Një takim i papërsëritshëm i dy mendjeve brilante mbi shkencën dhe spiritualitetin

August 29, 2017 11:57

Një takim i papërsëritshëm i dy mendjeve brilante mbi shkencën dhe spiritualitetin

 

Dy mendje brilante të njerëzimit, Ajnshtajni dhe Tagora u takuan në vitin 1930 për të bërë një bisedë të paharrueshme për njeriun, të vërtetën, fenë dhe shpirtin e gjërave…

Më 14 korrik 1930, Albert Ajnshtajn mirëpriti në shtëpinë e tij në periferi të Berlinit, filozofin indian, muzikantin dhe laureatin e çmimit “Nobel”, Rabindranat Tagora. Ata patën një nga bisedat më stimuluese, më intelektuale dhe më dobiprurëse në histori, duke eksploruar lidhjen shumëvjeçare mes shkencës dhe fesë.
Ky është një “vallëzim” mendjesh të Ajnshtajnit dhe Tagorës, ku ata ekzaminuan shkencën, bukurinë, vetëdijen dhe filozofinë, në një meditim themelor për ekzistencën njerëzore.

***

Tagora: Jo të izoluar. Personaliteti i pafund i njeriut krahasohet me atë të universit. Nuk mund të ketë diçka që nuk përfshihet në personalitetin njerëzor dhe kjo provon se e Vërteta e Universit, është e Vërteta e Njeriut. Materia përbëhet nga protonet dhe elektronet, me hapësira mes tyre, por materia duket solide.

Ngjashmërisht, njerëzimi përbëhet nga individët, ato kanë lidhje njerëzore, gjë që i jep njeriut unitetin njerëzor. I gjithë universi lidhet me ne në një mënyrë të ngjashme, është një univers njerëzor.

Ajnshtajni: Ka dy lloje konceptesh të ndryshme rreth natyrës së universit: së pari, bota si një unitet i varur nga njerëzimi dhe së dyti, bota si një realitet i pavarur nga faktori njerëzor.

Tagora: Kur universi ynë është në harmoni me njeriun, e njohim si të vërtetë që të jep njëkohësisht ndjesinë e së bukurës.

Ajnshtajni: Ky është koncepti i pastër njerëzor i universit.

Tagora: Nuk mund të ketë koncept tjetër. Kjo botë është një botë njerëzore – pikëpamja shkencore për të është gjithashtu e një shkencëtari. Ka disa standarde arsyeje dhe kënaqësie që sjell e vërteta, standardin e Njeriut të Përjetshëm.

Ajnshtajni: Ky është një perceptim i entitetit njerëzor.

Tagora: Po, një entiteti të përjetshëm. Duhet të kuptojmë përmes eksperiencës njerëzore emocionet dhe aktivitetet tona. Ne perceptuam Njeriun Suprem, që nuk ka kufi individualë si limitet tona. Shkenca është kompetente ndaj asaj që nuk kufizohet te njeriu, është bota njerëzore e papërcaktuar e së vërtetës.
Feja i kupton këto të vërteta dhe i lidh ato me nevojat tona më të thella, vetëdija jonë individuale e së vërtetës, fiton domethënie universale. Feja aplikon vlerat e së vërtetës dhe ne e njohim këtë të vërtetë më mirë, përmes harmonisë sonë me të.

Ajnshtajni: E vërteta atëherë, ose bukuria, nuk varet nga njeriu?

Tagora: Jo.

Ajnshtajni: Nëse nuk do të kishte më qenie njerëzore, Apolloni nuk do të ishte më i bukur.

Tagora: Jo.

Ajnshtajni: Bie dakord në lidhje me këtë koncept të së bukurës, por jo me të vërtetën.

Tagora: Përse jo? E vërteta kuptohet nga njeriu.

Ajnshtajni: Nuk mund ta provoj se koncepti im është i drejtë, por ai është feja ime.

Tagora: E bukura është ideali i harmonisë perfekte që është te qenia universale. E vërteta është kuptimi perfekt i mendjes universale. Ne individët i qasemi asaj përmes gabimeve tona dhe përmes eksperiencave dhe iluminimit të vetëdijes, përndryshe si do ta njihnim të vërtetën?

Ajnshtajni: Nuk mund ta provoj shkencërisht se e vërteta duhet të kuptohet si një e vërtetë që është e vlefshme në mënyrë të pavarur për njerëzimin, por besoj në të me ngulm. Unë besoj se teorema e Pitagorës në gjeometri, deklaron diçka që është afërsisht e vërtetë, e pavarur nga ekzistenca e njeriut.

Tagora: Në shkenca, ne shkojmë përtej disiplinës së eliminimit të kufizimeve personale të mendjeve individuale dhe kështu arrijmë të kuptojmë të vërtetën që është në mendjen e njeriut universal.

Ajnshtajni: Problemi fillon me faktin nëse e vërteta varet nga vetëdija jonë.

Tagora: Çfarë ne e quajmë të vërtetë, ndodhet në harmoni racionale mes aspekteve subjektive dhe objektive të realitetit, që të dyja i përkasin njeriut superpersonal.

Ajnshtajni: Edhe në jetën tonë të përditshme, ndihemi të detyruar të njohim një realitet të pavarur nga njeriu në lidhje me objektet që përdorim. Ne e bëjmë këtë për të lidhur eksperiencat e ndjenjave tona në një mënyrë të arsyeshme. Për shembull, nëse askush nuk është në këtë shtëpi, atëherë tavolina mbetet ende atje.

Tagora: Po, mbetet jashtë mendjes individuale, por jo në mendjen universale. Tavolina që unë perceptoj, është e perceptueshme nga e njëjta lloj ndërgjegjeje të cilën unë e posedoj. Feja ime është në pajtim me Njeriun Super-personal, shpirtin universal njerëzor, në qenien time individuale…

Ajnshtajni: Atëherë unë jam më fetar se ju!

Burimi: Brain Pickings

August 29, 2017 11:57
Komento

7 Komente

  1. anticensurë25642654 August 29, 13:00

    “duke eksploruar lidhjen shumëvjeçare mes shkencës dhe fesë.”
    “lidhjen”?!?!?!
    më duket se nuk ka asnjë lidhje,të paktën deri sot!!
    unë i shtroj vetes pyetjen:a do të kishte zot nëse nuk do të egzistonte njeriu??
    ndryshe e shtruar:a ka pas zot para se të lindte njeriu??
    e kështu me rradhë!!
    pyetja sjell pyetjen!!

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit August 30, 08:49

      rryma ekzistencialiste mbron tezen themelore: “po s’jam une asgje nuk eshte”. Mirepo, ta marrim ndryshe, kur une vdes, nuk jane me as ata qe me varrosin mua? As ata qe bejne qivurin apo qeverine?

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 August 31, 08:44

        mono ka dhe një teori tjetër,në mes të 3milion e 234mijë e 212.34 teorive të tjera që thotë:
        çlidhje ka kjo që thua ti me atë që kam shkruar unë??
        ps:kjo është teori pavarsisht se mbarron me pikpyetje!!

        Reply to this comment
  2. Mary Tereza August 30, 00:44

    Po ti mos e lendo veten miku im i panjohur Anticensure!
    Perse nxitohesh e ben deklarata per gjera qe ende s’di di, ende s’i ke provuar/ ndjere, si ka mundesi qe nxiton te marresh poezen e nje zoti, pa e pranuar Zotin?!

    Zoti,- besoj te jem i vertete-nese jo jam i falur, se nuk kam qellim te jem i padrejte, as manipulues- nuk ka lidhje me askend, psh si njerezeit me njerezit, apo si njerezit me gjene e gjalle ne kete truall ku jemi krijuar;
    Por Zoti, sic na ka krijuar, dhe sic ne vazhdojme te jemi, eshte vetem dashuri…
    Mos degjo, mos beso ata qe e vene ne dyshim kete gje, as ata qe ne emer te Zotit apo te besimeve manipulojne dhe hedhin dyshime mbi Krijuesin. Ata qe sundojne ketu poshte ngjajne fare pak ne mos nuk shembellejne fare me Zotin, nese perdorin forcen, intrigen, mashtrimin, nese e teprojne ne endjen ndaj parase dhe pushteteve material…

    Im gjysh ishte hoxhe, po ben nje gjysem shekulli qe e ftuan per ne jeten tjeter, por te siguroj une se prej asaj kohe, thoshte: Shkenca dhe feja shkojne ne krahe te njera tjetres, ndihmojne njera tjetren, hera ecen njera perpara, here tjetra, por asnjehere nuk e kundershtojne njera tjetren, asnje here nuk jane ne lufte…

    Por, qe ta kuptosh e ta respektosh kete gjendje, duhet te besosh tek Njeriu si qenie e krijuar prej Zotit ne dashuri me tere krijesat e tjera te tij…

    Besimi i vertete, nuk e kam fjalen per lojrat e ndryshme qe ndodhin me te, o me njerezit mashtrues nen velin e besimtareve, as per njerezit e mashtruar qe pretendojne se ndeshkojne ne emrin e Zotit, as ne ata qe kerkojne ndihmen e tij kunder njerezve apo popujve te tjere, pavarsisht stadit te dijeve apo lirive qytetare, pavarsisht momentit te tyre ne udhene e gjate te berjes qneie e vetedijeshme me respekt ndaj Krijuesit dhe krijesave te tij.
    Fjala eshte per Zotin si thelb te dijes se dashurise.
    Nuk ka asgje qe vjen pervec dashurise per dijen dhe qe i sherben tjetrit, si forme dashurie e sherbimi ndaj tij…

    Mos u nxito, o njeri, ti vete e ke zgjedhur emrin tend, Anticensure…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 31, 09:44

      o marija e terezës me bab hoxhë,dashuri të pamasë por me difekte në të kuptuarin e shkrimit!!
      kam shtruar një pyetje dhe mesa kam parasysh nuk kam parë ndonjë lidhje ndërmjet shkencës dhe besimit fetar!!
      si ti dhe moni,keni folur si kodra pas bregut,ose me dashuri e dhëmshuri,por asnjëri prej jush nuk e ka cekur fare atë që shtroj unë në pyetje!!
      prandaj vari teneqes!!ose mund të them me plotë gojën më keni replikuar si e jëma e zeqos në majë të thanës?!
      po e lë në dorën tuaj të zgjidhni ndërmjet teneqes dhe selimes!!
      ps:selime e kishe emrin e jëma e zeqos!!

      Reply to this comment
  3. Javer August 31, 02:28

    Nga sa lexova me duket se ate nuk bien dakord.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 August 31, 08:56

    o marija e terezës me bab hoxhë,dashuri të pamasë por me difekte në të kuptuarin e shkrimit!!
    kam shtruar një pyetje dhe mesa kam parasysh nuk kam parë ndonjë lidhje ndërmjet shkencës dhe besimit fetar!!
    si ti dhe moni,keni folur si kodra pas bregut,ose me dashuri e dhëmshuri,por asnjëri prej jush nuk e ka cekur fare atë që shtroj unë në pyetje!!
    prandaj vari teneqes!!ose mund të them me plotë gojën më keni replikuar si e jëma e zeqos në majë të thanës?!
    po e lë në dorën tuaj të zgjidhni ndërmjet teneqes dhe selimes!!
    ps:selime e kishe emrin e jëma e zeqos!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*