Një tjetër “peshk në rrjetën e vetingut”, shkarkohet gjyqtari Trezhnjeva

April 13, 2018 09:22

Një tjetër “peshk në rrjetën e vetingut”, shkarkohet gjyqtari Trezhnjeva

 

Gjyqtari Besim Trezhnjeva është zyrtari i dytë i drejtësisë që shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas Fatos Lulos.

Mëngjesin e sotëm trupa gjykuese dha vendimin, pasi Trezhnjeva nuk mund të justifikonte 20 milionë lekë pasuri.

Besim Trezhnjeva

“Trupa e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Besim Trezhnjeva.

Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faskaj, kryesuese, Firdes Shuli relatore, Roland Ilia, anëtar vendosi të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, zotin Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Durrës”, bëri të ditur kryesuesja e trupës gjykuese, Alma Faskaj.

Avokati Fatmir Brraka e quajti vendimin të padrejtë.

“Do të ankimojmë. Duhej një hetim i thelluar, tha Braka.

a.s/dita

April 13, 2018 09:22
Komento

5 Komente

  1. Rajmondi April 13, 10:02

    “Do të ankimojmë. Duhej një hetim i thelluar, tha Braka.
    zoti Braka,sa me i thelluar te jete hetimi,aq me shume do i dalin zullumet e abuzimit me detyren,do dalin deshmitare qe kane dhene ryshfet per masa lehtesuese ne gjykim.

    Reply to this comment
  2. vetingu April 13, 11:18

    Po ketyre te treve qe e shkarkuan, kush jua beri vetingun?!!

    Reply to this comment
  3. perkthyesi April 13, 12:03

    Megjithate, megjithate, konsiderohen peshq te vegjel, krahasuar me ato qe pret populli te bien ne rrjete! Pse, kete quani sukses juve? Populli nuk ha bar! Apo mendoni se do e shtyni keshtu? Gaboheni shume rende ne se kerkoni te na mbushni mendjen se po beni “gjemen”! Aty i keni, Saliun, Mediun, Bashen, Meten e te tjere, keto po! Por, me sa duket, qenka shume e veshtire, pasi, i kemi me kimet, dhe na duhen (sigurisht qe te vazhdojne te vjedhin deri sa te pelcasin si bretkosa e Ezopit!

    Reply to this comment
  4. ZOROOS April 13, 15:45

    kapni vail hanxharin te na beje nje pipe

    Reply to this comment
  5. Adi April 14, 00:21

    Ju dhjefsha Vetingun … Po si nuk j’y vjen turp… Po ju i keni politikanet me vila madheshtore, makina lukdoze etj etj e kapeni per 20 milion lek te Trezhnjeves… C’ paska qene flluske sapuni dhe kjo puna e vetingut..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*