Një urim i vonuar për 100-vjetorin e lindjes së antifashistit të madh Ziqiri Mero

May 15, 2020 12:09

Një urim i vonuar për 100-vjetorin e lindjes së antifashistit të madh Ziqiri Mero

ADMIRALI SHEKULLOR

 “Jeton gjatë vetëm ai që jeton ndershmërisht”.

 Nga Sevo Tarifa

Nuk bëhet kot urimi popullor në datëlindje: “Rrofsh 100 vjeç me mendje, këmbë e duar”! Dhe ja, kjo ngjarje po i trokit në derë, admiralit tonë të nderuar, Ziqiri Mero! Edhe pse kaq vjeç nuk tregon, urimi i ynë i përzemërt është:  “Rrofsh i shëndetshëm siç je, se kështu duam ne”!

1

Jeta e këtij njëqindvjeçari shtrihet në dy shekuj: nga 26 marsi i vitit 1920 dhe vazhdon! Se “Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”! Sot Shqipëria ka vetëm një admiral. Një po një! Dhe ky meriton nderime të larta. Është  me këmbë në tokë. Burrë shteti. Luftëtar i pagjunjëzuar. Shqiptar besnik. Sypatrembur. Puna i ka zgjatur jetën! Ka zbatuar më së miri këshillën e M. Gorkit: “Do të mbetesh i ri? Puno”! Ndaj, edhe shekullor ruan tipare të rinisë së tij: Fytyrëçelur. Me buzëqeshje. Trupdrejtë. Energjik. Ecën rrugës me hap të rregullt. Pa qëndruar. Pa bastun. Me sy pa syza! Sheh aq mirë me sytë e mendjes. Flet më gjuhën e zemrës. Çdo ditë në punë pa pagesë. Është kryekëshilltar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Popullit Shqiptar “Nderi I Kombit”. Disiplina dhe korrektësia ushtarake i kanë hyrë në gjak. Ngjitet atyre 92 shkallëve të godinës së veteranëve pa iu zënë fryma. Takohet me luftëtarë. Bisedon qetësisht e me zë të ulët. Të dëgjon me vëmendje. E njohin shumë shokë ushtarakë e civilë…

E fillova me pamjen e jashtme të këtij personaliteti, se të bën përshtypje të veçantë fiziku i tij. Është kockëfortë. I pathyer. I kalitur  në tokë e në det. Truplidhur. Vital, i kalitur në dallgët e jetës, të luftës e të punës. Jeta e Nënës Shqipëri, e Partisë dhe e ushtrisë janë shkolla e tij atdhetare, revolucionare. Por thelbin e figurës e të moshës së thellë të këtij njëqindvjeçari, më të bukurën cilësore të tij, e gjejmë në botën e brendshme, në shpirtin e bardhë atdhetar, në mendimin përparimtar, në qëndrimin revolucionar, në zemrën e dëlirtë, që e karakterizojnë, në të cilat radhitën  si margaritarë e skaliten virtytet njerëzore. Atdhedashuria është kryevirtyti i tij. Shqipërinë e ka të parën, me dashuri të prushtë. Është kryendjena e ndjenjave të zemrës së tij, që flakërojnë e zbukurojnë gjithë jetën e admiralit. Është provuar në zjarrin e luftës se dashurinë për Shqipërinë e ka më të shtrenjtë se jetën e tij. Është një nga ata burra, që nuk ka dy flamura. Shërbimi me përkushtim ndaj atdheut përbën të parën dhe kryesoren karakeristikë të tij, me zanafillë në Baban të Korçës, cilësi që janë dukur si një vijë e kuqe në tërë jetën dhe veprimarinë e tij shekullore. Familjarisht i lidhur ngushtë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare që në fillesën e saj. I ati, Sefedini sekretar i këshillit nacionalirimtar të fshatit. Ziqiriu, që kur ishte nxënës në Normalen e Elbasanit, shquhej për patriotizëm, për antifashizëm, për vendosmëri e për veprimtari të guximshme në të gjtitha aktivitetet atdhetare. Shembullor në marrëdhëniet me pedagogët, të rinjtë e të rejat.

Pas mbarimit të kësaj shkolle me famë, emërohet mësues në Panarit, ku shtoi më tepër veprimtarinë antifashiste. Ra në sy të pushtuesve fashistë, që donin ta arrestonin e ta zhduknin, por këtë nuk e arritën dot, se “Për të çmendur, ka të mençur”. I lidhur me Riza Kodhelin u largua nga Panariti fshehurazi natën, shkoi mësues në Hoçisht. Vijoi punën në favor të çlirimit të vendit, u lidh me të rinj patriotë të këtij fshati dhe shpejt fitoi simpatinë dhe respektin e tyre. Banorët e ruanin nga spiunët e fashizmit dhe, kur këta bënin plane për ta kapur, mësues Ziqiriu hidhet në ilegalitet, shkon në çetën partizane të Moravës. Këtu dallohet  dhe zgjidhet për të shkuar në Vithkuq, ku do të formohej Brigada e Parë Sulmuese. Në fillim caktohet komisar kompanie, pastaj komisar batalioni deri në zv.komisar i kësaj brigade.

2

Nga bashkëluftëtarët e tij Ziqiriu çmohet  luftëtar i vendosur i vijës së parë, që nuk i bënte dredha plumbit, komisar gojëmjaltë, modest, i matur, kuadër i aftë, i guximshëm, trim në të gjitha luftimet nga Vithkuqi deri në malet e Kelmendit. Njeri me karakter të shëndoshë. Ndër të tjera të bien në sy ndërgjegjja, ndershmëria, drejtësia, pjekuria, të cilat shfaqen në tërë jetën, luftën partizane dhe punën ushtarake. Drejtues që i kërkon vetes, pastaj të tjerëve. Të vështirat i mban vetë, të lehtat ua ngarkon të tjerëve. Cilësitë pozitive i përkrah, i ushqen, i përgjithëson, veset e zeza i lufton. Synon dhe vepron për forcimin e unitetit, për kompaktësi, të cilat i konsideron një “çelës të artë” për mbarëvajtjn e punëve. Është i pastër e këtë e kërkon dhe nga të tjerët. Padrejtësitë i vë në shenjë, nuk i duron. Është mjeshtër për punën me njerëzit, për vlerësimin e tyre, për zgjidhjen e drejtë të kërkesave, ankesave e qetësimin e shpirtërave  të tyre. Edhe pse Kuadër i lartë ushtarak nuk i ka përdorur narrogancën, prepotencën, konformizmin. Ata që janë takuar me të, janë dëgjuar me kujdes dhe janë kënaqur me ngrohtësinë, thjeshtësinë e drejtësinë e tij. E ka zakon që për një ankesë i dëgjon të dy palët e pastaj konkludon.  Qëndrime të tilla i ka mbajtur kudo që ka punuar. Kur ka qenë në Komisionin Qendror të Kontroll-Revizionimit pranë Komitetit Qendror, i zgjedhur nga Kongresi i Partisë, vepronte njerëzisht, drejtisisht, objektivisht, kur ishte fjala për masa ndëshkimore deri në përjashtimin nga Partia. Të ndëshkuar e të pandëshkuar flisnin për parimësinë, paanshmërinë, urtësinë, dashamirësinë dhe zemërgjerësinë e Ziqiri Meros. Kjo është një nga arsyet që admirali gëzon dashurinë dhe respektin e të gjithve.

   Karakteri i shëndoshë i Ziqiri Meros i ka rrënjët në zemrën e tij. Është dukur qartë e pastër si në situata të qeta, dhe në situata shumë të vështira. Detyra e shefit të Degës Politike të Flotës Ushtarake Detare, që iu ngarkua në vitin 1960, përkoi me situatën e rëndë në bazën e Vlorës. Emërimi itij u mirëprit nga kolektivi i Flotës. Nuk janë të paktë ata bashkëpunëtorë oficerë e marinarë që janë shpehur për punën e madhe të Ziqiri Meros. Jo vetëm në këtë situatë të vështië të njohur, por kudo që ai ka shërbyer, që nga Brigada e Parë Sulmuese, në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, ku ishte Zv.dretor i Drejorisë Politike, në Flotë dhe në punën me veteranë, të githë, një fjalë të keqe nuk kanë shprehur për admiralin, siç janë: Arif Hasko, Dilaver Poçi, Halim Ramohito, Muharrem Kokomani, Sul Domi, Sadik Bocaj, Xhemal Shehu, Luto Haxhi, Rustem Peçi,  Xhafer Peçi, Naim Muho, Ymer Bejko, Yzeir Dervishi, Ndreko Çabeli, Stavri Milo, Selm Pira etj.

3

Pas çlirimit të Shqipërisë Ziqiriu emërohet komisar i Divizionit VIII Ushtarak në Korçë. Më pas komisar i Divizionit në Tiranë. Dërgohet për studime në Akademinë Ushtarake “Lenin“ të Moskës, ku mbaroi shkëlqyeshëm. Kthehet në Shqipëri dhe caktohet, komisar i Korpusit të Ushtrisë në Elbasan. Për punë të mirë transferohet komisar i Mbrojtjes Bregdetare. Më vonë komisar i Flotës Luftarake dhe ne fund komisar i Akademisë së Marinës Ushtarake në Vlorë. Kudo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kuadro e trupa. Për merita lufte dhe pune. mban 18 urdhra, medalje e tituj të tjerë si: “Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ”, “Qytetar Nderi i Qarkut të Korçës”, “Nderi i Shoqatës së Detarisë Shqiptare”, e  cila  dhuroi Flamurin e Flotës.

***

Ka pleq që përtërihen, gjallërohen, rinohen. Pikërisht kjo ndodh me shokun Ziqiri. Është veteran njëqindvjeçar, por aktualisht i rrethuar nga filizë të gjelbërt, shpirtëra të rinj, mendjendritur, fytyrëmëndafshtë, me buzëqeshje si lule, si “muzikë e shpirtit”, me këngë si bilbila, secili zog shqiponje!  Këta janë pasardhësit e veteranëve.  Ja një faktor që admirali ynë rinohet përherë! Për njerëz të mirë si admirali Ziqiri Mero ne dëshirojmë të kenë jetë sa më të gjatë, mundësisht sa anglezi Tomas Karu në Londër, që rroi 267 vjeç, ose sa Nezir Skura  në Mat 150 vjeç!

 Rrofsh “si në verë, se je si ara që do erë”, o shoku ynë i shumëdashur, Ziqiri Mero!!   

Kush është  Ziqiri Mero

Ushtria Popullore e Shqipërisë, e krijuar më 10 Korrik të 1943 në Labinot të Elbasanit, në vitet e lavdishme të Luftës NÇl   për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e egër nazi-fashistë, lindi e brumosi shumë kuadro të zot e atdhedashës, të cilët, pas Çlirimit, morën përsipër misionin e lartë të forcimit gjithnjë e më tepër të reparteve e njësive ushtarake të Ushtrisë. Ajo krijoi e lartësoi figura të shkëlqyer gjeneralësh e admiralësh, të cilët, edhe pse një pjesë e tyre u ndëshkuan rëndë e padrejtësisht nga Partia që i lindi, mbetën në historinë e popullit tonë figura të spikatura për atdhedashuri e profesionalizëm të veçantë.

I tillë është edhe kundër-admirali në pension, Ziqiri Mero, të cilit, më 26 Mars  të këtij viti, familjarët, miqtë dhe kuadrot oficerë të Ushtrisë, si dhe ne, kuadrot pensionistë të ish Flotës Luftarako-Detare e kuadrot aktivë të Forcave Ushtarako-Detare do t’i kremtojmë me gëzim të veçantë 100 vjetorin e tij të lindjes.

Ai lindi në një familje patriote e atdhedashëse të fshatit Baban të Devollit. Ziqiriu, pasi mbaroi me sukses Normalen e Elbasanit, punoi si mësues në fshatrat Panarit e Hoçisht të Qarkut të Korçës. Qysh në Normale ai u brumos me ndjenja atdhetare e antifashiste e, më vonë, pranohet në radhët PKSH. I përndjekur nga tradhtarët e vendit dhe fashistët Zeqiriu doli maleve, duke u inkuadruar në Çetën e Moravës dhe, i përzgjedhur nga komanda e çetës, ai u rreshtua në radhët e Br.1S, e cila, më 15 Gusht 1943 u inaugurua në Vithkuq të Korçës, ndërsa Zeqiri Mero u caktua komisar i kompanisë.. Në tërë procesin e lavdishëm luftarak të Br.1S Ziqiriu u shqua si luftëtar e organizator, guximtar e trim shembullor, duke merituar detyra më të larta komanduese, fillimisht atë të komisarit të batalionit e deri Zëvendës-komisar i Br.1S.

Njeriu në momentet më të errëta duhet të fokusohet për të parë dritën. Ziqiriu mban mend dhe mund të të mbajë me ditë të tëra rreth veprimtarisë luftarake të Brigadës së Parë Sulmuese, por ka ca nga ato momentet që ai dëshiron të nxjerrë më në pah, t’i tregojë për të mos i zënë pluhuri i harresës.  “Brigada ish përqendruar në Ballaban të Përmetit”, kujton ai. “Në një moment, aty ku qëndronin edhe partizanët, vjen një person i cili mbante një copë letër në dorë. Pasi bëri përshëndetjen, ashtu si e bënim ne partizanët, më tha: Më quajnë Besim Prishta dhe vij të të dorëzoj këtë letër, të cilën ma dha komandanti im, Zylyftar Veleshnja. Njoftova menjëherë komandantin, Mehmet Shehun, dhe sakaq u dha urdhri për të kapur Tëndën e Qypit. Aty brigada e I-rë, siç edhe e thotë historia, tregoi aftësi të rralla. Gjermanët u shpartalluan, por edhe ne patëm humbje të mëdha. Tre partizanë i varrosa me duart e mija pranë një shtëpie të fshatit Spatharë. Pranë varreve ishte një dru arre. Kur përkujtuam 30 vjetorin e betejës së Tendës së Qypit mu dha rasti të bëja një vizitë tek ajo shtëpi. Sapo iu afrova shtëpisë hodha sytë për të parë arrën, por ajo mesa duket ishte tharë. Ka qenë një arrë këtu, i thashë plakut të shtëpisë, ku është arra. Eh, rënkoi  plaku. Arra është tharë, por këtu, ja këtu, në luftën me gjermanët kemi varrosur tre partizanë. Trupat e të vrarëve i shoqëronte një nga drejtuesit  e brigadës së I-rë. Ishte një djalë i gjatë e i bukur. Kur i thashë plakut që ai “djalë i gjatë e i bukur” isha unë, ai mu hodh në qafë, më pushtoi si të isha djali i tij”.

Mbas çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e egër nazi-fashistë Ziqiri Mero mbajti detyra shumë të rëndësishme, kryesisht si ushtarak. Gjatë viteve 1950-1955 kreu akademinë ushtarake në Moskë, një ndër akademitë më me emër të atij vendi. Duke qenë se ai i përkiste kontingjentit të ushtarakëve, të cilët pasi ngjiten goxha lart, mendojnë të hedhin një tjetër hap përpara,  rasti e solli që për shumë vite të shërbente në detyra të rëndësishme në Flotën Luftarake Detare. Aty ai u vlerësua, i akorduan  gradën më të lartë, atë të Kundëradmiralit. Nëse kujtojmë filmin “Ballë për ballë”, një ndër personazhet realë të asaj lufte të tmerrshme nervash e diplomatike, ka qenë edhe Ziqiri Mero. Ai u përball me personalitete të mëdha, siç ishte komandanti i Flotës Luftarake të Detit të Zi, Admirali  Kasatanov. Ziqiri Mero, bashkë me ekipin që përfaqësonin palën shqiptare, e mundën Admiralin sovjetik, e bënë të ikte nga sytë këmbët.

Kundëradmirali tashmë është prej shumë vitesh në pension, por është një anëtarët më veprimtar dhe më të respektuar të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it . U gëzohet stërnipërve e stërmbesave si dhe dhjetra vlerësimeve që i janë akorduar si luftëtar, si ushtarak dhe si veteran i LANÇ-it. Ai e ka gjykuar çdo ditë të jetës së tij jo nga të korrat që ka marrë, por nga farat që ka mbjellë. Veçse përbrenda sepse ka një mllef, një inat ku nuk di ku ta nxjerrë. Më 15 gusht 2018, u përkujtua 75 vjetori i Brigadës së Parë Sulmuese. Mijëra pjesëmarrës, në emër të ish partizanëve, i përshëndeti Ziqiri Mero. Nga pushtetarët, qeveria, parlamenti etj., nuk ishte asnjë përfaqësues. Për “koincidencë”, po atë ditë, presidenti i vendit dekoroi në ish burgun e Tepelenës, pasardhës  të ish kolaboracionistëve. Sa turp, shumë turp, thotë ish luftëtari shqiptar antifashist më jetëgjatë i Luftës së Dytë Botërore, Ziqiri Mero.

Petrit Myftiu

May 15, 2020 12:09
Komento

6 Komente

  1. Limani May 15, 14:43

    Sevo të keqen vëllai , aman o Sevo , në Shqipëri ç’do gjë është kthyer me këmbët përpjetë e ti na parrallis si dikur .
    Dëgjo këtu Sevo !
    Pushteti që doli nga Lufta Antifashiste nuk u përmbys brënda një dite, atij ç’do ditë , nga ‘45 në ‘90-tën , partia jote dhe e imja , i hiqte nga një gur themeli dhe në ‘ 90- tën iu dha shkelmi i fundit . Ti , Ziqiriu dhe unë , me servilizmin , frikën, apo edhe injorancën tonë , e kemi mbështetur këtë krim .
    Burrë i mirë Ziqiriu, por , më erdhi për të vjellë kur fashisti Edvin Rama e puthi publikisht në kokë dhe ky rrinte si fëmijë para këtij Jude .
    Edhe diçka tjetër :
    Ushtria jonë ka patur vetëm një detar me shkollë për këtë punë , ky është kontër-admirali Abdi Mati .
    Hito Çakua , Teme Sejkua , Ziqiriu e ndonjë tjetër , keta janë këmbësorë apo gjitharmësh të emëruar në flotë .
    Pastajë , gjeneral- majori, siç ishte Ziqiriu , në fllotë ekujvalentohet me kontër-admiralin, që është dy shkallë poshtë admiralit !
    P.S.
    Sevo , muhabeti im me ty s’mbaron këtu , ky është vetëm fillimi .
    Si fillim ti duhesh përjashtuar nga partia , pastaj , nëse duhet , le të merret shoku Aranit Çela me ty !
    U ngatërrova keq , më duket , po me Aranitin kush do merret ?!

    Reply to this comment
  2. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) May 15, 17:25

    Binjakët e Luftës e Historisë-Urojnë NJËRITJERTIR;
    *Ditë NJËMIJË* ADMIRAL Ziqiri Mero ! Dy urime si dy të ngrëna nuk mbëjnë keq,për më tepër, fjalën e kemi për URIM-ADMIRALI-100 vjet-JETË. Faleminderit i nderuar dhe një BINJAK po ju quaj me tëmadhin 100 vecar ADMIRAËIN ,Ziqiri Mëro,URUAR Ju.92 vjeçari bashkëluftëtarë në atë Lufte emMADHE N.Cl dhënë kontibuti tuaj që buzëqumesht.Të tëra i keni thëne e nderuar,Ju Pënëartët;Sevo Tarifa e Petrit Myftiu Ju faleminderit e 100 vjetorin ju festofshim krah atij HEEROI,dhe juve.BINJAKË një JERTË atdhetarë.! Ju uroj un8- 84 veçari -*Pasues Vetëran*i Gjyshit,që këtë vit, do ia përkujtoj RËNIEN në dhjetor 1913-të, si *Kapedan* atje mes Dangëllisë,në mbrojtie të PV.sa shpallur i Madhi-Ismail Qemali me shokë, fqinjët grabitqarë jugorë sulmuar.
    Lavdi Luftëtarëve të LIRISË! Jetë të GJATË veteranëve të Luftës N.Cl
    -shekullin FESTUAR !
    … Si jetëgjati ZIQIRI MERO më shokë !

    *Pasuesi Veteran*84 vjeçari;
    Dhimitër M. Xhoga

    Reply to this comment
  3. labi May 16, 08:04

    Detyrat qe ka pasur kane qene politike,pra komisar dhe zv komisar,e me vone ne baze te pashalimanit ka qene komisar e ne fund na del kunderadmiral.besoj nuk ka vend per koment,aq sa di une,kunderadmiral ne detyre ka qene vetem Teme Sejko,qe e vrane me kazem ne gjoks,te tjeret jane si pune e ketij qe kane spiunuar e vrare njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  4. demo May 16, 11:39

    Rri e numuro muajt e vitet,po sado te rritesh,prape je i vogel per te qene veteran.Ke qene 6 vjec gjate luftes dhe ke mbetur nje qaraman i perjetshem o Dhimiter.
    Keta kane vrare njeri tjetrin me shume se gjermane..
    Te gjithe komandantet dhe komisaret e brigadave i vrau Urjahipi dhe keta trimat nuk bene gek.

    Reply to this comment
  5. Ska May 16, 18:01

    Jete te gjate Gjeneralit (Admiralit). Bravo i qofte qe i shpetoi dhe fsheses se hekurt ne Ushtri, ndonese nuk e di si i shpetoi.

    Reply to this comment
  6. "BOHOTINA" May 18, 10:56

    Ziqiri Mero, nga Devolli ka qene dhe eshte personalitet i gjalle. I uroj te rroje sa me gjate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim