Një video për të mos u humbur: Ku janë 160 milionë euro të tërmetit

December 7, 2019 22:47

Një video për të mos u humbur: Ku janë 160 milionë euro të tërmetit

Batuta? Arrogancë? Tallje me të pamundurit? Kërcënime për të mbyllur gojën?

Apo argumenta, fakte, shifra, në dobi të ekonomisë së vendit dhe interesave të shumicës?

Opinioni publik mund të zgjedhë vetë si të dojë.

Aq më tepër në këto ditë pas një tragjedie të rëndë, ku majë gërmadhave na thuhet se duhet të këndojë vetëm gjeli që i di të gjitha.

Ne të tjerët duhet të duatrokasim dhe nuk duhet të guxojmë as të shprehim frikë.

I është thënë qeverisë “së majtë” që koncesionet janë gabim, që janë mbifaturuar, që nuk e kanë ndryshuar thelbin e shërbimeve por vetëm po pasurojnë një grusht njerëzish.

I është thënë qeverisë “së majtë” që vetëm anullimi i dy prej koncesioneve të panisura siguron rreth 350 milion euro për rindërtimin e vendit.

Mbrapsht marrim vetëm batuta, tallje, sjellje bosh karagjozësh, akuza.

Për koncesionet në shëndetësi është folur shumë

Një nga mjekët që ka patur kurajon ta denoncojë një prej tyre me detaje është kthyer sërish me një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ka një sugjerim për Kryeministrin “e majtë”.

I cili me siguri do vazhdojë të vrasë mendjen për të tjera gjëra, ndoshta për të sjellë Adriano Celentanon që të këndojë karaoke me ata në çadra.

Dita

 

December 7, 2019 22:47
Komento

12 Komente

  1. aktor December 7, 22:56

    Pak qytetarë në botë e kanë fatin që bashkë më një kryeministër të marrin bonus edhe një show. Ne shqiptarët kemi Edi Ramën. Dhe ai nuk le rast pa e vërtetuar këtë.

    Dje ai shpërndau një video të xhiruar nga një pjesëtar i stafit të tij, ku dukej sikur merrte live lajmin me telefon se BE i kishte akorduar 15 milionë euro Shqipërisë. Pasta këtë sihariq kryeministri ia kumtonte këshilltarit të tij Fugës dhe përmes kësaj bisede të gjithë shqiptarëve.

    Por kjo skenë, nuk ka qenë reale, por një video me regji të paracaktuar që Rama me fugën e kanë inskenuar vetë.

    Që kur e pamë atë në fakt na lindën disa dyshime. Si ishte e mundur që Rama ishte duke u filmuar pikërisht në momentin ë atij i dhanë lajmin e mirë?

    Apo mos vallë ai paguan dikë që filmon gjatë gjithë kohës pavarësisht nga gjërat që bën ose thotë?

    Në fakt pas këtyre dyshimeve kemi provën reale se kryeministri ka qenë thjeshtë duke inskenuar në një kafene të thjeshtë italiane ku ai ka bërë aktorin, Fuga regjisorin dhe një person i tretë kameramanin. Dallohet një detaj nga videoja, pikërisht telefonin I Phone të Ramës.

    Aty duket qartë se ai e mban kot në vesh dhe nuk është duke folur me askënd dhe fjalët “thanks, thanks” që shqipton i hedh kot në erë pasi celulari është i mbyllur.
    Cila është prova. Po të vërehet me vëmendje xhirimi, celulari i Ramës nuk fiket asnjëherë.

    Por i Phone ka një sensor që në momentin kur përdoruesi merr një telefonatë e ndjen afërsinë dhe ekranit bëhet automatikisht i zi në mënyrë që të mos shtypet padashje asnjë tast apo komandë që mund të ndërhyjë në telefonatë. Ndërkohë në video duke që telefoni i Ramës është i ndezur me dritë, gjë që tregon se pas tij nuk ndodhet asnjë bashkëbisedues.

    Megjithatë, pavarësisht nga ky mashtrim i vogël kryeministrit i duhet thënë “Chapeau Artiste”, rrolin e luajte shkëlqyeshëm dhe ne e morëm në mënyrën më të mirë lajmin e dhurimit të 15 milionë eurove.

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/488971441743610/

    Reply to this comment
  2. Mbreti Gent December 7, 23:52

    Termeti nuk zgjati 30 por 54 sekonda!

    Termeti i 26 nentorit ne Durres nuk u rregjistrua. Sizmokgrafit iu nderpre energjia me lekundjen e pare.

    Nuk kishte sipas rregullit burim te dyte rezerve!

    Kjo është gallata e 100 Viteve Shtet në Shqipëri.

    Qeveria jonë, që shet gjithçka si punë, në fakt e ka punë fiktive, punë me fotografi si OJF.

    Gallata është se Në Qytetarët e Shqipërisë presim dhe besojmë një Qeveri të ngordhur që nuk investon 100 €uro për një UPS Bateri të jashtme për të matur Tërmetin.

    Pra zyrtarisht Tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nuk është regjistruar asgjë nga Autoritetet Shqiptare.

    Qeveri Rrumpallë

    Reply to this comment
  3. Adih December 8, 00:10

    Te shkretit E. Rames , i iken nga dora fitimet maramendese si PLEHRAT e EUROPES , po ashtu edhe kapja ne nje dore te vetme LODRAT e FATIT LLOTARINE ,donte ta monopolizonte , ,nuk e di pse ka rene squke ,kllocke ,mos eshte termeti, ku dihet ,kti si bjen fare ndermend per fakirat kokpalare te mjere qe jane ne qiell te hapet ,qofsha i gabuar sinqerisht ,po dihet ky eshte i prirur vetem per shohu politik . Pes me hic vuri viz ,i thone kesaj .

    Reply to this comment
    • Florida December 8, 19:56

      Qellimi i gazetes Dita eshte te kundershtoje Edi Ramen per cdo gje, gabim qe del ne terren do kishit uleritur po te qendronte ne zyre, per ju cdo vendim i Qeverise quhet vjedhje, korrupsion, nuk e shikoni qe keni shkuar shume larg, vetem simpatizantet e kiriminelit Sali dhe hajdutit Meta ju pergezojne ne qe kemi lexuar Diten gjithe keto vjet shohim ndonje titull pa lexuar shkrimin e mbyllim me vrap, deri sa mos ta klikim fare.

      Reply to this comment
      • BIOMETRI December 8, 21:55

        JU DITEN E DONI VETEM KUR SHAN SALIUN

        PO S’KA ASHTU

        SHKONI TE MERO GELBAZA

        RESPEKTE DITA

        KOKES TE GJITHE QENAVE QE NA LANE RRUGEVE TE KURBETIT SI LYPES E PROSTITUTA TASH 30 VITE

        Reply to this comment
  4. likefloriri December 8, 08:12

    Sigurisht qe pas termetit nuk do te kete me te semure dhe nuk do te kete nevoje per operacione, prandaj sterilizimi eshte i panevojshem. Si nuk ju vjen turp more debila, po si kujtoni ju more se pas termetit shqiptaret nuk do te jetojne me??? Po si kujtoni ju more se anulimi i koncesionit te sterilizimit do te kurseje fonet, po me cfare do te behet sterilizimi, apo me frymen e shenjete??? Po ai mjeku qe e heq vehten si kirurg, si mendon se sterilizimi behet pa leke??? Me duket se atij i ka ikur nga dora ryshfeti e prandaj ne delk ne media here pas here. Turp. Mund te anulohet ndonje koncesion rruge, por jo ato te shendetesise, perkundrazi shpenzimet per shendetesine duhet te rriten, e te flaken nga sistemi mjeke qe na e heqin vehten si ekonomiste, por me sa duket as mjeke nuk jane. Po keshtu kerkoj nga gazeta qe te editoje te gjithe komente, e jo vetem ato qe luftojne e fyejne cdo gje te mire qe behet ne kete vend.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati December 9, 05:41

      O kokeqyp–Sterilizimi behet ne Autoklave, dhe me Autoklave eshte bere gjithmone sterilizimi ne spitale dhe ne ambulanca

      Ndaj nuk ka nevoje fare per kete koncesion qe nuk ben azgje,
      por vetem vjedh parate e Shqiptareve dhe ngre koston e sherbimeve te Spitalit pa asnje arsye fare fare

      E di ca eshte Autoklava o hajvan !
      Shko mesoje dhe papstaj hajde fol ketu ne mbrojtje te hajdutit Edi Rama

      Reply to this comment
  5. Lili December 8, 08:16

    Mos na tregoni cka eshte se te gjithe e dime se eshte nje deshtak qysh ne studimet e tij qe i ka krye vetem pse ishte çun i blokut .
    Tregona kush e voton e pse e votojne kete deshtak ?!
    Pse votohen te paaftet ne shqiperi e pse vlerat nuk kane asnje vlere ne shqiperi eshte pyetja qe kerken shpegime e analiza…

    Reply to this comment
  6. Arben December 8, 12:24

    ATO NUK I ANULOJME DOT, SE DO FUTEMI NE EUROPE

    Reply to this comment
  7. katarakti December 8, 14:36

    Shkrimin e atij mjekut e lexova me kujdes. Kishte akuza te forta ndaj qeverise per çmimin dhe kostot e sterilizimit te instrumentave mjekesore ne teresi dhe atyre kirurgjikale ne veçanti. Ai thoshte se sterilizimin mund ta bejne vete spitalet dhe nuk ka nevoje per nje qender te specializuar. Per me shume shprehej se çmimi i ketij sterilizimi ishte 100 here me i larte se ne Gjermani, Austri etj. Ky eshte nje problem shume teknik. Kur lexon shkrimin e atij mjekut vë duart ne koke. Si eshte e mundur! Por ndofta qeveria ka pasur arsyet e veta. Ndofta ky mjeku eshte nisur nga interesat korruptive te spitalit, apo personale, etj etj. Ne te tilla raste qeveria, per te miren e saj, eshte e detyruar t’i jape shpjegime opinionit publik. Me mendjemadhesi, injorim dhe arrogance nuk shkon dot larg. Aq me shume qe siç thote fjala e urte “heshtja eshte shenje aprovimi”. Qeveria apo ministria e shendetesise kane me qindra nepunes. Kane edhe zyra shtypi dhe zedhenes. Keta te pakten duhet te sqarojne opnionin publik. Nese vete ministrja eshte shume e “zënë” dhe nuk mund ta uli veten kaq poshte! Si ai Cakaj qe nuk e hapte dot vete deren e makines se tij, por priste qe te ia hapnin te tjeret! E kane detyrim qytetar kete shpjegim, por edhe interes personal. Dhe pergjigja e ministrise, apo zedhenesit te qeverise, duhet te publikohet nga po ato medja qe botuan edhe shkrimin e mjekut. Me detyrim ligjor. Ndryshe ketu kemi te bejme me shpifje dhe produkte kazani. Dhe per kete duhe vendosur gjoba. Askush nuk ka te drejte te manipuloje opinionin publik. Eshte njelloj sikur nje media te shkruaje se kryeministri po i merre vete te gjitha ndihmat e dhena per termetin! Ka nje cak qe nuk duhet tejkaluar nga askush. Nuk do te thote qe ti je media e djathte apo e ekstremit te majte dhe ke te drejte te shpifesh dhe ofendosh pa te hyre gjemb ne kembe. Kjo nuk eshte lliri shtypi, por pune çakenjsh. Si perfundim do te thonja se per te pasur nje opinion te qarte dhe te drejte duhen degjuar te dyja palet.

    Reply to this comment
  8. betixho December 8, 19:54

    Ç’janë këto budallallëqe,i kemi thënë,i kemi thënë,ç’farë i kini thënë?Ato që thua në artikullin e mësipërm janë mendimet e një persioni që nuk është i thelluar në fushën ekonomike.Ato që thoni Ju i dashur artikullshkrues nuk qëndrojnë.Ju tregoni në rastin më të mirë që percillni një mendim jo të pjekur ekonomik të dëgjuar nga të tjerët dhe në rastin më të keq që i je futur detit në këmbë.Ju nuk e dini notin,mos u fut në det.

    Reply to this comment
  9. Shqiptaret e kane zakon te zgjedhin e te ndjekin ste qe ja lun nanen ma fort.... December 8, 21:38

    @Arben komenti juaj eshte ma se i vertete pasi koncesionet e dhena po te mos kene “pak” Evrope brenda nuk do ndodhnin. Ka dicku garanci te kurves plake……
    @ likefloriri nuk me dukesh se je tip i sarkazmes,por te paguash 180 apo 200 fish me shume nuk me duket se pranon nje logjike e shendoshe sado partiak qe te jesh.
    Falemderit kirugut urolog!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim