Ngs Xhevdet Shehu
Kolegu ynë i nderuar, gazetari dhe shkrimtari Bedri Islami, sot më 28 Nëntor, ka një gëzim të veçantë: Nëna e tij e shtrenjtë, Drita Islami, feston 95-vjetorin e lindjes. A nuk është kjo një ngjarje e shënuar për familjen e mirënjohur dhe të madhe shkodrane?
Drita Islami është pa asnjë dyshim një heroinë, portretin e së cilës e ka gdhendur si askush i biri i saj, Bedriu, në poezi e prozën e tij të begatë. Ai mund ta bwnte atw portret realist dhe askush tjetwr. Ajo është edhe personazhe në romanet e tij me emrin real. Sepse ajo është motra e Heroit të Popullit Naim Gjylbegu, ndërkohë që është edhe bashkëshortja dinjitoze e Zenel Islamit, atij Zenelit që Migjeni i ka ngritur një monument të pavdekshëm, i ndarë nga jeta në mënyrë të dyshimtë mbi 60 vjet më parë.
Dritës i ra barra e rëndë të ruante dinjitetin, sa të Gjylbegëve, aq dhe të Zenel Islamit. Jeta e Islamëve pas ndarjes nga jeta të Zenelit ka patur shumë të përpjeta dhe peripecia, por është përballuar në mënyrë shembullore nga pjesëtarët e kësaj familjeje. Bedri Islami është një shembull i shkëlqyer i të jetuarit me dinjitet, me vullnet dhe krijimtari atdhetare.
Kur më ka thënë Bedriu para ca kohësh se nëna e tij, Drita, edhe në këtë moshë lexon pambarimisht, të paktën dy orë në ditë, jam mrekulluar. Ato që kisha lexuar nga Bedriu për Nënën e tij më bindën se ishin një portretizim real për një grua që qëndroi heroikisht para sfidave të jetës dhe i fitoi ato.
Prandaj dhe Moikom Zeqo i puthi duart nënës Bedriut gjatë një promovimi librash të kolegut tonë në Shkodër.
Jetë sa më të gjatë dhe me shëndet Drita Islamit në këtë ditëlindje të saj! Le të bashkohet ky urim bashkë me ato të qindra të tjerëve që urojnë sot Bedriun dhe Nënën e tij të Madhe!