Një tjetër vdekje nga Covid-19, ndërron jetë 42-vjeçari te Infektivi

July 15, 2020 15:07

Një tjetër vdekje nga Covid-19, ndërron jetë 42-vjeçari te Infektivi

Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv i prekur nga Covid-19.

Sipas “News 24”, trupi i të ndjerit është transportuar pak minuta më parë drejt morgut të QSUT-së.

Sipas burimeve spitalore, 42-vjecari ka ndërruar jetë që në orët e mëngjesit. Ai ishte transferuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” për shkak të komplikacioneve të rënda në frymëmarrje.

Burime nga Infektivi thanë se tamponi ka rezultuar negativ, por simptomat tek i sëmuri ishin shumë dyshuese për Covid-19. I sëmuri sipas burimeve vuante nga sëmundje të mëhershme të pulmonit.

Kujtojmë se edhe katër persona të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e rënduar edhe më tej bilancin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se mes viktimave është një paciente 21-vjeçare dhe tre pacientë të tjerë të moshave 49, 56 dhe 67 vjeç.

j.l./ dita

July 15, 2020 15:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim