Një tjetër segment i Tiranë-Durrës bllokohet nesër, 6 udhëzime që duhet t’i dini

July 1, 2018 09:37

Një tjetër segment i Tiranë-Durrës bllokohet nesër, 6 udhëzime që duhet t’i dini

 

Një tjetër segment rrugor në Autostradën Tiranë-Durrës, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të hënën.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme do të nisë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit)  – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër).

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Bllokimi i aksit rrugor dhe devijimi i trafikut do të filloje në orën 06:00 të ditës se hënë.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

1-  Trafiku i mjeteve të rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të doganës së Tiranës do të vijojnë normalisht nga Fushë-Kruja në Doganë dhe do te kthehen përsëri nga i njëjti segment rrugor dhe do te vijojnë sipas destinacionit përkatës.

2- Trafiku i mjeteve të renda nga Veriu në drejtim të portit të Durrësit dhe Jug do të përdorin segmentin Fushe Krujë-Kamëz – rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durrës.

3- Trafiku i mjeteve të renda nga Jugu, Elbasani në drejtim te veriut do të përdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia” –  Kamëz – Fushë Krujë.

4- Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.

5- Transporti i udhëtareve në të dy drejtimet do të përdorin segmentin e rrugës së aeroportit të Rinasit dhe mbikalimit të Kasharit.

6- Ky devijim do të vazhdoje deri në përfundim të punimeve të rehabilitimit.

a.s/dita

 

July 1, 2018 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*