VIDEO / Një tjetër shqiptare në gjurmët e Ritës e Duas

March 23, 2016 16:55

VIDEO / Një tjetër shqiptare në gjurmët e Ritës e Duas

Pas Skrillex në hitin “Pretty Bye Bye”, duket se e ka radhën një tjetër producent për të bashkëpunuar me këngëtaren me origjinë shqiptare që shkundi Billboard-in, Njomza.

Sipas Intv artistja bukuroshe, emri më i ri shqiptar që po ngrihet në tregun amerikan, po punon mbi këngën e radhës, e cila do të dalë në bashkëpunim me producentin e hitit “Fast Car”, britaniku Jonas Blue.

Ishte vetë Njomza ajo që e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram.

Aty shfaqet këngëtarja në studio përkrah Jonas Blue duke kënduar disa vargje nga kënga, ku vokali seksi i Njomzës i jep realizimit muzikor ritme për të mos u harruar lehtë.

Dhe kur mjafton vetëm vokali i bukuroshes shqiptare për ta bërë këngën seksi, mundemi vetëm ta imagjinojmë si do të jetë videoklipi.

March 23, 2016 16:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*