Një vit pa Andrean

December 2, 2017 20:52

Një vit pa Andrean

Ilir Yzeiri

 Më 3 dhjetor 2016 bëhet një vit që Andrea Stefani, gazetari, polemisti i njohur dhe miku im i ngushtë nuk jeton më. Ai u nda nga fëmijët që i donte aq shumë, nga bashkëshortja, motrat dhe e ëma, në moshën 58 vjeç dhe në kulmin e energjive dhe të talentit. Mirëpo, kjo është jeta ! Vdekja e Andreas më ka ndihmuar të kuptoj shumë gjëra në këtë ndërkohë. Gjëja e parë që kam kuptuar është se vdekja sot, në kohën tonë, ka një kuptim dhe një ndjeshmëri tjetër. Nuk arrij ta kuptoj arsyen dhe nuk e di pse ndodh kështu, por mua më duket se pesha e vdekjes nuk është aq e rëndë dhe e papërmbajtshme sa në ndonjë kohë tjetër. Ndoshta kjo vjen ngaqë të vdekurit dhe të gjallët nuk kanë ndonjë distancë të largët në hapësirë dhe bota e vdekjes nuk është më aq mister dhe e zymtë sa ç’mund ta mendojë njeriu.

Më kujtohet se nga fundi i jetës së tij, kur ishte kthyer nga Italia pas seancës së kemios së dytë, po shetisnim poshtë shtëpisë së re të Andreas, te Kodrat e Liqenit dhe, në një çast, më tha : E di, Ilir, nuk është gjë vdekja, unë e kam takuar dhe tani po jetoj me të. Në ç’kuptim nuk është gjë – i thashë. Nuk është ndonjë ndjesi e rëndë, makabre apo tragjike. Është një ndjesi normale. Ja, unë punoj çdo ditë megjithëse e di çfarë kam, tha ai. Nga ai çast, nisa të ndiej dhe unë praninë e vdekjes dhe megjithëse nuk e besoja kurrë, ndonjëherë mendoja ditën kur Andrea nuk do të ishte më dhe, për hir të së vërtetës, nuk kisha atë ndjesi për vdekjen që kishte ai. Unë trishtohesha dhe, edhe sot që ka kaluar një vit nga vdekja e Andreas, ndiej trishtim, sepse e di që, edhe pse vdekja është pjesë e jetës, edhe pse vdekjen, në fund të fundit, të gjithë e ndiejmë si përmasën tonë të fundit, unë  sot kur kujtoj që Andrea ka një vit që nuk jeton më, trishtohem.

Një gjë tjetër që kam mësuar nga vdekja e Andreas, është lidhja që kemi në jetë me ata që i kemi sjellë vetë në këtë botë. Andrea ishte shumë i dhënë pas familjes dhe rrallë kam takuar në jetën time një baba të përkushtuar, një bashkëshort model dhe një prind shembullor. Mirëpo vdekja e Andreas më mësoi se në jetë lumturia nuk është vetëm përkushtim dhe dashuri për të tjerët. Në jetë duhet të jemi të përgatitur dhe të dimë të përballojmë atë anë që nuk varet nga ne. Lumturia jonë, siç e tregoi edhe rasti i Andreas, nuk varet vetëm nga ne. Atë e mban në dorë një entitet tjetër. Andrea ishte laik dhe unë, ashtu si ai, jam rritur në një vend që Zotin e kishte shpallur si të keqen e njeriut. Mirëpo, në raste të tilla, dua apo nuk dua unë, një zë nga brenda më thotë se lumturia jonë varet edhe nga një vullnet tjetër, që është fati. Andrea ishte i pafat se jeta iu këput atëherë kur të gjithë kishin nevojë për të : fëmijët, gruaja, nëna dhe motrat. Vetë Andrea kishte nevojë për pak më shumë jetë, por, nganjëherë ne të gjithë duhet të besojmë se, ashtu si personazhet e letërsisë greke, jemi lodra në duart e dikujt tjetër. Mirëpo, në anën tjetër, kjo më mësoi se asnjë investim i kryer me dashuri, përkushtim dhe pasion, nuk shkon dëm. Andrea vërtetë iku nga kjo botë, por ka lënë pas dy fëmijë që jam i bindur se do t’ia dalin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze dhe një grua që tani është bërë më e fortë dhe po ia del që ta çojë deri në fund misionin që  Andrea e la në mes.  Po dy motrat dhe nëna e Andreas nuk do ta kuptojnë kurrë se përse Andrea duhet të kishte këtë fat.

Gjëja tjetër që kam mësuar nga vdekja e Andreas është raporti që kemi në jetë me atë që shkruajmë dhe me atë që themi. Andrea ishte gazetar i medies së shkruar dhe polemist i klasit të parë në medien televizive. Disa miq të përbashkët dhe kolegë më kanë thënë në këtë ndërkohë se si do të ishte sjellë Andrea tani, si do të kishte reaguar ai përballë kësaj gjendjeje që ka krijuar politika në këtë vend. Këtë nuk di ta them me siguri, por një gjë e di dhe më duket se në këtë rast jam duke e dëgjuar Andrean kur ngre zërin e mbron të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ai hyri në historinë e shtypit shqiptar si gazetari i parë i kronikës ekonomike dhe e mbylli karrierën e tij si analist dhe publicist i njohur me disa botime. Librat e tij, “|Albanistan” apo “Komploti kundër lirisë” janë një model i letërsisë dokumentare dhe analizës së tranzicionit shqiptar. Ai la edhe disa libra në dorëshkrim, veçanërisht një botim të gjerë për nocionet e popullit dhe kombit në historinë europiane apo një vështrim ndryshe për Luftën Nacionalçlirimtare, për të cilët bashkëshortja e tij, Enkeleda, jam i bindur se do ta gjejë mundësinë që t’i çojë te lexuesi.

Më në fund, vdekja e Andreas dhe ky vit që kaloi më mësoi edhe një gjë tjetër: në këtë jetë është vështirë të takosh miq dhe njerëz që ndershmërinë intelektuale e kanë virtyt, ashtu siç e kishte edhe ai. Në jetë njeriu mësohet me të gjitha, por nganjëherë është vështirë të mësohesh me idenë se dikur ke pasur edhe një mik si Andrea. Në këtë kuptim vdekja nuk është ashtu siç thoshte ai, një gjë e lehtë, normale, jo, vdekja është ana më tragjike e jetës. Dhe vdekja jote, Andrea, ishte tragjike.

 

December 2, 2017 20:52
Komento

16 Komente

  1. ´´ December 2, 21:16

    Andrea Stefani ishte shpirti gazetarit model .te vertete .
    ishte ai qytetari i vetedijshem per shoqerine e kombin e tij , per te cilin luftoje me penen ee tij deri ne fund te jetes se tij ,pa kompromise vs marrezise 27-vjecare politikes se bastardeve …me Dinjitete prej Shqiptari te vertete . Nji nder humbjet e medha ,jo vetem te Familjes se tij ,te te aferme te tij ,por gjithe asaj pjese qytetare te shoqerise Shqiptare ,qe gazetari i talentuari Andrea Stefani perfaqsonte . Rrespekte …

    Reply to this comment
    • bineta December 4, 11:48

      “Dita” Vertete, sic thote Ilir Yzeiri, A. Stefani nuk harrohet. Vdekja e tije, per vete kontributin qe dha per thenjen dhe mbrojtjen e t’vertetave, peshon rende. Por jo, Yzeir, as lumturia as vdekja nuk varen nga nje vullnet tjeter, pervec natyres. Vdekja eshte absolute, ndersa dita e saj eshte rastesi e jo fat, caktuar nga Zoti! Po lexoja diku pyetjen e nje qytetari: “Pse Zoti merr (vdes) para kohe njerezit e mire”?. Une: Se ai nuk ekziston. Bineta.

      Reply to this comment
  2. Ngushellime ..por.... December 2, 22:01

    Pershendetje Ilir

    Nga ana njerzore shpreh ngushellime te afermeve te tij sidomaos femijet..kurse nga ana gazetareske te ndalemi pak…
    .
    I perkas asaj shtrese shoqerore qe kur persona si Andrea (i ndjere) ju ngjirte germazi ne kohen e Enverit duke na i bere Perendi me gjithe mend ndjeheshim keq se ishin shume te indokrinuar dhe pothuaj na terrorizonin me mesimet e xhaxhit…Dhe pikerisht keto tipa i mbanin pastaj neper katedra apo pune te rehateshme..kujtojme dhe kufomen Bujar Nishanin e Karaosmanes..si ka mundesi kaq shume oficera jane martuar me bejleresha ??
    .
    Nuk kam asnje arsye ta kritikoj Andrean ( e Ndjere) pse shante Enveri..ml dhe komunizmin absolutisht jo..
    .
    E keqja e Andreave qe jane ne boten tjeter dhe mbi 90% te kazanit mediatik plus dhe enverofagun edi rama dhe mega-kriminelin berish & son po ja kalojne 10000 fish dhe te perndjekurve te Spacit apo familjeve te vrare para 1990-es.
    .
    Pra “demaskimi” i Enverit nga ish komuniste turbo si stefani dhe hordhite berishajane kadarejane a nje limit te caktuar…dhe ky limit eshte tej tej kaluar duke shkaktuar nje bumerang 30 vjet pas vdekjes Enverit ai eshte pothuaj shenjteruar….Sondazhi OSBE..ku nese sot zhvillohen votimet mbi 60 % fiton Enveri..
    .
    Pikerisht ketu mendoj se Andrea I ndjere kishte difektin me te madh..ishte turbo-anti-enverist-artificjal dhe ose ishte i paguar ose duhet ti themi nje emer tjeter te rende dhe pasi nuk eshte gjalle..nuk mund tja themi por ta nenkuptojme

    Reply to this comment
  3. NjeQytetarOptimist December 2, 23:18

    I MISS YOU !!!

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit December 2, 23:35

    i paharruar qofte profesor Andrea, kushedi, po polemizon atje lart me rojet e parajses. çuditet pse parajsa ka roje, se nuk eshte logjike. Me mire qe ka roje, se me tipin qe kishte Andrea do zbriste prape kur te shihte shtatoret e Azemit dhe triumfin e maskarenjve.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 4, 10:00

      mono
      andrea në momentet e fundit u përqëndrua në metodën e induksionit në vlersimin e ngjarjeve!tha se gjatë L2B në shqipëri pati elemente të luftës civile,prandaj,sipas mëndjes së tij e quajti LUFTË CIVILE dhe aspak çlirimtare(nuk pati kohë të shihte se “kishte dhe elemetë të luftës çlirimtare”),pra dhe për azomin do të kishte gjetur elementë të njeriut të mirë dhe për pasojë do të mbronte vendosjen e përmëndores së tij!!
      andrea stefani e tregoi fare mirë se arsimimi shërben për rritjen e mirqënjes personale,me disa përjashtime!!kur personi i arsimuar hyn në atë që quhet ELITË INTELEKTUALE!!andrea nuk e pati atë nivel!!për fat të keq të tijit nuk mund ta riparojë më!!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit December 4, 18:47

        ceno, tek njeriu ka gjera qe behen nga nevoja, ka gjera qe behen per princip, askushnuk eshte perfekt. Per çeshtjen e debatit mbi elementet e luftes civile gjate Naçl jam i bindur se Andrea e zhvilloi per princip, jo per nevoje. E kam njohur per pak kohe, por mjaftueshem per te dalluar konsekuentin nga rrufjani.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 December 5, 08:45

          mono
          ” Andrea e zhvilloi per princip, jo per nevoje.”
          dhe kush është principi??
          tja fus pordhës,që të më mbajnë mënd për qelbësirë??
          ndoshta për të njëjtën arsye,për princip,kishte për ta vlersuar ngritjen e përmëndores së azomit,bile kishte për të na i bërë dhe saliun,jo më skënderbe të dytë,por sali të parë!!pra mbi gjergj kastrotin!!

          nuk di arsyen që e shtyu stefanin ta bënte atë që bëri,për mua gomarrllëk i ditës së fundit,por si pricipi dhe nevoja,për mua nuk bënë gjë tjetër veçse ia çuan vlerën,më poshtë se në bodrum!!ja çuan vlerën në hale!!
          mono ndonjëherë njohja,të ul nivelin e vlersimit!!
          “E kam njohur per pak kohe, por mjaftueshem per te dalluar konsekuentin nga rrufjani.”
          njeriu në jetën e tij,ndryshon!!vetëm idioti mbetet i njëjtë deri në fund!
          stefani,si shumica e njerzve,ndryshoi!nga konseguenca e mbrojtjes dhe propagandimit të komunizmit,në konseguencën e mbrojtjes së demokracisë dhe e mbylli me konseguencën në mbrojtjen e tradhëtisë!!tradhëti e dënuar në të gjithë europën!!
          pra nëse flitet për një duel konseguencë VS rrufjanllëk?!
          atëherë mund të them se tërë kohës ai mbeti një rrufjan konseguent!!
          i njëjtë me gjeniun tonë të letrave molin e modh e të paharritshëm!!

          Reply to this comment
          • gjermani i fundit December 5, 11:44

            ceno, mbaroi lufta…Po shkembejme mendime, opinione. Iku gjermani i fundit, ballistet, kulaket, komunistedt, te persekutuarit, persekutoret, Zheleznovi, Gorbaçovi, Enveri dhe deri tek Nastradini jone i forumit. Andrea nuk shperdoroi tendera, nuk vodhi floririn e Krrabes, as Gjallicen, as Gerdecin. Vuajti semundjen e tij duke polemizuar akoma, por gjithmone ne boten e debatit. Debati eshte shkembim opinionesh,qe jane te drejta, te padrejta, njohje te kufizuara , etj, Nuk eshte mire qe ti faturosh te vdekurit epitete per te cilat nuk ka bere gjera te renda qe ti meritoje.

          • anticensurë25642654 December 5, 16:48

            flm mono
            unë po paguaja akoma për të më fshehur nga gjermanët!!falë këtyre fjalëve më kurseve shumë florinj!!
            bile dhe për enverin më bëhet qejfi që paska ikur!kështu është kur je jashtë realitetit!dashamirësit për këtë punë janë,të sjellin në realitet!!
            me të vërtetë që stefani-” Vuajti semundjen e tij duke polemizuar akoma, por gjithmone ne boten e debatit.”-,por nuk mbeti pikërisht kështu si thua ti!!nuk mbeti në botën e debatit,por u përpoq të impononte,deri në të shara,opinionin e tij!gjë që nuk i lejohet etikës së një analisti!
            po ta shohim në planin e parë,në atë direktin,është,shumë e mundëshme,që stefani të mos ketë”shperdoroi tendera, nuk vodhi floririn e Krrabes, as Gjallicen, as Gerdecin.”,por të garantoj se “opinionet” e tij,dhe të të tjerëve si ai,analistë të ndarë në dy rrokje,ai ka krijuar kushtet që të tjerë të shpërdorojnë që nga tendera deri tek “bombën atomike” të gërdecit!!
            stefanit ja kam faturuar që në momentin e parë!në mos gabohem,në mos kam qënë i pari ,kam qënë nga të parët,që i ka shkruajtur faturën që meritonte!!
            mono
            nëse nesër,gjë që do të dodhë një ditë,unë,ti apo nastrua e qënja superiore,do të bëjmë këmbët bigë do ta quaja gabim nëse do të vazhdohej të faturoheshin fatura postmortem,por stefani,nuk është as unë e as ti(pavarsisht se nuk jeton më)!ka qënë një njeri ku jemi referuar për thënjet dhe medimet që ka përçuar!!
            pavarsisht se që nga zogu,gjermani e deri tek ramizi kanë shkuar me të shumtët,prapë ajo që shkruajti stefani ishte një mendim,opinion,quaje si të duash,shumë i ndyrë!shumë djallëzor!!
            stefani,jo vetëm që lëshoi djallëzinë e tij por dhe e mbrojti me një këmbëngule,si e përshkruante një komnetues,MUSHKËRORE!!
            mono,ai i meritoi në atë kohë tërë kritikat,deri në sharje,sot,nuk mund as ta kritikojmë e as ta shajmë!!nuk na pjerdh fare,por nuk mund të jemi të një mëndje me mendimin e tij të shprehur dje!!
            mono,si e kam shkruar dhe në replikën me arling,dhe si më njeh dhe ti pak a shumë,unë nuk ja fal as vetes gabimin,më pak fajin!!
            stefani nuk bëri gabim në atë që shkruajti!!
            gabim mund të bëjmë unë dhe ti!!shkruajmë “flakë për flakë” ,bile nuk korigjojmë as gabimet ortografike,por jo stefani!!
            ai e ka zgjedhur vetë temën,ka punuar për atë temë,e mbrojti atë që tha!!
            pra vetëm gabim nuk ka bërë në këtë mes!!
            këmbëngulja e tij tregoi se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për atë që shkruajti!
            pra për mëndimin tim ai bëri një gabim të vetdijshëm!!

            pra me një fjalë duke parë jetë n e tij, dhe ndryshimet që ka bërë!?
            ju qëndroj fjalëve që kam thënë më sipër!!

            mono ne shkëmbejmë opinione!!opinione të cilave nuk u referohet askush!!
            për persona të tillë publikë,jashtë politikës,në pamje të parë,nuk mund të flasim,të krahasojmë opinionet e tyre me tonat!!
            ato ndikojnë në masën e gjërë!trasformojnë masën!
            si për mirë dhe për keq!!
            opinionet e njerzve të tillë shtrojnë gjithnjë rrugë!
            për diktaturë o demokraci!!
            andrea e mbylli me shtrim rruge për tradhëti!!
            e kemi me bollëk!e kemi pasur që në kohë të kohëve,por të paktën nuk pranonim ta mbronim hapur!!sot e quajmë heroizëm,e quajmë patriotizëm!!
            mono pensioni të ka zbutur shumë!!shpesoj të mos më zbusë dhe mua në të njëjtën mënyrë!!kam boll vite,përpara!!
            shnet mono,shnet!!

  5. Une, Lubonja. December 3, 09:34

    Respekte Andrea! Kjo eshte shqiperia dhe shqiptaret! Nuk e lene rehat te vdekurin! Cfare poshtersie! E ke share Enverin apo komunizmin?! Ky eshte kriteri se si i respektojme ata qe na lane! Turp!

    Reply to this comment
  6. Todi ...Your Father December 3, 21:09

    Per komentuesin …une Lubonja..

    Nese je vertete orgjinali po te kujtoj se yt ate Todi ne 1949 ne Puke me forcat e ndjekjes ka vrare pa asnje shkak 6 malsore…vetem se qeshen me te madhe perbri tyre…dhe te gjitha krimete e Toderve dhe mehmeteve ju Fatosat..bashkimet dhe spartaket ja faturoni xhaxhit.
    .
    Nese ke pak gjak shqiptari ju lutem lexoni tre artikujt me super agersive te te ndjerit Stefani:

    .

    1- Mashtrimi enverist me LANÇ

    2-Mosmarrëveshja e mukjes, kur enver hoxha tradhtonte luftën

    3- Një luftë në kurthin mes dy diktaturave

    Te siguroj qe asnje serb,grek,monarkist,ballist,fashist ,diversant nuk do te shkruante me kaq helm per Luften Nacjonal Clirimtare…Pra nuk eshte se ka luftuar me artikuj enverin e tij apo komunizmin se nuk me plasi trapi….por te nxish LNCL kaq shume eshte me shume se antishqiptare…
    .
    E perseris si njeri familjar me vjen keq sido qe te ishte puna..por te rrime shtrember dhe te flasim drejte

    Reply to this comment
  7. Mark U.K December 4, 08:35

    Sikur te kishte ikur te pakten dhjet vite ma pare! Sidoqoft ndies paste!

    Reply to this comment
  8. Arling December 4, 14:33

    Une nuk kam replikuar me Stefanin kur ishte gjalle dhe jo me tani qe nuk jeton, por te le Yzeiri. Ai shkruan:”nje veshtrim ndryshe per luften Nacional Clirimtare”, sikur flitet per nje kostum qe eshte qepur me nje model ndryshe. Ne shkencen e historise po pate zbuluar dokumenta re reja, mund ta ndryshosh ate dhe po nuk ke te reja mbeten ato qe jane dhe kursesi nuk mund ta ndryshosh me opinione sikurse veprohet ne Shqiperi. Keto veprime tregojne limitin e inteligjences te analisteve dhe artikullshkruajtesve ne kete vend.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 5, 11:02

      “Keto veprime tregojne limitin e inteligjences te analisteve dhe artikullshkruajtesve ne kete vend.”
      nuk e limitojnë zgjuarsinë,inteligjencën,e tyre arling!!
      ato tregojnë vetëm vlerat e dobëta morale,karrakterrin e dobët deri në mungesë personaliteti!!
      ndryshe nga ti,unë kam replikuar shpesh me stefanin!!
      në shumicën e rasteve e kam mbështetur,në disa raste e kam kritikua,nuk kam qënë i të njëjtit mendim,POR në shkrimet e fundit,në këmbnguljen e tij si mushka e tredhur,nuk munda tërri pa e sharë!!
      ai tregoi një nivel tmerrësisht të ulët të vlerave të tij morale!!
      si e thu dhe ti,nuk kemi të bëjmë me shije!shije që janë të gjitha individuale!po aq individuale sa dhe njeriu vetë!!në jetën e përditëshme si “shënjtori” dhe “djalli”mund të kenë “elemente” të kundërta me qënjen e tyre!pra shënjtori elemente të djallëzisë,djalli të shënjtërisë,POR asnjëherë nuk mund të themi se shënjtori është djall dhe djalli shënjtor!!
      asnjëherë në historinë e njerzimit nuk ka pasur luftë pa elementë kriminal!!as në legjenda nuk e gjen një gjë të tillë,por nuk mund të mohosh luftën e drejtë për shkak të ndonjë devijimi!!
      lufta vetë!!
      është kriminale!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*