Një takim imagjinar me ambasadorin Lu për Vettingun

January 20, 2018 11:07

Një takim imagjinar me ambasadorin Lu për Vettingun

Nuk e prisnja që zoti Donald Lu, ambasador i SHBA, do t’i përgjigjej kaq shpejt kërkesës sime për takim. Për më tepër një përgjigje pozitive.

Në ditën e orën e caktuar kapërceva derën e Ambasadës së shtetit të madh dhe nën shoqërimin e rojave me uniformë e sjellje elegante, u gjenda në zyrën e zotit Donald Lu. Emocionet e pashmangshme të rastit, për çudi, i kapërceva me shumë lehtësi.

Pas përshëndetjes së mirëseardhjes, zoti Lu, me një buzëqeshje prej babaxhani shqiptoi shqip fjalën “urdhëroni”, që do të thoshte se unë duhej të filloja të shtroja problemin për të cilin kisha kërkuar atë takim të pazakonte për një qytetar të zakonshëm.

-Zoti ambasador, i gjithë problemi im lidhet me  të famshin Vetting.

Ambasadori Lu ndjeu lehtësim. Problemi im ishte plotësisht në fushën e tij. Ndaj dhe me një buzëqeshje dashamirëse, çka do të çarmatoste dhe protestuesin më të egërsuar të sindikatave shqiptare, ma ktheu : “Punët e mira bëhen ngadalë, thoni ju shqiptarët”!

-Po, vërtet, ashtu është, ia prita pa vonesë, por korrupsioni e krimi po vrapojnë shpejt . . . .

Replika ime e ndezi muhabetin. Pa krijuar asnjë pauzë, ambasadori mori inisiativën  e bashkëbisedimit dhe me një durim të admirueshëm më përsëriti pothuaj të gjitha ato që ai ka deklaruar në takime të ndryshme apo në prononcimet me gazetarët, që i vihen mbrapa, sapo del nga ambasada.

-Zoti ambasador, – guxova e i ndërhyra pa e mbaruar plotësisht ligjëratën. – Unë e kuptoj se realizimi i Vettingut dhe i vetë reformës së drejtësisë në vendin tonë, për situatën e krijuar, nuk është një punë e lehtë. Korrupsioni galopant i këtyre 27 viteve e ka bërë “nyjen” shumë më të fortë e më të koklavitur edhe se “Nyjen Gordiane”.

Zoti Lu qeshi dhe duke më treguar se e dinte atë punën e “Nyjes” së famshme, më provokoi: “Mos doni të thoni se “Nyja” e korrupsionit shqiptar duhet prerë më shpatë, siç bëri Aleksandri i Madh?”

-Jo, jo, ruajna zot! Në këtë rast ne na mungon edhe Aleksandri, edhe shpata . . . . por, – vijova më tej, – unë do t’ju propozoja një metodë tjetër. Nje metodë më afër në kohë, më të thjeshtë dhe mjaft efikase. . .

Dhe i tregova këtë episod nga jeta dhe veprimtaria e Ali Pashë Tepelenës:

Kur shtetasit e Ali Pashës nuk gjenin zgjidhje të drejtë tek Kadiu për hallet e tyre, shkonin e ankoheshin tek Pashai. “Pasha i nderuar, filani më ka vjedhur lopën”, thoshte ankuesi. “Për allah nuk është e vërtetë”, – ia kthente i akuzuari. Si t’ia bënte Pashai?  Situatës së koklavitur Ali Pashë Tepelena i jepte këtë zgjidhje: Nëse i akuzuari  për vjedhjen e lopës ishte i shëndoshë nga trupi, Aliu konkludonte dhe urdhëronte: “Jepi mexhidet (lekët) se ti do t’ja kesh vjedhur lopën, ndaj dhe je shëndoshur”. Ndërsa kur qëllonte që vetë ankuesi ishte i shëndoshë dhe i akuzuari për vjedhjen e lopës i dobët, Pashai thoshte: “Po të ta kishte marrë ty lopën, do të ishte shëndoshur si ti, ndaj ik se nuk është ky hajduti i lopës tënde”. Dhe davaja e Ali Pashë Tepelenës nuk kishte apel. . .

Në situatën konkrete të vendit tonë, vijova unë,  nuk do të bëhej ndonjë gabim i madh, nëse do të përdorej metoda e Ali Pahë Tepelenës. Propabiliteti i gabimit do të ishte tepër i vogël. Në nëntëdhjetë e nëntë përqind të rasteve “korrupsionistët”  janë të shëndoshë, me qafë e gushë që u kërcen mbi jakën e zbërthyer të këmishës. . . .

Ambasadori Lu, ndonëse u kënaq dhe madje qeshi me lot për episodin në fjalë, refuzoi kategorikisht të përdorej kjo metodë në ditët e sotme.

-Gjërat, tha ai, duhet të sqarohen me detaje, me argumente, me fakte. Ndaj dhe po bëjme gjithë këto përgatitje, po ngrejmë gjithë këto komisione . . . Dhe rreshtoi me saktësi organet speciale që kanë nisur apo do të nisin shumë shpejt punën për realizimin e refomës në fjalë. Reforma e drejtësisë, vijoi ambasadori, është reforma më e rëndësishme e këtyre 27 viteve. Frutet e saj të plota do të duken pas shtatë deri dhjetë vitesh, ndaj ajo duhet përgatitur e zbatuar me kujdes e me saktësi. . .

Shtatë deri dhjetë vite për të marrë frutat e plota të reformës?!  A nuk janë pak si shumë? Nuk mund të rrija pa i treguar bashkëbiseduesit tim një ngjarje që, sipas një tregimi të lexuar këtu e tre dekada më parë, ka ndodhur në Francë.

Një kont francez, bri vilës tri katëshe, kishte një kopësht (bahçe) të mrekullueshme, ku kishte mbjellur të gjitha llojët e pemëve dhe perimeve. Por lezetin e kopshtit ia prishte një lepur, i cili sapo fillonin perimet e para, i çukiste e i nakatoste me dhëmbët e tij të vegjël, por të mprehtë. Konti, nuk kishte lënë mjet pa përdorur, që nga kurthet, leqet apo dhe helmet, por nuk kishte mundur të shpëtonte nga lepuri grabitqar. Ndaj një ditë, ftoi për drekë tre – katër Kontër të nahijeve fqinje dhe pasi i dëndi me pije e meze, u kërkoi ta ndihmonin në asgjesimin e lepurit grabitqar. Katër Kontët komshij, së bashku me të zotin e vilës, ngjeshën shpatat e koburet dhe hipur mbi kuaj i ranë disa herë kryq e tërthorë kopshtit. Pas  dy orësh “luftim”, arritën ta gjenin e ta vrisnin lepurin bandit. Po, kur ndaluan për të shijuar fitoren, panë me dhimbje se nga dyluftimi me grabitësin lepur, kopshti ishte shkatërruar plotësisht dhe duhej punuar e mbjellur nga fillimi.

-Ne, së bashku me shqiptarët, do ta zëmë lepurin grabitqar, së bashku me ujqërit e korrupsionit dhe “kopshtin” nuk do ta prishim.

-Ambasador, – ia prita unë, – korrupsioni e krimi tek ne është bërë sa piramida e Keopsit . . .

-Do ta shëmbim nga themelet këtë piramidë, – foli zoti Lu, dhe shtoi dozën e buzëqeshjes duke më vështruar drejt e në sy.

Megjithë skepticizmin ndaj deklaratave të mikut të përtejoqeanit, e pranova humbjen e “duelit”, por nuk u tërhoqa pa dhënë edhe një këshillë shqiptarçe. I thashë ambasadorit se piramida, ashtu si dhe kulla ndërtohen duke filluar nga themelet e gjer në çati. Ndërsa për ta prishur shpejt dhe pa rrezik të të zërë brenda, puna nis nga çatia për të shkuar tek themelet.

-Hiqi nja tre-katër tjegulla çatisë dhe kulla (shtëpia) bie vetë brenda pa qenë nevoja ta gërgasish nga poshtë.

Nuk e di nëse e kuptoi apo jo se për cilat “tjegulla” e kisha fjalën. Dhe këtë të fundit nuk arrita ta verifikoja, pasi takimi im imagjinar me Ambasadorin Lu mbaroi. Të presim e të shpresojmë se diçka do të ndodhë me fillimin e vitit të ri. Fundja shpresëhumburit nuk kanë se ç’të humbin nga pritja, veçse shpresën!

Gjon Bruçi

January 20, 2018 11:07
Komento

6 Komente

  1. Çifti Lano-Thu... January 20, 11:23

    Qënke i pa parë Gjon. Dy zogj me një gur…

    Reply to this comment
  2. MH January 21, 01:36

    Gjon Bruçi dhe Uraka.
    Nuk na ke thane gja z.Gjon.Ama e qeshura me lot ne sy e z.Lu i pame dhe ne kendej nga ana e Atllantikut.I ndigjume dhe zanin sa mekesh nga e qeshura imagjinare qe i ke psonisur Z.Lu por dhe neve kendejza na gajase se qeshuri m’vesh e m’vesh.
    Mos u deliziono por jepi pendes ne kete stil krijimtarie se vallahi bilahi je i papare.

    Reply to this comment
  3. u degjuan krisma zoti Donald ! January 21, 03:46

    Nuk ka ndodhur ne historine boterore
    qe nje krimenel si Berisha te tolerohet
    kaq paturpesisht nga miqte tane..
    .

    Ju lutem ndiqni keto tmerre kriminale
    vetem per 21 janarin
    te burrit te shtetit te famekeqit Arvizu
    dhe sot kumbari I Donald Luse
    .
    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperble te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit
    25-mbas nje jave do shkelen me bythe
    nga PD pllakezat e Rames t
    e vendi qe rane 4 kokpalare sipas ilir mutes
    dhe monika vrimemadhes ne nje kohe qe shenjtori Donald Lu po kerkon me mikroskop krimet kilogrameshe te PS-istave duke toleruar krimet me tonelata te Pd-istave ashtu si Arvizuja qe barazoi viktimen me kriminelin…..Ujkun me Delen..
    .
    Ajo qe me tmerron eshte se Edi Rama po luan si ai cunaku fryks te “Lulkuqet mbi mur” kur i thonte kujdestarit (donaldit ne kete rast)
    .
    Pse une zoti kujdestar Lu !..deri sa i futen nje hu nga mbrapa…jo vetem kokqethurit por nje populli te tere

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi January 21, 18:50

    Nga “Manastiri i Parmës” i Stendalit

    Një amator në kopshtari,
    më fort fshatar se qytetar,
    na kish një kopësht përbukuri,
    në një katund. Dhe si pronar,
    i papërtuar,
    e kish rrethuar
    me gardh gjith’ atë vend.
    Kish mbjellë kënd më kënd,
    sallata, presh, lëpjeta e rrep,
    marule, kore, hudhra e qep.
    Dhe lule sa të doje,
    lloj-lloj si ti kërkoje,
    kështu që mund t’i çonte një buqetë,
    në ditë feste mikeshës së vet,
    pak jaseminë spanje e mëndra plot,
    kopshtari ynë s’u gëzohej dot!
    …………………
    Po ç’e do, se një dreq lepur,
    ja prishi lumturinë,
    kopshtit të tij iu pat qepur,
    dhe bënte batërdinë.
    Si e pa kështu kopshtari,
    vate të qahej qyqari,
    te zotnia i krahinës.
    -Një lepur i malkuar,
    e bënë kërdinë.
    ka ca kohë është mësuar,
    në kopësht vjen e hyn tinëz!
    u prishën të tëra.
    Më ka bërë dëme shumë,
    nat’ e dit rri pa gjumë,
    nuk e zhduka dot,
    u mundova kot !
    Si t’ia bëj, unë s’e di,
    më ndihmoni zotëri !
    Është magjistar me vulë !
    -Magjistar!? Ah mor i mjerë!
    Langojt e mi po iu shkulë,
    edhe djalli vetë
    sikur të jetë,
    do ta zenë menjëherë!
    -Por kur do të urdhëroni?
    -Vij që nesër, po të doni!
    Të nesërmen pa mënuar,
    vjen zotnia kaluar,
    me shtat’ a tetë gjahtarë,
    me plot langoj e zagarë.
    Kopështari na u shhtroi drekë,
    mishra, pula e byrekë,
    u jep verë nga m’ e mira,
    edhe pemë e ëmbëlsira,
    U ngritën pastaj gjahtarët,
    të gjithë kaluar,
    vunë përpara zagarët,
    dhe si të tërbuar,
    përmes kopshtit u lëshuan,
    lepurin të zinin,
    shkelën, shtypën e dërmuan,
    s’mbet asgjë nga kopsht’ i bukur,
    Lepuri, kërrkund s’qe dukur,
    kish ikur nga vëra.
    Brenda një ore u bë vërtet,
    aq dëm e shkatërrim,
    sa s’bënin as në njëqind vjet,
    gjith’ lepurat pa përjashtim !
    *** Simon Pepa

    Reply to this comment
  5. shvejku January 21, 19:23

    Bisede imagjinare me kryeministrin Rama!
    Zoti Rama!
    A jeni te bindur ju se rrenimi i drejtesise ka ardhur vetem nga gjyqtaret dhe prokuroret?
    Rama:Pse ti mendon se keta jane te pafajshem ne kete rrumpalle?
    Une;Nuk them se jane te pafajshem,por gjykoj se jane te fundit fajtore qe duhen gjykuar?
    Rama: Qenke kunder rrymes perendimore,more djale.Sic duket nuk te kane rene ne kurriz padrejtesite e ketyre krimineleve dhe hajduteve!
    Une; Jo z,Rama eshte e kunderta.
    Nuk thote kot populli qe “pyet te vuajturin e jo te diturin”!
    Rama: E kush qenka i vuajturi ketu nga ne te dy?
    Une:I vuajturi jam une,qe e kam pesuar nga drejtesia,ndersa zotrote vetem hedh shashka tymuese!
    Rama:E kush na qenkan keto shashka qe hidhkam une?
    Une: Ju z,Rama keni kohe qe flisni per vetingun dhe korrupsionin ne drejtesi dhe sipas jush drejtesia do te vendoset pasi te verifikohet pasuria e gjyqtareve e prokuroreve etj!
    Rama:Pse ti je kunder vetingut?
    Une:Nuk jam kunder tij,por jam kunder jush.
    Nuk kemi degjuar kurre nga goja juaj se shumicen e padrejtesive ne kete vend nuk e kane bere gjyqtaret,por pushtetaret.
    Administrata shteterore u ben padrejtesi qytetareve,shkel ligjet,ve gjoba te pa drejta,kercenon qytetaret me tendence per t’u zhcvatur ryshfete,zvarrit zgjidhjnen e ankesave qe njerezit ose te japin ryshfet ose t’u drejtohen gjykatave!
    Keshtu per konflikte te thjeshta,qe ligjerisht duhet te zgjidhen nga administrata dhe juristet e tyre fare lehte,ngarkohen gjykatat me mijra ceshtje gjyqesore te cilat kane krijuar mbingarkese aq te madhe atje sa duhen vite te perfundojne,ose jep ryshfet te mbarosh pune shpejt!
    E gjithe kjo ndodh se ju, z,Rama keni hequr nga perdorimi “PRITJEN E POPULLIT”!
    Bile edhe me ankesat e popullit nuk merreni as ju,as ministrat,as drejtoret e askush nne administraten shteterore!
    Formalisht keni caktuar me kete pune,ca organizma fantazem qe i quani te “MAREDHENIEVE ME PUBLIKUN”,qe vetem me publikun nuk kane asnje maredhenie!
    Konkretisht:
    Per nje taksim te padrejte ligjor nga Bashkia Tirane,pas 12 muajve ankesa edhe tek ju personalisht,nuk m’a ka zgjidhur njeri,pra i jam, drejtuar gjykates,per nje shume vetem 500 leke ne muaj!
    Por si une ka me mijra,pra e shikoni se cfare katrahure behet ne gjykata per gjera te rendomta per fajin e rrogtareve tuaj militante te [a afte?
    Fillojeni nga vetja VETINGUN z.Rama,pastaj merru me gjyqtaret!
    Rama:-Ndalu ,more djale te sqarohemi nje here,se nuk jemi kuptuar….!
    Une: Shko mbill peme me lal Erin se me popullin keni lene gjykatat te merren!

    Reply to this comment
    • Cubi January 22, 01:51

      Me perpara takoje Enver Hoxhen se sot nje drejtor ne Bashkine e Tiranes!
      Kane vene ca gra gjoja si pritje populli qe nuk kane asnje kompetence per vete e jo me te zgjidhin hallet!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*