Një vendprehje për të rënët shqiptarë në luftën italo-greke

January 31, 2018 10:18

Një vendprehje për të rënët shqiptarë në luftën italo-greke

 

Artan Lame bëri dje në mbrëmje në emisionin “Opinion” një përshkrim të plotë të luftës italo- greke 1940-41.

“Sipas statistikave ushtarake në këtë luftë u mobilizuan rreth 6000 deri 8000 ushtarakë shqiptarë, të të gjitha armëve, 6 batalione këmbësorie, 4 bateri artilerie, 2 legjione të milicisë, si edhe reparte të tjera mbështetëse.

Midis tyre rezultojnë rreth 140-160 ushtarë dhe oficerë shqiptarë të vrarë, kryesisht në fazën e parë të konfliktit në tokën greke. Si ushtarakë të rënë në detyrë atyre ju takon një vendprehje.

Historia dhe politika dënon dhe duhet të dënojë, ata që ndërmarrin aventura të çmendura si ajo e Luftës italo-greke, por nga ana tjetër është në nderin e kombeve të nderojnë të vrarët e këtyre luftërave, të cilët kanë dhënë jetën duke ju bindur shtetit, flamurit dhe betimit të bërë”, tha Lame.

Ai shtoi se është pro ndërtimit të varrezës së ushtarakëve grekë të vrarë në Shqipëri, ndërsa theksoi se duhet dhe një vendprehje për të rënët shqiptarë.

“Unë jam shprehur vazhdimisht pro ndërtimit të varrezës së ushtarakëve grekë të vrarë në Shqipëri, si një shenjë elementare dinjiteti e shtetit shqiptar. Por nga ana tjetër, edhe ne shqiptarët, nëse duam që të tregojmë dinjitet dhe respekt për të rënët tanë, duhet që një ditë të kërkojmë që edhe këta të rënë tanët të kenë një vendprehje”.

Nga ana tjetër, Lame vlerësoi faktin që këto zhvarrime po kryheshin nga një komision kompetent e jo si ato të Kosinës në Përmet, ku siç tha, tek eshtrat gjetura ka patur dhe kopsa të veshjeve ushtarake osmane.

“Shpresoj dhe besoj që Komisioni aktual i përbashkët që po kryen zhvarrimet në zonën e Këlcyrës, të lajë me sa të jetë e mundur turpin e zhvarrimeve të Kosinës, ku të gjithë, shqiptarë, priftërinj e grekë, u sulën të mbledhin ç’kocka ju dilnin përpara dhe t’i shisnin për grekë të vrarë në luftë”, tha Lame.

“Çështja e monumentit për çamët, nuk mund të trajtohet si çështje reciprociteti, pra meqenëse ne po lejojmë një varrezë ushtarake greke në Shqipëri edhe grekët duhet të lejojnë varrezën apo përkujtimoren për çamët e vrarë.

Janë dy ngjarje të palidhura me njëra-tjetrën, të distancuara në kohë nga njëra-tjetra dhe flitet për kategori të ndryshme të rënësh. E drejta e çamëve për të patur një varrezë të të vdekurve të tyre, nuk ka nevojë për reciprocitet që të trajtohet”, tha Lame në “Opinion”.

a.s/dita

January 31, 2018 10:18
Komento

15 Komente

  1. Lili January 31, 11:45

    te vdekurit jane njesoj more zotni, edhe kur fillon me menduar se nuk jane njesoj edhe dhimbja e njeres pale eshte ma pak a ma shume se dhimbja e tjetres pale, ti fillon me paragjykime politike .
    Edhe te dell se nuk ka asnje fisnikeri po vetem objektiva politike me keto vorreza.
    Edhe te duhet me pranuar se greket objektivat e tyre i permbushen, e tij jo se tij nuk ka asnje ndjeje kombtare e pra asnje objektiv kombtar ne jeten tende.
    Shteti shqiptar asnje faj nuk ka ne kete lufte,pra asnje pergjegjesi karshi askkujt se ishim te okupuar, e ne qofte se greket duan dicka le t’i drejtohen italise, per vorrezat,ndertimin e tyre, shpenzimet e tyre etj etj.,edhe grekia ato eshna le t’i marre e t’i vorrose ne greki siç do kishin deshiruar me siguri ato ushtare te shkrete, ne vendlindjen e tyre .
    Lufta ne territor shqiptar ishte lufte anexioniste , jo mbrjotese.

    Reply to this comment
    • Peza February 1, 01:42

      Pse Shqiperia nuk ka kerkuar qe te ngrihet nje permendore ne Prishtine per nderimin e 650 deshmoreve partizane qe rane duke luftuar heroikisht ne luften kunder pushtuesve gjermane per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi?
      Kuptohet se ata konsiderohen “pushtues” e jo clirimtare,ndersa ushtaret greke,britanike,nazistet gjermane e fashistet italiane quhen “tanet”!

      Reply to this comment
  2. Niku January 31, 12:24

    “Nje shenje elementare dinjiteti te shtetit shqiptar ” thote Lame! Po ata shtetare qe nuk pranonin para 90-tes ishin pa dinjitetin?! Lame, edhe pas 2000 vjetesh grekerit do te bejne peligrinash ne keto vereza qe do te sherbejne si “gozhda e Nastradinit”. Varezat duhet te jene ne token greke dhe ato te vrare shqiptare qe propozon ti, te jene ne token shqiptare.

    Reply to this comment
  3. e pabesushme Lamja censuro komente loooooooool ! January 31, 13:14

    Ou ,
    keni fillu cnesuren ju edhe ktu ?!
    Ju urdheroj lamja ?
    Kaq te veshtire e keni shume te veshtire ti bashkoheni
    Botes se civilizuar !

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 January 31, 13:27

    lame
    reciprocitet!
    ne marrim tanët,ata të tyret!!
    seicili të prehet në tokën e tij!!
    është më rehat më duket mua!!
    dheu është më i lehtë kur është dheu tënd!dhe nëse humbet varri,prapë je këthyer atje nga ke dalë!!
    gërku nuk ka dalë nga dheu shqiptar,dhe shqiptari nuk ka dalë nga dheu gërk!!

    Reply to this comment
  5. leshteriku January 31, 16:56

    Ka zhvillime interesante kohet e fundit. U deshen 78 vjet qe shqyptaret te pranojne qe jane vrare ne Greqi duke u munduar(larg qofte) te pushtojne Greqine. Megjithese Lame nuk eshte as historian as politikan po te pakten mundohet ti afrohet realitetit historik. Nese shqyptaret jane munduar te pushtojne Greqine atehere shume pyetjeve te opinionit publik shqyptar persa I perket qendrimeve greke mund tu jepet pergjigje racionale.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 31, 18:08

      leshterik
      ata njerëz kanë qënë ushtarë dhe kanë qënë të detyruar të shkojnë në front!!dhe nuk kanë qënë kështu si e interpreton mëndja jote e leshtë”Nese shqyptaret jane munduar te pushtojne Greqine”!!
      nëse do të kishin shqiptarët këto qëllime!?
      gërku nuk kishte për ti vënë kurrë përara fashistët e duçes!!
      përveç reagimit me dezertim nga fronti i ushtarëve shqiptarë,kemi dhe përkrahjen që i është bërë grekëve në kundërofensivën e tyre!!asnjë shqiptar nuk ka dalë në krahë të fashistëve!!
      po të dinin shqiptarët qëllimet që greku kishte për jugun!?
      do të kishte ndodhur si në gusht të ’49ës!!
      kur ai greku i fuqishëm xhironte në llucë vetëm nga dy mitroloza shqiptarë!!
      prandaj mor gërk muti,e ke trurin leshterik!!jo vetëm që je budalla por do dhe të tregohesh i mënçur!!
      debil,i mënçuri mund ta luaj rrolin e budallait,por jo e kundërta!!

      Reply to this comment
  6. Dhimbia e madhe popull. January 31, 18:03

    Jo! vorrezave te pushtuesve greke ne trojet tona!

    Z.Lame me gjithe rrespektin qe kam per personi tuaj,ne kete shkrim une nuk ju shoh juve…
    .Komentuesi flasin me acik,e i pershendes.
    Nuk duhet lejuar asnje voreze te pushtuesve greke, ne tojet tona.
    Ne qe te paret tane,jane masakruar nga ata,duhet ti nderojme?!Jo,kurre.Kjo qe behet eshte hipokrizi politike

    Dhimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
  7. Genti January 31, 18:05

    Ata i kane skalitur gjithe emrat e qyteteve te shqiperise se jugut mu ne balle te parlamentit, kurse neve nje gur nga Filati vume ne sheshin Skenderbej dhe u be nami.

    Ceshtja came nuk eshte ngritur fare dhe qe te filloje te negociohet ajo me siguri do behen leshime te tjera. Ne paskemi pranuar gjithe keto leshime pa marre asgje.

    Reply to this comment
  8. Pellazgos January 31, 18:23

    Zoti Niku,ne qofte se Kosova eshte Sllave,atehere edhe Epiri eshte turke,d.m.th Albania.
    Mos me thuaj qe Myslimanet nuk ishin turq dhe sot nuk jane turkofile,se do gajasen edhe Breshkat.
    Gjurmet e Epirit te Pirros Helene dhe Pasarrdhesit e Tij Jeorgios Kastriotis jane ne cdo vend Arkeologjike,emertimet e Toponimeve te Lashta Greke te Ilyrise dhe Epirit te ndruara nga turkoallvanosat “shqipetare”.
    Do ty sdo ty Bushi ta tha qe “Shqiperia” eshte nje vend myslimane d.m.th pa identitet.
    Sa per Pirron,Kastriotin dhe Epirin kini vendosur nje “Misionare” me qellime politike si Terezen mbi Ata.
    Po “Shqiperia” sikur eshte nje vend “laik”!

    Reply to this comment
    • Niku January 31, 20:12

      Meqenese me ke permendur me emer, po te pergjigjem: nuk kam lexuar ndonje komentues tjeter me mendjen me te pastabilizuar se sa ty. Kerkon te thuash dicka pro grekerve dhe kundra shqiptareve, por mendimet te ngaterohen keq sa duhet te vrasim mendjen tone qe te deshifrojme fjalite e tua. Qetesohu disa dite pa shkruajtur se mbase stabilizohesh.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 1, 10:16

      integralist i ndyrë
      nëse francezët janë aborigjenë,atëherë dhe epiri është gërk!!
      këtë e pranoj me dëshirën më të madhe!!
      o të qifsha robt,tu shtosh emrave e fjalëve nga një “s”pas kujton se të bën gërk??
      jo moj qënie inferiore,i prapambetur i theksuar mendor!!i indoktrinuar deri në palcë me integralizëm gërk!!

      Reply to this comment
  9. Donalda January 31, 23:20

    Ky problem eshte diskutuar edhe ne kohen e Enver Hoxha . Pranoi ti ndihmonte ashtu Si edhe italianet ti gjenin e ti mernin. PSE ne kete forme me helenet.?
    Per kete duhet te protestojme dhe jo ku na I ngrefet lulshit bashes salicit e mones.
    Ju lutem gazeta lejoni komenti e kam thene disa here

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 1, 19:26

      Donalda
      motra
      “duhet te protestojme dhe jo ku na I ngrefet lulshit bashes salicit e mones.”
      të paktën këtë herë protesta po sabotohet nga mona e sala!!
      këta që nuk folën asnjë fjalë për be deri tashti,dhe kërcejnë pikërisht në këtë moment që njerzit filluan të ulërijnë!?
      kanë vetëm një qëllim!
      të shpëtojnë ramën nga dyrësia,tradhëtija që po pregatit!!këta po i japin shkak ramës të thotë se kjo është “rutinë shqupiane”,se tradhëtarë janë saliu me ata që demostrojnë me të dhe jo qeverija që firmos,vulos dhe askush se hap gojën!!
      të shtunën te kryeministria motra!!

      Reply to this comment
  10. pieskuriqi February 1, 14:52

    Ka drejte Pellazgos

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*