Një tjetër ngjarje misterioze në Londër, gjendet i pajetë armiku i Putin

March 13, 2018 19:12

Një tjetër ngjarje misterioze në Londër, gjendet i pajetë armiku i Putin

Një 68-vjeçar rus është gjetur i vdekur në rrethana misterioze në Londër, ndërkohë që vdekja e tij po hetohet nga hetuesit britanik të anti-terrorit.

Bëhet fjalë për Nikolai Glushkov, një mik i një oligarku të njohur anti-Putin, Boris Berezovski, i cili u gjet i varur në Londër në 2013-ën, raporton media britanike.

Vdekja e rusit të mërguar ndodh një javë pas sulmit me gaz nervor ndaj agjentit të dyfishtë, Sergei Skripal. Rasti i Skripal ka çuar marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës në nivelet më të ulëta.

Sipas policisë britanike vdekja e Nikolai Glushkov po trajtohet si e “pashpjegueshme”, ndërkohë anti-terrori është përfshirë në hetimin e vdekjes.

68-vjeçari rus, Nikolai Glushkov ishte dënuar me burg në mungesë në Rusi për akuzat e shpërdorimit të 87 milionë sterlinave në kohën kur ai ka drejtuar linjën ajrore ruse, Aeroflot.

Policia britanike ka vendosur të hetojë 14 raste vdekjesh të shtetasve rus, pas sulmit me gaz nervor ndaj ish-agjentit të dyfishtë rus.

Ndërkohë, të martën në mesnatë skadon afati i vendosur nga kryeministrja britanike Theresa May për përgjigjen ruse në lidhje me praninë e agjentit nervor rus në sulmin e ndodhur në territorin britanik.

Të mërkurën pritet të japë përgjigjen eventuale britanike në parlament, në rast se Moska nuk jep shpjegim të mjaftueshëm për ngjarjen, të cilën ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka cilësuar si një “gjepur”.

s.a/dita

March 13, 2018 19:12
Komento

1 Koment

  1. Arben March 14, 11:03

    Demokracia putin

    vdekje “natyrore” me cianur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*