Një tjetër plan operacional në kampin “Al-Hol”, bashkëpunim për fëmijët shqiptarë

November 8, 2019 14:25

Një tjetër plan operacional në kampin “Al-Hol”, bashkëpunim për fëmijët shqiptarë

Përfaqësuesi i Gjysmë Hënës siriane foli për mediat, pas finalizimit me sukses të operacionit për shpëtimin e Alvinit duke treguar gatishmërinë për të shpëtuar fëmijë të tjerë nga kampi Al-Hol.

“Gjëja më e rëndësishme për Gjysmë Hënën siriane ishte që fëmija të sillej në shtëpi. Kontakti i parë ishte me përfaqësuesin e Kryqit të Kuq italian dhe i dhamë informacion mbi fëmijën. Patëm një komunikim dhe na thanë të shkonim në kamp të kërkonim djalin. Po ashtu edhe shteti sirian është treguar disponibël për të ndihmuar me gjithë ata fëmijë që ndodhen aty”, u shpreh përfaqësuesi i Gjysmë Hënës siriane.

Ai tha se operacioni nuk ka qenë i thjeshtë pasi në shumë momente kanë hasur vështirësi.

“Nëse nuk do të kishim informacione të detajuara nga Shqipëria dhe Italia nuk do të ishim këtu, ky është simbol i bashkëpunimit humanitar mes Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës Siriane”, tha ai.

Duke falenderuar autoritetet shqiptare, italiane dhe siriane, ai shton se “jemi gati të ndihmojmë edhe në të ardhmen për operacione të tilla të ngjashme dhe patjetër edhe nën kërkesën e Presidentit të Kryqit të Kuq Italian. Falenderoj të gjithë të pranishmit në konferencë dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë”.

j.l./ dita

November 8, 2019 14:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*