OKB: Mosha mesatare në 2100 arrin 61 vjeç

January 15, 2020 09:00

OKB: Mosha mesatare në 2100 arrin 61 vjeç

Sipas një skenari normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë sipas projeksioneve të OKB-së shkon në vitin 2050 në 50.1 vjeç dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç.

Në skenarin pesimist me vijimësi të emigracionit dhe rënie të lindshmërisë, mosha mesatare e popullsisë arrin në 79.1 vjeç në vitin 2010 dhe gjithsej popullsia banuese brenda Shqipërisë arrin në 512 mijë banorë.

Projeksionet e popullsisë të OKB-së janë rishikuar me përkeqësim për Shqipërinë në raport me vitin 2018, për shkak të rishikimit të treguesve të emigracionit.

Gjithashtu OKB pasuroi projeksionet me tregues shtesë mbi normat e lindshmërisë, vdekjeve dhe anketave kombëtare të nivelit të jetesës, sipas shpjegimeve që shoqërojnë tabelat e popullsisë.

Në vitin 2020 mosha mesatare e popullsisë shqiptare do të jetë 36.4 vjeç, ndërsa të dhënat kombëtare raportuan se në vitin 2018 mosha mesatare ishte 35.4 vjeç.

Mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë do të rritet me ritme më të shpejta se vendet e tjera të grupit të Europës Jugore me dy ose tre fish.

Për shqiptarët mosha mesatare do të rritet me 25 vite gjatë periudhës, për italianët vetëm 6 vite, për boshnjakët 9.8 vite, për grekët 7 vite, për kroatët 8 vite, për serbët 10.5 vite dhe për maqedonasit 11.1 vite.

Mosha e mesatare e shqiptarëve do të rritet gjatë këtij shekulli gati dy herë më shumë se e popullsisë rajonale dhe tre herë më shumë se vendeve të Europës Jugore.

Skenari pesimist i OKB-së parashikon që deri në vitin 2100 në Shqipëri të banojnë rreth 512 mijë banorë ku 70 për qind e tyre do të jenë pleq të 70 -ve.

Në parashikimet e publikuara në vitin 2018, sipas variantit të lartë të parashikimit (me normë të lartë fertiliteti), popullsia e vendit në vitin 2100 pritej të mbetej në rreth 2.8 milionë persona, në një rënie të lehtë nga niveli aktual prej 2.87 milionë banorësh.

Por, vetëm një vit më pas, në 2019-n, pritshmëria është ulur ndjeshëm edhe për variantin optimist.

Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë në rastin më të mirë dhe 512 mijë banorë në rastin më të keq.

Monitor

j.l./ dita

January 15, 2020 09:00
Komento

1 Koment

  1. shoku January 16, 13:32

    Kur dyndjet e para sllave erdhen ne ballkan (shek 10-11-12) kishte vend per te gjithe. Territoret e ballkanit ishin 70-80% pyje dhe nuk e çau koken njeri se si do te rridhnin ujrat e historise. Tani, pas 10 shekujsh, per te krijuar te njejtin terren, duhen larguar, apo paksuar popullsia (se vendi eshte po ai) qe vendi te mbetet bosh e i pambrojtur.
    Nje pyetje kam. Supozojme ne 2100 (une mendoj me shpejt, 2050) Shqiperia do te kete + – 500.000 ku 70% jane over 70 vjec, kush do te vije i pari te na zevendesoje popullsine serbi, greku, apo do te vije gjermani, anglezi se do ti pelqeje klima?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*