Një tur arkeologjik për emrat e shqiptarëve, nga Teuta dhe Agroni te Pamela e Andersoni

December 6, 2018 17:46

Një tur arkeologjik për emrat e shqiptarëve, nga Teuta dhe Agroni te Pamela e Andersoni

Nga Leonard Veizi

Çudi e madhe me emrat e shqiptarëve. Në lashtësi të çante emri Bato, aq sa mund të mendosh se ky emër ishte i përhapur në dy të tretat e popullsisë ilire. Nga mesjeta u përqafua fort emri Konstantin. Ca më pas në modë do të futeshin emrat Islam e Qeramudin. Gjatë vitet të ndërtimit socialist të vendit u vendos një rregull i zbatueshëm për të gjithë ku shtetasit e porsalindur shqiptarë të pagëzoheshin me emra shqip. U hartua dhe një listë e iu la dezhurnit të maternitetit me qëllim që çiftet e reja, ca fetarë, ca ateistë e ca paganë, të hiqnin dorë nga emrat e shenjtorëve e të orientoheshin me emrat shqip. Por shqiptarët, si gjithmonë ia gjenin anën e t’ia shkisnin regjimit, qoftë dhe me një element të tillë. Fjala vjen, ata të mijtë nuk ma vunë emrin Ilir dhe as Bardhyl, por Leonard.

E për të thelluar argumentin, po vazhdoj si më poshtë:

Dikur, por dhe në ditët e sotme, arrin ta njohësh menjëherë një grek, vetëm nga emri. Se vetëm Niko vërtitet në ato treva. Një turk po e po. Natyrisht, nuk do bëjmë ADN-në për t’i gjetur origjinën e vërtetë. Por edhe një italian gjithashtu e dallon po nga emri ku dominion Serxho e Anxhela. Ndërsa shqiptaret jo. S’ka burrë që mund t’i dallojë nga emri, veç nga prerja e jashtme ku nuk do shumë mundim. Dhe kjo ndodh sepse këtu te ne ka nga të gjitha llojet e emrave. Emra grek, turk e italianë, nga të gadishullit ballkanik, e ata që na erdhën nga stepat e Uraleve. Së fundi përqafuam dhe pjesën e Andeve.

Demek, turli emrash.

E meqenëse ka zëra që thonë se ne si popull jemi ca si kozmopolit, këtë punën e emrave nuk po e rendis tek gjërat e këqija të shqiptarëve.

Mirëpo ajo që më shqetëson këto kohë, e më bën ta ngre si shqetësim, është se vitet e fundit, jo vetëm ua huazojmë emrat amerikanëve dhe francezëve, por kemi filluar t’i shkruajmë edhe si ata.

“Nuk e kam emrin Ana, por Anna. Kështu dua të më shkruhet”. Ishte koha kur kisha çelësat e një redaksie në dorë e më duhet të vendosja dhe për shkrimet që sillte mileti i pasionuar për të shkruar gjithfarë gjërash. “Po në gjendje civile si e ke? – e pyeta. “Lëre gjendjen civile se ata janë prapa bote, do t’u bëj dhe një kërkesë që të ma ndryshojnë se e kanë bërë dhe të tjera më parë se unë” – argumentoj artikullshkruesja. Nëse ndodh kjo, duhen marrë masa ndaj nëpunëses së Gjendjes Civile, besoj unë. A mund të shkelen në këtë mënyrë rregullat e drejtshkrimit? E përcolla Anna-n, duke i thënë të gjente një gazetë tjetër ku të plotësonte trillet e saj.

“Me quajnë Brajan…,  e kam me “Y”,- më tha një djalë dhe rrudhi buzët teksa po i shkruaja emrin. “E shkruaka ashtu siç e shqiptove” – ia ktheva. “E kuptoj, por unë i kam me “y” jo me “aj”. U nxeha, por e mbajta veten: “Po këtu nuk jemi ne Mançester, mo shoku, as në Belfast. Si u shkruaka me “y” e u shqiptuaka me “aj”.

Ka dhe një rast tjetër kur njëfarë Anila më tha që emri i saj shkruhej “Anyla”, por këtë herë i mësuar me këtë situatë, nuk ia fërshëlleva fare.

Dhe po e mbyll me rastin Christian, me të cilin e mbylla kapitullin pa e hapur.

Po e thelloj argumentin në dëm të vetes:

Ca kohë më parë, kur një botues më tha se do të bëja kërdinë në shitjen e romanit tim të ri që kisha çuar për botim, nëse në kopertinë do të mbaja mbiemrin “Veiss”. Nuk pranova.

“E njoh mirë tregu, – kërkoi të më mbushte mendjen botuesi. – Veprën e ke të mirë. Por e keqja është se shqiptarët nuk kanë besim të autorët shqiptar”. “Si i bëhet? – e pyeta jo pa shqetësim”. “Po ja, atë që thashë, të ndryshojmë pak emrin”. “Po ç’të keqe ka emri im?”. Jo ore jo, emrin e ke tullë ti. Leonard. Si Leonardo Da Vinçi. Po mbiemri… Ndaj të them, ta ndryshojmë pak. Fare pak. Ç’i ka gjetur këngëtaret që kanë emra skene”. Mirëpo unë i kisha shkruar ca libra me firmën “Leonard Veizi”, pa përmendur disa mijëra shkrime në gazeta. “E çfarë sjell kjo?”, e pyeta sërish. “Do dukesh si gjerman, – më tha ai. – Sa ta marrin vesh që je shqiptar, ikën 10 mijë kopje. Përndryshe nja 300 kopje do shesësh, e shumta 500”. Nuk pranova. Doli siç tha ai.

Nuk jam penduar ende për këtë veprim “monstruoz” timin. Do kisha shitur 10 mijë kopje për dy “ss” Nuk pranova ta deformoja fare pak mbiemrin që më ka lënë babai, dhe babait ia ka lënë i ati, d.m.th gjyshi im. Në botë plot shkrimtarë kanë shkruar me pseudonime. Në Shqipëri gjithashtu: Kuteli, Poradeci, Sazan Goliku e së fundmi Tom Kuka. Po unë… Kaq e vështirë ishte të bëhesha “Leonard Veiss”. Nuk ishte as pseudonim, vetëm një deformim i vockël, gati i papërfillshëm. Por unë qëndrova stoik, pas mbiemrit otoman që nuk dihet se në çfarë sanxhaku të Azisë së Vogël e ka prejardhjen e u rrafshua në gjysmën e Jugut të Shqipërisë, por dhe pas drejtshkrimit të shqipes, që nuk lejon përdorimin e dy shkronjave të njëjta, përveç rasteve të veçanta.

E bëra këtë shkrim jo sepse më ka shkuar mendja ta ndryshoj mbiemrin, pasi tanimë ata që më njohin, më njohin kështu. Tek e fundit përderisa jam shqiptar, pse duhet të ngjasoj me një gjerman, qoftë dhe për fasadë.

Dhe në fund të asaj që doja të shtroja:

Të çuditshëm fort ne shqiptarët. Në kohën kur u TV “Tirana” transmetoi një serial brazilian me titullin “Skllavia Izaura” në maternitetet gëlonin, aq sa me këtë emër quanim dhe ca furgona të vegjël policie, prodhim italian, që me të shtyme nxinin dy vetë e gjysmë brenda. Ca kohë me parë ishim në ndikimin e Dorës dhe Anjezës së Dikensit pasi u transmetua telefilmi “David Koperfild”. Pas viteve ‘90 u futëm në periudhën e art të Pamelës. Ndërsa tani po përjetojmë epokën e Alehandros. Dhe së fundi me dy “nn” a me dy “ss” shyqyr që e kemi nga një emër. Se sa e vështirë do ishte marrëdhënia njerëzore pa të.

v.l/ Dita

December 6, 2018 17:46
Komento

24 Komente

  1. Gzim Kulufi December 6, 18:02

    Fantasstice! E bukkur! Ja, pacc nga pacc do i ndryyshoym te gjitha fyalet!

    Reply to this comment
  2. demo December 6, 18:59

    Paske kopju komentin tim mor pazz,i biri Fiqes,,

    Reply to this comment
  3. Claus December 6, 20:14

    Emrat ne Shqiperi?

    Grumbull germash dhe rrokjesh nga ku pastaj del nje emer pagan!

    Disa togfjalesha te tille gjenden ne administraten e Rames.
    I ka pak si qejf te kete emra si Sufida, Mesida, Senida, Falma, Ogerta, a ku ta di une.

    Emra jashtetokesoresh hesapi, qe nuk kane lidhje me asgje.
    Qesharake sa nuk ka me.

    Reply to this comment
  4. GRANIT DRENICA December 6, 21:04

    Çdo e KEQE ku është e ku s’është në botë filluan të turrën e të të gjejnë vend të përshtatshëm në Shqipëri dhe në popullin shqiptar -bash që prej pas vitit 1990 !

    T’i mohojsh gjërat e tua, madje edhe ato që kanë qenë dhe janë tamam tuat origjinale, e t’i FËLLIQËSH gjërat tua me gjëra të huaja; t’i zëvendësojsh me gjëra të huaja, përveç që don të thotë TA MOHOJSH VETEN, don të thotë edhe TA VRASËSH VETEN, nëse jo edhe më keq edhe se kështu dhe kaq !?!

    Dhe, kjo filloj të ndodh në Shqipëri dhe në popullin shqiptar, me të madhe dhe deri edhe egërsisht vetëm që prej pas viti 1990 kur Shqipëria mbet PA ZOT dhe Shqipërinë e morën në duar D J A J T Ë; e morën në duar DJAJTË kundërshqiptarë e kundërShqipërisë!?!!!
    Prandaj dhe për këto 28 vjet u katandis Shqipëria dhe shqiptarët aq poshtë, aq keq dhe aq shëmtuar, gjithanshmërisht, sa vetëm ende sa nuk është fundosur edhe çdo gjë shqiptare në Shqipëri dhe në popullin shqiptar përfundimisht!?!!!

    JU, shqiptarë që ende e keni ndonjë mend të arsyeshme dhe të shëndoshë në koka, përpiquni ta merrni me mend se në çfarë gjendje të ulët e të tej ulët u katandisën gjithanshmërisht shqiptarëzinjtë e shqiptarezezat, sa t’i mohojnë (përveç tjerave) edhe emrat dhe mbiemrat e vet dhe emrat e mbiemrat e veta !?!!!

    …Prandaj, a mundet shqiptargjori dhe shqiptaregjorja të bjer edhe më poshtë e më shëmtuar se kështu dhe kaq, dhe çka nuk do t’mohojnë të vetvetes dhe nga vetvetja edhe më KËTA TË TEJ MJERË E TË TEJ MJERA kur i mohojnë edhe emrat dhe mbiemrat e vetë, kur i bastardhojnë edhe emrat dhe mbiemrat e vetë, e çka jo tjetër se !?!!!

    Kjo farë e këtillë shqipfolëse dhe shqiptare, prandaj -edhe SA MË PARË -DALTË FARE !!!

    Reply to this comment
    • Bureto December 7, 21:42

      Le pastaj që në kohën e dashurisë ne jugosllavët gëluan emrat dragan e radovan; pastaj, këtë herë më shumë me emra rusë, si sovjetik, (kur u prishëm me ta ky u bë adriatik), molotov u bë moikom, por ca edhe mbetën si svjerdllov, svjetllana, sasha, zhukov etj. Vijuan emrat tipik të epokës socialiste si partizan, republikë, ansamble, kushtetutë, luftar etj etj. Për ta mbyllur se si dihet fundi populli gjente dhe emra të çuditshëm si sose, mbarime, mjaftime, por dge emra që dilnin si rezultat i bashkimit të disa gërmave të nënës me të babait dhe anasjelltas. Ç’është e vërteta regjimi i kaluar, por edhe sot gjen në gjëndjet civile lista të emrave të ndaluar fyese për fëmijtë, që kur të rriteshin do ndjeheshin vërtet keq. Por, fatkeqësisht kështu ka ndodhur, siç me të drejtë shpreh shqetësimin dhe L. Veizi, që për temën që trajton, duhet falënderuar. Dhe të mendosh që ka me të vërtet emra të mrekullueshëm shqiptarë, që më së shumti i gjen në Kosovë, si liridon, sibora, etj.

      Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku December 6, 21:54

    O njerez, hapni mendjen dhe mos i fryni zjarrit te kotesive. Kush ka thene qe emri patjeter duhet te tregoje kombesine? Perse Arben, eshte me i mire se Andon, apo se Pjeter? Perse Bato eshte me i lakmueshem se sa Kristo, ose Ahmet? Perse Gezim ose Agim, qeka me i fisem sesa Françesk, apo Qamil?
    Se ndonje dite do te na thoni qe duhet te hame vetem fasule, meqe jane gjelle e preferuar shqiptare dhe se mos u shkoje ndermend te hani makarona apo pica se nuk jeni shqiptare te mire.

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit December 6, 23:33

    Sidoqofte me Veiss do shitje me shume, se tingellon si franko-gjermano-hollandez prej Belgjike me banim ne Zvicer.Pa emra s’duhen lene, pa te tjerat rregullohen.

    Reply to this comment
  7. Shigjeta December 6, 23:38

    Dezhurni serrb. shqip roje,milet turq. shqip popull,turli shqip lloj lloje,demek turq. shqip domethene.keto jane vetem disa fjale nga ky shkrim qellimmire por me shume fjale te gjuhve te huaja.per fat te keqe duket shum qesharak.
    Mua me se shumti me habit fakti qe prinde te shumte qe vuajn pse jane lindur shqiptare,emerojne femijet me emra te huaj spsh leon shqip tingllon shume me bukur Luan ose Luna kur shqip e ke hena ,ku gati se eshte internacional etj etj.mos i shemtoni femijet me emra te huaj.

    Reply to this comment
    • Shigjeta që shtie në tym. December 8, 04:14

      Ti me siguri je kosovar. Nga e kuptoj do thuash ti. Sërbia për ju është qëndra e botës. Dezhurn thua sërbisht!!!!????. Jo mor tëj është fjalë franceze. Ngule mirë në kokë. jour(zhur)[fr.]=giorno(it.)=ditë. Në fakt kuptohet dita 24 orëshe. Pra shërbim roje 24 orësh. dejourn.

      Reply to this comment
  8. GRANIT DRENICA December 7, 01:41

    O Plaku Xhuxhumaku !

    Ti, vërtetë dhe më tepër se VËRTETË po e tregon dhe dëshmon veten se je XHUXH, XHUXHUMAK; MIKROXHUXH dhe MIKROXHUXHMAK -së pari dhe më së shumti në KOKË dhe mendërisht !?!

    Shqiptari nëse është SHQIPTAR dhe prandaj edhe shqiptar i vërtetë, duhet t’iu vër fëmijëve të vetë emra SHQIP dhe emra ILIR, PELLAZG dhe ARBËROR dhe, kurrsesi emra të krishtërë, emra mnusliman, emra orthodoks dhe as emra të asnjë kombi dhe kombësie tjetër, POR VETËM SHQIPTAR -sepse vetëm kështu dhe plotësisht kështu mund të KETË Shqipëri të vërtetë dhe shqiptarë të vërtetë !!!

    Të keqën dhe të këqijat më të mëdhatë dhe më të rëndat, paraardhësit e shqiptarëve dhe shqiptarët ia kanë bërë vetes -kur kanë fillu t’i injorojnë e mohojnë gjërat e veta dhe t’i pranojnë e t’i bëjnë “të vetat” gjërat e huaja !!!

    …Prandaj, sot, pikërisht dhe kryesisht nga këto gafe, idiotësira dhe marrëzira shqiptarët janë SI JANË dhe PO BËJNË SI PO BËJNË( gjithçka kundër vetvetes dhe kundër Shqipërisë) -sepse, TASHMË SHQIPTARËVE nuk iu ka mbetur edhemë, GATI, asgjë shqiptare (NË FAKT) përveç një gjysëmvetëdije se janë shqiptar dhe asgjë më shumë !?!!! …Prandaj, dhe prandaj edhe ti Plaku Xhuxhmaxhmaku, nga vetë fjalët e tua në komentin tënd këtu lartë, shihet dhe kuptohet qartë e tepër qartë se as nuk di çka mendon , ndaj as nuk di se çka flet, o minixhuxh me mend dhe o mendshkretë!?!!!

    Na, “shqiptarët” duke i shpërfillur e duke i mohuar GJËRAT TONA dhe njëkohësisht duke imituar krejt botën dhe, edhe qentë e thitë e btës, edhe jemi ardhur në këtë gjendje sikurse jemi sot: ARMOQË TË NJËRI-TJETRIT dhe ARMIQË TË SKAJSHËM KUNDËR NJËRI-TJETRIT; E DOJMË BOTËN DHE, EDHE QENTË E THITË E BOTËS MË SHUMË SESA QË E DOJMË NJËRI-TJETRIN DHE VETVETEN…, dhe, ndodh kështu pa asnjë dyshim sepse -s’na ka mbetur GATI asgjë e jona në vetet tona, dhe prandaj edhe jemi bërë e jemi katandisur kështu NË AS NJERËZ as MAJMUNË sa gjithkën dhe gjithçka duam dhe respektojmë më shumë sesa veten tonë !?!!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku December 7, 14:46

      Pirdh o Granit, pirdh se lirohesh. Po ti a e di qe edhe Granit nuk eshte shqip. pa le Drenica qe eshte toponim shkije. Po kjo nuk te ben ty më burrë muti seç je ne te vertete, dhe a e di pse, ti sido qe ta kishe emrin po mut do te ishe.

      Reply to this comment
  9. Ilmi Veliu December 7, 10:19

    Granit Drenica, ke plotesisht te drejte. Ne po ta kishim dashur dhe respektuar njeri tjetrin,sot do te ishim ne maje te botes dhe i gjithe Ballkani (Iliria e dikurshme) do te ishte e shqiptarit. Duke ikur nga njeri-tjetri e kimi mbjellut te gjithë boten me shqiptar kurse trojet tona do ti pushtojne kinezët. Si ka mundesi qe nje shqiptare te vije nga Shqiperija dhe të shkoje ne fshatrat e shkretuara serbe e maqedone dhe te martohet,beje femijë dhe ta shtoi racen e e huaj. Grekët,serbët,maqedonët,bullgarët,turqit,italianët asnjëherë nuk fo te kishin pranuar ti vejnë femiut nje emër shqiptar; Lule, Bukurie, Hekuran, Luan,Genti,Dardan…………….

    Reply to this comment
  10. MIKI December 7, 13:38

    Une e kame thene disa here,identiteti shqiptare shume shpejte do zhduket,me pare ne Shqiperi dhe pastaje vone vone edhe ne Kosove.Ne Shqiperi pervec Emrave te njerezve qe huajtesohen,kjo ndodhe edhe me mbishkrimet e dyqaneve , shitoreve….Toponimet ne shumice kane ngelur sllavo-greke,perkunder faktit se keto te fundit i kane fshi moti ne vendet e tyre toponimet shqiptare edhe atje ku ata kane qene shumice absolute.I vetmi popull ne Europe jane shqiptaaret e Shqiperise qe nderrojne emrat dhe mbiemrat per dukumente qendrimi.Te mos flasim per grate e Shqiperise qe martohen….

    Reply to this comment
  11. GRANIT DRENICA December 7, 15:37

    Plaku Xhuxhmaxhumaku,

    ty duhet QI e SHKËRDHY -me nanë, me babë dhe me krejt çka ke; deri edhe rrajën e pararrajën ty duhet me ta zhduk dhe mos më ta lënë …as pluhur NË TOKËN SHQIPTARE; sepse shqipfolësit si ti gjithherë kanë qenë dhe janë ARMIQTË e parë dhe armiqtë më ARMIQË të Shqipërisë dhe të ashqiptarëve!!! Ndaj, derisa mos të qitet fare Plaku Xhuxhmaxhmaku dhe shqipfolësit sikurse ti, o gjak shkau, greku e turku ti, plaku Xhuxhmaxhumaku, shqiptarët dhe Shqipëria do t’i ken punët gjithnji më keq e më zi e zi e më zi… !?!!!

    Prapë dhe vazhdimisht -me nanë dhe me gjithë çka ke ty, Plakut xhuxhmaxhumakut TI QIFSHUN dhe t’i SHKËRDHEFSHIN, pos njerëzve edhe krejt qentë ethitë e BOTËS !!!

    Reply to this comment
  12. GRANIT DRENICA December 7, 15:39

    Plaku Xhuxhmaxhumaku,

    ty duhet QI e SHKËRDHY -me nanë, me babë dhe me krejt çka ke; deri edhe rrajën e pararrajën ty duhet me ta zhduk dhe mos më ta lënë …as pluhur NË TOKËN SHQIPTARE; sepse shqipfolësit si ti gjithherë kanë qenë dhe janë ARMIQTË e parë dhe armiqtë më ARMIQË të Shqipërisë dhe të ashqiptarëve!!! Ndaj, derisa mos të qitet fare Plaku Xhuxhmaxhmaku dhe shqipfolësit sikurse ti, o gjak shkau, greku e turku ti, plaku Xhuxhmaxhumaku, shqiptarët dhe Shqipëria do t’i ken punët gjithnji më keq e më zi e zi e më zi… !?!!!

    Prapë dhe vazhdimisht -me nanë dhe me gjithë çka ke ty, Plakut xhuxhmaxhumakut TI QIFSHIN dhe t’i SHKËRDHEFSHIN, pos njerëzve edhe krejt qentë ethitë e BOTËS !!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku December 7, 18:21

      Ça ke mer Granit Bytha, u merzite qe edhe ti nuk ke emer shqiptar? Me pelqen shume edhe delikatesa jote me te QIFSHA e te SHKERDHEFSHA. Ku e ke bere shkollen fillore, me klasa te perbashketa me qen e me thi, ku ju mesonin si te qinit njeri – tjetrin?

      Reply to this comment
  13. TOPUZI December 7, 21:52

    Edhe unë, plakut xhuxhmaxhmak, z.Granit, iu ngulësha n’gojë dhe i mbetsha në gojë që të fotografohet pastaj, me TOPUZ në gojë !

    Reply to this comment
  14. TOPUZI December 8, 10:01

    Ore Plaku Xhuxhmaxhumak, RROTË e RRAKAT,
    TOPUZI nuk është për hangër, madje as mollë
    po, është për të t’u NGULUR TY
    në ZUZË e në GOJË dhe për të ta bërë kokën ty
    o xhuxh, jo vetëm mut e shurrë, shurrë e mut !!!

    Plaku xhuxhmaxhumaku, mjerë për ty
    se t’u ka MËSY T O P U Z I -për të të bërë…
    -jo vetëm PLUHUR dhe HI !?!

    Reply to this comment
  15. TOPUZI December 8, 15:20

    O Xhuxhmaxgumak, që po e hanë për merak, përveç TIMIN, edhe tëndin -nga shumë e nga pak… !?!

    TOPUZI IM të del mjaftë e të tepron ty, komshiut tënd dhe, edhe krejt shqipfolësve si ti, o Xhuxhi se do të ungji e pastaj do të të nguli në KUNXHI… !

    …Nga poshtë do të KUNXHOJ e në gojë do të ta RRASI TOPUZIN deri të “votë” -që të të ndihet gjëma e piskama …deri të HANA lartë e 1000 kijometra thell në tokë !!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku December 8, 18:49

      Ti or bole nuk u kenaqke as me mut. Cfare te bej qe une nuk te jap dot gje tjeter. Po shkoj te mbush autobotin tashti, kushedi mjafton me te ngop e me ta byll halen qe ke ne vend te gojes.

      Reply to this comment
  16. TOPUZI December 8, 20:25

    Xhuxhi, ngulu në KUNXHI !

    MUT e TOPUZ t’i kam ngulë e t’i kam rrasë ty, Xhuxhumaku -në gojë e në zuzë; dhe, MUTIN e TOPUZIN do t’i mbajsh, Xhuxhi në gojë e në zuzën tënde derisa të ta kaj mirë, të ta shaloj e shkërdhej …edhe nanën, dhe jo vetëm nanën tënde !?!!!

    Xhuxhi, deri ku të është këllitur KUNXHI dhe a po t’pëlqen pak apo shumë TOPUZI ?!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*