Një varrim i paparë i bosit mafioz Casamonica në kryeqytetin italian (VIDEO+FOTO)

August 20, 2015 21:30

Një varrim i paparë i bosit mafioz Casamonica në kryeqytetin italian  (VIDEO+FOTO)

Një karrocë antike që tërhiqet nga kuajt dhe muzika e “Padrinos” shoqërojnë arkivolin…

Kështu filloi funerali i 65 vjeçarit, Vittorio Casamonica, eksponent kryesor i klanit roman me të njëjtin emër që u zhvillua në kishën e Don Bosco-s, në lagjen Tuscolano në Romë.

Jashtë kishës u var një poster me shkrimin “Mbreti i Romës” së bashku me një fotomontazh të Koloseut përkrah Bazilikës së Shën Pjetrit.

Në një tjetër poster ishte shkruar: “Pushtove Romën, tani do pushtosh edhe Parajsën”.

Një funeral luksi, ku nuk mungonte helikopteri që lëshonte petale të kuqe mbi të pranishmit.

Pas ceremonisë, arkivoli u transportua nga një “Rolls Roys”, ndërsa grupi muzikor luajti një kolonë zanore të një filmi të famshëm, “2001: Odisse në Hapësirë”.

Klani Casamonica është një ndër klanet e fuqishme në Itali.

Ata janë shfaqur në vitet ’70 në Romë dhe kanë nisur aktivitetin në trafikun e drogës ku ka pasur linja me disa nga shtetet evropiane.

Aktualisht janë të përfshirë në shumë sektorë të ekonomisë, si ndërtime, imobiliare, menaxhim plazhesh etj.

Në vitin 2012 gjatë një operacioni janë arrestuar rreth 40 persona nga ky klan për vepra të ndryshme kriminale ku spikat trafiku i drogës.

Ceremonia e zhvilluar sot ka ngjallur polemika në Itali ku ministri Alfano i ka kërkuar sqarime prefektit Gabrielli./DITA

0

Funerali di Vittorio Casamonica a Don Bosco 20 agosto 2015 a Roma ANSA/MASSIMO PERCOSSI

2

August 20, 2015 21:30
Komento

4 Komente

  1. tarrasi August 20, 22:02

    Shko ne te sateme tani se ne parajse spranohet plehra si puna jote.

    Reply to this comment
  2. fred August 21, 08:06

    Hap rrugen Cezar, liro vendin August…po vjen “mbreti”…uuu prit se na doli para Crassus dhe Cornellius Silla…te ftofin per nje llaf goje kta ska shaka…

    Reply to this comment
  3. GREGOR BABAKRISTAQI August 21, 08:26

    MUZIKA E EKZEKUTUAR ISHTE AJO E PADRINOS

    te “Godfather” te Marlon Brandos !

    Natyrisht edhe te tjera:

    Il funerale di Vittorio Casamonica: le note del Padrino e un tiro a sei cavalli

    Petali di rose da un elicottero e carrozza nera con fregi in oro hanno accompagnato il membro del clan nell’ultimo viaggio di Vittorio Casamonica. Numerose auto cariche di corone di fiori hanno preceduto la carrozza funebre, tirata da sei cavalli neri. All’entrata della bara nella chiesa di Don Bosco, nel quartiere Tuscolano, una banda ha suonato il tema del “Padrino”. All’uscita del feretro, tra gli applausi, hanno risuonato le note di altri film (“2001: Odissea nello spazio”, “Laguna blu”) e “My way”. In molti hanno sostenuto la bara, alzandola al cielo. Alcuni striscioni sono stati affissi alla chiesa. Uno riportava la scritta: “Vittorio hai conquistato Roma, ora conquisterai il paradiso”. Al termine del funerale, da un elicottero sono stati liberati petali di rose rosse sulla folla

    Reply to this comment
  4. dorela August 21, 11:36

    VFC

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin