Një vit qeverisje/ Panariti: Mes PS-së e LSI-së s’ka asnjë krisje

October 7, 2014 09:46

Një vit qeverisje/ Panariti: Mes PS-së e LSI-së s’ka asnjë krisje

Ministri për Bujqësinë, Edmond Panariti, thotë se koalicioni PS-LSI është solid.

Sipas tij, pas një viti qeverisje, mes dy aleatëve nuk ka pasur asnjë krisje.

Marrëdhëniet janë shumë solide, koalicioni është i qëndrueshëm dhe është ndërtuar mbi bazë parimesh”, ka thënë Panariti.

Ai ndërkohë ka vlerësuar tryezën e djeshme për reformën në drejtësi.

Takimi i djeshëm i thirrur nga presidenti ishte dëshmi e faktit se palët u ulën dhe diskutuan.

Paraqitën opsionet e tyre për reformën në sistemin e drejtësisë. Natyrisht pati përqasje të ndryshme.

Dikush e shikon reformimin e sistemit nga brenda tij. Unë mendoj që nuk mund të kërkohet reformimi i sistemit brenda sistemit.

Pala tjetër mendoi që ti referohemi dhe popullit nëpërmjet delegimit që ai u bën përfaqësuesve të tij në Kuvend.

Ju e dini që disa anëtarë aty zgjidhen me mandat direkt me votim të Parlamentit dhe është në të drejtë të sovranit se kush do të jetë përbërja e re e KLD”, tha Panariti.

Sipas tij, reforma në drejtësi duhet të përfundojë sa më parë, pasi është kusht për anëtarësimin në BE.

October 7, 2014 09:46
Komento

1 Koment

  1. lili October 7, 13:01

    Sidomos kur duhet mbrojtur biznesi i Familjeve-se dje kishim vetem Familjen e berishes,po tash na Jane shtuar Familjet qe duhet te mbjame gjalle me paret.Edhe per biznesine Familjes Juan, si biznesi me mullirin qe bluan grune te Ukraines ,ndalohen importet nga kosova duke shikur nje grune pa proteina,apo jo?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*