehere ne Shqiperi kishim tanket T35 qe u perdoren ne betejen e Kurskut ne vitin 1942, pra ruset pastronin Depot e tyre te vjetra dhe na dergonin armatimin e leshit qe kishim neve.
      Sa per organizimin ” e leshit” te ushtrise kam qene ne lojen e brigedes se pare ku vdiqen 12 rezerviste dhe kufomat e te cileve u gjeten ne vere pasi shkriu bora.
      Ne Shqiperi “xhaxhi” ndertoi si budalla qe ishte 201.175 bunkere nga te cilet qendra zjarri 161.878 dhe 9.800 qendra per tanket.
      Tuneli i shtabit te pergjithshem ka pese kate nen toke dhe 106 dhoma dhe ndertuar ne vitet 1972 – 1978

      Per sa i perket armatimit te ushtrise sone tani mendoj se ne nuk kemi nevoje sepse jemi ne Nato. Populli merr ushqime me lista dhe ne kerkojme qiqra ne hell, kerkojme Monumente e buste heronjsh, stadiume madheshtore, teatro dhe cirqe profesjoniste qe te financohen nga shteti dhe brockolla te tjera. Populli thote se duhet te shtrime kembet sa kemi jorganin.

      Reply to this comment
      • Lleshi June 13, 09:31

        Me sa po te lexoj , kot nuk e mallkojne pleqerine : “cdo gje te kishte , vetem pleqeri mos te kishte!” . Apo ke qene kaq i “zgjuar” qe ne rini ti ?

        E shikon se shkolla nuk te ben as njeri dhe as te zgjuar ? Ti je nje nga provat !

        Reply to this comment
    • riki June 13, 09:27

      mi more fjalet nga goja me keto … posedus qe ikin jashte shteti dhe mendojne se do na mbroje nato .. eshte sikur te vijne te hapin lufte ne shtepine tende dhe ti pret te vije policia ,, mos u vete mbro ,, rrofte shqiperia e lire ,, vdekje tradhetaret dhe mashtruesit ..

      Reply to this comment
    • Triton June 13, 21:53

      Te lumt Anna ! Kjo eshte thenja me e spikatur qe mund ti thuhet te vertetes edhe pse keta sterilet aktual nuk ja varin.Padyshim se kohen nuk e ndal kush edhe pse vonohet, gjithesesi pa asnje medyshje do perendon edhe per keta kriminelet qe e kriminalizuan kete popull dhe vend te bekuar.

      Reply to this comment
  11. Ajaxs June 12, 15:06

    Ne nuk na duhet ushtria se na mbrojne fqinjet tane.

    Reply to this comment
  12. Lleshi June 12, 15:11

    Ti Gjergj Thanasi , ti Dulla safi e te gjitha koherave , mos guxo ta shash Heroin e Popullit Shqiptar dhe Burrashtetin me te Madh edhe te Mesdheut , more antishqiptar !

    Kur te duket vetja i zgjuar ty , nje cope leshko , tamam Dulle , nga ata injorantet e Kozma Etolianit apo Haxhi Qamilit , po marrke guximin te baltosesh Enver Hoxhen ?

    Enver , do te bej prape nena shqiptare , por do kohen e saj puna ! Atehere t’i shikojme se sa flori do ta blejne vrimen e miut Gjergj Thanaset apo antishqiptaret e sotem te poltikes ! Turp te keni !

    Reply to this comment
  13. realisti June 12, 15:39

    Kur flas per ushtrine tone si ishim dhe si jemi me kujtohet gjithmone ai teatri i kukullave me ate batuten e ujkut per demin. “Pa brire ti je mbret. Pa brire je pasha . Pa brire eshte dhe moda.” Dhe demi vajti e i preu briret, dhe per tu dukur me modern, hoqi dore nga te vetmet arme qe kishte. Edhe ne i hoqem tanket dhe i vume tangat ushtrise shqiptare.

    Reply to this comment
  14. flm June 12, 15:42

    ne burg tradhetaret

    Reply to this comment
  15. Agim Cani June 12, 15:58

    …shteti modern shqipetar ka nje emer…Enver Hoxha….!….

    Reply to this comment
  16. ben June 12, 16:04

    Mos cani bythe,se jemi ne Nato.Vetem per qejf mendoni,se na mbron Nato,o burra.E kuta gjejme ushtrine ne ,o burra?

    Reply to this comment
  17. afrim aliu June 12, 17:18

    Mire qe nuk kemi FLD ,por ne nuk kemi as ushtare kembesore as ne rezerve ne gjithe territorin ,nuk ka nje tank nje top ne toke jo ne dete e ne anije edhe Haxhi Qamili ka patur 6 bateri ABD rendesi ka te bejme gam gam

    Reply to this comment
  18. Vladimir June 12, 18:02

    Deshiroj te tregoj nje histori te degjuar me kete rast.
    Aty nga fillimi i viteve 90, diku ne Frakull te Fierit, shkon nje ekspert i huaj ushtarak per te pare batalionin tankist. Kur degjoi qe ne sejcilin tunel qene sistemuar dhjetra tanke kineze prodhim i filimviteve 70, mblodhi buzet me perçmim, “teper te vjeter, te konsumuar e jashte luftimit”. Por mbeti i befasuar, kur pa gjendjen faktike te tyre, te gjithe me pak ore pune e gati te “te grasos” si i thone.
    -A jane stervitur tankistet tuaj keto vite?- pyeti.
    -Dite per dite, ishte pergjigja. Por jo me tanket luftarak. Shikoi keta tanke te lodhur ne hangarin jashte tuneli. Ju kemi bere nga 10 remonte kapitale sejcilit…
    Fatin e atyre tankeve, po te isha prokuror, do te doja ta dija.

    Reply to this comment
  19. anonim June 12, 18:14

    SUPER SHKRIM….BRAVO..! Po kujt ia thua,ketyre politikaneve b.thqir qe nuk kane as Fe as Atdhe…
    Mjafton te kujtojme antishqiptaret dhe kriminelet SB dhe LB qe i falen detin greqise per te kuptuar se sa te tradhetuar jemi dhe per te kuptuar keta te sotmit qe,ne vend keta tradhetar te Atdheut t’i conin para gjykates,vazhdojne tradhetine e lagu s’e lagu…..

    Reply to this comment
  20. radisti June 12, 18:41

    Ushtria shqiptare deri ne vitin 1990 is nje nga ushtrite me moderne ne ballkan.
    Kam qene radist I njerit prej divisioneve dhe mbuloja nderlidhjen me komandatin e pergjithshem.
    Kujtoj qe nje here ra zjarr ne pyjet midis leskovikut dhe pjeses greke , ish ne krahun tjeter dhe e vetmja menyre ish te shuhej nga ajri. MM greke kerkonte leje qe aeroplanet e saj te merrnin kthesen siper teritorit tone, dhe ju dhe vetem nje milje , ne te kundert qelloheshin. Ne 7 minuta kur nje aeroplan ngrihej nga cdo aeroport ushtarak ne greqi , ushtaret e kundraajrorve ishin tek topi me kuadrant te dhene gati per te qelluar.
    Radistet kontrollonin kuadrantin dhe kordinatat te dhena nga systemet radare dhe nuk kish nevoje as per shenjester, hapej zjarr ne kuadrant dhe nja nje grup prej 12 qendrash kundraajrore me 6 deri 12 topa sejcila.
    Perse I perket artilerise, aha vetem postenani ne Permet mund te shpartallonte cdo gje ne tere kufirin Grek, me 1.5 million predha brenda ne mal ku ndodheshin dhe topat.Ne nje ore rezervistet ishin me pajime dhe te armatoser ne piken e shperndarjes.
    Ushtri e kompletuar dhe me force goditse te tmerreshme, sot eshte e gjitha per scrap. Turp, kjo ndodh kur ne pushtet vijne barbare.

    Reply to this comment
  21. padrino June 12, 18:49

    Enver Hoxha, shqiptari, më i madh, dhe më zoti në mijëvjeçarin e dytë , për të qeverisur, shqiptarët, Enver Hoxha shtetformues, i paariteshem, mbrojtja që i bëri vendit Enveri, dhe Mehmeti, dhe ushtria që krijuan e përgatitur. sot jemi katandisur një republikë bananesh vend pa ushtri, pa shtet.

    Reply to this comment
  22. sa June 12, 18:59

    nuk e kishte emrin dull por e kishte buurrrr shteti or gjergji.

    Reply to this comment
  23. edi June 12, 19:38

    shkrim koti, ben gjoja njeriun e shqetesuar qe te terheqi vemendjen.

    anijet e reja shqiptare, jane thjesht patrulluese te kufirit dhe cdo shtet perdor anije te tilla per kufirin, madje edhe amerikanet, ku vetem stafi ne bord eshte i armatosur.

    keto anije nuk krahasohen me fregatat apo korvetat e shteteve te mesiperme, pasi ato jane anije luftarake te krijuara vetem per beteja dhe nuk perdoren per ruajtjen e kufirit. shqiperia tani po fillon te krijoje floten e re, dhe flota fillon nga anijet e rojes kufitare.

    edhe ne kohen e xhaxhit shqiperia kishte floten me te lodhur ne rajon.4 nendetse (me pjese kembimi te sajuara kineze dhe pa armatim te mjaftueshem ne rast lufte)
    me nja 4-5 anije ruse te viteve 60, ku 3 ishin minapastruese. dhe nja 100 anije kineze me gjithe te ashtuquajturat silurusa me torpedo vetem per nendetset dhe mitraloz. e gjithe kjo flote nuk kishte aftesi te godiste me shume se 3km dhe mund te shkaterrohej vetem nga nje Fregate e standartit te NATO-s, pasi Fregatat kane radar, raketa ne distanca te shkurtra e te gjata.

    Reply to this comment
    • artileri e rëndë June 12, 20:58

      O Edi, pse ja fut pordhës kotë.
      FLD-ja shqiptare në kohën e Enver Hoxhës, ishte më e pregatitura dhe më e sofistikuara në gjithë Ballkanin.

      Reply to this comment
      • edi June 12, 21:53

        nuk fola per pergatitje. dhe nuk ka rendesi pergatitja kur armatimet nuk kishin aftesi goditese me te madhe se te armikut.
        Fregatat e shteteve te Natos kishin si standart
        1-raketat me rreze te shkurter deri me 20 km
        2-raketa me rreze te mesme deri me 125km
        3-torpedo per nendetset
        4-artileri 76 mm deri me 16 km
        5-artileri 30 mm deri ne 3.5 km
        6- radar

        me thuaj kush ishte arma me e fuqishme ne anijet shqiptare????
        silurusat kishin vetem 2 tuba per torpedot e nendetseve dhe 4 artileri 14 mm (mitraloz) qe plumbi nuk shkonte me shume se 3 km.

        ah po…ushtaret sterviteshin shume bridhinin me vrap dhe kishin pergatitje moralo- ideologjike.

        c`ju ka bere ai xhaxhi juve. deri ne vdekje nuk do ju dali mashtrimi qe keni ngrene.

        Reply to this comment
        • Lleshi June 12, 23:59

          Ediiii , atyre shteteve te NATO-s qe thua ti u kemi hyre me nendetese neve neper portet detare dhe nuk kane marre vesh gje ! Ne ate kohe , ne i grinim turlilloj mendjemedhenjsh si puna jote ! Ata te NATO-s dhe te Varshaves , ne ate kohe na vleresonin shume seriozisht !

          Por shqiptaret ne ate kohe nuk prisnin vleresime nga karagjozet !

          Reply to this comment
          • edi June 13, 15:23

            ndonje te dhene per armatimet nuk shpjegove.
            se sigurisht kerkon te shpjegosh me propagande ate qe shpjegohet thjesht teknikisht me nivelin e armatimeve.

            je thjesht nje zombi.

          • Lleshi June 15, 21:41

            Po ti je vertete kokepras ! Cfare te dhene teknike kerkon ti ! Ti na mburr tre kater grykepordha te anijes qe tregon me siper dhe nuk permend kalibrat 155 mm apo 122 mm te artilerise sone bregdetare me largehedhje deri ne 28 km ! Ti nuk permend se nje nendetesja jone hidhte ne plehra me nje goditje ate anijen qe ke permend ti me nje silur 8 metra te gjate dhe 533 mm diameter ! Tinuk permend askund se aviacioni yne ishte “artileri” me vehte e mbrojtjes detare !

            Pra ti nuk mundesh dhe nuk te intereson fare krahasimi teknik , se keshtu nuk i interesonte as NATO dhe as Varshaves ne ate kohe , prandaj , kur shkelnin ndonjehere “pa dashje” 15 miljet detare qe kishim per kufi , repsektonin urdherat e flotes sone per tu larguar ! Nuk ua mbante bytha te benin karshillek ! Sepse anglezet e kishin ngrene nje here “qafen e pates” ne afersi te Sarandes !

  24. librazhd June 12, 20:45

    te lumte pena more gjergji

    sa megaloman jane politikanet tane,

    ky eshte kulmi…

    Reply to this comment
  25. shpati June 12, 22:51

    I nderuari Raadist! Ne komentin tim,pak me larte , shpati” kam cilesuar se drejt greqise ishin sa esa topa 100…….. e ter kuptimin e fjales e hanim dreken ne Athine,por ngurova ta shkruaja emrin Postenan ,,,,,,,e bere me te bindshem komentin tim dhe le ta mesojne keta te rinjte se Shqiperia e tyre,ka patur ushtri moderrne,e jo si thone ata qe shkaterruan Shqiperine ,qe lane pa ushtri,pa armatim,pa avion,pa anie………te mendosh se shtepine tende t’a ruan bota eshte turp. Ata qe e quajne Enverin Dulle,jane per vete Dulle e kaluar dulles, jane injorante e kaluer injorantit,,,,, . Ajo gadishmeri ka vdekur bashke me paisjet luftarake. Nderime “radist”

    Reply to this comment
  26. D O K L E A T I June 12, 23:15

    FLOTA E FISEVE TE MALIT TE ZI MUND TE NA SULMOJE

    Reply to this comment
  27. gjermani i fundit June 12, 23:21

    Djali im ka nje pushke plastike me uje, kur s’po i ble dhe nje kamerdare si keto me topa uji?! Sidoqofte shkruesi nuk e kupton lojen, ne po hiqemi sikur s’kemi ushtri fare qe ta hane djathin per sapun…Te tera ketyre anijeve ua merr ne kthese Sala, arma jone e sofistikuar qe kete vit do thyeje rekordin e ndenjjes ne uje.Kur isha une diku sollen turqit(jo ata te kohes se Skenderbeut) nje top k/a 45mm me shenjester mekanike qe perdoren amerikanet ne Luften e Dyte.Pak kohe me pare ushtria jone sa kushte nxjerre jashte sherbimi topat 100 dhe 37mm, qe ne krahasim me kete “ndihmen” turke te Natos ishin ku e ku me moderne.Kesaj i thone, shita kombajne dhe bleva kale per te shire ne leme.

    Reply to this comment
  28. Edi June 12, 23:34

    Qenke i ditur vella, por rast i rralle. Ekspertet fatkeqesisht jane te pakte.

    Reply to this comment
  29. kris 1 June 13, 01:30

    me marrjen e pushtetit nga rilindja shkurtimet me te medha organike i pati ushtria.Tani ushtria e Mrikes ka nje kompani me gjenerale qe komandojne nje toge ushtare.Dy gjenerale i cojne kafen e mengjezit Rames dhe Nishanit .

    Reply to this comment
  30. Patriote June 13, 05:06

    Gjergji Thanasi , i kam lexuar shkrimet e tua ku ngre shqetesimin per shkaterrimin e ushtrise e te armatimit te saj ! Problemet qendrojne , por si analist i ketyre problemeve ne kete shkrim , je munduar te nxjerresh problemet por ke rene ne nivelin e fjalorit te rruges !
    Ti ta quash Enver Hoxhen ” Dulle ” , Turp ! Kjo tregon se sa te ” lehte e te ceket ” jini si gazetare ! Faktet ballafaqohen ! Shifrat flasin vete ! Ato jane kokeforte ! Periudhat historike te drejtuara nga lidere apo udheheqesa krahasohen ! Ske pse ve epitete ti per udheheqes te asaj kohe ! Ti je gazetar serioz dhe keto gjera me gjithe shqetesimin e drejte qe ngre , ta ulin nivelin e shkrimit tend dhe ty si gazetar ne syte e lexuesit duke te lene nje shije te keqe , per vete rendesine qe ka ceshtja ne fjale per fatet e Atdheut tone !
    Nuk ka asnje dyshim qe ata qe erdhen ne drejtimin e Shqiperise , pas ’90 kishin per qellim , shkaterrimin e Shqiperise dhe lenien e saj ne meshire te ” fatit” !
    Qe nga ” ceku i bardhe ” e deri tek ” Shqiperia 1 euro ” te gjitha kane qene pjete te nje skenari, antishqiptar ! Problemi qendron pse askush nuk po ndeshkohet per keto gjera !
    Sa per Enver Hoxhen , ate qe ka bere Ai ne krye te udheheqjes se popullit per 45 vjet , ne kushtet e asaj Shqiperie , te izoluar, te rrethuar e e te shantazhuar nga vendet agresive rreh e rrotull, nuk e ben dot ,jo nje njeri , por te gjithe keta langaraqe te bere bashke , nuk i shkojne as te maja e thoit, atij BURRI !
    Keta te pakten shajne me ate goje, tjeter gje nuk dijne te bejne !
    Burra si Enver Hoxha , nuk lind kollaj kjo Toke !
    Mjafton te kujtojme tunelet e Gjadrit per avionet, tunelet e Karaburunit per katersiluruesat , mbrojtjen ajrore dhe kunderajrore , plus gatishmeria luftarake njerezore qe ishte ne menyren me perfekte e te shpejte , te garantonte nje mbrojtje dhe nje ushtri te shpejte dhe te pershtateshme per teritorin tone malor !
    Vertet Nato – ja ishte e sofistikuar ! Por Ushtria jone popullore ishte ushtri mbrojtese dhe jo sulmuese ndersa sot, Saliu, Gerdeci ,shkelzeni , Mediu, Imami , Basha jane sinonime te Antishqiptarizmes , sa edhe vete Esat Toptani dhe Ahmet Zogu , do t’ja u kishin zili !
    Turp ! Historia do ti rreshtoje ne faqen me te zeze te saj !!!!!!

    Reply to this comment
  31. Treviso June 13, 08:13

    Kjo politike qe ka ndjekur kryekrimineli Berisha ka qene e qellimshme. Ai ka qene dhe do vdese anti shqiptare.
    Ju i keni bere tegjitha krahasimet e anijeve qe marrin pjese ne stervitje, por i keni bere gabim.
    Ania shqiptare eshte me e rendesishme, se kur te bombardojne armiqte ajo me topin e saje do shuaj zjarrin, qe mos te diqet vendi.
    Analiza e bere eshte shume e detajuar, mjafton te merret ne konsiderate nga qeveria Rama.

    Reply to this comment
  32. beni June 13, 08:33

    Ju ka ngel ne mendje fasulet e enverit e pecet e kepucve te tij!
    Enveri e ngriti ekonomine vetem duke e bere ter popullin ushtar e duke ndertuar bunkjere e popullit i dha vetem fasule bile 2 her ne dite ne 27 muaj ushtar hengra vetem diten e fundit te lirimit nje cop mish vetem fasule e nje got caj dhe 600gram buke!
    Mishin e hanin vezhgusi f bashke me ate neti vjosen e austrise e ushtarve u linin lengun qe mender skishin as nje lloj vitamine ne trup e ishin si te vdekur!
    A keni tjetr teme per ushtrin shqiptare qe na i theu brinjet ne dyshqket me kashte?

    Reply to this comment
    • plaku June 13, 09:32

      beni,
      Kur bera kursin 5 mujor per “oficer tankist” ne Zall Herr neve ne jepnin per te ngrene ato qe thua ti me siper. Shyqyr zotit qe reparti kishte nje dyqan ku blenim “ingranaxhe pese lekeshe” dhe qe vidhnim misra ne fushen e kooperatives qe i piqnim fshehurazi, se ndryshe ngordhnim per buke. Mesuam trapin, sepse na benin vetem vrap dhe alarme naten me hecje disa kilometrash dhe me barkun bosh.
      Me e bukura ishte kur na flisnin per avantazhet e ushtrise sone dhe ushtrive armike kapitaliste-revisioniste. Ne nuk e kishim problem te luftonim dhe fitonim edhe kur keto ushtri do te ishin te gjitha bashke kunder nesh. Helbete hidhnim valle ne gojen e ujkut. Pra, ne kishim shtate avantazhe kunder kater avantazheve qe kishin armiqte dhe prandaj nuk diskutohej se do te fitonim. Te vinte per te qeshur dhe qare njekohisisht. Ushtria jone e atehereshme ishte NJE GENJESHTER E MADHE dhe qeveria e atehereshme fluturonte me pras ne bythe.

      Te uroj nje fund jave te kendeshme.

      Reply to this comment
      • Lleshi June 13, 10:32

        E nxorre fytyren e grekut more Plak ! S’te ka ikur akoma dhimbja e 1949-tes kur sulmuat me tanke amerikane dhe avion amerikane “speedfire” me 70 mije trupa dhe te drejtuar nga gjeneralet angleze dhe amerikane , ku Ushtria Shqiptare e pabksave ju theu brinjet ju kapi edhe qindra rober , megjithese angazhoi vetem disa mijra trupa dhe nuk kishte as tanke dhe as avione ! Ha…ha…ha… E harrove ate “palikarin” shqiptar qe ne kohen qe ju sulmonit ne Vidohove , ju rrembeu avionin ushtarak nebazat tuaja dhe e uli ne Fushen e Delvines ? Ha..ha..ha..

        Gerkuuu , gerkuuu … ! Shqiptaret dine te lufyojne dhe me hanxhar dhe tefitojne , kur organizohen ! Te kujton gje Selami i Salarise more gerk ?

        Reply to this comment
      • beni June 13, 11:39

        Ti kulacka e une patate te pjekura qe i vidhnim fshatrave te mbjelle te kooperativave,aman or plak po kujt i thua!!!

        Reply to this comment
  33. kastriot June 13, 09:25

    Mbi te gjitha keto diskutime teknike pa dyshim kane rendesi fakti I edukimit patriotik te shqiptareve jo nen shembullin B-B stevitjen e tyre masive sic bejne te gjithe kombet e vogla si psh Izrael zvicer dhe kordinimi I te gjitha veprimeve me shqiptaret e kosoves dhe maqedonise e malit te zi si dhe shqiptare te diaspores apo e migracionit te ri dhe mbi te gjitha forcimi ekonomise si mbeshtetje e mbrojtjes me blerje te armatim e paisjeve te nevojshme bashkohore.Kete pune nuk mund ta bejne njerez qe jane te semure ne te gjitha drejtimet dhe qe kane pervoje vetem humbese ne ‘luftrat’ e tyre

    Reply to this comment
  34. shpatar June 13, 10:59

    Dy periudha te erreta ka patur Shqiperia ne gjithe histirine e saj .Ajo e Zogut dhe e Berisha-Nano.Ketu degjoje disa qe mbajne qendrim pacifiste .Skemi nevoje per ushtri se jemi ne NATO. Po ata qe jane ,bile dhe me te vegjel se ne, pse kane ushtri te rregullt dhe shume here me te sofistikuar ???????????????.
    Ti lem historite pa buke e te ngrihemi ti kerkojme kesaj qeverie te beje ushtri.Une fal 3 muaj pensjonin duke e vene ne sherbim te strukturave qe do ngrihen .Po paten nevoje vihem ne dispozicjon pa asnje shpeblim .Kush e do Atdheun le te perfshihet ne kete inisjative .Kush bene davane e Hajdutve le te ngelemi pa ushtri si tradhetar qe nuk e duan kombin .NATO mbulon globalishte qe ty te te mos pushtoje ushtri te tjera .Po kunder kriminelve,kondrabandistave ,terroristave ,nacjonalistve ,lakmive ,hajdutve ,fatkeqsive natyrore kush do na broje ne dete ,toke e ajer ????????????????????
    Prishja e Ushtrise Shqiptare fillon me Dullen qe ne 1974 kur mbylli kanalin ushtarak te ndihmave me Kinen .Vazhdon me R.Aline qe e degjeneroje per hire te liberalizmit dhe u shperbe me Berishen dhe Nanon .Alia nuk kishte nga tja mbante se ishte i paafte per te bere ndryshime .Berisha -Nano qene injorante dhe e lane ushtrine ne dore te ushtarve partiak. Hoqen gjithe specialistet si kundershtare te injorances se tyre dhe mbushen radhet me debila qe ti komandonin si te donin .97 zbuloje faktin qe nuk kishim ushtri.Nga 97 e deri me sot kane hyre e dale lloje lloje debilash me idene se Shqiperia nuk ka force te mbaje ushtri. Jemi miq te nje sistemi dhe nuk ka rreziqe per ne .Pasuria e ish ushtrise llogaritet perafersishte ne 400 miljon Euro. Po te shtojme ketu dhe shpenzimet pa llogjike ne blerje per ushtrine shuma e pergjithshme arrine 600 miljon Euro te mjaftueshme per nje strukture teper moderrne per kohen .Keto u vodhen dhe u shperdoruan nga administratat qeverisese .
    Miljar-derret nga Berisha e deri tek ai qe ngre dy gjishta bashke me Nano xhokatoren e kompani sot kane aq para sa jo te kemi ushtri moderrne por te dallohemi ne rajon .Ja kaq e thjeshte eshte kjo qe vijme verdalle te gjejme pse nuk kemi ushtri.

    Reply to this comment
  35. Alban Guri June 13, 15:11

    Kush mer vesh sadopak nga real-politika e di shume mire se :

    Kta te sotmit, dmth kta qe kan marr pushtet ne keto 25 vite “dimukraci”, kryeministra, ministra, presidente, komandante, gjenerale etj… te gjithe pa perjashtim, jane agjente te fqinjve tane, te tokes e te detit. Jane agjente te atyre qe ushtrin e Enver Hoxhes e kishin frike, dhe Enver Hoxhen u munduan ta baltosin ne te gjitha aspektet, edhe ne gjerat e mira qe ai beri per popullin dhe vendin e vet !!! Sepse ne fakt, Enver Hoxha i beri te dridhen, te frikesohen, madje te shpenzonin shume e shume para nga buxheti i shtetit te tyre para viteve 90-te. Gati 20-30% e buxheteve te shteteve fqinje me ne, nga toka e nga deti, shkonte per shpenzime ushtarake dhe kufitare te perqendruara ne kufi me Shqiperine. E gjitha kjo sekelldi prej nje vendi te vogel e te pazhvilluar si Shqiperia, ku te gjithe sebashku kishin kontribuar pergjate shekujve qe ta linin ne mjerim, e madje edhe ta coptonin mes tyre. Ja pra perse keto vende, te gjitha sebashku apo veç e veç kane financuar ne keto 30 vjetet e fundit do te thoja (perfshi ketu edhe Ramiz Aline, autorin e fillimit te shitjes e te shkaterrimit te vendit), ca vegla te felliqura, ca maskarenj qe e kane shitur kauzen e kombit te vet, sepse padronet u kane ofruar pak pushtet, faktikisht pushtet te pamerituar. Kete pushtet ua kane ofruar ketyre funderrinave, me qellim qe ta rrenojne Shqiperine, po ashtu edhe forcen e saj ushtarake, ekonomike, politike, shendetsore, arsimore, morale e kulturore. Kjo eshte linja e diktuar nga fqinjet tane, per marjonetat e tyre qe na i kane vene mbi kurriz,, perfshir ketu edhe ky pederasti i fundit. Sepse Enver Hoxha dhe politika e tij, ua rriste dinjitetin dhe mirqenien shqiptarve, e ne te njejten kohe ua ulte koken dhe ua rriste shpenzimet fqinjve tane, te tokes e te detit.

    Reply to this comment
  36. Patriote June 13, 16:42

    Jam shume dakort me ty Alban ! Prandaj me vjen keq qe shume komentues qe nuk e njohin historine tone apo situaten , flasin ” badiava. ” , nuk flas per ata qe nuk kane gjak shqiptar , apo ata qe e kane ” shitur” shpirtin tek ” djalli ” !
    Kam lexuar nje material , te nje agjensie prestigjoze e cila fliste per vendin tone, dhe tekstualisht thoshte: – qe nga krajlite e Serbise. dhe me vone , jane harxhuar miliona e miliarda
    Dollare per te rrezuar qeverite ne Shqiperi apo per ti mbajtur ato nen kontroll ( me njerzit e tyre )
    Ne fillim kunder krereve atdhetare shqiptare, e me pas kunder qeverise shqiptare! ”
    Me kete spiegohen edhe te gjitha nderhyrjet , coptimet dhe gjithe problemet qe na kane krijuar
    Fqinjet tane sidomos blloku : Athine – Beograd – Moske , qe eshte edhe shkaktari kryesor i tere
    Situates qe ka kaluar e po kalon Shqiperia ! ( kete e ka treguar koha dhe njerzit )
    Te gjithe ata qe e ndjekin me seriozitet dhe me shqetesim situaten e Shqiperise si dhe ate te kombit shqiptar ne teresi , ju kujtohet debati qe u be ne Parlamentin serb , kur ju kerkua llogari Sllobodan Milloshevicit per fondin 17 milione dollare se ku kishin shkuar ( behet fjale per kohen pas viteve ’90 ) ai, me nje cinizem te theksuar – ja e shikoni se c’ po behet ne Shqiperi????!!!!!
    Kjo eshte edhe aresyeja qe ne krye te vendit kane qene e jane ata qe u kane sherbyer e u sherbejne me ” zell ” prej lakeu , ketyre skenareve te erret e ugurzinj, dhe bijte e bijat e popullit , te ndershem e patriote jane zhdukur, persekutuar apo LENE NE. HIJE !
    Bijte e popullit duke pasur gjithe pervojen e kaluar , eksperiencen dhe informscionin e duhur duhet te marrin ne dore fatet e popullit e te Atdheut dhe ti dalin per ZOT VENDIT TE TYRE !
    RRUGE TJETER NUK KA !

    Reply to this comment
    • Alban Guri April 17, 14:14

      Jo vetem aksi Athine-Beograd-Moske, jo !
      Edhe fqinjet e detit kane kusuret e tyre me ne, kan dash ne shekuj, ne mijra vjet ta pervetsojn, ta kolonizojne, asimilojne vendin tone, kulturen tone, gjuhen tone. Sot ushtrine shqiptare dhe armatimet e saj po shet per skrap qeveria amerikane. DUhet t`i themi gjerat me emrin e tyre te vertet. E VERTETA nuk eshte me copa, pjese-pjese por esht e plote, ka emra. Te gjithe kane dashur te na coptojne, e te na glaberojne, te gjithe. Italiane, Puglieze, Venecjane, Cifute, Turq, Grek, BUllgar, Serbe, sot amerikanet… ! NUk eshte kaq bardhe e zi sa e beni ju, a shume tunele te nendheshme kjo pune, sepse vendi i bukur, i begate, i mrekullueshem, gjuha e mahnitshme, e veshtire per t`u mesuar dhe problem per te huajt, sepse mbart edhe shume sekrete e mistere; ndera vendasit, popullata, krenare dhe trima ne dyluftime, pra te veshtire per t`u perballuar, ndaj percarja, ngaterresa dhe rrenimi jane rruget me efikase dhe armet me te mira per ta sunduar kete vend nga te huajt.

      Reply to this comment
  37. lis dushku June 13, 17:51

    Nje fermer amerikan vazhdon ta leroje token me zetore tip Zeuss te viteve 30 dhe nuk ndjehet fare i turperuar.Pse duhet te bleje nje modern,kur i vjetri i ben punen?kujt i prishte pune armatimi i ushtrise shqiptare sistemuar ne tunele?Ke rrezikonin ato?Tufat e rrugaceve te nxitur nga banditet e Sali berishes sulmuan disa prej tyre.Oficeret me urdher braktisen repartet.Kush e ka fajin armatimi,apo ushtaraket e friksuar nga reforma,qe braktisen repartet?

    Reply to this comment
  38. MS77969 June 13, 21:29

    Pashko Vasa
    O Moj Shqypni

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitë me krye n’hi?
    Ti ke pas kenë një zojë e randë,
    Burrat e dheut të thirrshin nanë.
    Ke pasë shumë t’mira e begati,
    Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
    Gja e vend shumë, ara e bashtina,
    Me armë të bardha, me pushkë ltina,
    Me burra trima, me gra të dlira;
    Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
    Kur kriste pushka si me shkrep moti,
    Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
    Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
    E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
    Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
    I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
    Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
    Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

    Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
    Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
    E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
    Si mal me borë, si fushë me lule
    Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
    E s’të ka mbetun as em’n as besë;
    Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
    Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,

    Reply to this comment
  39. Alili June 14, 11:03

    Historikisht,Policial dhe Ushtria e ka përdetyrë që të kujdeset për funkcionimin e Shteti ligjor.Sa i përket agresionit nga jashtë duhet gjith popullata të jet Poloci dhe Ushtri.Shum ushtri i fitojn betejat por e kan humbur Luftën .Pëshembull Mali i Zi ka vendin e par në botë 630 Polocë për 100,000 banor.Vendin e dyteë e ka Maqedonia me 530 Polic për 100,000 banor.

    Reply to this comment
  40. Toskageega June 14, 17:05

    Nuk ben te perkulish veten.
    Por sot e dje faktet jane kokforte per nje ushtri ultra modern??.
    Etiketimet nuk kane rendesi .
    Enveri asnjher ne jeten e tij nuk ka shprazur nje revole.
    Nuk ka bere asnje
    shkolle ushtarake Brenda ase jashte.Asne aksion personal.
    ato merita I mori nga 2 agjentet jugosllav-kshilltare te pkj ne shqiperi.Eshte merite enverit qe fitoi simpatin e tyre????
    Myslym(me gjithse ka qen kacak-komit jo komuniste dhe paten
    nje te kalaur jo te mire me gjith Hoxh lleshin se si I gjnden
    ne jugosllav vec documentet e dine por ska rendesi ata ju
    nenshtruan enverite ndofta dhe qenja ne jugosllavi I ka nderlidh-fruar me 2 deleguarut e pkj. .Kure e beri Lymin gjeneral I tha enverit
    Une M.p. anafabet gjeneral nuk esht mire se do na qeshin??
    E I thote Neser vishi uniformen e gjeneralit per 29 nentorit.
    Ja moren masan e rrobave ,dekoratat,cizme qe lymi here pas
    hare shikonte veten a jam une lymi???.
    Pas pak kohe e beri zv/ kryeminister.
    Lymi shkoj ne takim
    I tha E.Partia biroja,presidjumi kan menduar e te bejme
    zv/ kryeminister tani per tani me vone te shofim ndonje
    poste tjeter
    Tani e I thote L. ja bere (me falni esht shprehja popullore
    e M.Pezes) M….
    E.i thote neser paraqituni ne Kshill te Ministrave.
    Ne vitin 1950 e.beri prsidjumin me 6 general nga
    15 veta gjithsejtprof l,dha I takon se kalures
    I takon 40%,me gjithse te gjith po thuaj ishin gjenerale
    perjashtuar N.H.nuk e dihet L.Belishova ishte bere gjenrale
    apo jo???.
    Tani M. I tha E. bej si te dushe vete.
    Pra M.P.u bind qe tan e tutje enveri eshte absolute.
    M.Peza nuk e permendi me prapaskenen e vrasjes se Mustafa Gjinishte
    (ase te shokve te mustafajt-komandantv te shquar te ushtrse clirimtare
    duke filluar nga 46 e me vone-ata I quajti te harruare bile edhe lleshin kur e
    pyti prof l.qe I kishte me kujtohet vrasje tragjike por… ) thene e kane vra
    se ishte me I zoti……(se keta mustafaj se sa antaret e tjere te shtabit).

    Reply to this comment
  41. Dritani February 20, 22:31

    Nje ushti minimale duhet ta kemi gje 8000 trupa nuk kualifikon si ushtri sidomis tr parmatosur sic eshte jona pa mjete pa uniforma pa paisje mbeshtetese ne kemi lesh Asgje! Ne duhet te hemi ne gjendje te perballojm luft deri sa te mobilizohet NATO 8000 trupa qe smerren vesh sa te afte jan apo sa te forte e kan deshiren per te bere detyren do mbetemi me 4000 trupa ne dhe ne qofse 2000 jan mbeshtese mbetim me 2000 trupa luftuese.Por te gjitha keto kan kit se po te kishim shtet do kishim ushtri e tetjera po ne kemi hajduta e kriminela qe vetem duan te mbushin xheoat e oastaj populli qe ka mbetur i varferuar e sduan tja din se ca behet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*