Vettingu, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

June 10, 2019 10:59

Vettingu, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Pas shkarkimit nga detyra të kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon një tjetër gjyqtar nga detyra. Ai është kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha.

Vjerdha është nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha por u shty për sot për shkak se KPK rihapi hetimet për gjyqtarin.

Denoncimet mbi uljen e dënimit të një çifti të akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha dhe pafajësia për dy zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre, u dukën si problemet kryesore me të cilat u përball gjatë seancës dëgjimore Vjerdha.

Vjerdha, sipas relatimit të çështjes ndaj tij në seancë dëgjimore të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk kishte probleme të mëdha sa i përket kriterit të pasurisë dhe u gjet pa probleme në kriterin e figurës, ndërkohë ai u përball me kritika për profesionalizimin.

Seanca dëgjimore ndaj Vjerdhës u kryesua nga Olsi Komici, anëtare Pamela Qirko dhe relator Lulzim Hamitaj. Ky i fundit dhe gjyqtari “debatuan” në fund të seancës pasi Komisioneri kërkoi shpjegime shtesë mbi pasurinë dhe vendimarrjen e Vjerdhës në rastin e denoncuar. Vjerdha kundërshtoi një nga denoncimet duke shpjeguar se vendimi ishte i bazuar, ndërsa pranoi si gabim të tij vendimin për të pushuar çështjen ndaj dy zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre.

l.h/ dita

 

June 10, 2019 10:59
Komento

5 Komente

  1. Filip June 10, 11:10

    E hoqen dhe Fuat Pjerdhen.

    Reply to this comment
  2. Filip June 10, 11:11

    E hjehen dhe Tuaf Pjerdhen.

    Reply to this comment
  3. gjyqtari qe ta fut June 10, 11:55

    Fuat ose me mire Fute, do te ishte varianti me i mire i emrit te ketij gjyqtari

    Reply to this comment
  4. operacioni zjarri June 10, 18:28

    Si e kishin mbajtur deri tani habitem. Ky ishte komplet i paafte

    Reply to this comment
  5. Beni June 13, 22:52

    Nuk mund te flasim çfar vijash te kuqe mund te kete patur ky gjyqtar, por eshte nje nder personat me pozitiv ne sistemin e drejtesise. Nqf ka marre vala e vetingut kete person, atehere pak kush mund ta kaloje testin e vetingut. Megjitheate Fuati duhet ta provoje ne testin e dyte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*