Një udhëtim në Vaimar-in e Gëtes dhe Shilerit

August 23, 2018 10:02

Një udhëtim në Vaimar-in e Gëtes dhe Shilerit

Mehmet Meta

Rasti e solli të udhëtoja për të marrë pjesë në Mbledhjen Vjetore të Pro Silva Europa (Shoqata  Evropiane e Pyjeve) në Vaimar-in e Gëtes dhe Shilerit (Weimar), por dhe të Frederik Niçes, që këtu kaloj vitet e fundit të jetës por dhe i shumë personaliteteve të tjerë të rilindjes evripiane, të artit, shkencës dhe shtetarisë gjermane si Martin Luteri, Johann Gottfried Herder-i, Aleksander Pushkin, Johan Sebastian Bahu etj. Landi i Turingenit (Thuringia) me një klimë e këndëshme paramalore dhe malore është i pasur me me thesarë natyrorë dhe kulturorë por dhe me histori gjermane.

Dihet historia e Republikes së Vaimar-it që është një shpallje jozyrtare dhe historike për shtetin gjerman gjatë viteve 1919-1933. Emri rrjedh nga qyteti i Vaimar-it, ku u mblodh për herë të parë kuvendi i saj kushtetues. Emri zyrtar i shtetit mbeti “Mbretëria gjermane” (Deutsche Reich, ose  anglisht: German Realm), e pandryshuar që nga viti 1871. Por në botë vendi u njoh thjesht si Gjermania (Deutschland dhe Allemagne). Në gjuhë të ndryshme ajo ka marrë emërtime te ndyshme, në spanjisht Alemania, në frëegjisht Allemagne, në italisht Germania (por dhe tedeschi), në polonisht Niemcy, dhe në finlandisht Saksa.

Nga prespektiva e evolucionit të përgjithshëm artistik të Evropës, Rilindja nënkuptoi një «shkëputje» nga elementet stilistikë që deri në këtë kohë ishtin «mbikombëtare». Rilindja nuk qe një fenomen me diferenca të mëdha nga disiplina në disiplinë dhe në rendin kronologjik dhe gjeografik: u kufizua në kulturën evropiane dhe territoret e Amerikës së sapo zbuluar nga Kristofor Kolombi (Christopher Columbus, 1451-1506).

Nuk kam ndërmend të shpalos vlerat evropiane të gjermanëve të shquar dhe njerëzve të mëdhenj të artit apo kulturës gjermane që janë të shumtë dhe por as të shpalos pasurinë madhështore të pyjeve të Turingenit, pyje të mbrojtur e mbarështuar në perfeksion, pyje të mirëfillte të pacënuar nga njeriu, një model në Evropë, ku ka ende  shumë “lisa të gjatë” që tek ne kanë mbetur vetëm në poemën e famshme “Bagëti e Bujqësi” të Naim Frashërit, se këto dje mund të dëgjoheshin apo lexoheshin vetëm në libra por sot me teknologjinë e kohës mund t’i sjellë para syve kushdo dhe kurdo.

Por unë dua të risjellë në vemendje, nga qyteza e Vaimar-it, civilizimin gjerman të ruajtur dhe zhvilluar me të njëjtat trajta dhe pas më se 200 vjetësh, dhe pas bashkimit të dy gjermanive perëndimore dhe lindore pas viteve ‘90 dhe ku nuk ka asnjë shenjë dalluese kontrasti sot në këto vise si në zhvillimin njerëzorë ashtu dhe konservimin e natyrës ku njerëzit janë dhe mbeten në aleancë miqësore me natyrën dhe pyjet e lartë të këtij vendi.

Gjermanët duket se kanë mësuar nga thënia proverbiale e Engelsit për civilizimet barbare me natyrën, ai tek “Dialektika e Natyrës (1883) ka një shprehje të artë ku thotë: “Njerëzve që në Mesopotami, Azinë e Vogël dhe Greqinë  lashtë, do të shkulnin-shkatërronin pyjet për të krijuar toka buke as që do t’ju shkonte ndërmend se me këtë ata do të shënonin shkretëtirëzimin e sotëm të këtyre viseve…” Dhe kjo duket edhe sot se sa e vërtetë është…!

Por thjeshtë po sjell disa grimca nga historia e Vaimar-it dhe nga jeta dhe vepra e njerëzve të mëdhenj që kanë lindur apo kanë jetuar këtu në Vajmarin historik, Gëte dhe Shiler, dy nga nga korifejtë e saj të kulturës në  një qytezë kaq e vogël, me rreth 65 mijë banorë. Dua të nënvizoj civilizimin dhe trashëgiminë hijerëndë që ruan ende Vaimari nga ku u ndriçua dhe mori hov zhvillimi i kulturës evropiane në fillimshekullin e XIX-të në krye të të cilëve qëndrojnë dy korifejtë e letrave dhe shtetarisë gjermane, Gëtes dhe Shilerit edhe sot e kësaj dite, si  një model dhe për Evropën e kohës sonë, se nuk është rastësi që në krye te Evropës qëndron sot ekonomia gjermane.

Por më të këndëshme dhe më kureshtare e bënë dhe vajtja në vendlindjen ku ata jetuan dhe punuan dy nga kolsoset më të mëdhenje gjerman të kohës, Gëte dhe Shiler, dhe diku më tutje, në Trier është dhe vendlindja e Karl Marksit (Karl Marx, 1818–1883) , dhe në Laipcig ajo e Vagnerit (Ëilhelm Richard Ëagner, 1813–1883).

Siç ndosh rëndom në këto takime të zotët e shtëpisë, në pasditen e ditës së parë tonës (ku ishim rreth 70 vetë, nga të gjitha vendet e Evropës) na bën një guide mbasdite turistike ku Vaimari ëshë një qytezë e pasur me histori gjermane dhe evropiane, dhe ku midis shumë vendqëndrimeve të shumta historike dhe kulturore gjermane më me kënaqësi ne dëgjuam kur qëndruam para shtëpisë muze të Gëtes, të Gjermanit më të Madh të të gjitha kohërave, siç është quajtur Ai. Gëtja i Madh, njeri imadh, poet, shkrimtar, shtetar, por dhe shkencëtarë….

Ciceronia e filloi guidën duke na thënë: “ëe are proud, having a splendor of important places, here in Weimar,..(jemi krenar që kemi një mori vendesh të rëndësishme këtu në Vaimar..)……

Dhe ndalimin e parë ciceronja e beri para shtëpise muze’ “Gëte” (Goethe’s Haus), dhe na foli me pasion për jetën dhe veprën e Gëtes, që nga rinia e vrullshme me pasionet e sajë, për punën e tij të palodhur dhe kontributin e jashtëzakonshem që ai dha në kulturën dhe shtetarinë gjermane dhe evropiane dhe deri në ditët e fundit të jetës kur ai u mbyll brenda deri sa ndrroi jetë në 22 mars, 1832, i përcjellë me lotët e tërë gjermanëve dhe me muzikën e veprës me të re’ Lohengrin të Riçard Vagner-it.

 Më 1832, Gëte vdiq në Vaimar nga infarkti në zemër. Fjalët e tij të fundit, sipas mjekut të tij Carl Vogel, ishin: “Mehr Licht! (Më shumë dritë!), Por kjo është e diskutueshme pasi Vogel nuk ishte në dhomë për momentin që Gëte vdiq.  Të tjerë thonë se ai tha dhe: “Fundi është, sidoqoftë përpara-jeta vazhdon..”. Ai është varrosur në Kubenë e Dukës në Varrezat Historike të Vaimarit.

Dhe më tej ndaluam në kopshtin botanik të kohës së Luigjit të XIV-të, e bërë enkas për Princeshën ruse Maria Pavlova e martuar me Dukën e Vaimarit, Karl Augustin(1757-1828), në sh. XVIII-të (nga e cila më pas ka marre emrin një nga drurët dekorativ-ornamental Paulonia ?!) i projektuar dhe menaxhuar nga arqitekti dhe kopshtari i parë i Luigjit të XIV-të, André Le Nôtre (1613–1700), dhe ku ky kopsht ishte ruajtur për tradite edhe sot ku vegjetonin dhe lulëzonin me qindra lloje nga më te bukurat e klimës evropiane qëndrore..ku diku ishte dhe një ah-vajtues (Fagus sylvatica ‘Pendula’), …dhe më poshtë druri  shtatëlartë i Gingo biloba’s  i mbjellë nga vetë Gëte,

 

Vizori i peisazhit…Dhe duke ecur ndalojmë diku në rrugë dhe ciceronja na bën me gishtin tregues një objekt në tokë, dhe kur shohim, ishte një “Visor” që ishte përdorur në shekujt e shkuar nga gjeodetë dhe menaxherët e peisazhit për të orientuar ndërtimet që në sh. XVII-XVIII-të…duke ndërtuar kopshte me perspektive vizuale arqitekturore me rrugën-koridorin në mes dhe rrugicat dhe ornamentet bimore anash etj…

 

Disa personalitete të tjerë të artit dhe kulturës që jetuan dhe punuan në Vaimar:

 

Karl Augusti (Charles Augustus, 1757-1828), ishte Duka sovran e Sakse-Ëeimar dhe Sakse-Eisenach (në union individual) nga 1758, Duka i Sakse-Ëeimar-Eisenach nga krijimi i tij (si një bashkim politik) në 1809, dhe Duka i madh nga 1815 deri në vdekjen e tij. Ai është vënë re për shkëlqimin intelektual të oborrit së tij. Ishte bashkëmoshatar dhe shok i Gëtes…

Martin Luteri (Martin Luther, 1483–1546): Por me tej do na befasonte ciceronja duke na ndaluar dhe para nderteses muze’, shtëpia ku kishte kaluar nje pjesë tëe jetës Martin Luteri, pasi u “syrgjynos” nga Saksonia.

Johan Sebastian Bah ((Johan  Sebastian Bach, 1685–1750), Dhe me tej busti i njerit prej kompozitoreve më të mëdhenj te sh. XVIII-të, Johan Sebastian Bah i cili “nuk pati sukses” ose nuk u vlerësua për së gjalli por pas vdekjes,….

Herderi nga Strasburgu (Johann Gottfried Herder,1744-1803), nxënes i Immanuel Kant-it, qe tutor i Gëtes. Johan Gotfrid Herder, ishte filozof dhe teoricient i historisë së shekullit XVIII. Johan Gotfried Herderi  lindi më 25 gusht 1744 në Mohrungen, në Prusinë Lindore (sot Morag, në Poloni), bir i një mësuesi muzike, që predikonte domosdoshmërinë e mëshirës vetjake.

Në shoqërin shqiptare është bërë i njohur për punimin e tij të titulluar “Iden zur Geschichte der Menschheit” (Ide për historinë e njerëzimit, 1784 – 1791). Në këtë punim ai shtronë parashtruar idetë e tij mbi thelbin e historisë e të qytetërimit njerëzor, bën fjalë edhe për popujt e sotëm të Evropës e të botës.

Friedrich List (1789-1846), Georg Friedrich List ishte një ekonomist gjerman me shtetësi të dyfishtë amerikane i cili zhvilloi “Sistemin Kombëtar”, i njohur edhe si Sistemi Kombëtar i Inovacionit. Ai ishte një paraardhës i shkollës historike gjermane të ekonomisë, dhe argumentoi për Bashkimin Doganor Gjerman nga pikëpamja nacionaliste. Ai mbështeti vendosjen e tarifave për mallrat e importuara duke mbështetur tregtinë e lirë të mallrave vendas dhe deklaroi se kostoja e një tarife duhet të shihet si një investim në produktivitetin e ardhshëm të një vendi.

Me tej busti i poetit te madh gjerman, Christoph Martin Ëieland(1733-1813), nje poet-shkrimtar gjerman qe kujtohet për shkrimin e parë të Romanit arsimor (Bildungsroman-Geschichte des Agathon), si dhe Oberonin epik, i cili formoi bazën për veprën e kompozitorit gjerman Carl Maria von Ëeber me të njëjtin emër.

Në Vajmar ka kaluar një pjesë të jetës dhe poeti i madh rus, Aleksander Pushkin(1799–1837) , për të cilin ka një bust …

Këtu ka kaluar vite të jetës dhe kompozitori i  madh austriak Johan Nepomuk Humel (Johann Nepomuk Hummel, 1778–1837), ku ngrihet dhe busti i tij,

Gëte dhe Feliks Mendelson-i (Jakob Ludëig Felix Mendelssohn Bartholdy, 1809-1847),

Feliks Mendelsoni u takua me Gëten për herë të parë kur ishte 12 vjeç. Ndërmjet njeriut të vjetër dhe muzikantit të ri, u krijua një miqësi e sinqertë dhe e dashur. Feliks Mendelson-i e vizitoi mikun e tij të shquar për disa javë për një kohë, dhe orë pas ore ai luajti tek ai, ndërsa plaku e dëgjoi i ngazëllyer muzikën e tij. Miqësia e tyre e përkushtuar zgjati derisa Gëte vdiq, më 1832.

Karl Mendelsoni, djali i Feliks Mendelsonit, mblodhi kujtimet e shumë takimeve të tyre në vëllimin e vogël  “Gëte dhe Mendelson”. Përveç shumë detajeve rreth jetës së Mendelson-it, ky botim ka edhe një interes tjetër, duke na prezantuar siç bëjnë me poetët më të mëdhenj gjermanë nën një aspekt të ri, atë të interesit të tij dhe dashurisë për muzikën. Pa dyshim që ishte personaliteti i hijshëm i Mendelson-it dhe mënyra fituese e cila e tërhoqi për herë të parë Gëten, por është e qartë se ai e donte muzikën për hir të saj dhe se në përqafimin e gjerë të mendjes së tij universale ai kishte vendin e tij të vërtetë, me të gjitha artet e tjera shkencat që ai e donte dhe studioi me kaq shumë zjarrë dhe metodë.

Thënie të Gëtes:

  • “Njohja nuk mjafton; ne duhet të aplikojmë. Vullneti nuk është i mjaftueshëm; ne duhet të bëjmë.”
  • “Çfarëdo që mund të bëni ose të ëndërroni mund ta filloni atë. Guximi ka gjeniun, fuqinë, dhe magjinë brenda.”
  • “Askush nuk është skllav më i pashpresë se ata që mendojnë gabimisht se janë të lirë.”
  • “Po ke humbur parate ke humbur pake, po ke humbur dinjitetin ke humbur shume, po ke humbur burrerine i ke humbur te gjitha.”
  • “Kur fle’ gjume e di se fle’ per vehte, kur punoj nuk di se per ke punoj?”

 

Thënie të Shilerit:

 

  • “Me budallallëkun vetë perënditë luftojnë më kot.”
  • “Nuk është mishi dhe gjaku, por zemra që na bën ne etërit dhe bijtë.”
  • “Kush nuk guxon asgjë, ka nevojë për shpresë për asgjë.”

 

August 23, 2018 10:02
Komento

7 Komente

  1. M.Hajati August 23, 13:08

    Gete e pinte venen me gjysmen e gotes vene dhe pjesa tjeter uje.
    Dhe tregojne se pse e pinte gjyse pergjyse venen me uje.
    Nuk me kujtohet bash mire.Ndaj pres te na e thot ndonji qe e din ose vete z.Mehmet Meta.Nese nuk e din te hulumtojne dhe te na tregoj.Ka nji thenie dashamirese me pak humor te bukur e mjaft me thjeshtesi filozofike ne lidhje me ato qe pijne gjithe goten plot me vene dhe Gete gjyse per gjyse me uje.

    Reply to this comment
  2. M.Hajati August 23, 13:09

    Gete e pinte venen me gjysmen e gotes vene dhe pjesa tjeter uje.
    Dhe tregojne se pse e pinte gjyse pergjyse venen me uje.
    Nuk me kujtohet bash mire.Ndaj pres te na e thot ndonji qe e din ose vete z.Mehmet Meta.Nese nuk e din te hulumtojne dhe te na tregoj.Ka nji thenie dashamirese me pak humor te bukur e mjaft me thjeshtesi filozofike ne lidhje me ato qe pijne gjithe goten plot me vene dhe Gete gjyse per gjyse me uje.-

    Reply to this comment
  3. Mehmet Metaj August 23, 17:17

    Interesante kjo, jo, nuk e di se perse paska pire veren kesshtu Gete, vetem di dy thenie per to ndoshta ka patur parasysh te paren:
    “Ka një djall në çdo kokërr rrushi”. – Kurani.
    “Në verë ka mençuri, në birrë ka liri, në ujë ka bakterie”.

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D(Dh Xhoga) August 23, 18:25

    Faleminderit sa na sillni i nderuar Mehmet meta me penen tuaj-PENE.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  5. Mehmet Metaj August 23, 19:18

    Ose ndoshta Getja ka patur parasysh thenien e Galileit ose nje nga keto me poshte:

    “Verë është rrezet e diellit, të mbajtur së bashku me ujë”..Galileo Galilei

    “Ka një djall në çdo kokërr rrushi”. – Kurani.

    Perëndia bëri vetëm ujë, por njeriu bëri verë.Viktor Hygo
    “Në verë ka mençuri, në birrë ka liri, në ujë ka bakterie”.- Benjamin Franklin

    Reply to this comment
  6. M.Hajati August 23, 19:43

    Ju faleminderit per perpjekjen per te me ndihmuar mua dhe veten tuaj.
    Ai qe ma ka than sot nuk rron.Po te ishte do ja u thosha menyren se si e ka than dhe domethanien.
    Keto qe shtjelloni nuk qendrojne fare me ate filozofin e Getes qe bahet fjale, e shtrueme nga une.
    Po nisi disi sikur po e di po nuk asht origjinalia.Une,thoshte Gete pije gjysem vene per te mos mu marrun mendet per te mos u dehur(si ju qe pini plot nji gote)e perziej me gjysem uje qe te jem esell.
    E para qendron per te mos iu marrun mendet.Per ujin nuk jam i sigurte.
    Ai e zotnonte gjermanishten sa ia kane vlersue per gjuhe ametare.
    Se te perkethesh nji gjuhe duhet te kesh dhuntin ta shprehesh ne forme letrare dhe jo si inventar fjalori.
    mos ma merrni per keq.
    Afer boll kam shkue por jo taman.
    Ju falenderoi.

    Reply to this comment
  7. Mehmet Metaj August 23, 20:49

    Ju faleminderit per qartesimin dhe informacionin interesant shtese per Geten e Madh..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*