Një vullkan qëndron pas humbjes së Napoleonit në Vatërlo!

September 2, 2018 09:58

Një vullkan qëndron pas humbjes së Napoleonit në Vatërlo!

 

Hiri i shpërthimit të vullkanit Tambora në Indonezi, të ngarkuara elektrikisht, kontribuan në mënyrë indirekte, në vitin 1815, në humbjen e Napoleonit në Vaterlo, një ngjarje që ka ndryshuar rrjedhën e historisë në Europë, sipas përfundimit të një studimi të bërë nga Matthew Genge, i “Imperial College” në Londër dhe i publikuar në revistën shkencore “Geology”.

Ky studim ka filluar që kur historiografia u bind në lidhje me kushtet meteorologjike, ku mbizotëronin shiu dhe balta, që ndihmuan ushtritë aleate angleze dhe prusiane të mundin perandorin francez në qershor të atij viti.

Dy muaj para asaj beteje, në prill, është verifikuar shpërthimi vullkanik më shkatërrues dhe i fuqishëm ndonjëherë, ku vdiqën menjëherë rreth 12 000 persona dhe pati të paktën 80 000 viktima për shkak të urisë që pasoi.

Ky shpërthim shkaktoi një ndryshim klimatik në nivel planetar.

Sipas zbulimit të Genge, hiri i dalë nga vullkani, i ngarkuar elektrikisht, ka krijuar një rrjet të shkurtër të jonosferës, shtresa më e lartë e atmosferës, ku edhe krijohen retë.

Sipas studimit sugjerohet se shpërthimi i Tamboras shkaktoi krijimin e reve që shkaktuan shira të rrëmbyer në Europë duke shkaktuar edhe humbjen e Napoleonit.

a.s/dita

September 2, 2018 09:58
Komento

5 Komente

  1. Çika September 2, 11:15

    Paska edhe idiotë që merren me shkencë – sharlatanizëm klasik !

    Reply to this comment
  2. MH September 2, 12:58

    Oj Shkence!!!!!
    Po pse te mos ndikonte pozitivisht ky fenomen natyrore per te fuqishmin Napoleon Bonapartin po anoj nga aleatet Anglez me Prusianet.
    Sepse vetvetiu lind mendimi i te kundertes.Nese nuk do ekzistonte ky fenomen i reve vullkanike.Bonaparti e kishte te garantume fitoren.
    Bonaparti humbi jo nga 2 aleat por nga 3 aleatet Angle,Prusian dhe llumrat e reve vullkanike.Ku kjo e fundit per cudi paskesh kontribue me shume “intilegjence”(sic duket nga kjo intiligjenca artificiale e zbulluar sot) ne dallimin e forcave te Napolon Bonapartit per ti goditur per vdekje.

    Reply to this comment
  3. sadi September 2, 13:07

    Epat thene vete Napoleoni

    =Nje shi qe ndryshoi harten e Europes=

    Keshtu na kane thene dikur mesueset.

    Sa a vertete ? !

    Reply to this comment
  4. MH September 2, 15:50

    sadi.
    Nese e ka than Napoleoni asht menyra ma interresante dhe teper e cuditeshme qe ka gjete Napoleoni justifikimin e humbjes.
    Sepse ne nji ndeshje qe luhet futboll nuk pranohet humbja e te fortit pse binte shi e rrebesh shiut.
    E di cfare don te thot i forte i pathyeshem.Don te thote te triumfosh mbi gjithe te tjeret qe nuk jane te forte por ma te dobet se i forti ne cdo situate qe te paraqitet dueli.
    Mesuesit e kan perfol si nji gje e madhe shkakun e humbjes te dalin nga goja e Napoleonit.Por ne fakt asht dobesi mendore ne pershtatje te humbjes trupore gjoks per gjoks. Pavrsisht se e ka than Napoleoni!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit September 2, 16:57

    nje ekip mjekesor qe ka studjuar problemet shendetesore te Napoleonit nxorri perfundim se Napoleonin e ngacmonin hemorroidet e sipas tyre ato dite pati irritim hemorroidesh dhe nga nxitimi i vendosi trupat pa u fiksuar mire. Ngaqe leviznin me kale, mjaft kalores e vuanin shume problemin e hemorroideve. Kjo, sipas tyre. Por ne fakt historia meson se Napoleoni po perballej me nje koalicion me te madh se armata e tij dhe heret a vone do pesonte disfate. Per te tjere studjues napoleoni u tradhtua nga mareshalet Gronchy dhe Ney.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*