Një Yll Lirie

Arben Duka February 20, 2016 16:20

Një Yll Lirie

Në mes vrullit të shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!

Dritë e tij e çan shtrëngatën,
ndrit në shi e në furtunë,
i vetëm lësho mbi natën,
pakëz dritë e jo më shumë!

Një shok yllit dot s’ia gjetëm,
se dhe yjet bëjnë gjumë,
po dhe një qiri i vetëm,
në të errët ndriçon shumë!

Një i vetëm është më mirë,
se asnjë të ndrijë tokën,
në të thellën errësirë,
njerëzit shpesh e thyejnë kokën!

Gjithnjë pakëz dritë besimi,
greminat i ka ndriçuar,
ndaj i gjithë njerëzimi,
gjer më sot ka mbijetuar!

Dikur Jezu Krishti ishte,
drita mbi këtë humnerë,
Bota Krishtin po mos kishte,
do të ishte një skëterrë!

Ne e njohim atë Burrë,
bir të vetëm Perëndie,
po Ai përmbi të gjitha,
qe një luftëtar lirie!

Po ka shumë që nuk më bindin,
ndrisin-fiken si kometë,
se të tillë viganë lindin,
një herë në tremijë vjetë!

Një i vetëm mos ndal kurrë,
farë lirie duke mbjellë,
është në mendjen e njeriut,
errësira më e thellë!

Betejat janë madhështore,
po të gjitha do fitohen,
kur gjithë mendjet njerëzore,
nga drita do të ndriçohen!

Po gjithë Bota ku jetojmë,
mund të kthehet në varrezë,
nëse këtu do gëlojnë,
njerëz me mëndje të zezë!

Ecën kurm i njerëzisë,
nga humnera në humnerë,
vetëm dritë e diturisë,
Botën para do ta shpjerë!

Do vijë koha që diamantët,
të ndriçojnë përsëri,
se qorrat dhe injorantët,
sundohen me lehtësi!

Injoranca me gërshërë,
griu fatin e të gjorëve,
gjithnjë punën ja ka bërë,
më të lehtë diktatorëve!

Injoranca ka sunduar,
me errësirën e saj,
sepse mendjen e ndriçuar,
s’e zhyt dot në terr kollaj!

Kur nuk ke liri garante,
kurrë s’do sosen torturat,
përmbi kombet injorante,
lulëzojnë diktaturat!

Koha dhunën s’e përballi,
Bota kurrë s’ka gjetur paqen,
diktaturat janë si djalli,
në forma të ndryshme shfaqen!

Për dy sy që janë qorruar,
kot që shkrep një yll lirie,
dhe për veshët e shurdhuar,
kot e kot kambana bie!

Me bekim të injorancës,
Djalli qafën e ka trashur:
“Njerëz jini vigjilentë,
se unë gjithmonë ju kam dashur!”

Mbi tërbimin e shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!

Arben Duka February 20, 2016 16:20
Komento

1 Koment

  1. BLACK SWAN February 20, 17:21

    hem ,cfare do te kete dashur te thote kur ka zhgaravitur ketu me siper ? sot dt 20 shkurt , praktikisht i rrezuan bustin e babes ,Nexhmija ka qare shume sot , ky me ke e ka kur flet per diktatoret,qorrat dhe injorantet ????
    te dali ndonje ish brigadier ,zborist ,filoqylist te me spjegoje ndonje gje ,se hic nuk marr vesh
    nuk ju ka thene partia juve qe nuk keni perendi ,vetem enferr dhe parti ??
    me spjegoni ndonje gje ,ose ky te shpallet i deklasuar ,me lakra ne koke , dhe nja 3 muaj pune ne Vicidol te Tropojes te bej ….
    Neti ,merri dhe ata te organizates baze te partise ,filloni i beni gjyqin ketij , se po del nga rreshti ,hajt mos me beni mua sikur jeni te zene me pune ,se kllasa puntore duhet te jete vigjilente …gjithe populli ushtar
    mblidheni kete me siper ,se do jua mbledhi Stefani te kllasa e tij ….jo se kur eshte puna te me shpallni mua armik ,mblidheni 200 petrita 😛

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*