Një vazo kineze e shekullit XVIII është shitur për…

June 12, 2018 16:28

Një vazo kineze e shekullit XVIII është shitur për…

Një vazo porcelani e cila është krijuar për perandorin Qianlong (1735-1796) është shitur për 16,2 milionë euro në ankandin e “Sotheby’s” në Paris.

“Vazoja u ble nga një i ri kinez i pranishëm në sallë, duke e kthyer në rekord absolut për një vepër të shitur tek kompania e ankandeve “Sotheby’s””, ështe shprehur kompania në fjalë.

Vazoja e ruajtur në gjendje të përkryer prej disa dekadash, paraqet dekore shumëngjyrëshe ku dominojnë ngjyrat e trëndafilit. Ajo është e dekoruar me një peisazh natyror në të cilin gjenden drerë dhe krilla, si dhe pisha të dendura me maja të mbuluara nga një mjegull e lehtë.

Në pjesën e pasme të vazos dallohet një markë e mbretërisë  me gjashtë shkronja.

“Kjo vazo është e vetmja që njihet në botë me detaje të tilla. Kjo është një vepër e artit më të rafinuar, është si të zbulosh një vepër të Karavaxhos”, theksoi Olivier Valmier, i specializuar për artin aziatik.

Vazoja, e cila u transportua tek “Sotheby’s” në një kuti të thjeshtë këpucësh, mund të jetë blerë në Francë në fund të shekullit XIX dhe është ruajtur përgjatë viteve sëbashku me disa objekte të tjera kineze në papafingon e një shtëpie në fshat.

Vetëm katër vazo me këtë tipologji peisazhi janë të dokumentuara se janë prodhuar në atelietë perandorake.

s.a/dita

June 12, 2018 16:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*